UCK Lufton Per Te Mos Lejuar Ndarjen

Shqiptaret po perqendrojne perpjekjet ushtarake ne veri, me qellim qe te parandalojne Beogradin te realizoje ate qe ata i tremben me teper: ndarjen e provinces.

UCK Lufton Per Te Mos Lejuar Ndarjen

Shqiptaret po perqendrojne perpjekjet ushtarake ne veri, me qellim qe te parandalojne Beogradin te realizoje ate qe ata i tremben me teper: ndarjen e provinces.

Saturday, 17 April, 1999

Luftimet ndermjet forcave te sigurimit Serbe dhe Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) ne pjesen veriore te Kosoves shenojne nje beteje te rendesishme dhe strategjike per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes ne province.


Sipas nje komandanti te UCK-se, rreth 10,000 luftetare te UCK-se jane duke mbrojtur 250,000 civile Shqiptare ne rajonet e Lapski dhe Shales, ne pjesen veriore te Kosoves.


Pervec se po perpiqen te mbrojne Shqiptaret e Kosoves, luftetaret e UCK-se po perpiqen te parandalojne forcat Jugosllave te zbrasin krejtesisht rajonin verior nga popullsia Shqiptare, si pjese e nje oferte te mundeshme nga ana Serbe per ndarjen e provinces. Duke pasur frike nga nje marreveshje e mundeshme ne mes te Beogradit dhe Perendimit, burime te UCK-se thone se ata po perqendrojne njerezit e tyre dhe materialet luftarake ne zonat strategjike te veriut, te cilen Beogradi do te deshironte ta kontrollonte perpara se te binte dakort per paqe.


Ne baze te skenarit te ndarjes, Shqiptaret besojne se Beogradi do t’i ofronte Perendimit nje armepushim dhe do t’u lejonte pjesen me te madhe te Kosoves Shqiptareve ne kembim te vlerave strategjike, ekonomike, dhe historike te provinces ne pjesen veriore te saj.


Keto perfshijne miniera me shume vlere, si edhe manastiret te cilat jane te rendesishme per Serbet. Si rezultat, luftimet ndermjet Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) dhe forcave te sigurimit Serbe jane vecanerisht te ashpra ne rajonet e Lapski dhe Shalja (Llap dhe Shala ne Shqip) ne veri te Kosoves. Ne mes te vales ne rritje te rrefugjateve drejt kufirit Shqiptar te ketyre diteve te fundit, shume njerez duket se vijne nga keto zona.


Ne rajonin e Shales ndodhet miniera e bakrit dhe te zinkut ne Trepce, ku ne vitin 1989, minatoret Shqiptare organizuan nje greve urie nen toke pas abrogimit te statusit te autonomise se Kosoves nga ana e Beogradit. Perpara vitit 1989, Minierat e Trepces ishin miniera e dyte ne Europe per prodhimin e zinkut. Ne vitin 1995 Beogradi i dha me qera keto miniera firmes Greke Mytilineos. Por per shkak te gjendjes se trazuar politike, Mytilineos ka bere shume pak investime dhe minierat tashme nuk jane ne gjendje pune.


Shqiptaret mendojne se vija ndarese do te shtrihet nga qyteti i Pejes ne veriperendim deri ne rajonin Anamorave ne juglindje. Kjo linje do te rrethoje qytetet e medha te Prishtines, Mitrovices, nje pjese te rajonit te Drenices, dhe Fushe Kosoven, vendi ku eshte zhvilluar beteja famekeqe ne shekullin e 14te, te cilen Serbet e humben ndaj perandorise Otomane.


Duke folur ne nje telefon satelitar, komandanti i UCK-se, i cili nuk pranoi te jepte emrin e tij, deklaroi se si morali i luftetareve ashtu edhe i civileve eshte teper i larte. "Deri me tani ne jemi mbajtur mire, por jemi te shqetesuar per mungesen e furnizimeve me ushqime dhe ilace", tha ai.


Ne fakt, zedhenesi i NATO-s Jamie Shea ka thene se UCK-ja "po rilind nga hiri". Ai ka deklaruar se UCK-ja "eshte ne gjendje te ndermarre akoma nje sere sulmesh brenda ne Kosove".


Duke folur ne nje konference per shtyp te koheve te fundit ne Bruksel, ai tha se Ushtria Jugosllave eshte detyruar "te shtoje operacionet e saja kundersulmuese" ndaj UCK-se, gje e cila po kerkon thirrjen e mijera ushtareve te rinj.


Luftimet jane perqendruar rreth Mitrovices, ne nje zone te rrethuar me kodra dhe te pyllezuar ne menyre te dendur. Komandanti i UCK-se tha se Serbet po bombardojne ashper, me qellim qe te detyrojne UCK-ne te dale ne fushe te hapur.


Ekonomikisht, mendohet se Beogradi po perpiqet te siguroje jo vetem minierat, por edhe autostradat kryesore qe te cojne drejt portit Malazez te Kotorrit nepermjet Pejes. Duke marre nen kontroll rajonin e Kraj Morave, Beogradi do te mund te krijoje nje zone mbrojtese rreth autostrades me te madhe qe kalon permes Kosoves dhe te con, nepermjet Maqedonise drejt portit Grek te Selanikut.


Ne menyre qe te siguroje autostraden lindore, Beogradit do ti duhet te zgjeroje ofensiven e tij pertej kufijve te Kosoves deri ne qytetin e populluar nga Shqiptaret te Presheves, i cili ndodhet brenda Serbise, vetem pak larg kufirit lindor te Kosoves.


Plani i Beogradit per ndarjen besohet se parashikon nje kufi te banuar krejtesisht prej popullsise Sllave ne mes te Malit te Zi, Serbise dhe Maqedonise. Kjo do te thoshte se popullsia Shqiptare e atyre zonave do te shtyhej drejt Shqiperise.


Sipas Ylber Hyses, i Veprimit per Kosoven dhe Iniciatives Civile, nje intelektual qe ka banuar me pare ne Prishtine, "Ne rast se Perendimi pranon qofte edhe nje pjese te kesaj skeme per te ndaluar luften, atehere ata do te kene ofruar nje precedent per te tere rajonin. Agresioni do te shperblehej dhe do te behej e qarte se territoret mund te ndahen jo vetem sipas kritereve etnike por edhe atyre ekonomike".


Kjo do te nxiste kerkesat Shqiptare per ndarjen e Maqedonise dhe te lidhte Shqiperine me pjesen e Kosoves. Si shume analiste Shqiptare, Hysa deshiron te shikoje dislokimin e forcave tokesore te NATO-s per ti dhene fund luftes dhe per te krijuar nje protektorat nderkombetar ne Kosove.


Fron Nazi eshte nje redaktor i vjeter i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists