Viti I Ri Me Fishekzjarre Dhe Bomba Ne Bosnje

Ndersa korrupsioni dhe interesi personal jane bere nje plage e skenes politike ne Bosnje dhe ndersa pakesohen ndihmat e Perendimit, Bosnia ka pritur vitin 2000 me nje ndjenje te perzier shprese dhe ankthi.

Viti I Ri Me Fishekzjarre Dhe Bomba Ne Bosnje

Ndersa korrupsioni dhe interesi personal jane bere nje plage e skenes politike ne Bosnje dhe ndersa pakesohen ndihmat e Perendimit, Bosnia ka pritur vitin 2000 me nje ndjenje te perzier shprese dhe ankthi.

Friday, 7 January, 2000

Si ne te gjithe boten, sheshet kryesore te Bosnjes jane mbushur plot nga turmat e njerezve qe kane marre pjese ne festimet e Vitit te Ri. Por turmat qe kercenin dhe kendonin nuk u derdhen ne rruge si nje shenje per nje vend te lumtur. Por ky rast ishte nje nga mundesite e rralla te njerezve per te harruar problemet e tyre dhe ato qe kane pllakosur vendin.


Ne mes fishekzjarreve te bukura dhe te shtrenjta te organizuara ne te gjithe qytetet e medha, zhurmat me te medha u degjuan nga shperthimet qe demtuan nje shtepi te refugjateve Muslimane te rikthyer ne qytetin e kontrolluar nga Kroatet te Stolac ne jug te Bosnjes.


Ne javet e fundit te 1999 parlamenti Boshnjak nuk ka mundur te miratoje ligje te rendesishme per taksat mbi importet, duke detyruar ndermjetesin kryesor nderkombetar ne Bosnje, Wolfgang Petritsch, te nderhyje. Me 1 Janar qeveria e federates Muslimane-Kroate rriti cmimet e karburantit me 10 perqind, duke shkaktuar shqetesim se ky hap do te coje ne rritjen e inflacionit.


"Po aq sa uroj te mira per vendin tuaj dhe juve, une nuk mund te mos shqetesohem per te," tha Petritsch, ne nje leter te hapur per popullin Boshnjak te publikuar ne diten e Vitit te Ri. Si shume analiste, Petritsch ka thene se ai e konsideron vitin 2000 nje moment kyc ne historine e Bosnjes.


Nga nje pikpamje optimiste, per te treten vit me rradhe Bosnje-Herzegovina ka regjistruar nje nga rritjet me te medha te prodhimit te pergjithshem bruto ne bote. Jane riparuar shume shtepi dhe tani njerezit mund te udhetojne pothuajse ne te gjithe vendin pa pasur frike nga perkatesia e tyre fetare dhe etnike. Eksperienca e Bosnjes tregon se jo vetem qe eshte e mundur te arrihet pajtimi por ai tashme po behet realitet.


Por jo e gjithe pamja eshte kaq roze. Nga pikpamja pesimiste pamja eshte krejtesisht e ndryshme, kryesisht per shkak te politikaneve vendas. Rritja e prodhimit dhe permiresimi i pergjithshe, i kushteve te jeteses bazohet kryesisht ne donacionet dhe huate e huaja. Ekonomia e brishte Boshnjake mbeshtetet kryesisht ne milionat e dollareve te ardhura nga shpenzimet e disa mijera zyrtareve Perendimore qe jetojne dhe punojne ne vend.


Ne vend qe te investohet ne rindertimin dhe rigjenerimin e industrise se shkaterruar te Bosnjes, parate shpenzohen per zgjerimin dhe perforcimin e nje aparati edhe ashtu tmerresisht burokratik. Udheheqesit lokale te korruptuar dhe inkopetente dhe partite ne pushtet merren me ceshtje te parendesishme, duke ushqyer vazhdimisht tensionet nder etnike si mjeti i tyre i vetem per te ruajtur pushtetin e tyre. Ndersa politikanet lokale tallen me parlamentin dhe institucionet e perbasketa, Perfaqesuesi i Larte Petritsch eshte i detyruar te perdore pushtetin e tij per te miratuar ligjet.


"Qeverite Perendimore dhe donatoret po humbasin durimin," tha Petritsch. "Une i bej thirrje politikaneve dhe banoreve qe ta marrin pakenaqesine e Perendimit seriozisht dhe te ndryshojne sjelljen e tyre." Petritsch ka cituar revista te specializuara biznesi te kene quajtur vendin "te varur nga ndihmat", dhe kane propozuar qe mbeshtetja e huaj per Bosnjen te jete thjesht nje prezence ushtarake.


Por disa eksperte vendas dhe te huaj kane paralajmeruar se fundi se ndihma e huaj tashme e pakesuar, kombinuar me nje burokraci ne rritje, nje industri te dobet dhe nje deficit te madh import-eksporti, do ta conin Bosnjen ne prag te krizes ekonomike te pas luftes ne vitin 2000.


Pritet qe cmimet dhe shkalla e papunesise te rriten edhe me tej, duke shkaktuar inflacion dhe trazira civile masive. Pagesat e pensioneve vonohen per muaj - pagesat e Gushtit u jepen njerezve ne Dhjetor - duke detyruar pensionistet e nxehur te kercenojne me protesta ne rast se ceshtja nuk zgjidhet.


Sindikatat kane premtuar pershkallezim te protestave ne te gjithe vendin, demonstrata dhe kaos ne rast se nuk permiresohen kushtet e punes dhe pageses. Per momentin rreth 50 perqind e Boshnjakeve jane te papune. Te ardhurat mesatare te atyre qe jane me fat te kene nje pune jane rreth 300 marka, ndersa shpenzimet mujore per nje familje jane rreth 500 marka.


Qeverite Perendimore te padurueshme kane filluar tashme te drejtojne nje pjese te ndihmave te tyre per ne Kosove dhe ne Paktin e Stabilitetit per Europen Juglindore, thoshte nder te tjera Petritsch ne letren e tij. "Ajo qe na nevojitet tani eshte nje ndryshim rrenjesor," shtoi ai.


Por partite ne pushtet duken ose te pafuqishme ose jo te interesuara te bejne ndryshime radikale, ne te mire ose te keqe. I nxehur nga korrupsioni dhe pengesat e shumta te vendosura per rikthimin e refugjateve ne shtepite e tyre, Petritsch ka shkarkuar 22 udheheqes lokal nga te gjitha grupet etnike me 22 Dhjetor. Po ne Dhjetor, forca e drejtuar nga NATO ka publikuar rezultatet e nje kontrolli te 14 Tetorit ne Mostarin Perendimor. Operacioni ka provuar se sherbimet sekrete te Kroateve te Bosnjes (SNS) prodhonin ilegalisht kaseta pornografike, fallsifikonin karta krediti dhe karta te telefonave celulare, per te mos permendur pergjimin dhe survejimin e punes se organizatave nderkombetare ne Bosnjen Qendrore dhe Jugore.


Partia e Bashkimit Demokratik Kroat ne Bosnje ka refuzuar te pranoje shkarkimin e zyrtareve dhe miratimin e legjislacionit te miratuar kohet e fundit nga Petritsch, ne shenje pakenaqesie per veprimet e Petritsch dhe publikimin e provave kunder SNS nga NATO.


Nderkohe media lokale po zbulon prova te reja te korrupsionit ne gjirin e udheheqjes politike Muslimane pothuajse cdo dite. Gjate ketyre javeve te fundit revista te pavarura kane botuar artikuj rreth disa kompanive ne pronesi te shtetit te kontrolluara nga nje besnik i partise, te cilat kane financuar marreveshje sekrete me Partine e Aksionit Demokratik te Muslimaneve (SDA). Akoma nuk ka filluar asnje hetim zyrtar ndaj njerezve te permendur ne keto shkrime.


Ne te njejten kohe, Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), e ngarkuar me mbikqyrjen e zgjedhjeve ne Bosnje, ka zbuluar se fundi prova per mashtrime me procesin e regjistrimit, te votuesve Boshnjake qe jetojne ne SHBA dhe Gjermani. OSBE mendon se zyrtare te SDA jane pergjegjes dhe kane vendosur te largojne deri 15 kandidate sapo te plotesohen listat perfundimtare.


Situata nuk eshte me e mire ne pjesen e kontrolluar nga Serbet e Bosnjes. Atje, kryeministri i moderuar, Milorad Dodik, nuk ka mundur te permbushe pjesen me te madhe te premtimeve te programit te tij ekonomik, pavaresisht nga mbeshtetja e madhe politike dhe ekonomike qe i eshte dhene nga komuniteti nderkombetar. Si rezultat, qeveria e Dodik po perballet me pakenaqesi ne rritje dhe mund te humbase ne zgjedhjet e ardheshme lokale dhe parlamentare ndaj Partise Demokratike Serbe nacionaliste e linjes se ashper.


Ne deklaratat e tyre tradicionale te vitit te ri, tre anetaret e presidences trepaleshe te Bosnjes - Kroati Ante Jelevic, Serbi Zivko Radisic dhe Muslimani Alija Izetbegovic - nuk ofruan ndonje plan konkret per vitin ne vazhdim. Ata ofruan vetem deklarata te vaketa per demokracine dhe interesat etnike.


Zlatko Lagumdzija, presidenti i Partise Social Demokrate (SDP) te opozites e quan kete gjendje nje "tragjedi". Ai paralajmeron se situata ne Bosnje gjate vitit te ardheshe, vetem do te perkeqesohet - nje ndryshim nga i cili ai beson se partia e tij, ashtu si partite e opozites ne Kroaci, do te perfitoje shume.


Petritsch gjithashtu thekson se situata ne Bosnje mund te permiresohet nepermjet ndryshimit politik ne kutite e votimit. "Duke ngulur kembe ne rolin e ligjit, dhe duke perdorur kutine e votimit ju mund te siguroni qe ata [udheheqesit politik] te mos dalin pa lagur nga korrupsioni dhe neglizhenca e tyre," tha Petritsch ne letren e tij me rastin e Vitit te Ri. Duke ju drejtuar elektoratit te Bosnjes, ai thekson: "Rruga per nje Bosnje-Herzegovine te begate dhe per ne Europe varet nga ju."


Janez Kovac eshte nje pseudonim per nje gazetar nga Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists