Fronti I Bashkuar I Shkupit Po Reziston
Fluksi i rrefugjateve Kosovare ka shkaktuar rritjen e tensioneve etnike. Por per momentin, qeveria e Maqedonise me perberje te ndryshme etnike, ka arritur te ruaje unitetin.
Fronti I Bashkuar I Shkupit Po Reziston
Fluksi i rrefugjateve Kosovare ka shkaktuar rritjen e tensioneve etnike. Por per momentin, qeveria e Maqedonise me perberje te ndryshme etnike, ka arritur te ruaje unitetin.
Mjafton te pyesesh nje Maqedonas etnik se cfare mendon per rrefugjatet nga Kosova dhe pergjigja me e mundeshme eshte se atij i vjen keq per gjendjen e veshtire te ketyre njerezve, por ata nuk duhet te qendrojne sepse brenda pak vitesh, Maqedonasit do te behen minoritet ne vendin e tyre.
Po te pyesesh nje Shqiptar etnik nga Maqedonia ai ka shume mundesi qe te te thote se vllezerit e tij te nje gjaku duhet te lejohen te qendrojne ne Maqedoni dhe se ata duhet te ndihmohen me cdo menyre. Keto qendrime pasqyrohen edhe ne qeverine Maqedonase te koalicionit ku pushteti ndahet ne mes te nje partie etnike Shqiptare, Partia Demokratike e Shqiptareve te Arben Xhaferrit, dhe dy partive etnike Maqedonase, Organizates Revolucionare te Brendeshme te Maqedonise-Partia Demokratike e Unitetit Kombetar te Maqedonise (VMRO-DPMNE) dhe Alternatives Demokratike te Vasil Tupurkovskit. Ljubco Georgievski, udheheqesi i partise kryesore VMRO-DPMNE, mban postin e kryeministrit.
Te gjithe politikanet, pavaresisht nga origjina e tyre etnike, gjenden ne mes nevojes per te deklaruar publikisht mbeshtetjen e tyre per NATO-n dhe Bashkimin Europian nga njera ane, dhe deshires politike per te kenaqur deshirat e komunitetit etnik qe ata pefaqesojne nga ana tjeter.
Pergjigja e avashte e autoriteteve Maqedonase perballe fluksit te rrefugjateve, thuhet se eshte rezultati i mosmarreveshjeve ne gjirin e qeverise per menyren se si te trajtohej kjo situate. Pjesa etnike Maqedonase e qeverise se koalicionit deshironte t’i dergonte rrefugjatet ne vendet e Europes Perendimore, ndersa pjesa etnike Shqiptare ngulte kembe se rrefugjatet duhet te qendronin ne Maqedoni.
Qendrimi i Xhaferrit eshte mbeshtetur edhe nga Tirana, e cila perkrah idene se Shqiptaret duhet te qendrojne ne zonat te cilat jane kryesisht te populluara nga Shqiptare etnike. Ne menyre jo zyrtare, Partia Demokratike e Shqiptareve ka kercenuar se do te dale nga koalicioni qeveritar ne se do te refuzohej kjo kerkese.
Fillimisht, autoritetet Maqedonase kishin shpresuar te kufizonin numrin e refugjateve Shqiptare qe do te hynin ne Maqedoni ne 20,000 vete dhe t’i sistemonin te gjithe ata privatisht neper vellezerit e tyre te nje gjaku. Por ndersa numri i refugjateve i kaloi te 100,000 pas fillimit te bombardimeve te NATO-s, kjo zgjidhje nuk ishte me realiste.
Per shkak te mungeses se pergatitjeve per perballimin e ketij fluksi te madh, kushtet e refugjateve u keqesuan ne menyre te ndjeshme. Ne piken kufitare te Blaces, rreth 80,000 refugjate Kosovare u detyruan te prisnin per 10 dite ne mes te nje fushe me balte, pa uje te pijshem dhe ushqim. Kercenimi i shperthimit te semundjeve dhe epidemive ishte i vertete.
I shtrenguar nga kritikat e shpra te komunitetit nderkombetar per trajtimin e refugjateve Kosovare, Georgievski nderroi vendet dhe akuzoi shtetet anetare te BE te cilet nuk arriten t’i pergjigjeshin ne menyre adekuate kesaj krize. Qendrimi i tij u mbeshtet edhe nga ministrat Shqiptare te qeverise, te cilet hodhen poshte edhe spekullimet se ata ishin gati per te dale nga koalicioni qeveritar.
Por nese as Partia Demokratike e Shqiptareve as VMRO-DPMNE nuk deshirojne te dalin nga koalicioni qeveritar--duke ndjere qe ata mund te vazhdojne te balancojne qendrimin e tyre ndaj elektoratit respektiv--ka zera se te dyja keto parti po rishikojne qendrimin e tyre dhe aleancen me partine e Tupurkovskit.
Megjithese si Partia Demokratike e Shqiptareve ashtu edhe VMRO-DPMNE konsiderohen si nacionaliste, ato per momentin duket se jane te gateshme te bejne kompromis ne interes te ruajtjes se stabilitetit ne Maqedoni. Ka zera te tjere qe thone se eshte arritur nje kompromis per ceshtjen e refugjateve, qe do te thote se eshte rene dakort qe nje pjese e tyre te qendrojne ne Maqedoni, dhe te tjeret te dergohen neper vende te tjera.
Pra, zyrtarisht, qeveria Maqedonase ka ruajtur nje front te bashkuar. Megjithate, ceshtja e refugjateve ka shume mundesi qe te mbetet nje pike konstante konflikti, e cila mund te shfrytezohet lehtesisht ne diskutimin e ceshtjeve te tjera ne qeveri.
Gordana Icevska eshte gazetare e se perditeshmes Dnevnik qe botohet ne Shkup.