'Vrasesit' e Supozuar Nuk Jane Te Panjohur Per Francen
Franca ka hedhur poshte theniet e Serbise per nje komplot te organizuar nga Franca per te vrare Slobodan Miloshevic. Franca mund ta kete te veshtire te shpjegoje lidhjet e saj me disa nga vrasesit e supozuar te arrestuar kete jave. Sepse ekziston me te ve
'Vrasesit' e Supozuar Nuk Jane Te Panjohur Per Francen
Franca ka hedhur poshte theniet e Serbise per nje komplot te organizuar nga Franca per te vrare Slobodan Miloshevic. Franca mund ta kete te veshtire te shpjegoje lidhjet e saj me disa nga vrasesit e supozuar te arrestuar kete jave. Sepse ekziston me te ve
Shumica e reagimeve Perendimore per deklaratat Serbe per nje komplot te organizuar per te vrare Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic kane qen kundershtuese.
Zedhenesi i Ministrise se Jashteme Franceze Francois Rivasseau ka thene se insinuatat e bera nga Sekretari Jugosllav per Informim Goran Matic gjate nje konference per shtyp me 26 Nentor, jane "krejtesisht te pabazuara".
Shume komentatore thone se Beogradi po perpiqet te largoje vemendjen nga problemet e brendeshme duke shpikur komplote te huaja. Ndoshta. Akuza kryesore ndoshta mund te mos jete e vertete. Por kete rradhe shume njerez mund te habiten qe autoritetet e Beogradit, te pakten nje here thone pjeserisht te verteten.
Javet e ardheshme, zyrtaret Franceze mund te kene te veshtire te shpjegojne lidhjen e tyre me disa nga pese personat e arrestuar nga autoritetet Jugosllave gjate muajit Nentor, vecanerisht dy prej tyre - Jugoslav Petrusic dhe Miodrag Pelemis.
Sepse me te vertete ekziston nje lidhje Franceze.
Figura kryesore eshte Jugoslav Petrusic, nje Serb nga Kosova. I njohur me emrin Kolonel "Jugo Dominik", ai ka dale ne skenen nderkombetare fillimisht ne 1997, duke fituar fame te keqe si mercenar i Presidentit Mobutu Sese Seko te Zairese. Historia e tij eshte tregua gjeresisht ne shtypin boteror, perfshire edhe The New York Times.
Ne konferencen e tij per shtyp, Matic ka thene se disa nga personat e arrestuar kishin organizuar 180 mercenare Serb nga Bosnja per te luftuar ne perkrahje te Mobutu kunder rebeleve te Laurent Kabila. Ai gjithashtu ka deklaruar se Philip Perrette, drejtuesi komercial i kompanise Franceze Geolink, kishte organizuar operacionin. (Kur u pyet, Geolink ka refuzuar te komentoje per kete artikull.)
Gjate 1997 gazetat Franceze kane qene te mbushura me histori per mbeshtetjen e qeverise Franceze per Mobutun. Autoritetet Franceze kane hedhur poshte perfshirjen e tyre ne konfliktin ne Zaire (tani Republika Demokratike e Kongos), por thuhet se Franca ka shkelur nje marreveshje me Belgjiken dhe SHBA per te mos derguar ndihme ushtarake atje.
Geolink, nje kompani telefonesh celulare, mendohet se ka organizuar transportin e mercenareve Serb.
Por akuzat shkojne edhe me tej. Nje biznesmen i njohur Serb Boshnjak, i cili deshiron te mbetet anonim, ka deklaruar se Perrette dhe Geolink ne fakt kane vepruar ne baze te instruksioneve te sherbimeve sekrete Franceze.
Ne nje interviste ne vitin 1997 ne zyren perfaqesuese te Republika Srpska ne Beograd, ky biznesmen ka thene se Perrette dhe Geolink kane blere arme nga autoritetet Jugosllave dhe i kane eksportuar ato ne Zaire.
Biznesmeni ka deklaruar gjithashtu se pavaresisht embargos nderkombetare per tregetine e armeve me Jugosllavine, ne Dhjetor 1996 Geolink i ka shitur pajisje moderne ushtarake autoriteteve Jugosllave. Gjate ketij transaksioni, ka shpjeguar ai, eshte marre vesh se sherbimet sekrete Franceze ishin perfshire ne dergimin e mercenareve dhe armeve ne Zaire.
Ne veren e vitit 1997, drejtuesi i larte i Geolink Andre Martinie i ka thene The New York Times, se firma nuk kishte dijeni per perfshirjen e Perrette ne operacione te fshehta nepermjet Beogradit. Por ai ka konfirmuar se Perrette kishte vizituar kryeqytetin Jugosllav disa here gjate tre muajve te fundit te vitit 1996.
Ai gjithashtu tha se kompania kishte arritur ne perfundimin se Perrette ishte ne fakt agjent i sherbimit sekret Francez. Ai shtoi se Perrette kishte perdorur lidhjet e biznesit te Geolink ne Zaire si nje mbulese per aktivitetet e tij te fshehta.
Lidhjet ndermjet kompanise dhe Perrette, nje drejtor themelues i saj, kane qene te tensionuara ne ate periudhe.
Biznesmeni Serb Boshnjak, megjithate, insiston se Perrette nuk ishte i vetmi perfaqesues i Geolink qe ka vizituar Beogradin ne fund te vitit 1996. Ai ka deklaruar se ne Tetor te atij viti, Perrette ka vizituar qytetin, i shoqeruar nga nje person tjeter - dhe Jugoslav Petrusic.
"Kolonel Yugo Dominik ka qene gjithnje me ta," ka thene biznesmeni, duke perdorur emrin e luftes se Petrusic.
"Dominik nuk e fshehu faktin qe ai punonte per sherbimin sekret Francez. Une kam pare nje fotografi te tij prane ish Presidentit Francez Francois Mitterrand si bodyguard i tij," thote biznesmeni.
Ai tha se Petrusic, te cilin e ka takuar heren e pare ne 1992, kishte emigruar qe i ri nga Jugosllavia dhe kishte hyre ne Legjionin e Huaj Francez. Ai gjithashtu tha se Petrusic i kishte treguar atij pasaportat qe posedon, nje Franceze, Belge (ku Geolink ka nje dege) dhe nje vendi Afrikan.
"Ai udhetonte vazhdimisht nga Parisi ne Beograd dhe nuk kishte problem me vizat. Fillimisht, te tre ata kane deklaruar se ata ishin te interesuar te benin biznes ne Republika Srpska, kishin sjelle me vete studime fizibiliteti dhe cdo gje dukej si shume serioze," tha biznesmeni.
"Une kam organizuar takime per ta ne Pale [ne Republika Srpska], dhe kane qendruar aty per nje nate. Ata erdhen ne Beograd dhe Pale perseri ne Nentor, dhe dy here ne Dhjetor."
"Vetem ne Dhjetor une zbulova se per cfare ishin te interesuar ata kur me pyeten rreth ushtareve te Republika Srpska te cilet deshironin te shkonin ne Zaire si instruktore. Ne folem rreth kesaj gjeje ne apartamentin tim. Aty ishte edhe nipi i Mobutu."
Biznesmeni thote se ai i organizoi nje takim me Shefin e Shtabit te Pergjitheshem Jugosllav Momcilo Perisic ne Zyrat e Shtabit te Pergjitheshem ne qender te Beogradit dhe se ata me pas "u krenuan se kishin fituar disa milione marka Gjermane nga kontrata per te shitur disa pajisje te vjetra ushtarake Jugosllave ne Zaire.
"Kur ata arriten te shisnin disa arme qeverise Jugosllave dhe organizuan nisjen e mercenareve, nuk permenden me investimet e biznesit ne RS. Une nuk i pashe me kurre ata. I kam lene disa mesazhe ne firmen e tyre ne Paris, por kam marre pergjigjen se ata ishin ne nje udhetim pune," tha ai.
Nje artikull i New York Times ne vitin 1997 i cili pershkruante sulmet e perditeshme nga nje aeroport prane Kisangani, Zaire, te kryer nga avione Jugosllave me pilote Ukrainas. Ushtare Serb me tatuazhe stervisnin njesite ushtarake te Zairese per te perdorur raketahedhesit e shitura nga Serbia.
Me pas, mercenaret Jugosllave qe jane kthyer nga Afrika kane deshmuar ne disa gazeta te Beogradit se tre avione bombardues te prodhimit Jugosllav, dhjete mortaja te kalibrit 82 mm, 50 mortaja te kalibrit 60 mm, nje mije pushke automatike, granata dore, pese makina te blinduara dhe minicion i ishin shitur Zairese.
Vete "Jugo Dominik" nuk ishte treguar i rezervuar per rolin e tij. Sic i kishte deklaruar nje gazete te Beogradit, "Shteti i RFJ - te gjitha autoritetet e tij - e dinin qe ne fillim se ku une kam qene dhe se nuk ka pasur ndonje komplot, apo ndonje aktivitet te paligjshem. Thjesht, ata me njohin mire."
Ne fakt, e njohin aq mire, saqe, sipas biznesmenit Serb Boshnjak, Petrusic ka qene ne te njejtin avion me Miloshevic ne Dhjetor te 1995 kur ai kthehej nga Parisi pas nenshkrimit zyrtar te Marreveshjes se Paqes se Dayton.
Petrusic i referohet Perrette, si "partneri im i vjeter" dhe "nje mik i madh i RFJ [Republikes Federale te Jugosllavise] dhe popullit Serb." Ai ka konfirmuar se ka sherbyer si pike lidhje per shitjet e pajisjeve ushtarake ne emer te Perrette.
Megjithate Petrusic, nuk do te kujtohet si nje mik i Kongos. Sipas deshmive te dhena nga deshmitare okulare ne Kisangani, te cituara nga shume gazeta nderkombetare, ky burre me floke te zeza, muskuloz dhe trupshkurter ka torturuar personalisht te burgosurit me goditje elektrike dhe bajoneta.
Vetem pak kohe perpara se qyteti te binte ne duart e Kabila, 19 te burgosur u morren dhe askush nuk ka degjuar me per fatin e tij.
Ndersa historia e mercenareve Jugosllave ne Zaire/Kongo ka pasur nje vemendje te konsiderueshme, pak vemendje i eshte kushtuar krahut te djathte te Petrusic ne rekrutimin e mercenareve dhe veprimeve te tjera atje - nje njeri i njohur si "Misha", ose Milorad Pelemis, nje tjeter person i arrestuar se bashku me Petrusic nga autoritetet Jugosllave.
Sekretari i Informacionit Matic ka shpjeguar die se ata qe jane arrestuar kane qene anetare te Njesitit te 10te Komando ne Republika Srpska, pergjegjese per masakren e Boshnjakeve ne Srebrenica.
Perseri, Matic ka pasur te drejte. Pelemis ka qene komandant i njesise se goditjes se Serbeve te Bosnjes e cila ka marre pjese ne masakren ne Srebrenica ne Korrik 1995 - ekzekutimi me i madh ne mase i civileve qe prej Luftes se Dyte Boterore.
Emri i Pelemis ka dale ne Gjykaten Nderkombetare per Krimet e Luftes ne Ish Jugosllavi, ne Hage, gjate gjyqit te Drazen Erdemovic, nje anetar i njesise se tij. Erdemovic, ka pranuar se ka vrare me teper se 70 Muslimane te paarmatosur ne Srebrenica dhe eshte denuar me dhjete vjet burgim nga ICTY, qe me vone u zvogelua ne pese.
Megjithate, Matic nuk ka permendur se Pelemis, i cili ka ne pronesi nje apartament ne Beograd, ka qene shume i afert me sherbimin sekret shteteror te Serbise. Ai ka qene aq prane, sipas ish ushtareve te tij, sa qe ai mund te rregullonte transportin e mercenareve nga aeroporti i Beogradit me dokumenta fallco.
Ne nje restorant te erret me tym ne Bijeljina, ne lindje te Bosnjes, grupi i mercenareve Serb sapo eshte kthyer nga Zaire - ish anetare te Njesise se 10te Komando - i kane thene gazetarit ne vere te 1997 se Pelemis ishte udheheqesi i tyre.
Ata kane konfirmuar se Pelemis e ka rregulluar me sherbimin e sigurimit te shtetit Serb qe te marre pasaportat Jugosllave dhe vaksinimet.
Nuk eshte degjuar asgje me teper nga Pelemis dhe Petrusic/Dominik deri sa erdhen te dhenat e Matic per rolin e tyre ne Kosove. Sipas Matic grupi ka sherbyer si vullnetare gjate sulmeve ajrore te NATO-s dhe kane kryer krime ndaj Shqiptareve etnik.
Matic thote se nje pjese e ketij grupi ndodhet tashme ne Mal te Zi, ku sherbejne si anetare te forcave speciale te kontrolluara nga Milo Djukanovic, President i Malit te Zi.
Me kaq shume episode ne historine e ketij cifti, mund te jete qe aresyeja kryesore per arrestimin e tyre te jete sigurimi i tyre nen kontrollin e qeverise.
Dhe gjithashtu per ti mbajtur ata larg nga Gjykata e Hages, ku me deshmite e tyre mund ti benin nje dem te madh Miloshevicit dhe bashkepunetoreve te tij.
Gordana Igric, eshte nje gazetare qe ka fituar cmim e cila ka mbuluar Bosnjen dhe Kosoven, ajo eshte nje bashke redaktore e IWPR.