GJYQI NE SARAJEVO MUND TE NXJERRE NE DRITE FAKTE PER VRASJE

Gjyqi i pritshem i ish zyrtareve te sherbimeve sekrete mund te nxjerre ne drite hollesi te rendesishme per vrasjet politike dhe nje plan per te vrare Papen.

GJYQI NE SARAJEVO MUND TE NXJERRE NE DRITE FAKTE PER VRASJE

Gjyqi i pritshem i ish zyrtareve te sherbimeve sekrete mund te nxjerre ne drite hollesi te rendesishme per vrasjet politike dhe nje plan per te vrare Papen.

Wednesday, 22 May, 2002

Pese ish drejtues te policise dhe sherbimeve sekrete Boshnjake po hetohen ne lidhje me nje sere krimesh misterioze te cilat kane tronditur vendin gjate dekades se kaluar.


Muajin e kaluar, prokurori i pergjitheshem i Bosnjes ka paraqitur akuzat ne gjykaten e larte ndaj Bakir Alispahiq, ish minister i brendshem dhe drejtor i pare i Agjensise Boshnjake per Hetim dhe Dokumentim, AID, zevendesit te tij Irfan Ljevakoviq, drejtorit te sektorit te AID-se ne Sarajevo, Enver Mujezinoviq, dhe dy ish oficereve te larte te policise ne rajonin e Bihacit, Edhem Veladziq dhe Ejub Ikiq.


Te peste keta jane arrestuar me 30 Prill dhe mbahen aktualisht ne burgun qendror te Sarajevos. Megjithese nuk ka shume informacione, ceshtja e tyre gjyqesore pritet te jete nje nder me sensacionalet ne Bosnje qe prej fillimit te luftes se viteve 1992 - 1995.


Burime te policise dhe sherbimeve sekrete thone se te peste te akuzuarit mendohet te jene pergjegjes per nje numer krimesh te pazbuluara - perfshire vrasje - te cilat kane ndodhur ne territoret e kontrolluara nga qeveria gjate luftes dhe menjehere pas perfundimit te saj.


Mendohet se ata kane qene te lidhur, apo kane informacione te rendesishme per, vrasje te shumta te Kroateve qe jane rikthyer ne Bosnjen qendrore, shperthimet e bombave ne vendet fetare Katolike, dhe ne vrasjet e zevendes drejtorit te AID-se, Nedzat Ugljen dhe zevendes ministrit te brendshem, Jozo Leutar.


Spekullimet ne media kane lidhur disa nga te dyshuarit me perpjekjen per te vrare Papen Pavli i II gjate vizites se tij ne Sarajevo me 12 Prill, 1997, kur eshte zbuluar nje eksploziv i cili permbante 23 mina anti tank te cilat jane zbuluar dhe jane caktivizuar nen nje ure ne te cilen pritej te kalonte Papa dhe njerezit qe e shoqeronin.


Tre te dyshuarit kryesore, Alispahiq, Ljevakoviq, dhe Mujezinoviq, mendohet te kene organizuar nje kamp per stervitjen e terroristeve ne bashkepunim me sherbimet sekrete Iraniane, MOIS ne Pogorelica, ne bashkine e Fojnica, 40 kilometra ne veri-perendim te Sarajevos. Ne kete kamp, police te perzgjedhur te forcave Boshnjake dhe njerez te sherbimeve sekrete mendohet se jane stervitur per spiunazh dhe terrorizem ndermjet veres se vitit 1995 dhe Shkurtit te vitit 1996.


Kampi sekret eshte zbuluar pasi forcat Amerikane te forces paqeruajtese te drejtuar nga NATO, IFOR, kontrolluan zonen me 15 Shkurt, 1996, nje dite pasi sekretari Amerikan i shtetit Warren Christofer kishte vizituar Sarajevon.


Ushtaret Amerikane kane zhvilluar nje operacion te shoqeruar nga helikoptere ne kampin e larget, kane arrestuar tete rekrute Boshnjak te cilet sterviteshin atje dhe tre instruktore Iranian dhe kane konfiskuar shume dokumenta. Ky zbulim, per te cilin shume vezhgues menduan se ishte pikerisht ne momentin e duhur, i dha mundesine SHBA-se dhe ndermjetesve perendimore ne Bosnje te shtonin presionin ndaj udheheqjes Boshnjake per te debuar luftetaret Islamik dhe instruktoret nga vendi - nje nder kushtet kryesore te percaktuara ne marreveshjen e paqes se Dejtonit.


Ish komandanti i atehershem i forcave paqeruajtese ne Bosnje, Gjenerali Amerikan Michael Walker, i dorezoi te ndaluarit e kampit ministrise se brendshme te nesermen, 16 Shkurt, 1996, se bashku me nje kerkese me shkrim per fillimin e procedurave ligjore ndaj tyre. Kryeministri i atehershem, Hasan Muratoviq, e pranoi kerkesen por nuk veproi asnje here.


Per habine e te gjitheve, megjithese IFOR i dorezoi personat e arrestuar, iu deshen gjashte vjet te jepte edhe dokumentacionin e kapur nga forcat Amerikane ne Pogorelica. Keto dokumenta i jane dorezuar policise Boshnjake vetem ne muajin Shkurt te ketij viti. Gjyqi i pritshem ndoshta do te hedhe drite mbi kete veprim misterioz.


Keto dokumenta kane rendesi te madhe nese do te hidhet drite ndonjehere mbi faktin qe kampi ka qene nje qender legjitime stervitore e policise dhe sherbimeve sekrete, apo nje baze terroriste. Per nje kohe te gjate pas zbulimit dhe shkaterrimit te tij, njerez te rendesishem politik dhe te policise te perfshire ne ceshtjen Pogorelica kane thene se ata qe sterviteshin atje ishin njerez te cileve u jepej nje trajnim i zakonshem per te gjithe sherbimet e policise dhe ato sekrete ne te gjithe boten.


Qendra e Pogorelicas ka filluar te funksionoje ne veren e vitit 1995 dhe oficeret me te mire te policise dergoheshin atje. Stervitja zgjaste dy muaj, dhe ata te cilet sterviteshin ndaheshin ne dy grupe nga 12 vete. Ish kryetari i presidences Boshnjake, Alija Izetbegoviq, ka lene te kuptohet se kjo qender ishte dicka e papershtateshme, gjate nje interviste me te perjaveshmen nacionaliste Boshnjake Ljiljan, ne Mars te vitit 1996, gjate se ciles ai e ka pershkruar Pogorelican si "gabimi yne i madh".


Detyra perfundimtare e te gjithe atyre qe sterviteshin ne kamp thuhet te kete qene shkrimi i nje provimi, ku demonstroheshin aftesite dhe dijet qe kishin marre gjate kesaj stervitjeje. Keto provime qe mendohet se jane gjetur ne kamp perfshinin plane vrasjeje te politikaneve te njohur, menyra per te shkaktuar panik ne publik dhe metoda per te nxjerre informacione kompromentuese rreth disa zyrtareve.


Disa nga keto plane thuhet se kane pasur te bejne me kompromentimin e kryetarit te atehershem te Partise Liberale Boshnjake, Adil Zulfikarpasiq, profesorit te filozofise dhe politikanit te rendesishem te opozitesMuhamed Filipoviq, Nijaz Durakoviq te partise Social Demokrate dhe ish ministrit te brendshem Alija Delimustafiq.


Sipas burimeve te policise dhe sherbimeve sekrete, dokumentat perfshinin gjithashtu edhe plane per te vrare Fikret Abdiq, drejtuesin Boshnjak i cili gjate luftes drejtonte Rajonin Autonom te veteshpallur te Bosnjes Perendimore. Pese njerez te armatosur thuhet se jane derguar ne Kroaci per te vrare Abdiq ne Prill te vitit 1996, por ata jane zbuluar dhe arrestuar nga policia Kroate.


Nese gjyqi ndaj ketyre pese ish zyrtareve zhvillohet, atehere pritet qe ne te do te deshmojne disa nga zyrtaret me te larte politik, ushtarak dhe te policise se Bosnjes. Pese njerezit mund te denohen me burgime te gjata deri me shume se dhjete vjet.


Ena Latin eshte nje pseudonym per nje gazetar te pavarur ne Bosnje.


Frontline Updates
Support local journalists