Trokitja Ne Dere

Shqiptaret ndoshta shikojne me krenari se si bombat e NATO-s shkaterrojne ndertesat ushtarake. Por naten, ata presin me frike per nje trokitje ne dere.

Trokitja Ne Dere

Shqiptaret ndoshta shikojne me krenari se si bombat e NATO-s shkaterrojne ndertesat ushtarake. Por naten, ata presin me frike per nje trokitje ne dere.

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Avionet e NATO-s fluturuan shume ulet mbi qytet naten e se Dieles. Secili prej tyre u prit me te shtena kunderajroresh nga toka, te cilat canin qiellin. Jashte neper rruge, une mund te degjoja te bertitura dhe mallkime drejtuar Shqiptareve, NATO-s, Amerikes, Britanise, Clintonit, Blair, Myslimaneve, Turqve -- cdonjerit qe nuk flet Serbisht.


Rreth ores 10 te darkes, degjova dike qe kishte veshur nje pale cizme te renda te ngjitej neper shkallet e nderteses ku une po qendroja. (Ka nje jave qe nuk fle ne shtepi.) Pastaj degjova nje te trokitur te forte ne deren e fqinjit.


"Kaq ishte, ? mendova, "erdhen".


Cuditem se sa i qete behesh kur rreziku eshte prane. Une tmerrohesha sa here qe shihja nje polic apo dike qe kishte nje pistolete. Por mbreme ishte krejt ndryshe. Une isha e qete. Prita dhe mendova, "Gjeja me e keqe qe mund te me bejne eshte te me vrasin, pra asgje nuk me habit".


Morra nje vendim: "Nuk do te perpiqem te fshehe identitetin apo gjuhen time te origjines." Shqipen natyrisht.


Pastaj degjova perseri zhurmen e hapave, por kesaj rradhe ata po zbrisnin neper shkalle. Askush nuk trokiti ne deren time. Por une duhet te merrja vesh se cfare po ndodhte, keshtu qe dola per te pare.


Pashe nje burre te cilit i kisha folur me pare. E kisha takuar ate ne rruge nje jave me pare dhe shkembyem disa fjale, natyrisht rreth situates politike. Folem ne Serbisht. Ai dukej njeri me shume aresye, shume "normal" Pas bisedes me te, mendova me vete, "Nuk mund te denohet nje komb i tere vetem per shkak te politikes se qeverise. Ka edhe njerez te mire mes tyre."


Te pakten keshtu mendova javen e kaluar.


Kur e pashe ate perseri te Djelen naten, ai kishte veshru nje uniforme te cuditshme--as policie as ushtarake--dhe kishte me vete arme, ndersa po zbriste nga shkallet. Trokitja qe kisha degjuar ishte e shokut te tij, edhe ai i veshur me uniforme dhe i armatosur, qe kishte ardhur per ta marre. Ata u larguan, me siguri per te vrare "te pakten" nje Shqiptar apo per te djegur shtepine e dikujt.


Do te me duhet te gjej nje vend tjeter per te fjetur naten. Nuk do te doja ta takoja ate perseri.


Deri pak dite me pare, me vinte shume keq per Shqiptaret qe jetojne ne fshatra dhe per te gjitha ato qe po heqin. Tani jo me. Tani, po luftoj per mbijetesen time. Po perpiqem te mbetem gjalle dhe te veproje sa me normalisht qe te jete e mundur, por eshte e veshtire.


Ne mengjes, u ktheva me vrap ne shtepine time per te pare per familjen. Vrapova shume, dhe pothuaj se mu morr fryma kur shkova atje. Meqenese telefonat nuk funksionojne, nuk ka menyre tjeter per te marre vesh per prinderit e mi, kur kaloj naten jashte shtepise. Cdo here e puth mamane dhe babane tim, si per here te fundit. Kam gjithmone nje ndjenje te tmerreshme se ndoshta nuk do t`i shoh me kurre perseri.


Te Djelen, kalova prane kafenese sime te preferuar--vendi ku takohesha me miqte e mi cdo dite. Per vite me rradhe, ne jemi mbledhur ketu per t`u takuar dhe folur. Ne kemi qene aq te lidhur sa qe po te mos dilje nje mbremje, cdo njeri do ta vinte re, dhe do te pyeste se ku kishe shkuar. Tani, cdo gje eshte shkaterruar. Nuk ka me as edhe karrike. Nuk me duket me fare si kafeneja ime. Brenda saj, pese police po deheshin me whisky ne mes te rremujes qe ndoshta e kishin bere vete.


Ndoshta mund te duket si budallallek qe te mendosh ne keto momente per kafenene, por jo per mua. Ajo perfaqeson shume kujtime, shume miq. Zoti e di se kur mund te takohemi te gjithe se bashku edhe nje here.


Sa prej shokeve te mi mungojne" Nuk ka asnje menyre per ta marre vesh. Telefonat ne shtepite e Shqiptareve nuk punojne, dhe i gjithe qyteti eshte ndare nga police dhe civile te armatosur. Askush nuk mund te komunikoje, askush nuk mund te levize. Per momentin, me kujtohen vetem emrat e shokeve te mi. Perpiqem te kujtoj fytyrat e tyre por nuk mundem. Te vetmet fytyra qe me kujtohen jane ato te frikshme qe shikoj neper rruge.


Ne i kishim deshiruar kaq shume keto sulme te NATO-s. Vitin e kaluar protestuam per to. Nuk e kisha enderruar kurre qe zhurma e avioneve te me tmerronte kaq shume. Por nuk jane sulmet ajrore qe me frikesojne mua. Ajo qe me tremb jane pasojat e tyre ne terren dhe se do te kete me teper te vrare.


U ndjeva e lumtur naten e kaluar per here te pare kur pashe ndertesen e Ministrise se Brendeshme ne qender te qytetit qe ishte shkaterruar krejtesisht. Une qendrova krenare ne dritare duke e pare. Tani ka vetem hi aty ku me perpara mjetet e medha te blinduara te policise fillonin xhiron e tyre te dites. Te pakten dicka "e tyre" eshte shkaterruar dhe njerezit mund ta shohin me se fundi ate.


Kerpudha e madhe e flakeve qe ndricoi naten dukej shume bukur. Kur pame ate ndertese te stermadhe, dhe te shemtuar qe po digjej, nuk menduam shume per pasojat e sulmeve. Me se fundi, dicka e mire po vinte nga kjo tragjedi, qe nuk po jep shenja se mund te mbaroje. Po sikur te ishin thyer edhe xhamat e apartamenteve aty prane nga vala e shperthimit? Ne vetem shpresojme qe sulmet te vazhdojne dhe qe avionet e NATO-s te fluturojne edhe me ulet sonte.


Sa shpejt iken dita tani! Shoket me therrisnin "zogu i nates" sepse une e adhuroja naten dhe adhuroja te prisja agimin. Nata ishte koha ime. Tani e urrej ate. Kur bie mbremja, duhet te largohem perseri nga shtepia ime dhe te gjej nje vend ku te fshihem. Do te marr batanien time, do te rri zgjuar gjithe naten dhe shpresoj te mos degjoj ndonje trokitje ne dere. Do te degjoj ulerimen e avioneve, topat kunder ajrore, mitralozet e rende, dhe te bertitura. Cdo krisme me duket sikur vjen nga drejtimi i shtepise sime. Ato me fusin nje frike vrastare.


Dritat shuhen rreth ores 6 pasdite. Nuk eshte ide e mire per te ndezur nje qiri--sepse ai tregon qe dikush eshte brenda. Keshtu qe te gjithe qendrojne brenda, ne erresire, duke pritur.


Emri i ketij gazetari nuk jepet per te mbrojtur ate nga raprezaljet.


Frontline Updates
Support local journalists