HETIM: INVESTUESI SHQIPTAR HASË NË PENGESA NË SERBINË JUGORE

Një biznismen beson se ai nuk mund të bëhej pronar i një fabrike vetëm për një arsye: ai ishte i etnicitetit të gabuar.

HETIM: INVESTUESI SHQIPTAR HASË NË PENGESA NË SERBINË JUGORE

Një biznismen beson se ai nuk mund të bëhej pronar i një fabrike vetëm për një arsye: ai ishte i etnicitetit të gabuar.

Nexhat Behluli ishte në pronësi të fabrikës në Vladicin Han, Serbi jugore, për vetëm katër ditë, edhepse ai kishte përmbushur të gjitha kushtet e caktuara nga Agjensia Serbe për Privatizim për blerjen e ndërmarrjeve.


Tani ai është në pritje të vendimit nga ministria e ekonomisë dhe privatizimit, pas apelit të tij kundër anulimit të blerjes së Balkan Brik, fabrikë e materialeve ndërtimore, nga agjensia e privatizimit.


Behluli dyshon se kjo blerje është anuluar kryesisht si rezultat i origjinës së tij etnike. Edhepse qytetar i Serbisë dhe Malit të Zi, nga një fshat afër Bujanovcit, ai në fakt është shqiptar etnik.


Ai ishte konkurenti i vetëm me 21 dhjetor, 2004 në ankandin publik për blerjen e kësaj ndërmarrjeje dhe pas blerjes së 70 përqind të kapitalit të fabrikës, ai u bë pronari kryesor.


Behluli i është përgjigjur shpalljes në gazetën Politika për shitjen e fabrikës në Beograd, i tha ai IWPR-së.


Si konkurues i vetëm, ai pagoj depozit prej 50 përqind të shumës fillestare prej 16,082,000 dinarë (rreth 200,000 euro). Ai gjithashtu u pajtua të marrë përsipër obligimet për të investuar në fabrikë, që arrinte gati shumën e njejtë të pagesës për fabrikë.


Edhepse punëtorët dhe drejtori i fabrikës ishin të kënaqur me këtë blerje, këshilltarët nacionalist në kuvendin komunal të Vladicin Han ishin të pakënaqur, me vetë faktin se një shqiptar kishte blerë pronë në qytetin e tyre.


Vladicin Han është një nga shtatë qyetetet e komunës Pcinj, qyteti kryesor i së cilës është Vranja. Gjindet në jug të lumit Morava, në rrugën përgjatë Beogradit dhe Athinës përmes Shkupit dhe Selanikut, afër 80 kilometra larg kufirit maqedon.


Në kuvendin komunal, i cili u mblodh në ditën e ankandit kur Balkan Brik edhe u shit, opozita më e fortë erdhi nga përfaqësuesit nacionalist të Partisë Radikale Serbe, SRS.


Anëtarët e SRS pohuan se Behluli ishte një terrorist, pasi që kishte qenë pjesëtar i forcës rebele shqiptare që u përball me forcat serbe të sigurimit në Serbinë jugore gjatë viteve 2000 dhe 2001. Si rezultat i këtij pohimi, 37 anëtarë kuvendi votuan se Behluli nuk ishte pronar i përshtatshëm për atë fabrikë.


Këshilltarët gjithashtu kritikuan Dragan Milosavljeviqin, drejtorin e Balkan Brik, për lejimin e një “terroristi” të blej fabrikën dhe për dorëzimin e një vlerësimi shumë të ulët të kapitalit të fabrikës në agjensinë e privatizimit.


Slobodan Janjic nga SRS ishte kundërshtari më i zëshëm duke deklaruar për media se do të ishte situatë e rrezikshme nëse një “terrorist” do të bëhej pronar i një fabrike të suksesshme.


Ai gjithashtu pohoj se shitja ishte e parregullt, pasi që disa blerës kishin aplikuar por dikush i kishte eliminuar me qëllim, duke falsifikuar dokumentet. “Blerësi shqiptar kishte mbetur i vetëm dhe bleu fabrikën me çmim fillestar,” u deklarua Janjic për media.


Behluli kundërshton këto pohime. Ai pranon se kishte marrë pjesë në revoltën shqiptare në Serbinë jugore gjatë vitit 2001, por shton se e kaluara e tij ishte jorelevante sa i përket të drejtës së tij për të blerë fabrikën.


“Unë isha me njërëzit e mi në Ushtrinë Çlirimitare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit,” thotë ai për IWRP, “por çfarë lidhje ka kjo me ekonominë e tregut dhe privatizim?”


Këshilltarët e Vladicin Han pranuan se një nga konsiderimet e tyre ishte edhe frika nga “shqiptarizimi” i qytetit, edhepse ky parashikim duket i largët. Shumica e banorëve të Vladicin Han jan serbë dhe të tjerët janë romë dhe disa bullgar etnik.


Behluli thotë se nëse këshilltarët serb mendojnë se përmes veprimeve të tyre ata janë duke “mbrojtur njerëzit e tyre”, ata janë duke e bërë këtë në mënyrë të gabuar.


“Njerëzit nuk mund të mbrohen përmes mbylljes së fabrikave dhe ngritjes së papunësisë,” i tha ai IWPR-së. “Unë do ti pyesja këta politikanë se [ka kanë bërë ata për të parandaluar kolapsin e ekonomisë lokale.”


Agjensia e privatizimit e anuloj shitjen menjëherë pasi politikanët e Vladicin Hanit protestuan. Disa ditë pas takimit të tyre, një lajmërim doli në Politika, i cili njoftoj për aulimin e ankandit të Balkan Brik.


Behluli ndëgjoj për këtë vendim përmes mediave. Agjensia e njoftoj atë vetëm me 30 dhjetor.


“Nëse unë nuk mund të marrë pjesë në ankand për shkak të nacionalitetit tim, ata është dashur të më tregojnë që në fillim,” tha ai për IWPR. “Kam pasur shumë shpenzime, dhe dikush duhet të paguaj për to.”


Ai ende është në pritje të depozitit të tij prej 100,000 euro nga agjensia e privatizimit.


Përgjigja zyrtare rreth anulimit, e nënshkruar nga drejtori i agjensisë së privatizimit, Miodrag Djordjevic, parashtroj disa arsye për këtë vendim.


Në një letër, agjensia pohoj se kishte përdorur autorizimin nga neni 35a i ligjit për shitje të kapitalit dhe pronës në ankand publik, i cili autorizon agjensinë të anuloj çdo ankand nëse “parimet e konkurimit të lirë të tregut shkelen.”


Letra theksoj se dy persona të tjerë kishin aplikuar për të blerë 70 përqind të aksioneve të Balkan Brik por nuk kishin parashtruar vërtetim të pagesës së depozitit. Agjensia tha se i kishte informuar ata pesë ditë para ankandit se aplikimet e tyre ishin refuzuar.


Në paragrafin e ardhshëm, letra thotë se kishte indikacione se Behluli kishtë arritur marrëveshje paraprake me dy aplikuesit tjerë, gjë e cila rezultoj në shitjen e kompanisë me çmim fillestar prej 200,000 euro.


Behluli mohon të ketë njohur dy blerësit e tjerë, duke shtuar se kishte dashur të blente fabrikën pasi që gjatë 15 vjetëve të kaluar ai kishte bërë tregti me te.


Të pyetur nga IWPR, agjensia e privatizimit pohoj se anulimi nuk kishte të bënte me nacionalitetin e Behlulit e as me të kaluarën e tij.


“Ne kishim indikacione se parimet e konkurrencës së lirë të tregut ishin shkelur,” tha zëdhënësi i agjensisë Rade Sevic. “Kjo nuk është as hera e parë as e fundit që një ankand është anuluar për arsye të njejta.”


Slobodan Janjic nga SRS kishte arsyetim tjetër për këtë anulim.


Ai i tha mediave se ankandi për shitje të fabrikës ishte anuluar si rezultat i presioneve të partisë së tij në qeverinë e kryeministrit Vojislav Kostunicës.


“Tomislav Nikolic, [nënkryetari i SRS] deputet yni në parlamentin e Serbisë, ndërhyri tek kryeministri, duke e kërcënuar atë se do të fillonte një iniciativë për të rrëzuar qeverinë nëse shitja e fabrikës së tullave nuk do të anulohej,” tha Janjic.


Behluli ende nuk ka pranuar humbjen e tij. Ai ka angazhuar një avokat i cili parashtroj një ankesë në ministrinë e ekonomisë dhe privatizimit, e cila sipas ligjit është arbitri i fundit.


IWPR kontaktoj me zëdhënësin e ministrisë Dejan Gligoric por ai tha se nuk mund të komentonte rreth këtij anulimi.


Përpos apelit në ministri, Behluli dhe avokati i tij dërguan letra në komisionin e privatizimit në parlamentin serb, tek kryetari Boris Tadic, kryeministri Kostunica dhe kryeparlamentari Predrag Markovic.


“Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri më tani,” thotë avokati i Behlulit, i cili dëshiroj të mbetet anonim.


Ai shtoj se nëse ministria konfirmon vendimin e agjensisë, ai do të apelonte në gjykatën supreme të Serbisë.


Avokati tha se agjensia nuk kishte ofruar asnjë dokument për të mbëshetur pohimet e tyre, të cilat ishin arritur vetëm në bazë të supozimeve. Ai shtoj se vendimi nuk kishte kurrfarë mbështetje, pasi që asnjë ankand me vetëm një blerës nuk ishte anuluar që nga fillimi i privatizimit me 2001 me arsyetim se parimet e konkurrencës së lirë të tregut ishin shkelur.


Behluli tha se 14 kompani të tjera ishin shitur në ditën që ai kishte blerë Balkan Brik, dhe gjashtë nga ato kishin vetëm një blerës të interesuar.


“Vetëm blerja ime është anuluar,” thotë ai. “Ne do të apelojmë në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë nëse ministria dhe gjykata supreme mbështesin vendimin e agjensisë,” thotë avokati i Behlulit.


Vladicin Han është një qyetezë e varfur. Rreth 3000 nga 24,000 njerëz në qytezë janë të papunësuar dhe rroga mesatare është rreth 8,000 dinarë (110 euro), gati një herë nën mesatarën serbe.


Balkan Brik është një nga ndërmarrjet e “shëndosha” të kësaj qyteze. Ajo punëson 282 njerëz, të cilët së bashku me menaxherët e saj dhe politikanët e moderuar, pohojnë se roli i Behlulit si klient në të kaluarën është arsyeja kryesore për suksesin e kësaj fabrike.


Duke falenderuar Behlulin, ata thojnë, fabrika është zgjeruar nga tregu vendor dhe ka arritur të hyje në tregun e Kosovës, gjë të cilën shumë kompani nuk kanë arritur të bëjnë.


Behluli thotë se ai ka qenë blerësi më i madh i tullave dhe tjegullave të Balkan Brik në 10 vjetët e fundit. Marrëdhëniet tregtare me fabrikën nuk u ndalën as gjatë vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare mbi Serbinë gjatë të nëntëdhjetave e as gjatë konfliktit të armatosur në Serbinë jugore.


Ai thotë se një pjesë e madhe e borxhit të fabrikës prej 73 milion dinar (rreth një milion euro) i takon atij.


Menaxherët dhe punëtorët e fabrikës tani brengosen për vendet e tyre të punës, pasi që Behluli ka ndërprerë bashkëpunimin derisa situata e privatizimit nuk qartësohet.


“Unë dua të punoj dhe të marr rrogë. Mua nuk më intereson se kush është pronar përderisa ai më paguan mire dhe rregullisht,” një punëtor i zhgënjyer u deklarua për IWPR.


“Ne kemi marrë rroga rregullisht gjatë bashkëpunimit me te [Behlulin]. Unë kam frikë për mbijetesën time nëse Behluli ndalon bashkëpunimin me ne.”


Menaxheri i fabrikës Dragan Milosavljeviq pajtohet. “Ne dëshirojmë të punojmë dhe të paguhemi për punën tonë dhe nuk jemi të interesuar për politikë,” thotë ai për IWPR.


“Deri sot, bashkëpunimi me Behlulin ka qenë i mrekullueshëm. Ai bën tregti me të gjitha fabrikat në Vladicin Han dhe sa di une askush nuk ka pasur problem me te.”


Në ndërkohë, të gjithë janë në pritje dhe punëtorët janë në pushim 40 ditorë me pagesë.


Jo të gjithë nga politikanët në Vladicin Han mbështesin fushatën agresive të SRS-së për të “mbrojtur” qytetin nga pushtimi i biznismenëve shqiptarë si Behluli.


Branislav Miljkovic, kryetari i komunës dhe anëtari i Partisë Demokratikë, DS, nuk e fsheh zhgënjimin e tij me vendimin e kuvendit vendor që ai drejton.


Ai thotë se problemet e para u paraqitën kur fabrika u shit me çmim fillestar prej 200,000 euro, pasi që shumica pritën më shumë.


“Pas kësaj, u ngrit qështja e involvimit të blerësit në konfliktin në Serbinë jugore,” thotë ai. “Megjithate, ai është qytetar i Serbisë dhe askush nuk ka nevojë për skandale të tilla.”


Miljkovic thotë se njerëzit e Vladicin Han nuk kanë asnjë arsye për tu friguar nga një “shqiptar i cili është blerësi me i mirë i produkteve të fabrikës dhe të cilën punëtorët e dëshirojnë.”


Kryetari i komunës përfundoj se fabrikën e prisnin ditë të vështira nëse Behluli do të ndalonte bashkëpunimin me ata.


“Kam frikë se fabrika e tullave do të mbetet pa punë,” tha ai për IWPR. “Pa Behlulin ne nuk do të kemi qasje në tregun të cilin ai e kontrollon.”


Nikola Lazic ësthë gazetar i Novine Vranjske


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists