VRITET NJE FIGURE KONTROVERSE NE KOSOVE

Vrasja mund te kete lidhje me deshmine e ish komandantit ambicioz ne gjyqin me te fundit ndaj ish luftetareve te UCK-se.

VRITET NJE FIGURE KONTROVERSE NE KOSOVE

Vrasja mund te kete lidhje me deshmine e ish komandantit ambicioz ne gjyqin me te fundit ndaj ish luftetareve te UCK-se.

Tuesday, 6 September, 2005

Vrasja e ish drejtuesit Shqiptar etnik Tahir Zemaj te Shtunen po lidhet me deshmine e tij ne gjyqin me te fundit ndaj pese ish anetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, i cili ka shkaktuar reagime te shumta ne Kosove.


Policia ne Kosove po heton ende mbi vrasjen e ish kolonelit 53 vjecar te ushtrise Jugosllave, djalit te tij Enis, dhe nipit Hasan, te cilet jane vrare gjate nje atentati ndaj makines se tyre ne Peje. Nje deshmitar i mundeshem okular eshte marre ne pyetje, por duket se policia nuk ka shume informacione te cilat do te ndihmonin ne identifikimin e vrasesve.


Nderkohe po shtohen zerat te cilat e lidhin vdekjen e Zemajt me paraqitjen e tij te fundit si deshmitar i akuzes ne gjyqin ndaj pese ish anetareve te UCK-se te njohur ndryshe edhe me emrin Grupi i Dukagjinit.


Disa analiste mendojne se Zemaj mund te jete vrare sepse ai ka ditur shume rreth aktiviteteve te ish luftetareve te UCK-se - dhe se mund te jete thirrur per te deshmuar ne Gjykaten e Hages ne lidhje me veprimtarine e saj - megjithese nuk ka asnje prove qe te mbeshtese kete pikpamje.


Grupi i Dukagjinit - perfshire Daut Haradinaj, vellai i ish komandantit te UCK-se dhe drejtues i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, AAK, Ramush Haradinajt - jane denuar me nga tre deri 15 vjet burgim me 17 Dhjetor. Ata jane shpallur fajtore per marrjen peng dhe vrasjen e kater anetareve te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves, FARK, ne Qershor 1999.


Gjate konfliktit te viteve 1998-1999, Zemaj ka qene oficeri i dyte me i larte i FARK, e cila eshte krijuar nga Bujar Bukoshi, ish kryeministri i asaj kohe i qeverise ne ekzil. Thuhet se Zemaj eshte larguar nga vendi ne veren e vitit 1998 pasi eshte kercenuar nga shtabi i pergjitheshem i rivaleve te UCK-se, megjithese disa te tjere thone se ai eshte terhequr nga luftimet per te shpetuar popullsine civile nga nje sulm i forcave Serbe ne veren e vitit 1998. Haradinaj dhe Zemaj jane armiqesuar per shkak te kesaj ngjarjeje, te cilen Haradinaj e ka konsideruar si nje "tradheti".


Qe prej kthimit te tij ne Kosove ne vitin 2001, Zemaj ka folur haptazi per ambicjet e tij per tu bere drejtues i Trupave Mbrojtese te Kosoves, TMK - nje force e emergjencave civile e krijuar nga komuniteti nderkombetar dhe e dominuar nga ish anetare te UCK-se - dhe per te thirrur ne rradhet e kesaj force edhe ish anetare te FARK.


Nje institut i rendesishem Amerikan, USIP, ka propozuar qe TMK te drejtohet nga nje organizem i cili do te quhet Keshilli i Larte i Sigurise Kombetare, ne te cilin, sipas disa qarqeve politike te Shqiptareve te Kosoves, Zemaj do te luante nje rol te rendesishem.


Nderkohe, Zemaj mendohet se ka sherbyer si keshilltar i presidentit Ibrahim Rugova per ceshtjet ushtarake - megjithese Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK, partia me e madhe ne Kosove e ka kundershtuar kete.


Por gjatw njw takimi pwrkujtimor tw mbajtur nw zyrwn e Rugovws mw 8 Janar, presidenti ka pranuar se ai kishte nw plan ta emwronte Zemaj kwshilltar tw tij zyrtar pwr cwshtjet e mbrojtjes, dhe ka shpallur njw Ditw Zie pwr nder tw komandantit tw vrarw tw FARK.


Tw gjitha partitw politike kanw dwnuar vrasjen e Zemajt. Haradinaj dhe ish komandanti i UCK dhe tani kryetar i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci, kanw thwnw se kjo vrasje ka dwmtuar reputacionin e Kosovws nw sytw e komunitetit ndwrkombwtar.


Zyra Amerikane nw Prishtinw, e cila kryen funksionin e njw ambasade, ka lene te kuptohet se vrasja mund te jete e lidhur me deshmine e Zemajt kunder Grupit te Dukagjinit. "Esthe vecanerisht shqetesues fakti qe keto vrasje kane ndodhur pas zhvillimit te gjyqit ne te cilin ka deshmuar Zemaj," thuhej ne deklaraten e nenshkruar nga Alec Mally, shefi i perkoheshem i zyres.


"Kjo vrasje ne kete moment, natyrisht qe nuk ndihmon dhe mund te friksoje edhe te tjere te cilet mund te jene te gatshem te bashkepunojne me autoritetet te cilat po punojne per vendosjen e rendit dhe ligjit ne rruget e Kosoves".


Nje teori e paraqitur nga mediat nderkombetare sipas se ciles vrasjet kane qene nje paralajmerim per Kosovaret e tjere te cilet mund te jene duke menduar per te deshmuar ne Hage duket se nuk ka baza.


Dy dite pas vrasjes, gazeta Zvicerane Neue Zuricher Zeitung shkruante: "Qe prej perfundimit te luftes ne Kosove, Beogradi ka kerkuar me ngulm qe edhe luftetare Shqiptare duhet te akuzohen per krime lufte".


Disa njerez mendojne se Zemaj kishte pranuar tashme te jepte deshmi rreth ngjarjeve te kohes se luftes. Por njw burim i IWPR ne gjykate e kundershton kete, duke thene se perfaqesuesit e Hages nuk kane kontaktuar me Zemajn, megjithese "ai ka qene nje figure interesante dhe mund te kishte qene nje deshmitar i mundeshem".


Haradinaj, i ka kerkuar mediave te mos arrijne konkluzione te nxituara, ka hedhur poshte zerat sipas te cilave ai kishte nje motiv per vrasjen, dhe ka shprehur ngushellimet e tij per familjet e te vrareve. Ai ka thene se vrasja mund te jete kryer nga sherbimet sekrete - por nuk ka thene se te ciles qeveri.


Kryetari i AAK ka kundershtuar zerat sipas te cilave vrasjet kane qene rezultat i paraqitjes se Zemajt ne gjyqin ndaj vellait te tij. "Ai ka dhene nje mesazh te forte ne favor te Dautit duke kundershtuar zerat se midis meje dhe tij ka pasur nje konflikt. Avokat mbrojtes te vellait tim e kane perdorur deshmine e tij ne strategjine e tyre te mbrojtjes," ka thene Haradinaj.


Ai gjithashtu ka mohuar qe vrasjet te kene pasur te bejne me nje sere artikujsh kritik ndaj Zemajt te cilet jane botuar ne nje pjese te medias se Kosoves. Gazeta 24 Ore, e cila mendohet se eshte e afert me AAK, ka botuar nje shkrim te gjate, ne te cilin ish komandanti i FARK eshte quajtur edhe spiun, bashkepunetor i Serbeve dhe mafioz.


"Mediat jane te mbushura me artikuj te tille, por une mendoj se opinioni i nje gazetari nuk eshte nje license per te vrare," ka thene Haradinaj.


Naser Miftari eshte redaktor i gazetes se perditeshme Koha Ditore ne Prishtine.


Frontline Updates
Support local journalists