Vazhdojne Vrasjet Ne Kosove

Nivelet e dhunes ne Kosove jane te njejta si ato perpara luftes. Por tani shume nga viktimat jane Serbe, dhe shkaktaret jane Shqiptaret.

Vazhdojne Vrasjet Ne Kosove

Nivelet e dhunes ne Kosove jane te njejta si ato perpara luftes. Por tani shume nga viktimat jane Serbe, dhe shkaktaret jane Shqiptaret.

Thursday, 10 November, 2005

Pak njerez jane ne nje pozicion me te mire se ish diplomati Amerikan William Walker per te leshuar nje paralajmerim per Shqiptaret e Kosoves duke u bere thirrje atyre te ndalojne sulmet hakmarrese ndaj komunitetit Serb te mbetur ne Kosovove.


Walker respektohet nga Shqiptaret e Kosoves per denimin e hershem qe i ka bere krimeve Serbe ne fillim te krizes, ndersa ai ishte kryetar i misionit vezhgues nderkombetar ne Kosove. Javen e kaluar ne Prishtine, ku ndodhej me ftese te udheheqesve Shqiptare te Kosoves, ai paralajmeroi nje turme prej disa qindra njerezish te mbledhur perpara Teatrit Kombetar, "Se ne rast se dhuna vazhdon, kjo mund te jete e demshme dhe shkaterruese per Shqiptaret dhe te ardhmen e Kosoves."


Nje paralajmerim i ngjashem eshte bere me heret ate jave nga Organizata per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Europe (OSBE) e perbere prej 54 shtetesh anetare, e cila eshte ngarkuar te ndihmoje ne rivendosjen e rregullit dhe te mbikqyre rindertimin ne Kosove.


"Popullsia e Kosoves dhe udheheqesit e tyre duhet te kuptojne se kjo dhune ve ne rrezik reputacionin nderkombetar dhe pozicionin e Kosoves," ka thene OSBE ne nje deklarate per shtyp. "Komuniteti nderkombetar nderhyri ne Kosove per te mbrojtur te drejtat njerezore dhe jo per te hapur rrugen per nje vale te re ngacmimesh dhe dhune etnike."


Vazhdimi i dhune ka mundesi "te ndikoje ne simpatine e donatoreve dhe mbeshtetjen e tyre ne nje kohe kur po pergatiten takime te rendesishme te donatoreve," ka paralajmeruar shefja e te drejtave te njeriut te OSBE Sandra Mitchell.


Sipas OSBE, statistikat e krimeve gjate kater muajve te kaluara perfshijne 348 vrasje, 116 rrembime, 1,070 bastisje shtepish dhe 1,106 raste vendosje gjobash. Nje ndarje e qarte nuk ekziston, por natyrisht pjesa me e madhe e kesaj dhune eshte e drejtuar kunder popullsise Serbe te mbetur, e cila po detyrohet te jetoje ne komunitete te pastra etnikisht dhe te izoluar. Viktima me e njohur Serbe e deri tanishme ka qene Momcilo Trajkovic, figura politike kryesore e Serbeve ne Kosove, i cili eshte qelluar me arme ne kembe javen e kaluar.


Nje raport nga Grupi Nderkombetar i Krizes (ICG) ka arritur ne perfundim se numri i vrasjeve tani eshte i njejte me ate te niveleve te njoftuara perpara nderhyrjes se NATO-s.


"Gjate dy muajve qe paraprine goditjet ajrore te NATO-s, vriteshin mesatarisht 10-15 Serb ne jave dhe nje numer i perafert ushtaresh te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne sulme te ndryshme," thuhet ne raportin e ICG, i cili u botua kete jave. "Ne muajin Gusht mendohet se rreth 30 njerez vriteshin cdo jave ne Kosove. Tani pasi kane kaluar disa muaj kjo shifer mbetet pothuajse e njejte."


Statistika e fundit e krimit e publikuar nga misioni i OKB ne Kosove (UNMIK) tregon nje renie te numrit te pergjitheshem te incidenteve ndaj minoriteteve. Por kjo mund te jete pjeserisht per shkak te largimit te popullsise jo Shqiptare - Serbe, Rome dhe Gorane - gjate muajve te fundit.


Perseri, nuk ekzistojne shifra te pranueshme nga te gjithe. Vladislav Jovanovic, i derguari i Jugosllavise ne Kombet e Bashkuara, ka deklaruar javen e kaluar se 250,000 jo Shqiptare jane larguar nga Kosova per ti shpetuar dhunes. Sipas Kryqit te Kuq Jugosllav, deri ne fund te Tetorit, numri i njerezve te rregjistruar si te shperngulur brenda kufinjve nga Kosova per ne Serbi dhe Mal te Zi ka qene 230,884. Shifrat nga burime te pavarura flasin per nje eksod te rreth 100,000 deri 180,000 Serbeve.


Ole Irgens, zedhenes i Forces se Kosoves se NATO (KFOR), ka njoftuar "tregues pozitive" te nje permiresimi te situates se sigurise. Megjithate, sipas Komisariatit te Larte per Refugjatet te OKB (UNHCR) dhe OSBE, gjendja e minoriteteve ne Kosove mbetet e rrezikuar.


Intelektuale Shqiptare dhe figura politike te moderuara ne Kosove kane ngritur shqetesimin se "te shtypurit nuk duhet te shnderrohen ne shtypes". Por Shqiptare te tjere te Kosoves kane nxjerre justifikime. Ata kane nenvizuar se Serbet ne Kosove akoma nuk jane te gatshem te perballen me realitetin e ri por vazhdojne te mbeshtesin politikat anti-Shqiptare dhe qendrimet e Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic.


Sido qe te jete, cdo njeri ne Kosove po lexon numrat e incidenteve te dhuneshme si pjese e nje loje shifrash.


Shtypi vendas fokusohet kryesisht ne dhunen kunder Shqiptareve. Ai njofton shpesh se gjate ketyre kater muajve kane vdekur me shume Shqiptare se sa Serb. Keto jane shenjat e para se krimi i dhunshem po rritet edhe ne mes te Shqiptareve.


Ka pasur shenja se bandat vendase mund te kene filluar te bashkepunojne me bandat nga Shqiperia ne krime qe shkojne nga vjedhja e makinave ne kontrabande, rrembime dhe vrasje.


Ndersa sistemi policor dhe ai gjyqesor ne Kosove jane kryesisht jashte funksionimit, ekziston frika se "Sindroma Shqiptare" e kaosit social mund te shtrihet dhe te zere rrenje edhe ne Kosove. "Mos lejoni qe kriminelet dhe mafia te kontrollojne gjendjen," ka paralajmeruar Dan Everts, shefi i OSBE.


Nje zhvillim i tille eshte vecanerisht shqetesues ne mungese te ndonje shenje te fillimit te veprimtarise se policise dhe sistemit shyqesor se shpejti. Mungesa e administratave lokale ne te gjithe Kosoven, ka lene nje boshllek qe mund te mbushet lehtesisht nga krimi. Shume njerez shpresojne se gjendja do te permiresohet pas zgjedhjeve, kur do te formohen strukturat e verteta te pushtetit lokal. Por votimet akoma nuk jane planifikuar per tu mbajtur.


Gjate vizites se tij, Walker ju dha titulli "qytetar nderi" i Kosoves nga udheheqesit Shqiptare. Por kjo nuk e ndaloi ate qe te thoshte hapur mendimin e tij. Ne diten e vizites se tij, forcat Ruse arrestuan dhjete Serb per armembajtje te paligjeshme, ndersa zyrtaret e NATO-s noftuan per vdekjen e nje gruaje Serbe 69-vjecare ne fshatin Donji Streoc ne Kosoven perendimore, prane Decanit.


Daut Dauti eshte nje korrespondent i IWPR ne Kosove.


Frontline Updates
Support local journalists