Spastrimi I Rradhes

Vdekja politike e dy bashkepunetoreve me te afert te Miloshevicit ne ditet perpara nje marreveshje paqeje mund te paralajmeroje spastrimin politik te rradhes.

Spastrimi I Rradhes

Vdekja politike e dy bashkepunetoreve me te afert te Miloshevicit ne ditet perpara nje marreveshje paqeje mund te paralajmeroje spastrimin politik te rradhes.

Ne ditet qe pasuan pranimin nga ana e Beogradit te nje marreveshjeje per paqe ne Kosove, dy bashkepunetore te rendesishem te Slobodan Miloshevicit u larguan nga skena politike ne nje levizje te cilen analistet politik ketu mendojne se mund te paralajmeroje nje spastrim tjeter.


Milorad Vucelic dhe Milovan Vitezovic kane qene dy nga njerezit me me influence ne Serbi gjate dekades se fundit. Deri muajin e fundit ata kane qene qe te dy njerez te besuar te rrethit te ngushte te presidentit Jugosllav. Tani ata jane viktima te perzierjes te establishmentit politik ne Beograd ndersa Miloshevic kerkon te rivendose autoritetin e tij ne Serbi. Nje spastrim i thelle duket se po shfaqet ne horizont.


Prej te dyve, Vucelic ishte ndoshta me i rendesishmi. Megjithese fillimisht kritik ndaj regjimit te Miloshevicit, ai e shnderroi veten ne nje prej njerezve me besnike te Presidentit Jugosllav dhe ka mbajtur disa poste te rendesishme ne administraten e tij.


Vucelic eshte emeruar shef ekzekutiv i Radio Televizionit Serb (RTS)--guri i themelit te regjimit te Miloshevicit--ne fund te vitit 1992 dhe menjehere filloi nje vale spastrimesh ne institucion, ose duke pushuar nga puna gazetaret e konsideruar si te papershtatshem nga autoritetet apo duke i detyruar ata te merrnin lejen e tyre te punes.


Vucelic pushoi nga puna te gjithe aktivistet e sindikates dhe nuk lejoi krijimin e nje sindikate te re te pavarur te punonjesve te RTS. Sindikata e pavarur--e cila ne ate kohe do te kishte qene e para ne Serbi, synonte futjen e nje kodi profesional etik te sjelljes se gazetareve, perfshire edhe njoftimin objektiv dhe te sakte.


Me pas, Vucelic u ngjit ne maje te Partise Socialiste Serbe te Miloshevicit (SPS) ku u be ndihmes kryetar i grupit parlamentar te SPS. Me kete funksion, ai u be nderlidhesi kryesor i presidentit Jugosllav me autoritetet Malazeze.


Pervec rolit te tij ne parti, Vucelic ka mbajtur edhe nje sere postesh fitimprurese ne jeten e biznesit dhe kultures Serbe. Nje nga te ashtuquajturit “manjate” te vendit, ai ka qene shef ekzekutiv i Telecom Serbia, presidenti i Federates Jugosllave te Volejbollit dhe mik dhe partner ne biznes i te gjithe te pasurve te rinj ne Serbi.


Gjate viteve te fundit disa prej bashkepunetoreve te Vucelic kane pasur nje fund tragjik, te ekzekutuar nga vrases te panjohur. Nder keta mund te permbenden Radivoje Nikcevic, drejtor i shoqates se strehimit Sumadija, Radovan Stojicic-Badza, shef i policise Serbe, dhe Zoran Todorovic, nje zyrtar i larte i se Majtes Jugosllave (JUL), partia politike e gruas se Miloshevicit, mirjana Markovic. Asnje nga keto vrasje nuk eshte zgjidhur.


Gjate muajve te fundit ylli i Vucelic kishte filluar te binte ndersa ai humbi postin e ndihmes kryetarit te grupit parlamentar te SPS. Me vone, ne Maj, RTS njoftoi se ai ishte pushuar edhe nga Serbia Telecom, pasi gjoja ishte larguar nga vendi gjate fushates se bombardimeve te NATO-s.


Vucelic nuk ka pranuar se ai ka dezertuar nga vendi, duke shpjeguar se ai kishte qene ne Selanik te Greqise me ekipin e volejbollit te vendit. Por versioni i tij nuk eshte bre i njohur.


Milovan Vitezovic, njeriu tjeter ish besnik i Miloshevicit qe eshte pushuar, ka qene fillimisht nje shkrimtar i njohur i librave per femij, aforizmave, dhe dramave televizive. Ai ka fituar fame ne fillim te viteve 1990 per frazen e tij “ngjarja e madhe e popullit” per te pershkruar mitingjet popullore masive te organizuara nga Miloshevici per te bere presion udheheqjes se Vojvodines dhe Malit te Zi per te dhene doreheqjen ne menyre qe ai te instalonte qeveri te reja te cilst ishin besnike te tij.


Vitezovic u be nje fare poeti jozyrtar i lauruar per rregjimin kur ai u caktua ne postin e kryeredaktorit te artit dhe programeve kulturore ne RTS. Megjithese aspironte te behej drejtor i pergjithshem i kesaj organizate, ai kurre nuk e arriti kete post dhe tashme ka rene nga lartesia e tij dhe eshte pushuar.


Rrethanat e te dyja ketyre pushimeve nga puna mbeten te erreta. Por ndersa rregjimi po kerkon per koka Turku dhe duke pasur nevoje per te konfirmuar aleancat e brendeshme te reja, ata mund te mos jene te fundit.


Autori eshte nje gazetar i pavarur ne Beograd emri i te cilit nuk jepet.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists