Vakumi I Pushtetit Ne Kosove

Pas disa muajsh bisedime, politikanet e percare ne Kosove ende nuk kane rene dakort per te zgjedhur nje qeveri dhe presidentin.

Vakumi I Pushtetit Ne Kosove

Pas disa muajsh bisedime, politikanet e percare ne Kosove ende nuk kane rene dakort per te zgjedhur nje qeveri dhe presidentin.

Friday, 18 January, 2002

Demokracia mund te jete me e veshtire se sa duket per njerezit te cilet nuk e kane provuar kurre me pare. Dy muaj pas zgjedhjeve te para demokratike ne Kosove askush nuk ka rene dakort se cili duhet te drejtoje qeverine dhe cili duhet te jete presidenti.


Nderkohe, komuniteti nderkombetar, drejton provincen sic ka bere qe prej hyrjes se forave te NATO-s dhe largimit te forcave te ish presidentit Jugosllav Sllobodan


Millosheviq.


Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK, e drejtuar nga Ibrahim Rugova, ka fituar numrin me te madh te votave ne zgjedhjet e 17 Nentorit. Por ai nuk ka arritur te siguroje shumicen e nevojeshme ne parlament per te emeruar veten e tij si kryetar shteti.


Ai eshte bllokuar nga Partia Demokratike e Kosoves, PDK, e drejtuar nga Hashim Thaqi dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, AAK, e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Te dy keto grupime mendojne se Rugova ka luajtur nje rol shume anesor ne luften kunder sundimit Serb.


Nga 120 vendet ne parlamentin e provinces, LDK kontrollon 46, PDK 26, AAK 8 dhe koalicioni Serb Povratak 22. Pjesa tjeter jane ndare ndermjet partive me te vogla Shqiptare dhe te pakicave etnike.


Rugova i ka ofruar PDK-se dhe AAK-se pese poste ministrore nga shtate qe jane ne total dhe dy poste te zevendes kryeministrit. Ai kerkonte te emeronte kryeministrin nga partia e tij.


PDK dhe AAK kane kerkuar "bashke qeverisje" - me idene qe postet e presidentit, kryeministrit dhe kryetarit te asamblese duhet te ndaheshin ndermjet tre partive me te medha.


LDK e ka hedhur poshte kete edhe me aprovimin e ish administratorit te OKB-se Hans Hakerup, i cili ka kerkuar qe koalicioni qeveritar te krijohej me ndihmen e partive te pakicave. Por partite e pakices Serbe nuk pranuan te futeshin ne kete valle. Povratak eshte kunder zgjedhjes se nje presidenti.


Votimi ne asamble ka deshtuar tre here rrjesht dhe Rugova nuk ka mundur te marre mandatin presidencial. Me pas PDK dhe AAK kane thene se ai nuk ka me te drejte te kandidoje per president. Ata kane cituar Kuadrin Kushtetues te Kosoves ne te cilin thuhet se votimi per zgjedhjen e presidentit mund te kryhet deri tre here, por nuk jep asnje zgjidhje per cfare mund te ndodhe me pas.


Perfaqesuesit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Gjermanise, Frances, Italise dhe Mbreterise se Bashkuar, te cilat perbejne QUINT, nje sherbim i koalicionit nderkombetar, kane organizuar dy takime ndermjet LDK-se, PDK-se, dhe AAK-se dhe Povratak ne zyrat e qeverise Amerikane ne Prishtine javen e kaluar, por nuk kane arritur te gjejne nje zgjidhje.


Mungesa e progresit po con ne nje shtim te radikalizimit brenda rradheve te partise se Rugoves. Nje forum i LDK-se javen e kaluar ka deklaruar se "bisedimet me partite e tjera kane perfunduar". Cdo leshim per ti dhene PDK-se postin e kryeministrit mund te coje ne ndarjen e madhe te LDK-se gjate konventes se tyre ne muajin Prill.


Ne te njejten kohe, bashkepunimi ndermjet PDK dhe AAK po permiresohet gjithnje e me teper. Te dyja partite kane gjetur nje strategji te perbashket, duke e ngritur cmimin e mbeshtetjes se tyre ne menyre qe te detyrojne Rugoven te kerkoje mbeshtetjen e Povratak, nje hapo i cili mund te conte ne shperberjen e LDK-se.


Povratak ka vendosur kushte praktikisht te pamundura per t'u plotesuar. Keto kushte perfshijne heqjen dore nga kerkimi i pavaresise per Kosoven. Asnje politikan Shqiptar nuk mund te pranoje nje gje te tille.


Takimet ne zyren Amerikane ne Prishtine kane treguar se te gjitha partite ne Kosove jane teper larg qendrimeve te njera tjetres dhe ato e perceptojne ne menyre teper te vaget realitetin e provinces.


Ne nje perpjekje per te zgjidhur keto mosmarreveshje, AAK ka hequr dore nga bisedimet dhe kerkesat duke thene se ajo do te linte cdo gje ne duart e PDK-se dhe LDK-se. Por edhe PDK ka bere kerkesa te papranueshme per LDK-ne.


Komuniteti nderkombetar nuk ndjen ndonje detyrim per te zgjidhur kete problem. Ai thote se roli i tij eshte te ndihmoje Kosovaret, dhe jo te jape nje zgjidhje te percaktuar per ta.


Kosovaret e thjeshte po zhgenjehen gjithnje e me teper nga menyra e sjelljes se politikaneve te tyre. Ata e ndjejne se shpresat e tyre per vete administrim po tradhetohen. Shume prej tyre fajesojne Kuadrin Kushtetues i cili percakton se 20 vende ne parlament do te jene per pakicat kombetare. Ky nen rrit numrin e partive te vogla te perfaqesuara ne asamble por e ben me te veshtire per partite kryesore te sigurojne nje shumice.


Ndersa ndodhin keto zhvillime, njerezit jane te shqetesuar per problemet e tyre te perditeshme si rritja e cmimeve dhe shkalla e larte e papunesise prej 55 perqind. Konvertimi i koheve te fundit ne Euro ka shkaktuar rritjen e cmimit te bukes - konsumi kryesor i Kosovareve - me 40 perqind.


Ndermjet opsioneve te tjera politike te cilat po konsiderohen tani eshte edhe ideja e nje qeverie te perbere krejtesisht nga eksperte teknik administrativ. Por te gjithe e dine se nder ceshtjet e para me te cilat do te duhet te perballet qeveria do te jete ajo e pavaresise se Kosoves. Asnje ekspert teknik nuk do te jete ne gjendje te diskutoje kete ceshtje.


Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i IWPR-se dhe Oficer Politik ne Zyren Kanadeze ne Prishtine. Mendimet e shprehura ne kete artikull jane te vete autorit dhe nuk reflektojne pozicionin e Qeverise Kanadeze.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists