Zhduken Ndihmat ne Serbi
Pengesat burokratike dhe korrupsioni i madh pengojne furnizimet me ndihma per ata qe kane nevoje ne Jugosllavi.
Zhduken Ndihmat ne Serbi
Pengesat burokratike dhe korrupsioni i madh pengojne furnizimet me ndihma per ata qe kane nevoje ne Jugosllavi.
Kater autobuse te ngarkuar me batanije dhe jastek te dhuruara nga qeveria Norvegjeze per qytetin Serb te Kikinda jane te parkuar ne Kelebija, ne kuririn Jugosllavo-Hungarez, ne pritje te lejes per te vazhduar udhetimin e tyre ne destinacion.
Kikinda eshte nje qytet i vogel rreth 100 kilometra ne veri te Beogradit, ku kundershtaret politik te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic kontrollojne pushtetin lokal.
Batanijet dhe jasteket jane derguar per refugjatet qe kane mberritur ne qytet dhe per spitalin lokal. Kater autobuset do te perdoren si autobuse shkollash.
Dusan Tolicki, drejtues i qeverise lokale te Kikinda, thote se dokumentacioni i dergeses me ndihma eshte paraqitur dy here ne zyren humanitare te Kryqit te Kuq, ne ministrine e federale Jugosllave te tregetise se jashteme dhe ne sekretariatin Jugosllav te refugjateve dhe njerezve te zhvendosur. Asnje pergjigje nuk ka ardhur.
Bllokimi i autobuseve eshte ne vazhdim te veshtiresive qe ka hasur programi i Bashkimit Europian "Energji per Demokraci", i planifikuar per te furnizuar me lende djegese per ngrohje qytetet e kontrolluara nga opozita. Veshtiresite e mberritjes se dergesave te BE me nafte per ne Nish dhe Pirot ne muajt Nentor dhe Dhjetor te vitit te kaluar kane pasur nje jehone te gjere ne shtypin e shkruajtur dhe median elektronike te pavarura ne Serbi. Njerezit mezi prisnin te shihnin nese dergesat do te mberrinin ne destinacion duke ju shmangur zyrtareve shteterore te korruptuar dhe te gatshem per te vjedhur cdo gje qe kane mundesi.
Dhe ka aresye te forta per te menduar keshtu. Gjate viteve 1995 dhe 1996, kur refugjatet Serbe nga Kroacia dhe Bosnja dergoheshin ne Kosove nga qeveria Serbe, nje punonjes i ndihmave humanitare ne Beograd, i cili nuk deshironte te behej publik, deklaronte se vetem nje e dhjeta e dergesave kane mberritur ne destinacionin e duhur.
Pothuajse e gjithe ndihma e destinuar per ne Kosove eshte shperndare nepermjet Kryqit te Kuq. Bogdan Kecman ka qene drejtues i Kryqit te Kuq lokal ne Kosove ne ate kohe. Ne 1997 ai u be drejtor i Jugopetrol ne Kosove, nje levizje qe nga shume njerez u konsiderua si nje shperblim i Miloshevicit per te. Kecman njoftohet te jete pare ne Beograd me 1997 duke mbajtur nje pistolete dhe duke kerkuar nje zyrtar te ndihmave Suedez i cili e kishte akuzuar ate se po vidhte dergesat me ndihma.
Pervec fitimeve te medha qe kane ata qe vjedhin keto ndihma, qeveria e Beogradit perfiton edhe nga pershtypja e gabuar qe krijohet kur keto produkte shiten ne dyqanet qe perdnryshe do te ishin te boshatisura.
Ne fakt, te gjitha dergesat ne formen e ndihmave humanitare mund te gjenden ne shitje ne tregje dhe dyqane ne Serbi. Ne fillim te vitit 1999 makaronat Italiane te derguara per refugjatet dhe njerezit ne gjendje te keqe ekonomike, mund te gjendeshin ne shitje ne supermarketet e firmes "C-Market".
"C-Market" eshte ne pronesi te Slobodan Radulovic, deri kohet e fundit nje minister ne qeverine e Kryeministrit Serb Mirko Marjanovic. Radulovic eshte ne listen e zyrtareve Jugosllave te cileve u eshte ndaluar te udhetojne ne vendet e BE.
Edhe ndihmat financiare duket se arrijne me veshtiresi ne destinacionet e tyre. Donacionet e dhena ne monedhe te forte per programet e ndryshme humanitare mund te perdoren vetem pasi te konvertohen ne dinare me kursin zyrtar te shkembimit, dhe vetem ne Banken Tregetare ne Beograd. Kursi zyrtar i kembimit eshte gjashte dinare per nje marke Gjermane, kater here me i ulet se ai i ofruar ne tregun e zi. Ljuba Mihajlovic, drejtor i Bankes Tregtare, eshte gjithashtu nje nga personat ne listen e BE.
Per shkak te gjendjes se veshtire financiare te qeverise Jugosllave, ka pak mundesi qe administrata do te ndryshoje qendrimet e saj per sa i perket shperndarjes se ndihmave humanitare. Por deri tani, asnje nga donatoret nderkombetare apo punonjesit e ndihmave nuk kane leshuar ndonje proteste publike apo zyrtare.
Gjate muajve te fundit ka pasur shenja se donatoret jane seriozisht te shqetesuar se perpjekjet e tyre te vazhdueshme po mbushin xhepat e regjimit te Miloshevic dhe njerezit qe kane nevoje po perfitojne minimalisht prej tyre. Ne Nentor 1999 Michael Graham, perfaqesuesi i BE ne Beograd, akuzoi Vojislav Seselj - partnerin e koalicionit te Miloshevic - se ka shperndare pako me ndihma humanitare per zyrtaret shteterore ne Zemun, duke perdorur keto ndihma per te zevendesuar rrogat e tyre te papaguara.
Vladan Batic, koordinator i Aleances per Ndryshim te opozites, ka deklaruar se 2.5 milion marka Gjermane te derguara per te paguar per ngrohjen e refugjateve nga Kosova jane zhdukur. Milan Protic, nje anetar i rendesishem i Aleances, ka njoftuar se ka degjuar te njejtat ankesa edhe gjate nje vizite te tij ne SHBA.
Programi Boteror i Ushqimit parashikonte ne Nentor 1999 se mbi nje milion njerez ne Republiken Federale te Jugosllavise (pa perfshire ketu Kosoven dhe Malin e Zi) do te kene nevoje per ndihma ushqimore gjate gjashte mujorit te pare te vitit 2000. Ne keto rrethana, nje ndihme e tille ka me teper mundesi qe te perfundoje ne tregjet e Serbise, ne vend qe te shkoje tek njerezit nevojtare.
Qeveria nuk duket e shqetesuar nga fakti se pak njerez mund te blene keto sende ne treg. Ajo qe ka rendesi eshte imazhi i bollekut te treguar ne televizionin shteteror, per te cilin kontribuojne ndihmat nderkombetare te keqperdorura.
Vlado Mares eshte nje gazetar qe punon ne Beograd.