OPOZITA KOSOVARE TREGON FUQINË E SAJ

Krijimi i një opozite të mirëfilltë në Kosovë mund të ofroj një nxitje shumë të duhur për demokracinë e brizhtë të vendit.

OPOZITA KOSOVARE TREGON FUQINË E SAJ

Krijimi i një opozite të mirëfilltë në Kosovë mund të ofroj një nxitje shumë të duhur për demokracinë e brizhtë të vendit.

Tuesday, 2 August, 2005

IWPR ka kuptuar se anëtarët e partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, planifikojnë të marrin pjesë në një trajnim të dizajnuar nga ndërkombëtar me qëllim të ndihmoj ata në zhvillimin e aftësive të një opozite konstruktive në parlament.


Kursi, i dizajnuar nga ekspert britanez i cili bazohet në ekspertizen e gjatë të tyre në qeverisje parlamentare, është vetëm një pjesë e një drejtimi më të gjërë për të forcuar – dhe për ti dhënë një fokus – opozitës së dobët kosovare.


Iniciativa e fundit vjen në kohën e formimit të një qeverie të re në Kosovë, e cila dallon nga e kaluara, pasi që nuk përfshinë të tri partitë më të mëdha shqiptare.


Analistët thonë se skena politike kosovare do të përfitoj nga vet fakti se një parti e madhe gjindet jashtë qeverisë, e cila mund të stimuloj rritjen e një opozite të mirëfilltë dhe me këtë krijimin e një klime më pluraliste.


Xhavit Haliti, anëtar i PDK-së në presidencën e parlamentit të Kosovës, i tha IWPR-së se opozita planifikon nisjen e një lufte demokratike në parlament, duke kritikuar qeverinë dhe duke insistuar ne debate të hapura parlamentare.


“Ne nuk do të kërkojmë konfrontim për hirë të konfrontimit por vetëm për të mbrojtur intereset e qytetarëve dhe pikëpamjet e atyre që ne përfaqësojmë,” thotë ai.


“Ne dëshirojmë koncenzus në mes të partive në qeveri dhe opozitës rreth qështjeve madhore por sa i përket qështjeve të brendshme dhe punës së qeverisë, ne do të jemi një opozitë e fortë, demokratike – sikur në çdo vend.”


Shkelzen Maliqi, sociolog i njohur, thotë se krijimi i një opozite të qëndrueshme në Kosovë do të kontriboj në shfaqjen e partive qartë të definuara, gjë e cila deri më tani nuk ka ndodhë.


Maliqi thotë se deri më tani nuk ka pasur ndryshime në mes të platformave të partive të ndryshme, “Tani unë pres të shoh profilizim më të qartë.”


Duke ilustruar se çka do të thotë kjo në praktikë, Maliqi sugjeron se PDK-ja, për shembull, do të zhvillohet sipas vijave të partive klasike sociale demokratike perëndimore.


“Unë besoj se ata do të krijojnë një kabinet në hije dhe do të përcjellin më aktivisht gabimet e bëra nga qeveria e re e Kosovës,” ai shtoj.


Kosova ka gëzuar vetqeverisje të kufizuar pasi që misioni i KB-së në Kosovë, UNMIK, në 1999 morri kontrollin mbi territorin pas tërheqjes së forcave sërbe.


Zgjedhjet e para parlamentare në Kosovë u organizuan më 2001, e cila rezultoj në koalicion qeverisës të krijuar nga tri partitë më të mëdha.


Kjo qeveri u udhëhoq nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, tani president i Kosovës, dhe dy partive të krijuara nga çarmatosja e armatës guerile, Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, UçK-së.


Këto parti ishin PDK, e udhëhequr nga Hashim Thaci, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kryeministri i ri kosovar.


Vendimi i tri partive për të ndarë qeverisjen dhe postet nënkuptoj se një opozitë e mirëfilltë nuk do të ekzistonte.


Por pas zgjedhjeve të dyta parlamentare në Kosovë gjatë tetorit 2004, LDK-ja dhe AAK-ja krijuan qeverinë e re, duke lënë PDK-në e cila fitoj rreth 29 përqind të votave, jashtë qeverisë.


Përpos PDK-së, formimi i një opozite të fortë do të ndihmohet edhe nga debutani i zgjedhjeve parlamentare ORA të udhëhequr nga Veton Surroi, gazetar dhe publicist i njohur, e cila fitoj rreth 7 përqind.


Nëse ORA i bashkohet PDK-së, blloku i përbashkët opozitar do të ketë gati gjysmën e vendeve në parlamentin e Kosovës.


Jetmir Balaj, anëtar i ORA-ës, i tha IWPR-së se partia e tij do të marr rol aktiv në opozitë, duke përcjellur punën e qeverisë dhe duke krijuar aleanca të përkohshme në parlament në bazë të intereseve të përbashkëta.


“Ne do të bashkojmë forcat me të gjitha grupet e parlamentit që kanë ide të njejta me ne,” thotë Balaj, “megjithëse unë nuk mendoj se do të krijojmë koalicione permanente me ndonjë parti.”


Scarlet McGuire, analiste politike britaneze e cila këshillon politikanët kosovar rreth marrëdhënieve me publikun, thotë se mungesa e një opozite të vërtetë ka ndaluar seriozisht zhvillimin politik dhe shoqëror të Kosovës.


Ekzistimi i një opozitë është esenca e demokracisë, tha ajo për IWPR-në.


“Në qeveritë e koalicionit pa opozitë, nuk ka ide alternative dhe koalicionet e tilla udhëhiqen me standarde të përbashkëta më të ulta demokratike,” thotë ajo.


Duke folur për rolin e mundshëm të PDK-së dhe ORA-ës, McGuire shtoj, “Une mendoj se ata do ti qasen proposimeve në mënyre konstruktive dhe nëse ata kanë ndonjë opcion alternativ, do ta prezentojnë atë dhe do të negociojnë me qeverinë.”


Soren Jessen-Petersen, kryesues i UNMIK-ut, theksoj rëndësinë e zhvillimit të një opozite të mirëfilltë ndaj qeverisë në Kosovë në fjalimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve të këtij rajoni.


Pas zgjedhjeve të fundit, ai theksoj, “Ne kemi një qeveri të re dhe një opozitë për herë të parë. Une jam duke punuar afër me të gjithë për të krijuar një partneritet të vërtetë.”


Maliqi thotë se ai shpreson së një opozitë më efektive do të ngritë vetëdijën demokratike në popullatë dhe do të tërheq në këtë proces politik një numër më të madh të kosovarëve te cilët herën e fundit nuk votuan.


Kjo është me rëndësi për gjysmën e elektoratit të cilët nuk votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, tha ai.


Intervisat e IWPR-së në rrugët e Prishtinës konfirmuan se shpresa e Maliqit mund të jetë mjaft të bazuara.


Dardani, 32, i cili deklaroj se nuk kishte votuar në zgjedhjet e fundit, shtoj se krijimi i një opozite të mirëfilltë në parlament do të nxiste interesimin e tij.


‘Krijimi i një opozite është fitore në vetvete, dhe posaqërisht fakti se tani kemi një opozitë të fortë,” thotë ai.


Mediat kosovare gjithashtu presin të përfitojnë nga krijimi i një opozite kredibile, thonë analistët, pasi partitë rivale tani duket se do të jenë më të gatshëm të zbulojnë informata tek mediat rreth kundërshtarëve të tyre.


Altin Ahmeti, gazetar i përqendruar në ekonomi, thotë se ai pret që mediat prej tash do të shërbejnë në mënyrë më efikase.


“Ne do të kemi qasje më të lehtë në dokumente të rëndësishme dhe konfidenciale, tani pasi që njëra nga partitë qeverisëse nuk gjindet më në qeveri,” thotë ai. “Unë gjithashtu pres që qeveria të tregohet më e kujdesshme në të ardhmën.”


Tanja Matic është drejtuese e projektit të IWPR në Beograd. Hulumtimi për këtë artikull u zhvillua me ndihmën e Iniciativës Rinore për Drejta të Njeriut në Beograd.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists