XHAMIA E BEOGRADIT NE FLAKE

Banorët vendas janë tronditur nga sulmi i një turme ndaj ndërtesës historike të periudhës Otomane pas trazirave në Kosovë.

XHAMIA E BEOGRADIT NE FLAKE

Banorët vendas janë tronditur nga sulmi i një turme ndaj ndërtesës historike të periudhës Otomane pas trazirave në Kosovë.

Ndërsa flakët lëpinin muret e gurta të xhamisë Bajrakli të shekullit të 17 në Beograd, nga një makinë aty pranë dëgjohej tingulli i një muzike fetare ortodokse. Një burrë u shfaq pas mjeggulës së tymit, duke mbajtur në dorë një flamur jeshil me gjysmëhënën e Islamit. “Serbia u Ngrit!” bërtiti ai.


Kjo ishte një hapje të cilët shumë banorë të Beogradit kanë shpresuar të mos ta shihnin më kurrë pas rrëzimit të presidentit nacionalist Sllobodan Millosheviq në vitin 2000.


Një grup rreth njëqind demonstruesish të rinj në moshë, shumica e tyre rreth njëzet vjecar, me shkopinj në duar dhe me bluzat e mbështjella rreth kokës, janë përleshur me rreth 30 policë të cilët po ruanin xhaminë – një relike e sundimit shekullor turk në Serbi – në rugënGospodar Jevremova në qendër të qytetit. Pjesa më e madhe e tyre dukeshin të dehur, dhe shumë prej tyre mbanin në duar shishe plastike një litërshe birre.


“Vdekje Shiptarëve!” thërrisnin ata, duke përdorur një fjalë fyese për shqiptarët.


Por jo të gjithë thërrisnin. Një burrë rreth të dyzetave qante pranë kësaj skene kaosi. Ai kishte ardhur në Beograd atë ditë për punë të tijat, duke lënë gruan, tre fëmijë dhe prindërit pleq në enklavën serbë pranë Gracanicës në Kosovën qendrore. “Nuk e di nëse do të mbijetojnë këtë natë,” më tha ai.


Megjithëse pamjet e përcjella nga televizionet në të gjithë botën mund të kenë dhënë idenë e një qyteti në flakë, në fakt atmosfera i ngjante më tepër një pasndeshjeje futbolli.më larg xhamisë së përfshirë nga flakët e tymi, të rinjtë dukej që po kënaqeshin pa masë ndër makinat e shkatërruara dhe vitrinat e plackitura të dyqaneve.


Po ashtu dukej qartë se shumë banorë të qytetit ishin të tronditur nga këto ngjarje. Ata dënonin sulmin ndaj xhamisë si një veprim vandalizmi të kryer nga njerëz qëllimi i vërtetë i të cilëve ishte vjedhja. “Ky është një veprim i pacivilizuar,” ka bërtitur një burrë pa u trembur.


Por turma sapo kishte filluar. Brenda 15 minutash, protestuesit që i përkisnin një organizate ekstremiste rinore të quajtur Obraz janë bashkuar me tifozë të dhunshëm të futbollit të ekipeve të Beogradit, Ylli i Kuq dhe Partizan, dhe së bashku kanë shpërthyer kordonin policor. Shumë shpejt filloi të dëgjohej zhurma e xhamave të thyer në xhami. Kur policia përpiqej të ndalonte sulmin e tyre turma thërriste “Ju shkoni në Kosovë!”


Turma plackiti xhaminë nga brenda, dhe pastaj i vuri zjarrin ndërtesës. Brenda janë shkatërruar kompjutera, libra dhe piktura. Një burrë me një kapele të kuqe në kokë u shfaq papritmas ndërmjet flakëve duke mbajtur dicka të fshehur brend axhaketës së tij të lëkurës. Një kalimtar i vjetër në moshë u përpoq ta bindte ta kthente atë mbrapsht, por pa sukses.


Një nga protestuesit, me emrin Milos, 19 vjec, nga Beogradi, ka thënë për IEPR se ata ishin të vendosur ta digjnin xhaminë në shenjë hakmarrje për shtëpitë dhe kishat serbe që “shiptarët” po digjnin në Kosovë. “Nuk ka c’na duhet kjo xhami në mes të Beogradit,” ka shtuar ai. “Sonte do ta shkatërrojmë”.


Ndërsa demonstruesit kanë vazhduar punën e tyre, policia është tërhequr disa rrugë më larg. Për cudi, në një qytet i cili zakonisht është i mbushur me policë, nuk u duk asnjë përforcim. As nuk ka pasur ndonjë shenjë që autoritetet po bënin ndonjë përpjekje serioze për të mbrojtur xhaminë, vjedhjen e saj, dhe shkatërrimin e makinave aty pranë apo të dyqaneve.


Megjithëse peshkopi Amfilohije, kryetar i kishës ortodokse serbe në Malin e Zi, ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe është përpjekur të ndalojë plackitjen dhe u ka kërkuar protestuesve të mos vazhdojnë, ai nuk ka pasur sukses.


Nebojsha Bakarec, një anëtar i Partisë Demokratike Serb të kryeministrit Vojisllav Koshtunica, ka qenë në vend dhe dukej i tronditur nga shkatërrimi i xhamisë. Ai ishte tepër i shqetësuar nga shkatërrimi i një monumeti të tillë historik dhe ka thënë për IPER se ai nuk e kuptonte shkakun e mungesës së policisë.


“Kush janë këta njerëz dhe nga vinë?” ka pyetur ai. “A kanë dalë këtu vetëm për tu zbavitur?”


Edhe anëtarë të Partisë Radikale Serbe, SRS, kanë shprehur kundërshtimin e tyre. Radoslav Stojanoviq, 63 vjec, zëvendës kryetar i bordit lokal të SRS, ka thënë për IPER se: “Ne jemi kundër këtyre shkatërrimeve”. “Eshtë e turpëshme që xhamia e Nish është djegur,” ka shtuar ai, duke folur për xhaminë në qytetin jugor të Serbisë e cila është djegur në të njëjtën kohë me atë në Beograd.


“Të gjithë radikalët mendojnë si mua,” ka vazhduar ai. “Cështja është të sigurojmë jetën e të gjithë njerëzve pavarësisht nga kombësia e tyre – dhe të shmangim nevojën për enklava serbe në Kosovë”.


Milan, një anëtar i DSS, ka qenë më pak kundër këtyre veorimeve. Ai ka thënë se kishte dalë në rrugë për të protestuar pasikishte dëgjuar lajmet për dhunën në Kosovë. Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalë atë që e ka quajtur “terrorizëm shqiptar” ndaj grupeve të tjera etnike në Kosovë. “Ne të gjithë jemi mbledhur në mënyrë spontane për të protestuar përpara xhamisë si symbol i fesë islame,” ka thënë ai.


Një shok i tij, Jugosllav, një anëtar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së vitit 1992, ka thënë se edhe ai kishte ardhur për të shprehur zemërimin për atë që kishte ndodhur në Kosovë. “Unë nuk jam pagëzuar në kishë, por cdo serbi i dhemb ajo që është tokë e shenjtë serbe,” ka thënë ai.


Ndërsa grupe të rinjsh kanë sulmuar xhaminë, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Serbisë dhe Malit të Zi është mbledhur në një takim urgjent i cili ka vazhduar gjatë gjithë natës. Pas këtij takimi këshilli i ka kërkuar UNMIK, KFOR dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë të mbrojnë jetën dhe pronat e serbëve dhe malazezëve që kanë mbetur në Kosovë.


Këshilli i mbrojtjes ka sugjeruar gjithashtu se është i gatshëm të ndihmojë forcat ndërkombëtare në Kosovë të stabilizojnë gjendjen, në përputhje me rezolutën 1244 të OKB, një ofertë e cila vështirë se mund të pranohet nga forcat ndërkombëtare në Kosovë.


“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në mbrojtjen e qytetarëve tanë, në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare,” ka thënë Boris Tadiq, ministër i mbrojtjes se Serbisë dhe Malit të Zi.


Ndërsa xhamitë në Nish dhe Beograd janë harruar për shkak të zemërimit të publikut rreth djegies së kishave në Kosovë, vetëm Rasim Ljajiq, ministër i të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare të Serbisë dhe Malit të Zi, ka thënë se ai ndjehet i turpëruar që ndërtesat e muslimanëve janë djegur.


Dragana Nikoliq është drejtore e IWPR për Serbinë dhe Malin e Zi.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists