Zbehet Endrra E Jugosllavise Per Anetaresim Ne Nato
Anetaresimi ne BE mbetet nje synim i larget per Jugosllavine.
Zbehet Endrra E Jugosllavise Per Anetaresim Ne Nato
Anetaresimi ne BE mbetet nje synim i larget per Jugosllavine.
Procesi i vonuar i reformave ne Jugosllavi do te beje qe pothuajse me siguri vendi nuk do te munde te siguroje anetaresimin ne BE brenda gjashte vjeteve te ardheshem ashtu si synojne drejtuesit e tij.
Rrezimi i Sllobodan Millosheviqit dhe ekstradimi i tij ne Hage ka krijuar idene se anetaresimi do te ishte nje dicka e shpejte. Por 18 muaj pas rrezimit te ish presidentit, parakushtet e vendosura per anetaresim ose nuk jane plotesuar, ose vetem tani po fillojne te krijohen.
Perpara se te mund te fillojne bisedimet me Brukselin, Jugosllavia duhet te permbushe nje sere kushtesh baze, duke filluar nga bashkepunimi me gjykaten e Hages, transformimin e forcave te armatosura, miratimin e legjislacionit per te drejtat e njeriut ne perputhje me normat Europiane dhe decentralizimin e qeverise.
Megjithese disa sektore te ekonomise perpiqen te levizin perpara, forcat konservative jane ende teper te forta. Si rezultat, vetem disa ligje jo shume te rendesishme kane arritur te miratohen ne parlament.
Ne te njejten kohe, nje lufte per pushtet ndermjet presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq ka larguar vemendjen nga procesi i reformave, ndersa nje lob i fuqishem anti Hages ne ushtri dhe polici ka bllokuar ekstradimin e te dyshuarve per krime lufte.
Disa arrestime jane bere dhe disa persona jane ekstraduar - por edhe ato jane bere vetem ne pergjigje te presionit te drejtperdrejt financiar te komunitetit nderkombetar.
Jugosllavia ende ka nevoje per kater deri gjashte vjet per te adoptuar nje legjislacion minimal ne perputhje me ate te BE-se. Largimi i zyrtareve te periudhes se Millosheviqit do te kerkoje te pakten edhe tete vjet te tjera. Procesi i hyrjes ne BE ka nevoje per nje periudhe dy vjecare. Edhe nese e gjithe kjo ndodh ne te njejten kohe, eshte e kuptueshme qe Beogradi ka nevoje edhe per te pakten dhjete vjete te tjere perpara se te arrije antaresimin.
Marredhenia me Hagen eshte teper problematike. Per muaj me rradhe Beogradi ka menduar se ka permbushur pergjegjesite e tij duke dorezuar Millosheviqin, duke harruar se ai ishte vetem emri i pare i nje liste te gjate te dyshuarish nga Haga.
Miratimi i nje ligji per bashkepunim me Hagen eshte vonuar per muaj me rradhe, duke bllokuar edhe ekstradimin e te pakten 15 te akuzuarve, megjithese ekspertet thone se keto ligje nuk jane te nevojeshme sepse ato nenkuptohen nga anetaresimi i Jugosllavise ne OKB.
Transformimi i ushtrise Jugosllave, nje kapitull i rendesishem ne procesin e reformave, ende nuk ka filluar. Asnje nga drejtuesit ushtarak te kompromentuar nga vite sherbimi nen Millosheviqin nuk jane zevendesuar, as edhe shefi i shtabit, Nebojsha Pavkoviq. Ne nje fare mase, reforma ne ushtri eshte nje mall shkembimi ne luften ndermjet Koshtunices dhe Gjingjiq. Meqenese Koshtunica ka kontroll mbi ushtaraket ai eshte kunder ndryshimeve te personelit.
Opozita Demokratike e Serbise, DOS, ne pushtet, se fundi ka paraqitur nje projekt ligj per ushtrine, duke e ulur sherbimin e detyrueshem ushtarak nga 12 ne 9 muaj dhe sherbimin alternativ te dobi te komunitetit nga 24 ne 12 muaj. Mbetet per t'u pare nese DOS do ti vere ne praktike keto ndryshime. Shume njerez dyshojne se keto masa jane marre vetem per te shtuar numrin e atyre qe rekrutohen ne ushtri.
Ne Maj, parlamenti federal ka hedhur poshte disa sugjerime te bera nga nje grup OJQ-sh dhe organizma eksperte, si Shoqata e Avokateve Jugosllave, per te ndryshuar ushtrine duke e kthyer ate ne nje force profesioniste. Juristet kane propozuar shkurtimin e sherbimit ushtarak ne shtate muaj dhe pranimin e ceshtjes se koshiences si nje te drejte njerezore baze.
Megjithese ne ushtrine Jugosllave kane ndodhur ndryshime gjate 18 muajve te fundit, vecanerisht ne fushen e te drejtave te pakicave etnike, ato nuk jane mbeshtetur nga legjislacioni dhe institucionet e reja. Shume ligje te cilat bien ndesh haptazi me rregullat Europiane mbeten ende ne fuqi, si per shembull pushteti i madh qe i eshte dhene policise.
Miratimi i ligjit per vendosjen e avokatit te popullit ende nuk eshte bere, megjithese eshte nje kerkese per fillimin e bisedimeve ndermjet Jugosllavise dhe Brukselit. Leposava Karamakoviq, Presidente e Gjykates se Larte te Serbise, ka filluar nje inisiative per te krijuar institucionin e avokatit te popullit ne fillim te Nentorit gjate nje seminari per reformen juridike.
Por ende nuk eshte ndermarre asnje hap tjeter. Ne te njejten kohe, megjithese Jugosllavia ka nenshkruar nje protokoll per te drejtat politike dhe civile me BE-ne, dokumenti nuk eshte ratifikuar ende ne parlament, megjithese eshte e detyrueshme qe Beogradi ta beje nje gje te tille nese deshiron te anetaresohet ne Keshillin e Europes, gje e cila eshte nje hap drejt anetaresimit ne BE.
Porgres i vogel eshte arritur edhe ne decentralizim, pavaresisht premtimeve te drejtuesve te DOS-it perpara zgjedhjeve per ti dhene autonomi me te madhe provinces veriore te Vojvodines dhe per te lejuar nje mase vete qeverisje per zonen e Sanxhakut, ne jug-perendim te Serbise.
Te dyja keto zona banohen nga popullsi jo Serbe ne numer te madh. Ndersa te gjitha partite e DOS-it deklarojne se mbeshtesin autonomine e Vojvodines ne parim, ne praktike mbeshtetesit e Koshtunices deshirojne pushtet me te vogel per rajonet sesa koleget e Gjingjiqit.
Disa nga pengesat te cilat vonojne anetaresimin e Jugosllavise ne BE jane pertej kontrollit te qeverise. Mali i Zi, partneri i vogel ne federaten Jugosllave, ka thene se ai se shpejti do te organizoje nje referendum popullor per pavaresi.
Nese Mali i Zi largohet, shteti i Jugosllavise praktikisht do te shperbehej, duke ringritur problemin kushtetues per statusin e ardheshem te Kosoves. Per momentin, megjithese efektivisht e ndare nga Jugosllavia pas fushates se sulmeve ajrore te NATO-s kunder vendit, Kosova sipas rezolutes 1244 te OKB-se, mbetet formalisht ende pjese e federates.
Ndersa tranzicioni politik ne Jugosllavi duket se eshte bllokuar, eshte e qarte se drejtuesit e DOS-it do te kene nevoje per shume me teper kohe se sa kishin menduar ne fillim per te arritur synimin e tyre per anetaresim ne BE.
Srdjan Petkanic eshte nje ekspert i BE-se ne Qendren e te Drejtave te Njeriut ne Beograd.