Rrëzohet Marko

Djali i presidentit të rrëzuar të Jugosllavisë thuhet të jetë fshehur në një vilë si fortesë në lindje të vendit.

Rrëzohet Marko

Djali i presidentit të rrëzuar të Jugosllavisë thuhet të jetë fshehur në një vilë si fortesë në lindje të vendit.

Tuesday, 6 September, 2005

Djali i Sllobodan Millosheviqit, Marko thuhet të jetë fshehur së bashku me familjen e tij në vilën ekskluzive të familjes pranë qytetit të Bor në Serbinë lindore.


Disa xhipa që i përkasin Markos dhe miqve të tij janë vënë re duke lëvizur të enjten në mbrëmje nëpër pyllin që rrethon vilën. Njoftimet për lëvizjen e këtyre makinave janë konfirmuar më pas nga burime lokale të opozitës demokratike.


Më parë Marko kishte ngarë xhipin e tij në mes të një grupi të rinjsh që po luanin futboll në qytetin aty pranë të Pozhervcit të organizuar nga anëtarë të lëvizjes studentore Otpor. Më pas ka patur një zënkë të vogël ndërmjet tij dhe aktivistëve të opozitës, të cilët kanë goditur makinën e tij dhe e kanë detyruar të largohet.


Në qytet ka patur zëra se Marko po paketonte pajisjet e një furre buke dhe Internet Kafe që ka në pronësi. Shumë njerëz janë grumbulluar në vendin e ngjarjes. Ai është larguar me shpejtësi në xhipin e tij së bashku me gruan dhe një fëmijë duke kaluar edhe në diskotekën etij ekskluzive, Madona, rrugës për në vilën e familjes në malin Crni Vrh. Në qytet qarkullojnë njoftime të sigurta se edhe Sllobodan Millosheviq ndodhet atje, së bashku me ministrin e policisë, Vlajko Stoiljkoviq, i cili është i akuzuar gjithashtu nga Gjykata e Hagës.


Parku zbavitës i Markos, Bambiland, të cilin ai e ndërtoi gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë, nuk është shkatërruar. Të gjitha pajisjet me vlerë janë tërhequr që andej përpara se të përshkallëzohej kriza.


Po ashtu diskoteka e tij Madona, e pajisur me teknologji moderne lazer, e cila vlen disa qindra mijëra marka gjermane, është mbyllur prej muajsh dhe tani është marrë nga radio e të rinjve të Pozharevcit. Ndërkohë në Beograd vitrinat e dyqanit të kozmetikës në pronësi të Markos janë plaçkitur dhe i gjithë malli është vjedhur.


Vila e Sllobodan Millosheviqit është ndërtuar mbi një kompleks nëntokësor misterioz, thellë në pyjet e malit Crni Vrh, e njohur nga banorët vendas si 'Qyteti i Ndaluar'.


Hyrja në këtë zonë është ndaluar prej kohësh dhe roje policore patrullojnë zonën gjatë gjithë 24 orëve.


Banorët vendas mendojnë se Millosheviqi ka patur ndërmend të përdorë kompleksin si një vend të fshehtë të fortifikuar nëse humbiste pushtetin.


Lajmi mbi ekzistencën e këtij projekti ka dalë fillimisht në Pozharevc pasi disa miq të djalit të Millosheviqit Marko u kthyen nga një vizitë në vilë. Një punonjës i klubit të natës Madona, i cili ka preferuar të mos përmendet, ka thënë për IWPR-në se miqtë u dërguan në shtëpi gjatë një mitingu të opozitës në Pozharevc më 9 maj.


"Ai [Marko] ka menduar se mund të shpërthenin trazira," ka thënë burimi. "Unë pashë që aty po bëheshin punime të mëdha në shkëmb - një pjesë e tyre nëntokë."


Vila është rreth 50 kilometra nga Bor, e fshehur në një pyll të dendur. Kalimtarët e rastit mund të shohin në vjeshtë, kur pemët janë të zhveshura, vetëm pjesën e sipërme të çatisë. Por drita të forta ndriçojnë të gjithë zonën gjatë natës.


Një druvar nga Zagunica, i cili nuk dëshiron t'i përmendet emri, thotë: "Unë nuk e di se çfarë ka aty brenda, sepse nuk lejohet të hysh. Vila ruhet me policë.


"Ndonjëherë dëgjohen zhurma helikopterësh që ulen aty. Disa barinj vendas më kanë thëë se Millosheviq vjen shpesh dhe ndonjëherë edhe familja e tij. Zyrtarë të lartë vijnë dhe qëndrojnë në vilë me të dhe djali i tij Marko vjen shpesh."


Një oficer policie nga Zagunica thotë se Millosheviq ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në këtë vilë gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s. Drejtuesi jugosllav ka patur arsye të mira për t'u fshehur gjatë asaj kohe, sepse një raketë ka goditur dhomën e tij të gjumit në rezidencën e tij në Beograd.


Revista e përjavshme Ekstra, nga Bijeljina në Republikën Srpska, ka botuar së fundi një histori ekskluzive për vilën. Gazetarja Danica Zhivkoviq thotë se vila ka një kinema e dhomë bilardoje dhe një pishinë të mbushur me ujëra termale të zonës.


Artikulli i Ekstras përmend edhe ndërtimet nëntokësore duke thënë se këto janë ndoshta bunkerë. Revista ka thënë se Millosheviq udhëton zakonisht drejt vilës me helikopter dhe përdor oficerë policie nga Bor, Pozharevc dhe Zagunica si roje.


Sipas Ekstras, një nga pak të huajt që kanë vizituar vilën ka qenë ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Butros Butros-Gali, i cili, sipas revistës, ka qëndruar në vilë si mik i Millosheviqit në vitin 1995.


Megjithëse Ekstra shitet edhe në Serbi, nuk ka patur asnjë përgjigje zyrtare ndaj artikullit. Dragan Vitomiroviq, gazetar nga Zajeçari, është përpjekur të shkruajë një artikull për punimet e rikonstruksionit në vilë tre vjetë më parë për gazetën e përditshme Nasha Borba, e cila tashmë është mbyllur. Vitomiroviq thotë se ai është ndeshur me një mur të pakapërcyeshëm heshtjeje. Asnjë nga firmat kontraktuese nuk ka pranuar të flasë për punimet e kryera në këtë vilë.


Shtëpia fillimisht është ndërtuar në vitet 1950 për t'u përdorur nga forcat e policisë së Borit. Por zyrtarë komunist serbë dhe jugosllavë e kanë pëlqyer vilën dhe kanë filluar ta përdorin atë për pushime dhe takime. Tani duket se ajo po shërben si vend strehimi për një ish-president të papunë.


Marko Ruziq është pseudonimi i një gazetari nga Beogradi.


Frontline Updates
Support local journalists