'Vëllai I Madh' shkon në Bosnje

Vetëm diçka ia hoqi kënaqësinë shikuesve të televizionit për 'Vëllain e Madh' - asnjëri nuk u zhvesh.

'Vëllai I Madh' shkon në Bosnje

Vetëm diçka ia hoqi kënaqësinë shikuesve të televizionit për 'Vëllain e Madh' - asnjëri nuk u zhvesh.

Një version boshnjak i shfaqjes televizive 'Vëllai i Madh' ka tërhequr audienca dhe njëherë të paktën ka tërhequr mendjen larg paragjykimeve etnike dhe politike. Ankesa e vetme ishte mungesa e atyre skenave me dushe që kanë tërhequr vëmendjen kaq shumë në Britani.


Ishte 'show realitet' e para në Bosnje dhe shikuesit, të mësuar me një dietë të pamjeve jo kaq tërheqëse telvizive, e thithën të etur. Producentët u përpoqën të tregonin se banorët e Sarajevës dëshirojnë të arrijnë mënyrat perëndimore dhe të kënaqen me këtë proces.


Asnjëri prej pesë pjesëmarrësve - Mima nga qyteti qendror boshnjak i Travnik, Jana nga kryeqyteti slloven Lubjanë, Lav nga kryeqyteti kroat Zagreb dhe Slaven e Aleksandra nga Sarajeva - u përfshinë në gjithçka që mund të ishte një sjellje erotike.


Por aktivitetet e tyre në një vend të marrë me qera u diskutuan me një frymë në të gjithë vendin. Audienca ishte e ndarë në dy kampe të qarta. Më të vjetrit më shumë e kishin inat. Shikuesit më të rinj e donin. Gati pothuaj asnjëri nuk u shfaq indiferent.


Pjesëmarrësit në 'Vëllai i Madh' mbetën duke pare televizionin për 60 orë. Aventura e tyre u përmblodh kohët e fundit me një mbrëmje tipike sarajevase të zhurmshme.


Ishte me kaq zhurmë sa fqinjët thirrën policinë. Një polic i ri u shfaq, por pjesëmarrësit e mbrëmjes menduan se ai ishte një polic fallso i dërguar nga producentët. Ata ia shkulën kapelen, i mbërthyen shkopin e gomës dhe e futën në mes të rumës vallëzuese.


Oficeri e mori për mirë gjithçka dhe u bashkua me harenë. Më pas njerëzit pyetën se çfarë mund të kishte ndodhur nëse polici do të kishte qënë më i vjetër dhe me më pak humor. 'Vëllai i Madh' mund të kishte përfunduar me një fund më pak të këndshëm.


Ngjarja tërhoqi një interesim të madh. Pati më shumë se 90,000 vizita në faqen e internetit që transmetonte shfaqjen që kishte dalë në stacionin televiziv OBN.


Qindra mesazhe u regjistruan në internet, shumë prej tyre komentonin paraqitjen e pjesëmarrësve. "Vajza sllovene kishte gjoksin më të mirë", ose "Mima ishte më e këndshmja", janë disa shembuj tipik.


Por ndonjëherë u fut edhe politika dhe urrejtja etnike. "Slaven, Aleksandra, të gjithë serbët janë me ju, vritini ustashët (term denigrues për kroatët) kur të flenë," thoshte një mesazh.


Një tjetër shkruante: "Hej njerëz, a e vutë re se myslimanët ulen vetëm në kolltuk të blertë (ngjyra e shumë flamujve islamikë) dhe të tjerët tek i bardhi?" Pati dyshime se këto mund të ishin mesazhe provokues.


Shumë vëmendje u përqëndrua jo te kombësia, por te refuzimi i pjesëmarrësve për t'u shfaqur nudo. Gjashtë muaj më parë një vajzë nga Zagrebi, Andrea, bëri dush përballë kamerave gjatë një shfaqjeje të ngjashme në Kroaci. Ajo fitoi zemrat e kroatëve, por më pas e humbi vendin e punës si shitëse.


Mëngjesin pas përfundimit të shfaqjes në Sarajevë, pesë aktorët panë se ishin bërë yje. Kur shkuan në qytet për të ngrënë mëngjes, ata u rrethuan nga shumë shikues. Pothuaj të gjithë në turmë i njihnin se cilët ishin.


Agjencia reklamuese Fabrika, e cila ndihmoi në organizimin e shfaqjes, u përmbyt me kërkesa nga të rinj që kërkonin të merrnin pjesë në serinë tjetër të 'Vëllait të Madh'. Deri tani nuk është planifikuar ndonjë seri tjetër.


Disa javë pasi përfundoi shfaqja mbeti një temë interesante e bisedave. Shumica e të moshuarve ende pëlqejnë të flasin për dekorimin e bukur të mjedisit ku u zhvillua shfaqja. Ata kritikojnë "jetën e kotë që bëjnë të rinjtë modernë".


Një grua e moshuar u ankua në një emission në radio se "tre prej tyre i kthyen shpinën kamerave dhe bisedonin në internet, ndërsa dy të tjerët vetëm luanin lojëra video. Ata e kaluan 90 për qind të kohës ashtu.


"Nuk pati ndonjë diskutim inteligjent, asnjë shaka, as edhe një vërejtje të pjekur ose interesante. Duket se të pestë nuk kishin lexuar më shumë se 10 libra gjatë jetës së tyre."


Të rinjtë nuk bënin komente të tilla. Ata flisnin me miratim për zgjedhjen e muzikës, të veshjeve e të tatuazheve. Haris Pashoviç, një regjisor filmash i njohur nga Sarajeva, tha se ai e kishte inat konceptin e shfaqjes realitet, të cilën ai e konsideron si një përjekje tjetër nga ana e televizionit për ta bërë veten si elementin më të rëndësishëm të jetës së njerëzve. Megjithatë edhe Pashoviç gjeti rehati tek fakti se, të paktën, Bosnja është duke ndjekur tendencat botërore.


Ozren Kebo është komentator për të përjavshmen e Sajevës Slobodna Bosna.


Support our journalists