Tregtia e Re Kontrabandë në Ballkan

Emigrantë të paligjëshëm dynden në Bosnje me shpresën se do të kalojnë kontrabandë në Europën Perëndimore.

Tregtia e Re Kontrabandë në Ballkan

Emigrantë të paligjëshëm dynden në Bosnje me shpresën se do të kalojnë kontrabandë në Europën Perëndimore.

Tuesday, 6 September, 2005

Disa minuta pasi një avion nga Teherani apo Stambolli zbret, një përzierje ekzotike Turqish, Arabësh dhe Farsi gëlon rreth terminalit të mbërritjeve në aeroportin e Sarajevos.


Shumë prej njerëzve të sapo mbërritur pasi kalojnë doganën zhduken duke u lidhur me banda kriminale të cilët përpiqen t'i dërgojnë drejt Perëndimit.


Por jo të gjithë ia dalin me sukses - shumë, si Masud dhe gruaja e tij Shiren, kapen duke u përpjekur të kalojnë kufirin Kroat.


Çifti Iranian, rreth tridhjetë vjeç, kanë mbërritur në Sarajevo së bashku me dy djemtë e tyre të vegjël. Ata kanë ardhur nga Turqia, ku kanë qëndruar gjatë pesë vjetëve të fundit.


Në Turqi, familja është lodhur nga rregullat për vizë sipas të cilave ata duhet të largoheshin dhe të rihynin në Turqi çdo tre muaj. Masud kishte vendosur të largohej përfundimisht nga Turqia.


Ata janë larguar nga Irani pasi janë persekutuar si anëtarë të besimit Bahai. "Në Iran, nëse qeveria zbulon një Bahai, edhe mund të të vrasë," thotë Masudi. "Tani unë, gruaja dhe fëmijët e mi jemi shndërruar në Kristianë."


Pasi është ndaluar në kufirin me Kroacinë, familja është dërguar në një kamp refugjatësh në Bosnje. Por Masud thotë se ai do të vazhdojë të përpiqet të kalojë së bashku me familjen drejt Perëndimit.


Bosnja është shndërruar në një rrugë kalimi kryesore për emigrantët të cilët përpiqen të hyjnë ilegalisht në Europën Perëndimore.


Kufinjtë e lirë, një sistem vizash i dyshimtë, institucione të dobëta administrative dhe legjislative dhe një forcë policore lokale tepër e paaftë, kanë bërë që vendi të jetë një pikë kalimi idelae për emigrantët.


Këta emigrantë janë kryesisht Iranianë, Turq, Irakenë dhe Tunizianë, por edhe qytetarë të vendeve të tjera nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme përpiqen të kalojnë drejt Perëndimit nëpërmjet Bosnjes.


Përmasat e këtij problemi kanë dalë haptazi vetëm pas krijimit vitin e kaluar të Shërbimit Shtetëror Kufitar.


Problemi është se autoriteti i ri kontrollon vetëm Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevos dhe tre pika të tjera kufitare: Doljani në jug, Izacic në veriperëndim, dhe Zvornik në lindje.


Kjo forcë është e pajisur shumë keq duke pasur parasysh se ekzistojnë 426 pika kalimi zyrtare dhe ilegale përgjatë kufirit të vendit prej 1616 kilometra gjatësi.


Shifrat e OKB-së tregojnë se gjatë vitit të fundit, 35,793 Iranianë, Tunizianë, Irakenë, Turq dhe Kinezë kanë hyrë në Bosnje vetëm nëpërmjet aeroportit të Sarajevos - dhe mbi gjysma e tyre mendohet të jenë përpjekur për t'u larguar drejt Kroacisë.


Mungesa e një sitemi vizash bën që shumë emigrantë të cilët kanë një pasaportë të vlefshme të hyjnë në vend pa asnjë problem.


Në një përpjekje për të zgjidhur problemin e emigrantëve, autoritetet kanë futur në zbatimin sistemin e vizave me Iranin, vendi nga vijnë edhe pjesa më e madhe e emigrantëve. Si rezultat, numri i tyre ka rënë ndjeshëm.


Por sapo është mbyllur kjo vrimë është hapur një tjetër. OKB-ja thotë se ka pasur një rritje të emigrantëve nga Kina dhe Tunizia.


Të huajt që vijnë në Bosnje mund të ndahen në dy kategori: ata që vijnë në vend në mënyrë të ligjëshme dhe pastaj kërkojnë zil politik; dhe emigrantë ekonomik.


Kategoria e parë janë një numër i vogël. UNHCR thotë se vetëm 260 njerëz kanë kërkuar azil vitin e kaluar. Për momentin, vetëm 80 persona janë në proces intervistimi.


Grupi i dytë janë ata të cilët përpiqen të kalojnë drejt vendeve të Europës Perëndimore nëpërmjet kanaleve të paligjëshme.


Sipas Frederik Larson, drejtues programi në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, IOM, këto kanale drejtohen nga banda kriminale ndërkombëtare. Bandat kriminale të përfshira në kontrabandën e armëve dhe drogës trafikojnë edhe njerëzit, thotë ai.


Sipas OKB-së dhe IOM-it, ekzistojnë katër rrugë kryesore të këtij trafiku. Tre prej tyre janë ato të kalimit të emigrantëve përtej kufirit me Kroacinë - në Bihaç, Srebrenik dhe Brçko. Rruga e katërt është ajo e transportit detar nga Adriatiku drejt Italisë.


Drejtuesi i misionit të OKB-së në Bosnje, Zhak Klein, ka thënë për IWPR-në se emigrantët paguajnë nga 2,000 deri 10,000 marka Gjermane, në varësi të vendit të tyre të origjinës.


Si pjesë e marrëveshjes, është edhe një rregull i pashkruajtur që, nëse kapen, trafikantët do ti ndohmojnë emigrantët edhe dy herë të tjera. Sipas Klein, ata që dështojnë tre herë lihen ta provojnë të kalojnë vetë.


Operacioni i kalimit ilegal është tepër i rrezikshëm. Emigrantët shpesh mashtrohen nga kontrabandistët dhe shumë prej tyre mendohet të jenë mbytur në përpjekje për të kaluar lumin Sava për në Kroaci.


Çelësi i suksesit të kontrabandistëve është në organizimin dhe në këtë drejtim Kinezët janë më të mirët, thotë Larson i IOM-it. Në ndryshim nga grupet e tjera, ata kanë arritur të vendosin një rrjet të fuqishëm mbështetës në Bosnje - duke i shtuar shanset e kalimit me sukses të kufirit drejt Kroacisë.


Gjatë vitit të kaluar, forcat policore dhe shërbimi kufitar në Bosnje dhe Kroaci kanë përmirësuar ndjeshëm punën e tyre.


Qëkur Zagrebi dhe Sarajevo kanë nënshkruar një marrëveshje ekstradimi për emigrantët në Korrikun e kaluar, Kroacia ka kthyer në Bosnje 5,361 njerëz.


Zgjidhja e problemit të kontrabandës së emigrantëve, ashtu si edhe shumë gjëra të tjera në Bosnje, është kryesisht në duart e organizatave ndërkombëtare, sepse institucionet Boshnjake nuk kanë as fondet dhe as ekspertizën e duhur për t'u marrë me to.


Sipas zyrtarëve të OKB-së, ekziston një plan për të ngritur 50 pika kufitare të kontrolluara nga trupat ndërkombëtare dhe për të mbyllur apo kontrolluar më mirë të gjitha pikat e tjera.


Por edhe për këtë, Bosnja do të kërkojë donacione dhe kredi nga vendet Perëndimore, në një moment kur mbështetja ndërkombëtare për vendin e shkatërruar nga lufta po ulet.


Amra Kebo është një bashkëpuëntore e rregullt e IWPR-së.


Frontline Updates
Support local journalists