KOSOVE: SERBET PERPIQEN TE RUAJNE KONTROLL NE NJE PJESE TE PROVINCES

OKB nuk ka arritur te largoje Mitrovicen e veriut nga kontrolli i Beogradit.

KOSOVE: SERBET PERPIQEN TE RUAJNE KONTROLL NE NJE PJESE TE PROVINCES

OKB nuk ka arritur te largoje Mitrovicen e veriut nga kontrolli i Beogradit.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje sulm i koheve te fundit ndaj oficereve te policies se Kombeve te Bashkuara ne Kosoven veriore tregon se Beogradi eshte i vendosur te ruaje nje presence te fuqishme ne rajon.


Rreth 22 police te OKB-se jane plagosur ne incidentin e 8 Prillit ne Mitrovicen veriore, e cila shtrihet ne kufi me Serbine. Nje grup ekstremist i quajtur Ruajtesit e Ures, i cili perpiqet te mbaje te ndare pjesen e qytetit nen kontrollin e Serbeve, nga gjysma tjeter, ka marre persiper pergjegjesine per kete sulm.


Misioni i OKB-se ne Kosove, UNMIK, nuk ka arritur asnje here te vendose juridiksionin e tij mbi Mitrovicen veriore, e cila mbetet nen nje administrate te kontrolluar ne menyre ilegale nga Beogradi.


Perplasja e 8 Prillit eshte shkaktuar nga nje perpjekje e policies se OKB-se per te vendosur nje bllokim rruge prane kafenese Dolce Vita, te cilet Ruajtesit e Ures - te quajtur keshtu sipas ures mbi lumen Iber e cila ndan qytetin - e perdorin si baze. Sipas burimeve te UNMIK-ut, nje Serb, i cili mendohet te jete nje drejtues i grupit, eshte arrestuar gjate sulmit me granate dore dhe me pushke snajper.


Filmimet televizive ne lajme dhe tregimet e deshmitareve okulare tregojne se nje njesi e trupave Franceze te K-For e cila ishte vendosur aty prane nuk kishte nberhyre gjate betejes. Ata kane ruajtur nje politike te mos nderhyrjes qe prej vitit 2000 kur perplasjet ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve, te shkaktuara nga ekstremistet Serbe, kane shkaktuar 20 te vdekur nga rradhet e Shqiptareve. Trupat kane rrethuar uren e Ibrit, duke i ndare praktikisht dy komunitetet, me qellim parandalimin e perhapjes se nje konflikti me te madh nder etnik.


Vitin e kaluar, Shqiptaret kane akuzuar trupat e NATO-s se kane "toleruar spastrimin etnik" ne Mitrovice dhe se kane organizuar protestat e dhuneshme te cilat kane perfunduar me shkaterrimin e makinave te tyre.


Ish administratoret e OKB-se, Bernard Kouchner dhe Hans Haekerup, kane paraqitur planet e tyre per stabilizimin e Mitrovices. Por ato nuk jane zbatuar kurre si duhet.


Pas nje vit paqe relative ne veri, UNMIK ka marre nen kontroll ruajtjen e rendit dhe ligjit ne qytet, nga KFOR. Dhe ne muajin Mars, vendimi i UNMIK-ut per te mbyllur administraten e kontrolluar nga Beogradi ne veri te qytetit dhe per te hapur nje zyre te komunitetit ka shkaktuar protesta masive re rradhet e Serbeve.


Denimi ne mase i sulmit te 8 Prillit nuk i ka qetesuar ndjenjat e Serbeve. Sipas UNMIK-ut, te gjithe personeli civil nderkombetar jane terhequr nga zona ndersa disa police ndodhen praktikisht te bllokuar ne zyrat e tyre.


Nderkohe, kerkesa e Serbeve per lirimin e Slavoljub Joviq, Serbit te arrestuar gjate sulmit ndaj policise nderkombetare, eshte zgjeruar ne nje fushate per ndarjen zyrtare e Mitrovices ne bashki Shqiptare dhe Serbe.


Zevendes kryeministri Serb Nebojsha Coviq, gjate nje vizite ne Kosove javen e kaluar, u ka bere thirrje Serbeve te ndalojne sulmet ndaj UNMIK-ut por ka mbeshtetur kerkesat e tyre per ndarjen e Mitrovices. Kete jave, duke folur ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, ai ka propozuar krijimin e entiteteve me baze etnike te ngjashme me ato ne Bosnje.


Shume Shqiptare te Kosoves kane frike se thirrjet per ndarjen e qytetit jane nje parathenie e kerkeses se Beogradit per ndarjen e te gjithe Kosoves. Komuniteti Shqiptar po kembengul qe UNMIK te shkaterroje Ruajtesit e Ures dhe te vendose Mitrovicen e veriut nen kontrollin e UNMIK-ut nje here e mire.


Serbet nga enklavat e tjera ne Kosove jane gjithashtu kunder idese se ndarjes sepse kane frike se pozicioni i tyre brenda nje Kosove te ndare mund te dobesohet edhe me shume. Ne ndryshim nga patriotet e tyre ne Mitrovice, Serbet nga zonat e tjera nuk kane lidhje direkte me Serbine. Ekziston gjithashtu edhe shpresa se nje dite ndoshta Beogradi mund te rifitoje kontrollin mbi te gjithe rajonin.


Nderkohe, UNMIK, e ka bere te qarte se krijimi i nje bashkie Serbe ne Mitrovice eshte jashte cdo diskutimi. Ne pergjigje te shqetesimit te Shqiptareve te Kosoves se ekziston nje tendence drejt ndarjes se Kosoves, kryetari i tanishem i administrates nderkombetare, Michael Stainer, ka thene se per sa kohe te jete ai ne ate pozicion nuk do te lejohet asnje ndarje e tille.


Ai ka thene se ka nje plan per te zgjidhur problemin por nuk kishte nder mend te tregonte se cili ishte ky plan. Analistet thone se nese ai e ka nje plan te tille, do te bente mire te fillonte ta zbatonte sepse perndryshe Ruajtesit e Ures dhe grupet e ngjashme me te do te arrijne te fitojne ato qe kerkojne.


Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.


Frontline Updates
Support local journalists