ZBUTJA E SERBËVE KA NJË CMIM

Republika Srpska mbështet qeverinë e re Boshnjake me shpresën se do të përfitojë ndihmë financiare nga Perëndimi

ZBUTJA E SERBËVE KA NJË CMIM

Republika Srpska mbështet qeverinë e re Boshnjake me shpresën se do të përfitojë ndihmë financiare nga Perëndimi

E tërhequr nga premtimet e Perëndimitpër ndihmën financiare aq tq dëshiruar, Republika Srpska, RS, ka përkrahur qeverinë e koalicionit të formuar rishtazi në Bosnje.


Reagimi i Serbëve të Bosnjes është në kontrast të thellë me atë të drejtuesit nacionalist Kroat, Ante jelaviq, i cili ka deklaruar javën e kaluar se ka në plan të ndajë nga Federata zonat e banuara në pjesën më të madhe nga Kroatët.


Por, duket se, drejtuesit e Serbëve të Bosnjes po kënaqin Perëndimin me shpresën për të siguruar ndihmën financiare. Privatisht, autoritetet e RS-së mbështesin qëndrimin e Jelaviqit kundër qeverisë së Aleancës për Ndryshim, apo Këshillit të Ministrave, i cili mbështet idenë e një Bosnje të bashkuar. Kroatët dhe Serbët e linjës së ashpër e kundërshtojnë njësoj këtë zgjidhje.


RS ka lënë të kuptohet se mbështetja e saj për Aleancën për Ndryshim të përbërë nga 10 parti është e kushtëzuar me vazhdimin e vetëqeverisjes së entitetit.


Pjesa më e madhe e partive të RS-së mbështesin kërkesat e Jelaviqit për "autonomi të përkohëshme" për Kroatët. Megjithatë, ata nuk kanë shprehur këtë përkrahje publikisht, duke e kuptuar se komuniteti ndërkombëtar i ka kritikuar këto pikpamje si "nacionaliste dhe separatiste".


Një zyrtar i lartë i Serbëve të Bosnjes ka thënë për IWPR-në se Banja Luka përkrah pozicionin e fundit të Jelaviqit, por kundërshtonte krijimin e një entiteti të tretë Kroat në kuadër të Bosnje Herzegovinës.


"Jelaviq është sot në ballë të luftës kundër Bosnjes së bashkuar dhe ne respektojmë këtë gjë," ka thënë ky zyrtar. "Megjithatë ne jemi të shqetësuar se krijimi i entitetit Kroat do të jetë kundër interesave të RS-së".


Serbët e Bosnjes frikësohen se ndarja etnike mund të çojë në ndarjen e vendit në mënyrë të barabartë ndërmjet Serbëve, Muslimanëve dhe Kroatëve. RS momentalisht zotëron 49 përqind të territorit të Bosnjes.


Fillimisht RS kishte përkrahur anëtarin e Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, Martin Raguz për të kryesuar qeverinë e shtetit, por ka terhequr mbeshtetjen e saj pas ndërhyrjes së Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së Volfgang Petriç dhe ambasadorit Amerikan Tomas Miller.


Më pas, RS mbështeti të moderuarin Bozhidar Matiq megjithëse ky i fundit ka kërkuar shpërbërjen e RS-së dhe Federatës, në një intervistë me revistën Dani të Sarajevos.


"PDP-ja (Partia për Prosperitet Demokratik) mbështet Aleancën për Ndryshim," ka thënë Zoran Djeriq, zëvendës presidenti i partisë së kryeministrit të RS-së Mladen Ivaniq, "por kjo nuk do të thotë që ajo do të mbështesë të gjitha hapat e mëtejshëm të saj dhe kandidaturat e propozuara".


Një kandidat për këshillin e Ministrave i cili nuk u aprovua nga Ivaniq ka qenë ish kryeministri i RS-së Milorad Dodik.


Në një përpjekje për të ruajtur një farë influence politike që prej humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e Nëntorit, Dodik dhe Social Demokratët e tij kanë përkrahur Aleancën për Ndryshim.


Në të njëjtën kohë, Dodik po kërcënon të rivendosë lidhjet e tij me Partinë nacionaliste Demokratike Serbe, SDS, në një përpjekje për të larguar Ivaniqin nga posti. Dihet se Dodik është tepër i nxejur me Ivaniqin i cili nuk e ka përfshirë atë në qeverinë e re.


Liberalët Serbë të Bosnjes e konsiderojnë përzierjen e elementëve nacionalistë dhe të moderuar në qeverinë shtetërore si një gjë të pamundur.


Miodrag Zhivanoviq, një i moderuar i njohur nga Banja Luka, ka thënë se "është diçka tepër e habitëshme që Aleanca përbëhet në të njëjtën kohë nga parti nacionaliste dhe demokratike".


Që Haris Silajxhiq dhe Zlatko Lagumxhija të ulen pranë njëri tjetrit tregon se Aleanca është thjesht "një luftë për pushtet pa asnjë atribut moral," është shprehur ai.


Ndërkohë, këtë javë, Serbët e Bosnjes i kanë kujtuar komunitetit ndërkombëtar se ndërsa ata mbështesin qeverinë shtetërore, ata natyrisht janë politikisht pranë Beogradit.


Më 5 Mars, RS ka nënshkruar një Marrëveshje për Marrëdhënie Speciale Paralele me Republikën Federale të Jugosllavisë, duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive.


Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së Volfgang Petriç, i cili ka qenë i përfshirë në finalizimin e detajeve të marrëveshjes, dhe ambasadori Rus kanë marrë pjesë në nënshkrimin e saj, por asnjë zyrtar tjetër ndërkombëtar nuk ka qenë prezent.


"Mungesa e zyrtarëve ndërkombëtarë tregon se ata kanë rezerva ndaj kësaj marrëveshjeje," ka pranuar Ivaniq.


Por në qarqet diplomatike ekziston ndjenja se megjithëse ata nuk kanë ndonjë kundërshtim të fortë ndaj këtij traktati, do të ishte pa vend të tregonin një përkrahje të hapur në këtë moment, spese ata mendojnë se kundërshtimi Kroat dhe opozita pasive Serbe përbëjnë kërcënimin më të madh të vizionit të tyre për një Bosnje të bashkuar që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995.


Zheljko Cvijanoviq është një bashkëpunëtor i rregullt i IWPR-së.


Frontline Updates
Support local journalists