Zagrebi Kërkon Paqe me Provincën Rebele

Qeveria kroate, e shqetësuar nga spektri i vazhdueshëm i kryengritjes rajonale, po merr masa urgjente për të kontrolluar pakënaqësinë në Istri.

Zagrebi Kërkon Paqe me Provincën Rebele

Qeveria kroate, e shqetësuar nga spektri i vazhdueshëm i kryengritjes rajonale, po merr masa urgjente për të kontrolluar pakënaqësinë në Istri.

Tuesday, 11 April, 2000

Qeveria kroate është detyruar të bëjë lëshime të mëdha pasi përpjekjet për të mbyllur një bankë rajonale kërcënonin të rinisnin tendencat e vazhdueshme në provincën veriperëndimore të Istrias.


Mendohet gjithashtu se ky shpërthimi fundit i ndjenjave partizane mund të detyrojë autoritetet drejt adoptimit të reformave territoriale që do të çonin në transferimin e pushtetit nga Zagrebi.


Kriza filloi pasi Banka e Istrias, në pamundësi për të mbledhur një numër të madh kredish me risk të madh, njoftoi se ajo ishte në prag të mbylljes. Banka Kombëtare e Kroacisë dërgoi menjëherë një drejtor të përkohshëm i cili ndërpreu të gjitha pagesat dhe ngriu gjendjen e llogarive të bankës. Depozituesve iu tha se ata nuk do të lejoheshin të tërhiqnin kursimet e tyre për të paktën tre muaj.


Në një pjesë të Kroacisë e cila ka pasur gjithnjë ndërhyrje nga qeveria në qendër, implikimet politike të falimentimit të afërt të bankës ishin shumë të thella. Ivan Jakovçiq, president i Bashkimit Demokratik të Istris (IDS), tha se kriza mund të shpërthente një valë të re të ndjenjave anti-Zagrebit në provincë dhe mund të çonte në shtimin e thirrjeve për autonomi rajonale.


Jakovçiq kërcënoi menjëherë me dorëheqjen e tij nga posti i tij si ministër për integrimin europian.


Megjithëse presidenti i IDS-së e tërhoqi më vonë këtë deklaratë, ky reagim e gjeti qeverinë kroate të papërgatitur. Që kur vendi shpalli pavarësinë në 1991, më shumë se 10 banka kroate kanë shpallur falimentimin dhe autoritetet kanë refuzuar vazhdimisht të mbulojnë humbjet e tyre. Por të përballur me mundësinë e një proteste në rritje në Istria, Zagrebi aprovoi një kredi qeveritare për bankën në vështirësi e cila i dha mundësi asaj të rifillonte punën më 10 prill.


Tendencat rebeluese të Istrias kanë dalë në pah gjatë presidencës së Franjo Tugjmanit, partia e tij, HDZ kishte demonizuar fraksionin e IDS-së të cilin e akuzoi se kishte marrë flamurin e kërkesës për autonomi më të madhe.


Tugjman ngritit një komision special për të administruar "gadishullin e pabindur", por ai nuk ishte në gjendje të shtypte IDS-në, e cila vazhdimisht ka arritur fitore në zgjedhjet lokale.


E vendosur në kufirin me Slloveninë dhe shumë pranë Triestës, Istria është një ndër rajonet më të zhvilluara në Kroaci dhe ka rezistuar tradicionalisht ndaj synimeve territoriale si nga veriu ashtu edhe nga jugu.


Perandorët austriakë kanë sunduar Istrian për më tepër se një shekull deri sa provinca ju kalua Italisë pas Luftës së Parë Botërore. Qeveria e Beogradit aprovoi këtë kalim me anë të marrëveshjes së Rapall në vitin 1920.


Megjithatë, në fund të luftës së Dytë Botërore, Istria u pushtua nga partizanët Jugosllavë nën drejtimin e Marshallit Tito dhe rajoni u njoh zyrtarisht si territor Jugosllav në një memorandum të bërë në Londër në vitin 1945.


Pas pavarësisë së Kroacisë, regjimi i Tugjmanit ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të vendosur një administratë të centralizuar në Zagreb. Si rezultat, pjesa më e madhe e investimeve të qeverisë shkonte në kryeqytet dhe parulla "Zagreb=Beograd" u bë një gjë e zakonëshme në muret e qyteteve të tjerë Kroatë.


Ndjenja anti-Zagrebit ka qenë veçanërisht e madhe në Istria, duke pasur mbështetje të madhe për IDS-në e cila ka diskutuar haptazi çështjen e autonomisë në manifestin e saj.


Në vitin 1998, një nga krijuesit e partisë, Ivan Pauleta, shpalosi një program politik të titulluar "Kombi i Istrias", të cilin zyrtarët e HDZ-së e konsideruan si një përpjekje për të krijuar "një Luksemburg në Adriatik", një republikë de fakto të veçantë nga Kroacia që gëzonte lidhje të mira ekonomike me Italinë.


Qeveria e re kroate e Ivica Raçan është shumë e ndjeshme ndaj tensioneve të provokuara nga politikat e Tugjmanit në provincat e largëta të vendit.


Istria nuk ka qenë e vetmja. Në kohën e regjimit të HDZ-së, partia e Veprimit Dalmat arriti të sigurojë disa vende në parlamentin e Zagrebit, por më vonë u nda nga lufta e brendëshme politike. Partia kroate e Slavonia-Baranja akoma kontrollon një vend në parlament.


Situata e paqartë ka nxitur thirrjet për një reformë territoriale në Kroaci, e cila do të pakësonte numrin e përgjithëshëm të rajoneve (21 përfshirë edhe Zagrebin) dhe bashkive (rreth 500). Mendohet se riorganizimi do të ulë koston administrative duke krijuar njësi politike më të mëdha dhe do të rriste fondet për zhvillimin rajonal.


E preokupuar me problemet e vazhdueshme ekonomike, qeveria e re akoma nuk ka dalë me propozime konkrete por analistët politik thonë se në rast se ruhen kufinjtë tradicional, numri i administratave rajonale mund të ulet deri në pesë.


Lufta e vazhdueshme për autonomi rajonale ka qenë një nga arësyet kryesore për rrëzimin e ish-Jugosllavisë. Zagrebi duhet të sigurojë që të ardhurat shtetërore të mbeten aty ku ato realizohen, nëse dëshiron të shmangë shpërthimin e lëvizjeve civile në provincat e largëta.


Drago Hedl është korrespondent i Feral Tribune me qendër në Split dhe bashkëpunëtor i rregullt i IWPR-së.


Balkans, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists