VIKTIMAT E BRUTALITETIT POLICOR NE PRITJE TË DREJTËSISË

Derisa mijëra njerëz pohojnë të janë keqtrajtuar nga policia gjatë të nëntëdhjetave, duket se pak prej tyre do të shohin keqtrajtuesit e tyre në gjyq.

VIKTIMAT E BRUTALITETIT POLICOR NE PRITJE TË DREJTËSISË

Derisa mijëra njerëz pohojnë të janë keqtrajtuar nga policia gjatë të nëntëdhjetave, duket se pak prej tyre do të shohin keqtrajtuesit e tyre në gjyq.

Mustafa Dzigal kurrë nuk do të harroj ditën e majit 1994 kur është thirrur në stacionin policor në Novi Pazar për “intervistim.”


Keqtrajtimi filloj në momentin kur ai hyri në dhomë, ky 73 vjeçar i tha IWPR-së.


“Ata dëshironin që unë të pranoja kryerjen e një krimi për të cilin për herë të parë ndëgjova nga ata,” thotë ai.


“Së pari ata më rrahën në shputat e mia, në kokë dhe shpinë dhe më goditën në gjoks; ata më shanin dhe keqtrajtonin gjatë gjithë kohës. Nga dhimbjet e mëdha humba vetëdijën disa herë. Por menjëherë pasi një grup mbaronin me rrahjet e tyre, grupi i tjetër fillonte menjëherë.”


Dzigal pohon se keqtrajtimi i tij kishte zgjatur për 12 orë pa ndërprereje, “Do ta kujtoj dhomën 25 të stacionit policor në Novi Pazar derisa të jam gjallë.”


Rasti i tij është vetëm një nga shumë incidentet rreth pohimeve të keqtrajtimeve nga policia e Novi Pazarit gjatë të nëntëdhjetave.


Suljo Muratoviç, tani 70 vjeç, i tha IWPR-së se ai kishte pasur përvojë të njejtë në vitin 1994.


“Ata më lidhën për radiator dhe më mbajtën ashtu për dy ditë pa ushqim dhe ujë. Rreth 15 policë më rrahën në këmbë dhe duar,” thotë ai.


“Ata më goditnin me bishtë të armëve në krahrorë. Mishi më shpërtheu nga lëkura në këmbë si rezultat i goditjeve dhe ata mi thyen tri brinjë.”


Pohimet e Dzigalit dhe Muratoviqit lidhur me keqtrajtimin policor nuk janë raste të izoluara dhe nuk mund të quhen raste të identitetit të gabuar apo përvojë e pafat me një numër të vogël të “deleve të zeza” në polici.


Sipas organizatave vendore të drejtave të njeriut, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, me mijëra njerëz në regjionin e Sanxhakut janë mbajtur pa padi dhe fizikisht janë abuzuar gjatë paraburgimit në polici.


Pesë vjetë pas shembjes së regjimit të Millosheviqit dhe lindjes së një sistemi politik më demokratik, ata ende janë në pritje të drejtësisë.


Rreth 35 padi penale lidhur me keqtrajtimet e boshnjakëve janë parashtruar para Gjykatës Rajonale të Novi Pazarit.


Në vitin 2003, filloj gjykimi kundër tre policëve emrat e të cilëve u përmendën më së shpeshti në deklaratat e viktimave, Radosllav Stefanoviq, Miliq Karliqiq dhe Milo Nediq.


Por edhepse ky rast ka zgjuar interesim të madh tek popullata në Novi Pazar, gjykimi mund të zgjasë me vjet.


Të akuzuarit rregullisht nuk janë prezent në seanca gjyqësore.


Dëshmitarët kryesorë gjithashtu dështojnë të jenë të pranishëm. Disa jetojnë në vende rurale dhe janë të bllokuar nga bora dhe nuk kanë mundësi të arrijnë në Novi Pazar. Seanca tjetër është caktuar për muajin shkurt.


Dy gjykime vetëm kanë përfunduar, por vetëm njëri arriti të dënoj tre policë në shkurtin e kaluar.


Secili polic u dënua me pesë muaj burgim. Pasi prokurori publik nuk ishte i kënaqur me vendimin ai ka parashtruar një ankesë.


Keqtrajtimet nga policia në Novi Pazar ndodhën gjatë luftërave etnike që zhvilloheshin në ish Jugosllavi.


Me përkeqësimin e konfliktit ndërmjet serbëve, kroatëve, muslimanëve të Bosnës, dhe shqiptarëve, pasojat u ndien edhe në rajonin e përzier të Serbisë në Sanxhak, me popullatë të konsiderueshme boshnjake.


Situata në Novi Pazar ishte posaqërisht e tendosur. Qyteti më i madh në rajon, popullata e tij është kryesisht muslimane dhe boshnjake, ndërsa policia ishte – dhe është – gati krejt serbe.


Shkelje serioze të drejtave të njeriut nga policia në Sanxhak vetëm janë dokumentuar nga një OJQ lokale, Komiteti i Sanxhakut për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut.


Një pamflet “Dëshimtë nga Sanxhaku” i publikuar nga JUKOM, Komiteti Jugosllav i Avokatëve për të Drejta të Njeriut, dhe komitetit nga Sanxhaku, dokumenton disa mijëra raste prej 1992 deri 2002.


Përfaqësuesi i viktimave, Mehmed Hod, avokat nga JUKOM-i dhe komiteti i të drejtave nga Sanxhaku, thotë se policët “garonin” për të zbuluar metoda më brutale për torturim të civilëve, për të nxjerrur deklarata nga të burgosurit se kinse ata ilegalisht ishin në posedim të armëve.


“Doktorët ishin ndaluar të lëshonin certifikata mjekësorë për njerëzit e rrahur, prandaj të plagosurit e kishin të vështirë të dokumentonin keqtrajtimet ndaj tyre,” thotë ai për IWPR.


“Gjatë dhjetë viteve të fundit asnjë polic nuk është dënuar, suspenduar apo akuzuar për keqtrajtim, nxjerrje të deklaratave me forcë apo abuzim të pozitës zyrtare,” shton ai. “Por të gjithë prokurorët publik ishin në dijeni të kësaj – kjo ishte një sekret publik.”


Stacioni lokal policor në Novi Pazar ka refuzuar të komentoj rreth pohimeve të shumta të keqtrajtimit. Përkundër disa tentimeve nga IWPR për të marrur ndonjë përgjigje, askush nuk dëshiroj të komentoj.


Semiha Kacar, kryesuese i komitetit të drejtave të Sanxhakut, i tha IWPR-së se është bërë shumë punë për të hetuar dhe identifikuar pjesëmarrësit në këto keqtrajtime, përmes ofrimit të raporteve të dokumentuara në mënyrë analitike, të cilat janë dorëzuar tek qeveria dhe OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare.


Komiteti dëshiron të ketë “aplikim të drejtë të ligjit penal ndërkombëtar ndaj atyre të cilët ishin përgjegjës për diskriminim të popullatës në baza religjioze, kombëtare apo politike,” thotë ajo.


Duke shfletuar listën e viktimave të pohimeve të keqtrajtimit, Kacar thotë se gjatë të nëntëdhjetave, disa mijëra njerëz kanë përjetuar rrahje dhe forma tjera të poshtërimit gjatë të ashtuquajturave “intervistave informative”.


Shumica e rasteve ishin përqendruar në komunat e Sjenicës, Tutin, Novi Pazar, Prijepolje në Serbi dhe komunës së Rozhajës në Mal të Zi.


Dy meshkuj kanë bërë vetëvrasje pas intervistimit të tyre, shtoj ajo.


Kacar thotë se ndryshimet që pasuan nga revolucioni i 2002 ishin kryesisht “kozmetike” sa i përket ndikimit në policinë e Sanxhakut.


Komiteti i të drejtave të Sanxhakut pohon se numri i njerëzve të cilët raportojnë keqtrajtime nga policia, në fakt është në rritje, edhe pse kjo mund rezultat i lirisë më të madhe te njerëzve për të lajmëruar keqtrajtimet.


“Viktimat e keqtrajtimeve dhe familjet e tyre ende jetojnë me frikën se një skenar i njejtë [me kohën e Millosheviqit] mund të përsëritet prap,” thotë Kacar.


Për shumë njerëz në Novi Pazar, rastet e keqtrajtimeve policore janë tema të cilat ata ngurojnë ti ngrisin jashtë shtëpive të tyre.


“Kjo është punë djalli,” thotë Begija Dazdarevic, pensioner 75 vjeçar. “Ballafaqimi me policinë nuk është lojë.”


Në ndërkohë, shumica nga njerëzit të cilët kanë ndihmuar në shkatërrimin e jetërave të njerëzve dhe familjeve të tyre ende janë në liri – vazhdimi i lirisë së tyrë është rikujtim i vazhdueshëm i dhimbjeve të viktimave të tyre.


Duke marrur parasysh tempon e ngadalshëm të proceseve gjyqësore deri më tani, mundësia që ata të ballafaqohen me gjykatës, apo burg, duket të jetë e largët.


“Nuk mund të duroj faktin se këta njerëz lëvizin rrugëve lirshëm,” thotë Fadil Ugljanin, 51 vjeçar, edhe një viktimë e brutalitetit të policisë në Novi Pazar. “Nëse është nevoja, do ta ngrisë rastin tim deri në gjyqin ndërkombëtar në Strasburg.”


Dzengis Buljukbas është pjesëmarrës i programit të IWPR për trajnim gazetaresk në Novi Pazar të financuar nga OSBE-ja në Beograd.


Balkans, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists