Miloshevic Enderron Nje Aks Ushtarak Ne Lindje
Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic ushqen nje enderr per nje aks ushtarak qe te shtrihet ne lindje nga Beogradi ne Pekin. Por ambicjet e tij varen edhe ne te ardhmen e presidenteve te rinj - perfshire George Bush Jr. dhe Gennady Zyuganov.
Miloshevic Enderron Nje Aks Ushtarak Ne Lindje
Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic ushqen nje enderr per nje aks ushtarak qe te shtrihet ne lindje nga Beogradi ne Pekin. Por ambicjet e tij varen edhe ne te ardhmen e presidenteve te rinj - perfshire George Bush Jr. dhe Gennady Zyuganov.
E pershkruar ne median shteterore Jugosllave si krijimi i nje koalicioni "shtetesh te lira" te rreshtuara kunder "Rendit te Ri Boteror", Serbia eshte afruar edhe me teper me Korene e Veriut, Irakun, Libine, dhe Kinen.
Megjithese e kenaqur nga perkeqesimi i marredhenieve mes Moskes dhe Washingtonit, vecanerisht rreth konfliktit Cecen, Miloshevic mbetet dyshues rreth Presidentit Rus Boris Yeltsin, i cili shihet si "njeriu i Washington" ne Kremlin.
Miloshevic shpreson se udheheqesi Komunist Gennady Zyuganov do te zgjidhet president i ardheshem ne Rusi. Ai beson se Zyuganov do te krijoje nje aleance ushtarako-politike ndermjet Rusise dhe Kines, e cila natyrisht do te perfshinte edhe Jugosllavine. Gjithashtu nje fitore e Republikanit dhe izolacionistit George Bush Jr. ne SHBA ka mundesi qe do te pakesonte deshiren e Washingtonit per tu perfshire pertej oqeanit.
Ne fillim te Dhjetorit, nje delegacion nga Parlamenti i Irakut vizitoi Beogradin dhe Kina dha 300 milion dollare Amerikane si "ndihme humanitare" per Serbine. Ministri i Jashtem Serb, Zivadin Jovanovic eshte perjekur shume te theksoje se "Jugosllavia ka shume miq ne bote".
Nje zyrtar i Partise Socialiste Serbe (SPS) ne pushtet, i cili deshiron te mbetet anonim, tha per IWPR, se "Miloshevic ka kohe te gjate qe enderron per nje perkeqesim te marredhenieve ndermjet Lindjes dhe Perendimit, nga e cile ai do te perfitonte direkt".
Zyrtari vazhdoi, "kjo eshte aresyeja qe media shteterore Serbe dhe zyrtaret e regjimit po flasin vazhdimisht per nevojen per te ndaluar imperializmin Amerikan. Udheheqesit e 'botes se lire' - te Moskes dhe Pekinit - vazhdimisht po u behet thirrje qe te kundershtojne fuqite Perendimore."
Aleksandar Vucic, Ministri Serb i Informacionit dhe Vojislav Seselj, Zevendes Kryeminister ne Qeverine Federale dhe udheheqes i Partise Radikale Serbe, kane pritur ambasadoret e Irakut dhe Korese se Veriut si "miqte e vertete te Jugosllavise". Si Vucic edhe Seselj kane theksuar nevojen qe keto vende te bashkohen edhe me teper ne "luften kunder imperializmit Amerikan dhe hegjemonise".
Ne mes te Tetorit, nje delegacion i Partise Ba'ath ne pushtet ne Irak, i drejtuar nga Hart al-Kashali, ka vizituar Beogradin, i pasuar ne Dhjetor nga delegacioni parlamentar i kryesuar nga kryetari i parlamentit te Irakut, Sadun Hamadi.
Baghdadi i ka borxh Beogradit disa qindra milione dollare Amerikan per ndertimin e disa autostradave dhe projekteve te tjera te ndertimit nga kompanite Serbe perpara luftes se Gjirit.
Meqenese qeveria e Presidentit Saddam Hussein ne Irak nuk ka para te paguaje borxhet, Beogradi shpreson te arrije nje marreveshje me ane te se ciles borxhet do te paguhen me nafte dhe nenprodukte te saj.
Ne fillim te Nentorit nje delegacion zyrtar Jugosllav vizitoi Beogradin. Burime te mire informuara deklarojne se aresyeja e vetme e vizites ishte te sigurohej te pakten nje kthim i pjeseshem i borxheve te Irakut. Ne takim eshte permendur edhe nje marreveshje "ilace per nafte" teper fitimprurese.
Zivko Sokolovacki, drejtor ekzekutiv i ndermarrjes Serbe te naftes NIS dhe nje zyrtar i larte i partise e Majta e Bashkuar Jugosllave (JUL), konfirmoi ne 12 Dhjetor se Beogradi po bisedonte me zyrtaret e qeverise Irakene me qellim qe te siguronte importimin e naftes nga Iraku.
"Shume pilote ushtarak Iraken jane stervitur ne Jugosllavi. Oficere nga njesi te tjera te ushtrise kane vizituar gjithashtu Jugosllavine. Megjithate, Saddam Husein ka qene me teper i interesuar per stervitjen e bodygardeve te tij personal," i ka thene IWPR nje burim nga VJ.
"Nje grup avionesh ushtarak Iraken, MiG 21 dhe MiG 23, te cilat jane derguar ne Jugosllavi per riparime perpara vitit 1991 gjenden akoma ne hangaret Jugosllave. Eksperte Jugosllave dhe Irakene kane bashkepunuar ne fund te viteve 1980 per te zhvilluar nje raketa hedhes dhe kane punuar se bashku ne fushen e karburanteve te raketave," thote burimi i VJ.
Beogradi po kerkon marredhenie me te ngushta me kolonel Muammar Gaddafi, udheheqesin e Libise. Zoran Lilic, Zevendes Kryeminister i Qeverise Federale ka sherbyer si i derguari kryesor i Miloshevicit. Pjesa me e madhe e pajisjeve ushtarake te Libise jane prodhuar ne Jugosllavi dhe Beogradi eshte ne gjendje te ofroje pjese kembimi dhe ekspertize ne teknologjite e reja ushtarake. Perseri Miloshevic kerkon nafte ose para ne dore ne kembim.
Marredheniet ndermjet Beogradit dhe Tripolit u ben te njohura publikisht ne 1996 kur nje avion transporti u rrezua prane Beogradit. Avioni kishte ngarkuar pjese nderrimi per forcat ajrore Libiane. Dyshohet gjithashtu se Serbia ka ndihmuar Libine ne zhvillimin e nje programi te raketave balistike.
Sipas burimit te SPS Beogradi mund te ofroje ekspertize te konsiderueshme ne balistike dhe teknologjine e raketave, si edhe ne fushen e karburanteve per raketa. Por burimi i IWPR ne VJ thote, "Libianet, si edhe Irakenet, jane vecanerisht te interesuar ne trajnimin e gardes presidenciale elite."
Megjithate, ne kete moment, sipas nje zyrtari te Ministrise se Jashteme Jugosllave, mbeshtetja me e rendesishme e huaj per Miloshevicin vjen nga Republika Popullore e Kines.
Kines i jepet nje mbulim i gjere ne median shteterore Serbe. Cdo deklarate e zyrtareve Kineze e cila permban edhe elementin me te vogel te kritikave ndaj Washington apo Perendimit publikohet ne median zyrtare si lajm kryesor.
Por lidhjet Jugosllave me Kinen jane zhvilluar me teper ne fushen ekonomike gjate muajve te fundit. Paketa e ndihmes prej 300 milion dollar Amerikane e ofruar nga Kina ne Dhjetor ka koinciduar me lajmin se Kines i jane dhene koncensione per te filluar rrjetin e trete te telefonise celulare ne Serbi.
Ka shenja se Kina eshte gjithashtu e interesuar per rrjetin rrugor te Serbise, industrine e naftes, industrine farmaceutike dhe sistemin e energjise elektrike.
"Miloshevic eshte gati te jape cdo gje per pak dollare qe do ti lejonin atij te vazhdoje te sundoje ne Serbi," thote nje burim i afert me udheheqjen politike Jugosllave. "Makiavelizmi i tij eshte i atille sa ai do te bente marreveshje edhe me vete Djallin vetem per te ndenjur ne pushtet. Atij nuk i behet vone se ky vend do te deklarohet nje shtet terrorist si pasoje e ketyre lidhjeve."
Disa besojne se thirrjet e Seselj per nje "koalicion anti-Amerikan" jane thjesht nje mjet per te arritur qellimet pragmatike, ekonomike te Beogradit. Megjithate, njerezit e mireinformuar per situaten ne udheheqjen politike ne Serbi theksojne te kunderten.
"Miloshevic prej shume kohesh enderron krijimin e nje pakti ne aksin Beograd - Minsk - Kiev - Moske - New Delhi - Pekin," deklaron nje burim anonim nga SPS. "Ne esence, cdo gje behet me kete qellim, qe pjesa tjeter e botes duhet te ndryshoje por jo Miloshevic dhe klika e tij ne qeveri," shton burimi.
Goran Svilanovic, udheheqesi i Aleances Civile te Serbise ne opozite, ka qene vecanerisht i ashper ndaj ambicjeve te Miloshevicit ne politiken e jashteme ndersa ka thene per gazeten Blic me 15 nentor se "Miloshevic shpreson se ndryshimet e mundeshme nga zgjedhjet ne Amerike dhe Rusi do te cojne ne nje ndryshim te politikave te ketyre vendeve ndaj tij". "Ky vleresim eshte krejtesisht i gabuar. Asnje ndryshim i qeverise Amerikane nuk do ta beje Miloshevicin negociator kryesor edhe nje here."
Daniel Sunter eshte gazetar i agjensise VIP ne Beograd.