Zhdukja E Kredive

USAID ka hedhur ne gjyq 19 firma Boshnjake qe nuk kane ripaguar kredite e marra prej 17 milion Marka Gjermane. Nga mos kthimi i ketyre parave, agjensia thote se humbesit e vertete jane banoret e Bosnjes.

Zhdukja E Kredive

USAID ka hedhur ne gjyq 19 firma Boshnjake qe nuk kane ripaguar kredite e marra prej 17 milion Marka Gjermane. Nga mos kthimi i ketyre parave, agjensia thote se humbesit e vertete jane banoret e Bosnjes.

Agjensia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Zhvillimin Nderkombetar (USAID) ka ngritur padi ne gjykatat Boshnjake ndaj 19 firmave Boshnjake te cilat nuk kane kthyer kredite e marra prej me teper se 17 milion Marka Gjermane (DM).


Kjo levizje e pa precedent eshte shenja me e fundit se Bosnja do te vazhdoje te mbetet e varur ne asistencen nderkombetare financiare edhe pas 5.1 miliarde dollareve Amerikane qe jane shpenzuar per rindertimin e saj gjate kater viteve te fundit. Pavaresisht nga tre vjet e gjysem paqe, vendi nuk ka mundur te terheqe investime nderkombetare komerciale ne ate shkalle qe nevojitet per te arritur nje rritje te dukeshme.


Kredite--me shuma nga 180,000 deri ne 1.74 milion DM--jane pjese e nje fondi kredie te riciklueshem prej 530 milion DM te krijuar ne vitin 1996 per te ndihmuar ne ringritjen e ekonomise se Bosnjes. Te gjitha keto kredi ishin marre nga kompani te cilat kishin ne pronesi ose fabrika, makineri dhe vecanerisht prona te patundeshme.


Ndermjet pronave qe USAID tashme po perpiqet te marre eshte ndertese qendrore e Hidrogradnja ne Sarajevo, nje prej kompanive me te medha ne Bosnje, ku per momentin eshte vendosur misioni i Bankes Boterore, agjensia qe koordinon rindertimin e vendit. Hidrogradnja duhet te riktheje 1.7 milion DM. Periudha e rikthimit te kredive te USAID eshte ndermjet tre dhe pese vjeteve. Perqindja e interesit eshte shume me e vogel se kredite e tjera bankare.


Megjithese USAID pergjithesisht perpiqet te jape kredi vetem per sektorin privat, shume kredi ne fillim jane dhene per kompani ne pronesi te shtetit, meqenese ne ate kohe, vetem pak kompani private kishin garancite e duhura per te marre kredi. Pra si kompani private ashtu edhe ato shteterore jane ne listen e atyre qe nuk kane kthyer kredite.


Perpjekja per te marre pronat qe jane perdorur si garanci per marrjen e kredive eshte hapi me i fundit i USAID, kreditori me i madh ne Bosnje, i cili ka dhene 450 kredi--105 ne Republiken Srpska dhe 345 ne Federate--duke krijuar rreth 20,000 vende pune.


“Qellimi i ketij programi eshte krijimi i vendeve te reja te punes dhe rivenia ne pune e ekonomise,” thote Craig Buck, drejtori i USAID ne Bosnje. “Ne deshirojme qe kompanite te kene sukses dhe te zmadhohen dhe nese ndonje kompani ka veshtiresi ne kthimin e kredise, ne jemi te gatshem te ekzaminojme problemin se bashku dhe te gjejme nje zgjidhje.


Por kur nuk ekziston deshira per te kryer reformat e nevojeshme, ku bashkepunimi nuk pranohet, apo kur ekziston mendimi se kredite jane nje dhurate, ne duhet te marrim masat e duhura per te mbrojtur mjetet financiare te cilat i takojne popullit te Bosnje Hercegovines.”


Meqenese te gjitha kthimet e kredive riciklohen dhe jepen si kredi perseri ne Bosnje, kompanite qe nuk kthejne keto kredi pengojne kompanite e tjera ne Bosnje te cilat kerkojne kredi me interes te ulet. Mungesa e nje disipline financiare ka pllakosur rindertimin e Bosnjes gjate ketyre tre vjeteve e gjysem qe prej perfundimit te luftes.


Mospagimi i taksave, detyrimeve doganore dhe detyrimeve te tjera mendohet se shkon deri ne masen 50%. Me fjale te tjera, nga cdo DM qe shteti duhet te perfitoje, vetem gjysma e saj shkon ne financat publike. Per me teper, disa biznesmene ne Bosnje i quajne kredite si dhurata, ndoshta si rrjedhim i praktikave te perdorura gjate periudhes se komunizmit.


Ne fund te vitit 1998, afer 4,000 llogari bankare--qe permbanin rreth 400 milion Marka Gjermane--u bllokuan sepse pronaret e ketyre llogarive nuk kishin permbushur te gjitha detyrimet financiare. Disa banka jane perballur me mungesen e parave ne cash sepse shume kliente qe kane marre kredi nuk kane paguar kestet e tyre.


Perpjekjet e deritanishme per te mbledhur borxhet nepermjet gjykatave Boshnjake kane qene pa shume rezultat si pasoje e procedurave te ngadalta dhe rregullave jo te sakta. Sipas nje eksperti financiar Amerikan, i cili nuk deshiroi te identifikohej: “Duket se gjykatat dhe ligjet Boshnjake synojne te mbrojne borxhlinjte dhe jo kreditoret ashtu sic ndodh ne te gjithe boten.”


USAID eshte koshient per keto probleme por ka besim se megjithate, do te jete ne gjendje te rikuperoje parate e pakthyera. Per te shmagur problemet, USAID e ka bere praktike pune te beje publike detajet e kredive qe do te jepen ne te ardhmen e afert, perfshire edhe pronat te cilat kompanite kane vendosur si garanci, dhe ka ftuar te gjithe kreditoret e tjere te njoftojne ne se huamarresit potenciale kane me te verte ne pronesi ato qe deklarojne.


USAID e ka filluar ceshtjen e pare gjyqesore ne muajin Tetor te vitit te kaluar ndaj kompanise Sokolina nga Kladanj e cila i detyrohet 1.34 milion DM, pastaj Makom nga Zenica (1.22 milion DM) dhe Fimex nga Zepce (180,000 DM), dhe ne Nentor ndaj Teppsa Holding nga Sarajevo (1.14 DM).


Disa ceshtje te tjera gjyqesore kane filluar kete vit. Ne liste perfshihen Sipad Enterijeri nga Sarajevo (856,000 DM); Sipad Neretva nga Konjic (1.74 milion DM); Integral nga Zepca (1.29 DM); Fering nga Gracanica (896,000 DM); Agrebt nga Srebrenik (364,000 DM); Mesopromet nga Tuzla (910,000 DM); Dino Sabanovic nga Breza (611,000 DM); Gradacacpromet nga Gradacac (691,000 DM); Pilana nga Kakanj (421,000 DM); MMR nga Gracanica (898,000 DM); Pasko nga Kresevo (829,000 DM); Hidrogradnja nga Sarajevo (1.72 milion DM); Ting Promet nga Lukavac (358,000 DM); Frasuda nga Tuzla (1.04 milion DM); dhe Pingo Ice nga Lukavac (520,000 DM).


Ibrahim Polimac eshte gazetar i se perditeshmes Oslobodjenje ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists