As Stabilitet Dhe As Zgjedhje

Pakti i Stabilitetit per Serbine po del nga axhenda, partite e opozites perseri po perçahen, dhe Grupi i 17 eksperteve po i zbresin shkallet e planit te tyre dikur ambicioz. E gjithe kjo i shkon per shtat Milloshevicit.

As Stabilitet Dhe As Zgjedhje

Pakti i Stabilitetit per Serbine po del nga axhenda, partite e opozites perseri po perçahen, dhe Grupi i 17 eksperteve po i zbresin shkallet e planit te tyre dikur ambicioz. E gjithe kjo i shkon per shtat Milloshevicit.

Thursday, 10 November, 2005

Gjerat nuk po ecin mire per Paktin e Stabilitetit per Serbine. “Grupi i 17” ekonomisteve me te degjuar Serbe, propozuan planin e madh per nje qeverisje te perkoheshme, me deshiren per ta pare Sllobodan Milloshevicin te zhveshur nga pushteti dhe vendin, perseri ne gjirin e komunitetin nderkombetar.


Por megjithese shume prej partive te opozites e deshirojne fundin (e Milloshevicit), ato nuk arijne qe te kontribojne per kete. Vuk Drashkovici, me i mirenjohuri nga udheheqesit partiake qe kane se fundi dale kunder Millshevicit, eshte kthyer fuqimisht kunder G-17, duke mos i lejuar reklamat e tyre televizive hne Studio B, stacion TV qe tashme kontrollohet nga partia e tij.


Anetaret e G-17 u takuan ne 9 Shatator ne Beograd per te diskutuar opsionet. Jashte salles se mbledhjeve te Dom Sindikates, rreth 2000 njerez po e ndiqnin debatin nepermejt vidios.


Kishte edhe fershellima, ne shenje kundershtimi, ne rastet kur ne debat permendej emri i Milloshevicit, nje reagim i lodhu ne kontrast me ditet e nxehta te veres, kur dhjetar mijera njerez mbusgen rruget dhe G-17 dhe opozita ishin ne valen e pare te zemerimit publik, te post-Kosoves.


Fillimisht te perkrahur nga grupe te ndryshe, perfshi edhe Kishen Ortodokse Serbe, G-17 propozoi formimin e nje qeverie tranzicioni te perbere nga eksperte per te ndaluar reshkitjen e Serbise, dhe me qellimin e mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare, (ne te cilat anetaret e qeverise aktuale nuk do te perfshiheshin ne liste), brenda vitit.


Partite e opozites te mbledhura nen flamurin e Aleancen per Ndryshime (SZP) dhe Levizja per Ringjalljen Serbe (SPO) e Drashkovicit, menjehere iu bashkuan kesaj ideje.


Bashke autori i paktit, ekonomisti Mladjan Dinkic, tha se plani ishte per te detyruar deputetet e Partise Socialiste te Milloshevicit dhe te Koalicionit te Partive Radikale Serbe, per te votura kundra ne votebesimin e qeverise se Mirko Marjanovicit, duke i lene keshtu ruge te lire qeverise se eksperteve.


Por gjerat filluan te ecin ndryshe. Ne nje miting te opozites ne 19 Gusht, Drashkovici u distancua publikisht nga plani, per zgjedhje te parakoheshme. Nje pas nje, edhe mbeshtetesit e tjere te planit filluan te distancohen nga skema.


Profesori i Universitetit te Beogradit dhe ish-Zv.President i SPO-se, deklaron se te gjithe tashme kane hequr dore nga Pakti i Stabilitetit per Serbine, bile edhe ata qe jane perpjekur te ishin sa me afer Dinkicit qe te ishte e mundur.


G-17, thote se ata nuk jane te çuditur qe u lane vetem nga partite me te medhaja te opozites. “ne e prisnim qe partite e opozites te dorezoheshin sapo tu kerkoheshin hapat e para praktike”, tha Predrag Markovic, nje bashke-autor tjeter i Paktit.


“Ishte nje ide e mire” thote ai, “por duke iu referuar pervojes nga e kaluara, partite e opozites ne Serbi, nuk i besojne njera tjetres. Kjo eshte edhe arsyeja kryesore qe ato abandonuan paktin. Por ne te njejten kohe ata duan rezultate te shpejta, dhe pakti i ofronte mundesine per te perfituar nga zgjedhjet e parakoheshme brenda nje viti”.


Por edhe kjo perspektive po deshton. Opozita u çorientua nga vendimi i papritur i rregjimit per vitime te shpejta,sapo filluan protesta e 19 Gushtit. Te shokuar nga kjo levizje, opozites ju deshen disa dite per te rregulluar frymemarjen, dhe me pas i ngataruan mbeshtetesit e tyre fillimisht duke e hedhur poshte thirjen per zgjedhje dhe me pas duke thene nje “po” te çuditeshme (ndoshta) – ne qofte se qeveria do te linte te lire median dhe do te perputhte rregullat e votimit ne perputhje me rekomandimete e OSBE-se.


Dhe ndersa opozita u perça perseri, gje e cila eshte bere e modes tashme, G-17.ta u la vetem. Sidoqofte, Dinkici perseri kishte shpresa. “Pakti nuk ka vdekur” tha ai te Enjten, “edhe ne qofte se nuk po mbeshtetet nga nje pjese e opozites”. Ai nuk permendi me emer SPO-ne apo Drashkovicin, por dukej qe kjo ishte edhe shkaku kryesor qe shkaktoi kolapsin per idene e qeverize tranzitore.


G-17, tha ai, kerkon qe te krijoje nje rrejt ekspertesh qe do te kene per detyre te ofrojne mbeshtetje dhe keshillim per partite e opozites ane e mbane vendit. Ne te njejten kohe, G-17 do te presi te shikoje se çfare do te beje pjesa tjeter e opozites gjate dy muajve te ardheshem.


Çdo njeri qe eshte ne anen e kundert te Milloshevicit, mund te perfitoje nga Rrjeti i Ri i G-17, dhe sherbimet e tij. Nga kjo do te perjashtohen vetem ato lloj partish opozitare te cilet financohen nga Milloshevici, dhe flasin per çlirimin e mediave nderkohe qe refuzojne te leshojne kontrollin mbi stacionin televiziv te Studio B,thote Dinkic perseri pa permendur emra.


Ai dhe G-17, po ja japin besen e tyre Aleances per Ndryshime (SZP). Ne qofte se ata do te hezitonin, atehere G-17 do te beje diçka tjeter qe akoma nuk eshte vendosur çfare.


SZP-se i duhet te rikonfirmoje minimumin e kerkesave ne qofte se ajo i mbeshtet zgjedhjet e shpejta, megjithese gjithnje e me shume duket sikur ato nuk do te behen se afermi. Sigurisht qe nuk do te kete zgjedhje me pjesemarjen e te gjitha partive kete vit ne Serbi, thote Goran Svilanovic, President i Aleances Civile te Serbise.


Aktualisht, opozita insiston se Serbia duhet te kthehet ne nje njesi te vetme elektorale ne vend te 29 zonave siç eshte tani, nje ssituate kjo qe i shkon per shtat partive te medhaja per te shperndare me mire burimet e tyre sipas zonave.


Shperndarja e zonave ka nje efekt disproporcional. Rreth 120000 njerez votuan per Partine Social Demokrate te Opozites ne zgjedhjet e fundit, - por kjo (partia) nuk fitoi asnje vend ne parlament, ndesa parti te tjera me gjysmen e ektyre votave fituan nje apo dy vende ne parlament. Ngjashmerisht SPO-ja fitoi 45 vende, me 700000 vota dhe Partia Radikale Serbe morri 82 vende me 1.1 milion vota.


Disa anetare te SZP-se si psh. Partia Kristian-Demokrate e Serbis duan bllokimin total te pjesemarrjes ne votime te atyre kandidateve qe kerkohen nga Gjykata e Hages.


Por edhe nese arihet marreveshja per kushtet brenda dy apo tre muajve, duhet te lihet nje hapesire dy mujore per fushate, ne periudhen nga shpallja e zgjedhjeve deri ne berjen e tyre, duke i bere keshtu te pamundura zgjedhjet perpara pranveres se vitit 2000.


Milloshevici eshte i lumtur qe te prese. Sondazhet elektorale te fillimit te Shtatorit tregojne qe se paku Milloshevici me Partine e tij, do te marre diçka me teper se 30% te votave, shifer kjo qe do te rritet me mbeshtetjen tradicionale te ekstremisteve te SRS-se, te udhehequr nga Vojislav Sheshel.


Dhe nderkohe ai mund te kenaqi vetevehten duke lozur si macja me miun me opoziten, duke bere levizje te vazhdueshme kontradiktore, duke anashkaluar SZP-ne, dhe duke fituar muaj te tjere.


Milenko Vasovic eshte nje kontribues i rregullt i IWPR-se nga Beogradi.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists