Udhëheqësit Shqiptarë Dënojnë Revoltën në Maqedoni
Udhëheqësit politik Shqiptarë u kanë bërë thirrje vëllezërve të një gjaku në Maqedoni për t'i dhënë fund kryengritjes së tyre të dhunëshme
Udhëheqësit Shqiptarë Dënojnë Revoltën në Maqedoni
Udhëheqësit politik Shqiptarë u kanë bërë thirrje vëllezërve të një gjaku në Maqedoni për t'i dhënë fund kryengritjes së tyre të dhunëshme
Trafiku diplomatik nëpërmjet Tiranës ka arritur një pikë pothuajse të paparë këtë javë kur një sërë drejtuesish Shqiptarë nga rajoni kanë mbërritur për të diskutuar rreth krizës në rritje në Maqedoni dhe Serbinë jugore.
Ndërkohë, zyrtarët Shqiptarë, kanë udhëtuar në Vienë ku janë takuar me homologët e tyre Jugosllavë në prag të rivendosjes së plotë të marrëdhënieve diplomatike të ndërprera gjatë krizës në Kosovë të vitit 1999.
Tirana është përpjekur të marrë rolin drejtues në dënimin e dhunës në Maqedoni dhe në luginën e Preshevës në Serbinë jugore dhe u ka kërkuar Shqiptarëve etnik në të dyja rajonet të ulin armët.
Ministri i Jashtëm Shqiptar, Paskal Milo, duke flour pas takimit me zyrtarët Jugosllavë më 15 Mars, ka thënë: "Ne mbështesim çdo përmirësim të statusit dhe të drejtave të njeriut të Shqiptarëve në Maqedoni. Veprimet ekstremiste nuk e ndihmojnë një gjë të tillë. Ne dënojmë dhunën ngado që të vijë ajo".
Më 12 Mars, Kryeministri Ilir Meta ka takuar drejtuesit e dy partive kryesore të Shqiptarëve etnik në Maqedoni, Arbën xhaferri dhe Imer Imeraj. Të tre ata kanë bërë një deklaratë ku thuhet se "çdo dhunë shkon kundër interesave të Shqiptarëve dhe pozicionit të marrë nga përfaqësuesit politik [të komunitetit Shqiptar në Maqedoni]'.
Xhaferi, drejtuesi i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, PDSH, dhe anëtar i qeverisë së koalicionit në Shkup, ka thënë se "si përfaqësues politik ne mbështesim paqen, integritetin territorial të Maqedonisë dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon".
Ai tha se gjendja e minoritetit Shqiptar në Maqedoni ka nevojë për t'u përmirësuar, por ka thëksuar se partia e tij është përpjekur të "punojë me institucionet Maqedonase për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoni".
Më pas gjatë javës, Tiranën e kanë vizituar drejtuesit e Shqiptarëve të Kosovës. Hashim Thaqi, drejtuesi i Partisë Demokratike në Kosovë, PDK, Agim Ceku, komandant i Korpusit të Mbrojtjes të Kosovës dhe Veton Surroi, botuesi i gazetës kryesore të pavarur Koha Ditore, janë takuar me Metën dhe politikanë të tjerë të lartë Shqiptarë.
Është vënë re mungesa e Ibrahim Rugovës, drejtuesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, fituesit në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë. Por zyrtarët e Tiranës thonë se Rugova pritet të vizitojë Shqipërinë së shpejti, diçka që ai ka mbi një vit që e ka premtuar.
Thaqi dhe Ceku kanë pasur bisedime me Presidentin Rexhep Mejdani, Kryeministrin Ilir Meta, kryetarin e parlamentit Skënder Gjinushi, kryetarin e Partisë Socialiste në pushtet, Fatos Nano, dhe kryetarin e partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha.
Pas takimeve, Thaqi ka thënë: "përdorimi i dhunës për të arritur qëllimet politike është i papranueshëm dhe ne e dënojmë atë".
Komentet e kryeministrit kanë pasur të bëjnë kryesisht me shpërthimin e dhunës përreth Tetovës dhedemonstratave në qytet në mbështetje të veprimeve të guerrilave.
"Shqiptarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre me mënyra demokratike dhe politike dhe jo nëpërmjet manifestimeve të forcës si ai në Tetovë," ka thënë ai. "Protestat e këtij lloji janë kundër interesave të Shqiptarëve, kundër përpjekjeve për t'ju njohur të drejtat dhe dëmtojnë imazhin e të gjithë Shqiptarëve në rajon".
Kryeministri ka theksuar se sovraniteti dhe integriteti i Maqedonisë "janë një nevojë jo vetëm për stabilitetine Maqedonisë por edhe për rajonin".
Meta i ka bërë thirrje qeverisë së Shkupit t'i ushtrojë më shumë kujdes shqetësimeve të minoritetit Shqiptar, sidomos statusit të tyre kushtetues brenda Maqedonisë.
Më 10 Mars, Milo është takuar me ministrin e jashtëm të Maqedonisë Srxhan Kerim në qytetin lindor të Shqipërisë Peshkopi për të diskutuar rolin që mund të luajë Shqipëria në zbutjen e tensioneve në Maqedoni.
Kerim ka thëksuar pas takimit se qeveria e tij nuk i konsideron të gjithë Shqiptarët përgjegjës për dhunën e ditëve të fundit dhe ka premtuar më shumë përpjekje nga Shkupi për të zgjidhur shqetësimet e Shqiptarëve.
Por po atë ditë, parlamenti i Shqipërisë ka kritikuar Shkupin për mbylljen e kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës për herë të dytë brenda një jave dhe për kërkesëne drejtuar NATO-s për të krijuar një zonë të demilitarizuar përgjatë kufirit.
"Problemet e brendëshme të Maqedonisë nuk janë probleme të Kosovës, dhe megjtihëse i përkohëshëm, vendimi i Shkupit për të mbyllur kufirin me Kosovën është i papranueshëm," thuhej në deklaratën e miratuar unanimisht nga parlamenti në Tiranë.
Parlamenti ka denoncuar edhe "disa kryetarë shtetesh" - duke pasur parasysh presidentët e Greqisë dhe Bullgarisë - të cilët kanë ofruar ndihmë ushtarake Maqedonisë. Një politikë e tillë vetëm mund të ekzagjerojë krizën në republikë, kanë thënë deputetët. Bullgaria ka filluar dërgimin e disa qindra ton pajisje ushtarake Maqedonisë më 9 Mars.
Edhe NATO është kritikuar për lejimin që u ka bërë forcave Jugosllave në një pjesë të zonës së sigurisë përgjatë kufirit Serbi-Maqedoni.
Deklarata theksonte se Shkupi "nuk duhet të transformojë një incident të izoluar në një krizë të përgjithëshme e cila mund të çojë në një eksod të popullsisë Shqiptare në Maqedoni". Që prej asaj dite gjendja në Maqedoni është keqësuar.
Përpjekjet diplomatike të Tiranës, të përshëndetura nga perëndimi, kanë ndihmuar në krijimin e një fronti të përbashkët të forcave politike Shqiptare në rajon.
Një hap i Thaqit për të bashkuar drejtues të Shqiptarëve nga kosova, Maqedonia dhe Shqipëria mund të konkretizohet në Prishtinë në fund të muajit Mars.
Thaqi i ka lënë të kuptojë qeverisë së Tiranës se gjendja në Kosovë mund të ndikojë në të gjitha zonat e tjera të banuara nga Shqiptarët.
Një projekt i ngjashëm i paraqitur vitin e kaluar nga Nano nuk arriti të zbatohej pasi komuniteti ndërkombëtar shprehu shqetësim se një takim i tillë mund të shkaktonte përçarje ndërmjet politikanëve Kosovëarë.
Këmbëngulës, drejtuesi i Socialistëve Shqiptarë po planifikon një përpjekje tjetër për një tryezë të rrumbullakët në muajin Prill ose Maj. Edhe Surroi ka përmendur një projekt të ngjashëm. Nëse ndonjë nga këto projekte konkretizohet, atëherë do të ishte hera e parë gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit që Nano dhe Berisha ulen së bashku për të biseduar.
Qëndrimi i Berishës ndaj dhunës ndryshon shumë pak nga linja zyrtare Shqiptare - edhe ai ka dënuar veprimet e guerrilasve në Maqedoni.
Ish presidenti Shqiptar ka përshëndetur gjithashtu marrëveshjen për armëpushim të nënshkruar ndërmjet luftëtarëve separatistë Shqiptarë në Serbinë e jugut dhe autoriteteve të Beogradit.
Tani në Tiranë pritet mbërritja e Rugovës. Do të ishte krejtësisht e gabuar që drejtuesi kryesor i Shqiptarëve të Kosovës të mbetej jashtë përpjekjeve diplomatike. Nëse Tirana nuk arrin të përfshijë edhe drejtuesin e LDK-së, kjo gjë do të sihte padyshim një goditje për inisiativën premtuese që ka filluar të marrë formë. Por padyshim që më i humburi do të ishte vetë Rugova.
Llazar Semini është koordinator i projektit të IWPR-së në Shqipëri.