Vala E Re E Refugjateve Serbe E Kthyer Prapa Nga Beogradi

Refugjatet Serbe qe largohen nga Kosova po dergohen larg nga Beogrdi per shkak te frikes se prezenca e tyre atje mund te prishe imazhin e preferuar te shtetit per fitoren mbi “gresoret e NATO-s”

Vala E Re E Refugjateve Serbe E Kthyer Prapa Nga Beogradi

Refugjatet Serbe qe largohen nga Kosova po dergohen larg nga Beogrdi per shkak te frikes se prezenca e tyre atje mund te prishe imazhin e preferuar te shtetit per fitoren mbi “gresoret e NATO-s”

Dy traktore hyne ne oborrin e Radoslav Otovic, prane fabrikes se perpunimit te frutave Meridian ne qytetin Serb te Gornji Milanovac i cili shtrihet rreth 25 kilometra ne jug te Beogradit. Te dy mjetet ishin te ngarkuar me mobilje, batanije dhe rroba - dhe kater familje Serbe nga fshati Prekale ne Kosove.


Qe te gjitha jane te lodhur nga udhetimi. Me i vjetri mes tyre Bogic Gozic, i cili eshte me teper se 75 vjec, qan. Ai ka lene prapa ne Kosove cdo gje qe ka patur. Ai ka me vete edhe nje vajze 35 vjecare me probleme mendore. “ Nuk e di se cfare do te behet me ne,” thote Bogic. “ C’te keqe kemi bere?”


Nga pese femijet e tij nje djale jeton ne Beograd. Plaku shpreson te shkoje tek ai. Shpreson, thote ai, sepse keto dite nuk eshte e lehte te shkosh ne Beograd. Ndersa disa kane shkuar dhe po qendrojne me familjaret e tyre apo dhe duke fjetur neper parqet e qytetit, pjesa me e madhe e refugjateve Serbe nga Kosova e kane gjetur rrugen per ne kryeqytet te bllokuar nga policia e cila i ka urdheruar ata te shkojne neper drejtime te tjera.


Duket se refugjatet jane te padeshiruar ne Beograd - ku ata mund te prishin gjendjen e gezuar shpirterore te “ fituesve ndaj agresoreve te NATO-s.”


Refugjatet kishin planifikuar te mbidheshin para nderteses se Parlamentit Jugosllav per te protestuar ndaj asaj qe ata e konsiderojne si nje vendim te paramenduar te qeverise per te injoruar kerkesat e tyre.


Sot ne Beograd nuk mund te shohesh apo te lexosh neper mediat zyrtare asgje rreth vuajtjeve te Serbeve dhe Malazezeve dhe te tjereve te cilet jane larguar nga Kosova - ashtu si me perpara, ne nuk kemi patur mundesi te lexojme asgje rreth Shqiptareve te debuar me dhune nga provinca.


Por nje pamje e tille po u jepet sot shikuesve ne Beograd nga stacioni televiziv Studio B i cili kontrollohet nga Partia Levizja per Rinovimin Serb ( SPO) e Vuk Draskovic. Zivan Zivkovic nga fshati Musotiste , ne Bashkine e Suvareka ne Kosove ankohet para shikuesve se si eshte urdheruar nga Ushtria Jugosllave, ashtu si edhe Serbe te tjere nga fshati per t’u larguar, dhe se u eshte lene tre ore kohe per te bere gati plackat.


Ai i tha televizionit sesi ai dhe familja e tij kishin udhetuar per tre dite me rradhe ne drejtim te veriut.


“Kur po vinim askush nuk na kushtoi vemendje, te na ndihmonte, dhe akush nuk na ofroi ushqim per femijet apo nje cati per te futur koken. Ne na eshte dashur te paguajme dy Marka Gjermane per liter benzine per te ardhur deri ketu. Nuk e di se ku do te shkoj. Motra ime banon ne Beograd, por njerezit merziten shpejt me miqte.


"Kam lene pas cdo gje qe kisha perfshire edhe tre shtepi, prona, lope, derra - te gjitha keto me nje vlere mbi nje milion Marka Gjermane. Vetem kater ose pese serbe kane mbetur ne fshat, dhe askush nuk e di se cfare u ka ndodhur”.


Praktikisht e gjithe struktura e shtetit Serb eshte larguar nga Kosova. Funksionaret e bashkive, te cilet me ligj jane te gjithe antare te partise ne fuqi kane qene te paret qe jane larguar, thote Marko Jagsic, presidenti i Bordit Rajonal te Partise Demokratike te Serbise. Nje kryetar bashkie eshte perpjekur t’ia shese apartamentin e tij ne momentin e fundit bashkise.


E gjithe policia, sistemi gjyqesor, deri edhe te burgosurit jane levizur, si edhe rregjistrat bashkiake dhe arkivat, keshtu qe askush nuk mund te kerkoje as edhe dokumentin me te thjeshte. Nuk dihet se ku kane shkuar disa fabrika, por ka zera se kjo me te vertete ka ndodhur. Pervec kesaj, shume prej makinave dhe mjeteve te cilat neper kolona jane drejtuar per ne Serbi jane pa targa - nje tregues i sigurte se ato jane te vjedhura.


Policia ne Serbi po kryen kontrolle te imta te refugjateve dhe mjeteve te tyre, duke kerkuar dhe konfiskuar armet. Pothuajse te gjithe, perfshire edhe grate dhe femijet, tashme kane nje arme, nje dicka e trasheguar nga lufta ne Kosove. Nje meso burre ne kolone iu ankua se perditeshmes se Beogradit Vreme: “Kur mberritem ne Serbi, disa zoterinj na urdheruan qe te dorezonim armet. Une nuk ua dhashe ato UCK-se (Ushtrise Clirimtare te Kosoves), as edhe NATO-s, dhe nuk kam nder mend ti dorezoje ato ketyre njerezve.”


Numri i sakte i Serbeve te cilet jane larguar nga Kosova nuk dihet. Numri po rritet dita dites, dhe mendohet te jete ndermjet 30,000 dhe 80,000. Pjesa me e madhe e tyre kane te aferm ne Serbi dhe Mal te Zi, por shume te tjere jane akoma ne qiell te hapur. Ne disa vende, si per shembull ne Kragujevac, keta njerez kane probleme me ushqimin. Kjo eshte arsyeja qe shume prej tyre tashme po mendojne te kthehen sapo t’u garantohet siguria.


Autoritetet Serbe kane nderruar muziken e tyre keto ditet e fundit dhe kane filluar nje apel me panik qe refugjatet te kthehen ne shtepite e tyre. Apelet kryesisht synojne te bindin ata qe nuk kane levizur ende te qendrojne aty, dhe jo aq shume te fillojne rikthimin e refugjateve, te cilet megjithate nuk kane shume mundesi per te ndjekur televizionin keto dite.


Per kete arsye, neper kanalet televizive te kontrolluara nga shteti, mund te shohesh tashme kronika nga enklavat Serbe ne Prishtine apo Fushe Kosove, ne te cilat Serbet e intervistuar thone ne nje menyre jo shume bindese se: “Kjo eshte toka jone, ne do te qendrojme ketu, jemi te sigurte ketu…”


Milenko Vasovic eshte nje gazetar ne Beograd.


Serbia, Kosovo
Support our journalists