BASHKIMI EVROPIAN I OFRON BALLKANIT TË KORRURA TË PAKTA

Tregtia e lirë mund ti shkaktoj më shumë dëm se sa dobi sektorit të dëmtuar të bujqësisë në rajon.

BASHKIMI EVROPIAN I OFRON BALLKANIT TË KORRURA TË PAKTA

Tregtia e lirë mund ti shkaktoj më shumë dëm se sa dobi sektorit të dëmtuar të bujqësisë në rajon.

Para tre muajve, Ali Berisha filloj të kupoj se ishte duke humbur betejën e tij për mbijetesë ekonomike.


Ka katër vjet që qumështorja e tij në Keqekollë, në Kosovën lindore, ishte duke humbur të holla. “Nëse diçka e madhe nuk ndërron së shpejti, unë do të duhet t’a mbylli qumshtoren time,” that ai atëherë.


“Situata është mjaft e keqe për mua, por bujqit e kësaj ane i kanë punët edhe më keq. Ata fitojnë nga qumështi që unë ua blej dhe nuk di se si do ti’a dalin nëse unë duhet t’a mbylli qumshtoren”.


Në fund të vitit 2004, Berisha u dorëzua dhe vendosi t’a shiste qumështorën e tij. Për një prodhues të tillë, fakti se ai lirshëm mund të eksportoj prodhimet e tij në Bashkimin Evropian nuk ofron kurrfarë ngushëllimi.


Dy vjet pasi Brukseli i hoqi të gjitha taksat doganore për prodhimet me origjinë nga Ballkani përëndimor, eksportet nga rajoni thuajse nuk kanë shënuar fare rritje. Është e qartë se në mënyrë që të kenë sukses, prodhuesit kanë nevojë për më shumë se vetëm qasje në tregjet e BE-së.


“BE-ja mund të na i hap dyert – por pyetja është se a do të mund të kalojmë nëpër to,” Milan Tadic, menaxher i Podravkës, përpunuesit kryesor të ushqimit në Kroaci, i thotë IËPR-së.


“Ne nuk mund t’i bejmë konkurrencë ndërmarrjeve Evropiane të cilat janë prezente në atë treg për më shumë se njëqind vjet. Ne kemi nevojë për mbështetje shtesë nga BE-ja”.


Ka shumë pengesa që e vështirësojnë eksportin e prodhuesve bujqësor nga Ballkanin perëndimorë në tregjet e BE-se.


BE-ja është duke ndihmuar shumë pak ristrukturimin e sektorit bujqësor në rajon.


Qeveritë në rajon janë ende të dobëta, me administrata jofunksionale të cilat nuk mund të mbështesin procesin e ristrukturimit me forca vetanake.


Përveç kësaj, prodhuesit në Ballkanin perëndimor përballen me barriera rreth certifikimit sanitar dhe cilësor, kushte të të cilat duhet ti përmbushin në mënyrë që të eksportojnë në BE.


Së fundi, qëndrimi i bizneseve vendore paraqet një problem shtesë. Shumë ndërmarrje në Ballkan nuk arrijnë t’ju përshtaten koncepteve dhe rregullave të konkurrencës së tregut. Në shumë aspekte, periudha socialiste ka lënë gjurmët e saja edhe tek afaristët. Ndërmarrjeve të rajonit u mungojnë mjetet për konkurrim efektiv në tregun e BE-së, por gjithashtu atyre u mungon edhe vullneti.


Perfundimisht, prodhuesit rajonal kanë nevojë për më shumë ndihmë praktike, nëse dëshirojnë të kenë sukses në tregun evropian. Pa një qëndrim proaktiv, eksiston rreziku që, përpos disa kompanive të pakta, prodhuesit në Ballkanin perëndimor do t’i humbin edhe tregjet e tyre vendore nga gjigantët bujqësor të BE-së.


EVROPA: SHUMË KËRKESA, PAK MBËSHTETJE


BE-ja ka zhvilluar një politikë shumë të hapur tregtare me Ballkanin perëndimor, për të cilën Brukseli thotë se është dëshmi që BE-ja është e përkushtuar për zhvillimin ekonomik në rajon.


Sipas Brukselit, me heqjen e doganave për produktet e Balkanit perëndimor në BE krijohet një konkurrencë më e fortë nga prodhuesit rajonal në tregun evropian, pasiqë ato pa dogana kamë çmim më të volitshëm. Më tutje, kjo çon drejt rritjes së prodhimit për eksport, krijimit të vendeve të punës, dhe stimulimit të zhvillimit ekonomik.


Sipas një qëndrimi më cinik, BE-ja është treguar aq zemërgjërë ndaj rajonit sepse importet nga Ballkani perëndimor në BE janë pothuaj të pavërejtshme.


“Eksportet e përgjithshme nga Ballkani perëndimor në BE përbëjnë vetëm 0.5 përqind të importit vjetor të BE-së,” Vanja Kaludjer, ekspert bujqësor në Odën e Ekonomike të Kroacisë, tha për IËPR-në. “BE-ja na ofroj qasje në tregun e tyre pasi që ne nuk kemi ndikim në këtë treg”.


Verena Knaus, analiste seniore e thinktenkut me qendër në Berlin, Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ESI, është gjithashtu e këtij mendimi.


“Oferta e BE-së ndaj Ballkanit perëndimor duket mirë në letër por në praktikë nuk ndikon në përmirësimin e situatës ekonomike në vend,” thotë Knaus.


“Mangësitë strukturore nuk mund të tejkalohen me qasje në tregjet e BE-së, nga vetë fakti se rajoni nuk është duke bërë shumë tregëti [me mallrat e prodhuara në vend].”


Edhe zyrtarët e BE-së pranojnë se Brukseli duhet te ofroj më shumë se vetëm preferencat e tanishme të tregut, në mënyrë që Ballkani perëndimor të zhvilloj një potencial serioz të eksportit.


“Eksportuesit kanë të drejtë,” thotë Michael Karnitschnig, zyrtar i Komisionit Evropian.


“Nuk mjafton vetëm qasja në treg. Ekziston nevoja për ristrukturim dhe krijimin e një programi zhvillimor të bujqësisë, që do t’i ndihmonte atyre [prodhuesve në rajon] t’i përballojnë presionet e tregut”.


Në në anë, pengesat dhe kërkesat nga Brukseli janë të shumta. Në anën tjetër, përkrahja e ofruar nga BE-ja – që vendet e rajonit t’i përmbush kërkesat e BE-së – është e kufizuar.


Pengesat fillojnë me kuotat e caktuara për importin e prodhimeve të rëndësishme bujqësore, si vera, peshku dhe mishit të viqit. Këto kuota kanë ndikim negativ në prodhimin e fermerëve të Ballkanit perëndimor.


Për shembull, vera është prodhimi më i rëndësishëm që Maqedonia eksporton. Vreshtat e Maqedonisë prodhojnë rreth 1,5 milion hektolitra verë në vit dhe, sipas ekspertëve lokal, 500,000 hektolitra nga ky prodhim mund të eksportohen në BE.


Por ky kapacitet nuk arrithen, falë kuotës vjetore prej 300,000 hektolitrave të vendosura nga BE-ja ndaj Maqedonisë.


Kroacia ballafaqohet me problem të njejtë. Peshku është një nga prodhimet më profitabile të eksportit në Kroaci. Mirëpo sistemi i kuotave ka penguar zhvillimin e këtij sektori. “[Kuota e BE-së] është kuotë të cilën ndërrmarjet e përmbushin brenda katër muajve,” thotë Vanja Kaludjer.


Qasja në tregjet e BE-së është e rëndësishme për prodhuesit vendor, pasi që ata mund ti plasojnë prodhimet e tyre në Evropë me çmime më të larta se në vendet e tyre. Qasja e pakufizar në këto tregje do të nxiste investimet në këtë sektor.


Sistemi i kuotave zvogëlon këtë potencial investimi dhe me këtë i gjithë procesi i modernizimit të bujqësisë në rajon zhvillohet me hapa më të ngadalsuar.


Kuotat diskurajojnë prodhuesit të shtojnë prodhimin, pasi që sasia e prodhimeve që ata mund të eskportojnë për në BE është e kufizuar.


Një fakt me rëndësi është që industria e sheqerit në Ballkanin perëndimor ka përjetuar një rritje të theksuar që kur Brukseli i hoqi kufizimet për eksport të sheqerit, në Janar të vitit 2002.


Në Kroaci dhe Serbi, eksportet janë trefishuar nga kjo datë. Por, së fundi Komisioni Evropian ka rekomanduar qe BE-ja të rivendos kuotat në importet e sheqerit nga Ballkani perëndimor.


Arsyetimi i Komisionit është se zhvillimi i sektorit të sheqerit, i cili është i drejtuar krejtësisht drejt eksporteve të BE-së, nuk mund të zgjasë në afat të gjatë. Ata pohojnë së bizniset po e rrezikojnë të ardhmën e tyre duke u mbështetur tepër vetëm në një treg.


Zyrtari i Komisionit Evropian Michael Karnitschnig mbështet qëndrimin e BE-së, duke shtuar se sistemi i kuotave është krijuar në interes të rajonit.


Ai thotë se kuotat janë udhërrefyes për zhvillimin e industrive, sikurse sektori i sheqerit në Ballkanin perëndimor.


“Preferencat tregtare [për Bllkanin perëndimor] janë hapi i parë në drejtim të integrimit më të afërt në BE,” u deklarua ai për IËPR-në. “Kuotat e caktuara janë udhëzim për ndërrime strukturore”. Karnitschnig thekson se kur vendet e Ballkanit perëndimor integrohen në BE, ato do të ballafaqohen me kuota nga Brukseli. Andaj është më mirë që të mësohen me to që tani.


Problemi është se në atë që BE-ja e quan “udhëzim për ndërrime strukturore” ka më shumë pengesa se stimulim për prodhuesit e Ballkanit perëndimor.


Sipas Verena Knaus, “Vendet në BE kanë kuota për prodhimet bujqësore, por ato gjithashtu marrin ndihmë të madhe nga buxheti i BE-së, ndërsa vendet e Ballkanit perëndimor nuk mund të mbështeten në një ndihmë të tillë”.


Një stimulim të rëndësishëm që Brukseli i ofroj vendeve anëtare të BE-së ishin programet ndihmëse për reformim të bujqësisë; këto u zbatuan nga anëtarët e rinj, para integrimit të tyre në BE.


Prodhuesi kryesor i verës në Maqedoni do të përfitonte nga kjo ndihmë. Mirëpo, Tikves ka hasur në vështirësi në marrjen e kredisë me qëllim të ngritjes së cilësisë së prodhimit. Drejtuesi i Tikvesit, Georgi Petrusev, thotë se qasja në programet zhvillimore të BE-së për bujqësi dukshëm do t’a përmirësonte biznesin.


Mirëpo deri më tani, BE-ja nuk i ka ofruar vendeve të Ballkanit perëndimor qasje në programet zhvillimore për bujqësi.


Pyetur pse, Karnitschnig thotë se institucionet e rajonit janë tepër të brishta të udhëheqin me këto programe. “Edhe sikur vendet e Ballkanit perëndimor do të aplikonin për programe të tilla, ata nuk do të arrinin të kualifikoheshin,” thotë ai. “Ka nevojë për më shumë reforma institucionale”.


Knaus pranon se momentalisht ka pak kapacitet në rajon që të udhëhiqet me programe si SAPARD (Programi Special i Integrimit për Bujqësi & Zhvillim Rural), që është programi BE-së për vendet që presin të anëtarësohen në BE.


“Mirëpo vetëm të thuhet se vendet e Ballkanit perëndimor nuk mund të menaxhojnë fondet është një argument i dobët,” ajo shtoj. “Kapaciteti duhet të ndërtohet, dhe BE-ja dhe qeveritë e rajonit mund të fillojnë të punojnë në këtë aspekt që tani”.


MARRËVESHJET E STABILIZIM- ASOCIMIT: SHUMË PENGESA DHE ASPAK NXITJE?


Kroacia dhe Maqedonia, vendet e vetme në rajon të cilat kanë nënshkruar Marrëveshjet e Stabilizim-Asocimit, SAA, kanë disa probleme shtesë në raport me BE-në.


SAA-ja është nje kontratë ndërmjet BE-së dhe secilit vend në rajon e cila rregullon marrëdhëniet në mes të dy palëve. Në këtë kontratë caktohen masat e liberalizimit të tregut dhe projekte të bashkëpunimit në shumë fusha.


Marrëveshjet detyrojnë vendet nënshkruese që në mënyrë të vazhdueshme të heqin taksat doganore për prodhimet e BE-së. Një masë e tillë ndikon në ngritjen e konkurrencës për prodhuesit vendor nga prodhuesit e BE-së.


Zyrtarët në disa institucioneve maqedone besojnë se Maqedonia është në humbje si rezultat i kësaj marrëveshjeje.


Stojmirka Tasevska, kryesuese e sektorit bujqësor të Odës Ekonomike të Maqedonisë, thotë se prodhuesit vendor rrezikojnë humbjen e tregjeve vendore dhe rajonale, si rezultat i rritjes së konkurrencës nga prodhuesit e BE-së.


“Blerësit shumë shpejt po kalojnë në domatet spanjolle të cilat janë më të lira dhe më mirë të paketuara,” thotë ajo, “ndërsa prodhuesit tanë ende mundohen të zëjnë hapin me këto ndryshime”.


Në Kroaci, Vanja Kaludjer bën të njejtën ankesë. “Askush nuk ka përfituar shumë nga [marrëveshjet tregtare me] BE-ja,” ai thotë.


Arsyeja qëndron në subvencionet bujqësore të BE-së. Rreth gjashtë herë më të larta se ato në Kroaci, këto subvencione shkaktojnë shumë vështirësi për prodhuesit kroat që të mbesin konkurrent në tregun Evropian. Përveç kësaj, ndërmarrjet kroate duhet të mbrojnë tregjet e tyre vendore.


“BE-ja na ofron preferenca, ndërsa në realitet ne dëshirojmë subvencionet e tyre,” thotë Kaludjer. “Ky është shpëtimi i vetëm për sektorin bujqësor në Kroaci”.


BE-ja pohon se situata ekonomike në rajon do të ishtë edhe me keq pa preferencat tregtare të ofruara nga BE-ja. Sa i përket humbësve, Karnitschnig thotë se liberalizimi i tregut “nuk është drekë falas. Gjithmonë do të këtë humbës në tregti”.


KONTROLLET SANITARE DHE CILËSORE: NJË PENGESË E LARTË


Nëntorin e kaluar, një nga programet më të popullarizuara në televizionin shqiptar, Fiks Fare, ndërmorri një hetim rreth cilësisë të ujit, i cili mbushej dhe shitej në Shqipëri.


Hetimi zbuloj se kompanitë shqiptare po mbushnin shishet me ujë rubineti dhe pastaj i plasonin në treg si ujë mineral.


Autorët e programit dërguan mostra të paetiketuara të shisheve të ndryshmë të ujit shqiptar në Institutin Shqiptar të Shëndetit Publik, institut i qeverisë shqiptare që mirret me certifikimin e prodhimeve vendore.


Nga shtatë monstra, vetëm dy u konsideruan si të pijshme derisa shenja të fekaleve u gjetën në njërën nga këto.


Të pyetur nga programi që të komentojnë rreth këtyre të dhënave, kompanitë i dërguan certifikatat që konfirmonin se uji që ata prodhonin ishte i pastër. Për të përmbyllur këtë rreth, rezultoi se insituti që kishte bërë testet për programin gjithashtu kishte lëshuar këto certifikata.


Ky rast nënvizoj dy qështje që ndikojnë drejtpërdrejtë në aftësinë e ballkanasve perëndimor të eskportojnë prodhimet e tyre.


Njëra nga to është nevoja për prodhes që kanë produkte të cilësisë së lartë, të cilët do të mund t’a arrijnë standardet e BE-së. E dyta është nevoja për institucione shtetërore kredibile, të cilat do të lëshonin certifikata të cilave blerësit në BE do të mund t’ju besonin.


Certifikatat të dyshimta të cilësisë, të lëshuara nga autoritetet shetërore bëjnë biznesin më të shtrenjtë. Ato gjithashtu rrezikojnë që produktet nga rajoni të refuzohen nga blerësit, përkundër certifikimit.


Një shtet i cili nuk mund të zbatoj rregullat e cilësisë të BE-së do të ndikoj negativisht në zhvillimin e bujqësisë së vendit, që e kuptoj kohë më parë Serbia dhe Mali i Zi , pas skandalit rreth sheqerit.


Që nga viti 2002, kur BE-ja shpalli regjimin e tregtisë së lirë për sheqer me Ballkanin perëndimor, prodhuesit serb abuzuan rregullat duke blerë sheqer nga palët e treta dhe duke e rishitur atë në BE si prodhim vendor, pa taksa doganore.


BE-ja zbuloj këtë mashtrim dhe në Maj 2003, dhe e pezulloj regjimin pa taksa doganore ndaj eksporteve të sheqerit nga Serbia dhe Mali i Zi. Ky dënim zgjati deri në Shkurt 2004 dhe u hoq vetëm në Shtator 2004.


Kjo ndikoj jashtëzakonisht keq në bujqësinë serbe, dhe fermerët u gjetën në pozitë ku nuk mund të plasonin sheqerin e tyre as Serbia përderisa dënimet vazhduan; në mungesë të koncesioneve tregtare të BE-së blerësit vendor preferonin sheqer më të lirë, i cili ishte i importuar.


Përderisa reagimi i BE-së ndaj mashtrimit të qëverisë serbe tregon për një qasje principiele nga ana e Brukselit, shumë prodhues të Ballkanit perëndimor ankohen se BE-ja, në fakt, zbaton rregullat e saja në mënyrë kontradiktore.


“Kur BE-së i nevojitet ndonjë prodhim, është e gatshme të mbyllë sytë ndaj rregullave të veta,” that për IËPR-në një zyrtar i njërës prej qeverive të Ballkanit perëndimor, në kusht anonimiteti.


Vera shpesh cilësohet si shembull i një kontradikte të tillë. Asnjë nga vendet e Ballkanit perëndimor nuk i përmbushin kriteret e rrepta të BE-së rreth paketimit dhe etiketimit të verërave, kritere të cilat detyrojnë prodhuesit të tregojnë prejardhjen e saktë të rrushit në verë.


Përkundër kësaj, vera është prodhimi nga Ballkani perëndimor i cili eksportohet më së shumti në BE.


Karnitschnig kundërshton validitetin e këtyre ankesave, duke thënë se problemi kryesor qëndron në cilësinë e dobët të prodhimeve.


“BE-ja ka standarde të larta të cilësisë së ushqimit dhe mu për këtë është vështirë për prodhimet e cilësisë së dobët të hyjnë në këtë treg,” thotë ai.


Ai shton se kolegët e tij në komision jo vetëm se nuk kanë ngritur pengesa të panevojshme ndaj ekporteve të rajonit, por ata “I kanë ofruar Ballkanit perëndimor një trajtim të ngjajshëm me atë të VIP-ve [personave shumë të rëndësishëm”.


Si rezultat i pengesave të cilat prodhuesit në rajon i kanë në eksportimin e produkteve të tyre në BE, tregu vendimtar për plasimin e produkteve të tyre mbetet rajoni Ballkanik. Për shembull, Kroacia dhe Serbia dhe Mali i Zi ekportojnë rreth 30 përqind të prodhimeve bujqësore në Bosne dhe Hercegovinë.


Sipas Kaludjer, prodhuesit kroat të pemëve dhe perimeve nuk do të mund të mbijetonin pa tregun e Bosnës.


Shqipëria deri më tani ka qenë përjashtim i këtij modeli. Ajo eksporton pak prodhime – dhe atë kryesisht tekstile dhe këmbëmbathje. Megjithate 90 përqind e këtyre prodhimeve eksportohet për në BE.


Por, rishtazi kjo ka filluar të ndërroj. Në gjysmën e parë të vitit 2004 eksportet e Shqiperisë në Ballkan u trefishuan prej 2.6 në 8.3 përqind, si rezultat i implementimit të marrëveshjeve rajonale për tregti të lirë, e cila ktheu drejtimin e tregtinsë nga BE-ja në Ballkanin perëndimor.


Pasiqë prodhimet ekportohen më me vështirësi në BE se sa në rajon, nuk është çudi që pak ndërmarrje tentojnë të eksportojnë në BE.


“Pse të blesh një veturë të re kur një e vjetër të shërben njësoj?” pyet Gjergj Filipi, koordinatori i tregut të brendshëm në ministrinë shqiptare për integrim me Evropë.


QEVERITË E RAJONIT: NUK MUND TË VEPROJNË VETËM


Politikat qeveritare ndaj bujqësisë janë shpesh të pamjaftueshme, dhe në disa raste ato faktikisht nuk ekzistojnë.


Maqedonia zbuloj këtë në 2004 gjatë aplikimit të saj për antarësim në BE. Ajo me këtë rast morri nga Komisioni evropian një pyetsor me më shumë se 3,000 pyetje.


“Pyetsori ishtë një Rentgen i vendit tonë,” thotë Finka Serafimova, ndihmës-drejtoresha e Sektorit Maqedon për Integrim Evropian, një departament qeveritar nën ombrellën e zëvendës-kryeministrit.


“Ky pyetësor na bëri të kuptojmë se ne nuk kishim politikë bujqësore,” thotë zëdhënësi i këti sektori, Valentin Nesovki. “Ne kemi produkte cilësore bujqësore por jo edhe një politikë të tillë”.


Në Kosovë, vakuumi i politikave bujqësore është edhe më i theksuar. Duhet të bredhësh nga institucioni në institucion për të gjetur zyrtarë që ka ndonjë informatë rreth prodhimit dhe eksportit të produkteve bujqësore. Informatat që ata posedojnë janë anekdotale, të pjesërishme dhe shpesh të pasakta.


Abdullah Nishori, drejtor i departamentit për Prodhim dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë Kosovare të Bujqësisë, fajëson statusin e padefinuar të Kosovës për shumicën e problemeve me të cilat fermerët ballafaqohen.


Ai shton se Kosova nuk ka institucione të cilat mund të vërtetojnë cilësinë e prodhimeve kosovare, gjë që pamundëson eskportin e prodhimeve.


Mirëpo informata doli të ishte e gabuar. Kur IËPR bisedoj me drejtorin e Institutin Bujqësor të Kosovës, Fadil Musën, ai pohoj se BE-ja kishte akredituar këtë institut që të certifikoj prodhimet dhe se ata rregullisht inspektohen nga BE-ja.


Gjendja e bujqësisë në Kosovë është më e rënda në rajon, por as rajoni në përgjithësi nuk qëndron shumë më mirë.


Arnaldo Abruzzini, Sekretari i Përgjithshëm i Asociacionit të Odave Evropiane për Tregti dhe Industri, Eurochambers, me seli në Bruksel, thotë se qeveritë vendore kanë bërë shumë pak për të ndihmuar fermerët.


“Qeveritë vendore duhet të bëjnë më shumë që të ofrojnë informata të sakta dhe të freskëta rreth procesit të liberalizimit të tregtisë, si dhe duhet të mirren me barrierat jotarifore,” thotë ai.


Ai citoj një studimin që ky asociacion ka bërë me 2,000 ndërmarrje të Ballkanit perëndimor, i cili konstatoj se qeveritë vendore i kishin ndihmuar pak që këto ndërmarrje të pregaditen për tregun Evropian.


Shumë zyrtarë vendor janë dakord më këtë konstatim. Nadica Dzerkovska, kryesuese e njësitit për integrim me BE-në në Ministrinë maqedone të Bujqësisë, thotë se ndërmarrjet vendore shpesh nuk janë të vetëdijshme rreth potencialit të tyre eksportues dhe pranon se qeveria duhet të bëjë më shumë për të informuar prodhuesit vendor.


Por kur u ballafaqua me pyetjen se nëse qeveria e saj ishte në dijeni se cilat ndërmarrje eskportonin në tregun e BE-së, dhe cilëve sektorë i’u nevojitet ndihma më së tepërmi, ajo nuk dinte të përgjigjej.


Sipas Karnitschnig, investimet që janë bërë në sektorin bujqësor në Serbi dhe Mal të Zi janë elementare. “Nevojiten vite për të ndryshuar strukturën mikroekonomike të një vendi,” thotë ai.


Në Kroaci, qeveria ka ndërmarrë një nismë të quajtur Otvorena Vrata (Dyert e Hapura) më qëllim të inkurajimit të fermerëve që të përshtaten në specializim më të madh të prodhimeve të tyre.


Në praktikë, për shembull, qeveria u ofron fermerëve stimulim financiar për të ngritur prodhimet e ullirit dhe mishit të lopës.


Megjithate prodhuesit vendor nuk janë të impresionuar. Kryetari i sindikatës bujqësore të Kroacisë, PPDIV, Josip Pavic, e përshkruan Otvorena Vrata si një plan utopik.


“Kjo nismë nuk perputhet me realitetin e bujqësisë kroate,” thotë ai. “Pjesa e reformar e buqësisë sonë është vetëm maja e ajsbergut – rreth 60 përqind e bujqësisë sonë nuk është e gatshme për BE”.


“Ata kanë shpallur politika elegante për planin afatgjatë, ndërsa ne nuk dimë si t’ia bëjmë punës për nëser apo ditën e ardhshme”.


Zoran Djordjevic, drejtues i Akademisë së Biznesit Croma, në Zagreb, mendon se një ndër problemet kryesore është komunikimi i dobët ndërmjet qeverisë, odave vendore ekonomike dhe bizniseve.


“Programet [qeveritare] janë të ndërlikuara për fermerët dhe odat vendore ekonomike nuk arrijnë të ofrojnë mbështetje logjistike nga e cila fermerët do të përfitonin,” thotë ai.


Tjetërkund në rajon, bizneset shpesh ankohen se qeveritë bëjnë shumë pak për të stimuluar eksportin.


Lavdosh Ferruni, drejtor i Asociacionit Organik të Shqiptërisë, një OJQ që mbështetë bujqësinë organike, thotë se një ndihmë elementare nga qeveria do të ndikonte shumë në potencialin prodhues dhe ekportues bujqësor në Shqipëri.


“Kërkesa për ushqim organik, si në Shqipëri ashtu edhe në BE, është në rritje,” thotë ai. “Është e qartë se tregu për prodhimet tona eksiston”.


Mirëpo, progresi është i ngadalshëm, shton Ferruni, dhe atë si rezultat i “mungesës së njohjes së potencialit për eksport dhe mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë”.


Në pyetjen se çfarë mbështetje pikërisht ata kërkojnë, Ferruni theksoi dy pika, “Nëse qeveria do të organizonte fushata promovuese dhe do të na ndihmonte në gjetjen e blerësve, kjo do të na ndihmonte shumë”.


BIZNESET VENDORE: REZISTIMI NDAJ NDRYSHIMEVE


Faji për të gjitha problemet me të cilat fermerët Ballkanas ballafaqohen nuk mund të ju mvishet vetëm qeverive vendore. Prodhuesit e rajonit janë pjesërisht përgjegjës për gjendjen e vështirë të këtij sektori.


Shumë ndërmarrje kanë problem me konceptin e konkurrencës së tregut, dhe duket se për të qenë më konkurrent atyre nuk u mungojnë vetëm mjetet por gjthashtu edhe vullneti.


Afrim Arzuallxhiu, drejtori i Progresit, njërës nga ndërmarrjet më të mëdha të përpunimit të ushqimit në Kosovë, thotë se nuk kalon shumë kohë për të identifikuar blerës të ri në BE, përkundër faktit se mudësia për shitje në këtë treg nuk është shfrytëzuar shumë nga ndërmarrja e tij.


Ndërmarrja e tij punon me vetëm 50 përqind kapacitet, dhe prodhimet e tij janë konkuruese në rajonin e BE-së pasi i përmbushin standardet e parapara të cilësisë. Megjithatë, ai pranon se ndërmarrja e tij ka problem me qasjen e saj ndaj tregut të BE-së; ai pohon se ndërmarrja “nuk është mjaft agresive në kërkimin e tregut [në BE].”


Arzuallxhiu është më shumë i pasionuar me temën e masave mbrojtëse të industrisë prodhuese, duke u ankuar se kolegët e tij në vendet fqinje kanë më shumë mbështetje në këtë sferë.


“Nëse qeveria do të vendos rregulla të ashpërta, atëherë ata duhet edhe të na mbrojnë,” thotë ai.


Dragan Busic, pronar i ndërmarrjes së bimëve shëruese Bilje Borca, thotë se qëndrimet duhet të ndryshojnë dhe bizneseve u nevojitet një frymë biznesi – si dhe më shumë investime. “Njerëzit duhet të ndryshojnë qëndrimet e tyre rreth prodhimit,” thotë ai.


Sipas Karnitschnig, rezultat i ristrukturimit të pamjaftueshëm në sektorin bujqësor është fakti se ndërmarrjet ballkanase thjeshtë prodhojnë “gjëra të gabuara”. “Prodhimet janë të cilësisë së dobët dhe jo të sofistikuara. Ato janë produkte themelore dhe pothuajse të papërpunuara,” shton ai.


Finka Serafimova nga Maqedonia thotë se prodhuesit nga vendi nuk kanë përfituar shumë nga preferencat e BE-së sepse “Maqedonia është ende kryesisht prodhuese e prodhimeve bujqësore të papërpunuara”.


Sipas studimit të Eurochambers, përdorimi i teknologjisë së komunikimit në rajon është i pamjaftueshëm, dhe punëtorët e angazhuar kanë trajnim joadekuat.


Dallimi në cilësi dhe standarde në mes të ndërmarrjeve të BE-së dhe Ballkanit është aq i madh, dhe si rezultat prodhuesit ballkanas janë të dekurajuar të tentojnë të eksportojnë prodhimet e tyre në BE.


Adem Dumishit, pronar i Agro-Albës, ndërmarrje e cila prodhon lule në Kosovë, kujton befasinë e tij në ballafaqim me standardet e larta të Holandës.


“Kur shkova në një kurs trajnimi për lule në Holandë dhe pashë kushtet në të cilat ata punonin, kuptova se as nuk duhej të provoja të eksportoj,” thotë ai. “Unë nuk mund ti bëj konkurrencë një prodhim aq efikas”.


Tikves-i i Maqedonisë është një kompani në rajon e cila ka arritur ti përshtatet sistemit të BE-së. Ka disa vjet që kjo kompani eksporton në tregun e BE-së dhe drejtuesi Georgi Petrusev thotë se nëse dëshirojnë të depërtojnë më thellë në tregun e BE-së, ata duhet ti përmbahen rregullave të këtij tregu.


“Maqedonia nuk njihet si prodhues vere dhe ne duhet të hyjmë në konkurrencë me verëra nga Kili dhe prodhues të tjerë, prandaj ne jemi duke investuar në cilësinë dhe dukjen e prodhimit,” thotë ai.


Petrusev beson se Tikves është një nga ndërmarrjet e vetme vendore që nuk i rreziston ndryshimeve. “Herët apo vonë ne do të duhet të punojmë sipas rregullave të BE-së – për ne, është më mirë nëse këtë e bëjme më herët,” shton ai.


Milan Tadiq nga Podravka e Kroacisë thotë se ndërmarrja e tij punon me sukses pavarësisht nga preferencat tregtare të BE-së.


Problemi qëndron në atë se shumë ndërmarrje të vogla janë duke u përshtatur kërkesave të BE-së me shumë mund. Disa, thotë Tadiq, do të humbin ndërsa të tjerët do të dalin më të fortë. “Ndryshimi në rajon është i paevitueshëm. Me BE-në, ky ndryshim do të jetë më i rregullt,” thotë ai.


Por Tadiq shton se prodhuesit e Ballkanit perëndimor do ta kenë më vështirë të mbijetojnë të tregun e BE-së duke marrë parasysh nivelin e tanishëm të ndihmës së BE-së në rajon.


Karnitschnig pranon se ekziston nevoja për më shumë ndihmë nga BE-ja pasi që vetëm qasja në tregje nuk mjafton. Ai thotë se Brukseli do të mbështet më fuqimisht programet zhvillimore të bujqësisë në planifikimin e buxhetit për vitet 2007-2013, me shpresë se kjo do të ndihmojë fermerët të ballafaqohen me presionet e tregut evropian.


“Programet e ofruara Ballkanit perëndimor do të modelohen sipas programeve të përdorura nga anëtarët e rinjë në fazën e para-anëtarësimit,” pohoi ai.


Mirëpo shtrohet pyetja nëse prodhuesit bujqësor të rajonit do të kenë mundësi të presin aq gjatë. “Prodhuesit tanë të pemëve dhe perimeve nuk do të mbijetojnë edhe pesë vite të tjera ne kushtet e tanishme të tregut,” thotë Kaludjer.


Prodhuesit kroat duket të jenë më fatlum se tjerët. Me statusin e kandidatit për BE, ata mund të presin më shumë ndihmë nga BE-ja për ristrukturimin e bujqësisë së tyre në krahasim me fqinjët e tyre.


Sa i përket të tjerëve në rajon, pritja për më shumë ndihmë nga BE-ja do të jetë e gjatë. Për shumë nga ata, si për Ali Berishën, kjo ndihmë do të arrij tepër vonë.


Jehona Gjurgjeala magjistroi në Shkollën Ekonomike të Londrës me temën Poiltika Ekonomike Evropiane: Tranzicioni. Kontribuan në këtë raport edhe John Simpson nga Beogradi, dhe Arben Salihu, Muhamet Hajrullahu dhe Zana Limani nga Prishtina.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists