SKEPTICIZMI I SLLOVENISE

Shume Sllovene nuk jane te sigurte nese anetaresimi i vendit ne NATO eshte nje gje e mire.

SKEPTICIZMI I SLLOVENISE

Shume Sllovene nuk jane te sigurte nese anetaresimi i vendit ne NATO eshte nje gje e mire.

Tuesday, 6 September, 2005

Qekur Sllovenia eshte bere nje shtet i pavarur, dy synimet kryesore te vendit ne drejtim te politikes se jashteme kane qene anetaresimi ne Bashkimin Europian dhe ne NATO. Pas pak me teper se nje dekade nga shkeputja prej Jugosllavise, republika malore me nje popullsi prej dy milion banore eshte ne prag te realizimit te te dy ketyre synimeve, por shume Sllovene nuk jane me kaq te sigurte se e deshirojne anetaresimin - te pakten persa i perket NATO-s.


Ne fund te ketij viti pritet te perfundojne me sukses bisedimet per anetaresimin ne BE. Nderkohe, Sllovenia eshte ftuar te anetaresohet ne NATO ne takimin e kesaj jave ne Prage. Ne nje fare menyre kjo ftese ka shtuar krenarine kombetare e cila eshte demtuar kur pavaresisht shpresave te medha, Slloveni nuk u ftua per anetaresim ne takimin e vitit 1997 ne Madrid. Megjithate, shume Sllovene nuk duken shume entuziaste rreth anetaresimit te vendit te tyre ne aleance.


Ne takimin e Madridit, Republika Ceke, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovenia ishin konsideruar te gjitha si kandidate te mundeshme per anetaresim. Megjithate, ne ate takim drejtuesit e NATO-s vendosen te ftonin per anetaresim vetem tre vendet e para.


Ne Slloveni ky vendim u pasua nga nje ndjenje e madhe zhgenjimi. Ne fakt nje pjese e madhe e ketij zhgenjimi ka qene si pasoje e zhurmes se madhe te bere ne shtyp dhe deklarimeve te politikaneve vendas te cilet e konsideronin si nje gje te mbaruar anetaresimin e vendit ne aleance. Ne kete vale, disa politikane Sllovene deklaruan se ky ishte nje vendim politik i marre si pasoje e nderhyrjes se SHBA.


Deshtimi i vitit 1997 beri qe shume Sllovene te behen skeptike ndaj aleances. Perpara takimit te Madridit, 62.4 perqind e Slloveneve mbeshtesnin anetaresimin e vendit ne NATO. Megjithate, kjo shifer ka rene ne 57 perqind menjehere pas perfundimit te takimit, dhe ka mbetur e pandryshuar qe prej asaj kohe.


Kete vit, mbeshtetja per anetaresimin e vendit ne NATO ka rene edhe me shume saqe tani shumica e Slloveneve jane kunder anetaresimit. Sipas nje anketimi te kryer ne muajin Shtator, vetem 38.6 perqind e elektoratit Slloven kane qene ne favor, ndersa 39.4 kane qene kunder.


Anketuesit kane regjistruar nje rritje te perkrahjes per anetaresimin ne NATO ne Tetor, te cilen ata ia kane atribuar shtimit te diskutimeve mbi kete ceshtje si rezultat i fushates elektorale presidenciale.


Te dy kandidatet te cilet kane dale fitues ne raundin e pare - kryeministri i tanishem Janez Drnovsek dhe prokurorja e pergjitheshme Barabara Brezigar - e mbeshtesin anetaresimin. Per me teper, te gjitha partite parlamentare - me perjashtim te Partise se vogel Kombetare Sllovene - e mbeshtesin ate dhe kane treguar kete mbeshtetje gjate ketyre viteve duke miratuar nje sere rezolutash dhe deklaratash per kete qellim.


Megjithate, pikerisht sepse parlamenti me siguri do te ratifikoje anetaresimin ne NATO, grupet te cilat e kundershtojne hyrjen ne aleance po bejne thirrje per organizimin e nje referendumi ne te cilin qytetaret te vendosin per kete. Ndersa shume deputete e kundershtojne idene, presioni nga publiku mund te beje qe ne pranvere te organizohet nje referendum i tille.


Nese nje gje e tille ndodh, do te jete e veshtire te parashikohet rezultati sepse Sllovenet nuk e konsiderojne me aleancen si fondamentale per sigurine e tyre. Mbeshtetesit e NATO-s kane frike se nese kundershtohet anetaresimi, kjo do te kishte pasoja afatgjata per besueshmerine nderkombetare te Sllovenise.


Ne prag te takimit te Prages, disa gazeta te huaja kishin spekuluar se Sllovenia nuk do te ftohej per t'u anetaresuar ne aleance per shkak te mungeses se entuziasmit ne rradhet e publikut. Ne fakt, vendet anetare te NATO-s i kane kritikuar autoritetet Sllovene se nuk kane bere sa duhet per te shpjeguar domethenien e anetaresise - si te perfitimeve ashtu edhe te detyrimeve qe rrjedhin nga ajo - popullsise.


Nje aresye per kete eshte mungesa e debatit rreth NATO-s. Ne fakt, anketimet kane treguar se publiku Slloven mendon se nuk ka informacionin e duhur rreth aleances dhe aktiviteteve te saj, ne ndryshim nga Bashkimi Europian, i cili ka organizuar nje fushate te gjere informimi publik ne Slloveni ne pergatitje per zgjerimin e BE-se.


Shume Sllovene e njohin rendesine e rolit te kryer nga NATO ne ish Jugosllavi si rezultat i fushates se saj ajrore dhe misioneve te paqeruajtjes. Ndersa shume njerez jane kritik ndaj voneses se aleances per tu perfshire ne rajon, te tjeret kujtojne viktimat civile, infrastrukturen e shkaterruar dhe shkaterrimin ne pergjithesi qe kane shkaktuar sulmet.


Nje tjeter pike e nxehte eshte edhe kostoja e mundeshme per anetaresim. Aleanca kerkon qe vendet kandidate te shpenzojne dy perqind te prodhimit te pergjitheshem bruto per mbrojtjen, shifer e cila eshte shume me e madhe se 1.5 perqind, qe shpenzohet tani.


Ndersa argumentat ekonomike ne lidhje me anetaresimin ne NATO jane komplekse, Ljubljana po planifikon te shtoje shpenzimet e mbrojtjes me dy perqind deri ne vitin 2008 dhe te perdore kete shume shtese per te financuar nje sere reformash.


Megjithese dhenia fund e sherbimit te detyruar ushtarak i pelqen shume Slloveneve - dhe mbeshtetesit e NATO-s thone se anetaresimi ne aleance do te sjelle perfitime ekonomike - skeptiket mendojne se cdo shpenzim shtese per mbrojtjen do te ishte nje humbje e kote sepse siguria e Sllovenise nuk kercenohet dhe veshtire se mund te ndodhe keshtu ne te ardhmen e afert. Ata mendojne se keto burime financiare do te ishte me mire sikur te investoheshin ne permiresimin e shendetesise dhe te sherbimeve sociale.


Nje tjeter faktor kunder anetaresimit eshte edhe qendrimi ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe vecanerisht, administrates se presidentit Bush.


Shume Sllovene jane te pakenaqur me ate qe ata e konsiderojne si vendim marrje te njeaneshme nga SHBA dhe perdorim i standarteve te dyfishta persa i perket ceshtjeve te tilla si Gjykata Nderkombetare Kriminale dhe zbatimi i Traktatit te Kjotos per ndryshimin e klimes.


Shume skeptike ndaj NATO-s mendojne se neutraliteti eshte nje alternative realiste per Sllovenine dhe deshirojne qe vendi i tyre te ndjeke rrugen e Austrise dhe Zvicres.


Te tjeret mendojne se Sllovenia duhet te kerkoje siguri ne kuader te Politikes se Jashteme dhe te Sigurise te Perbashket te Bashkimit Europian. Kjo, mbeshtetet pavaresisht faktit qe per momentin, vetem NATO ofron garancine e mbrojtjes kolektive - pikerisht ate qe ne rast te sulmit ndaj nje shteti anetar, ai konsiderohet si nje sulm ndaj te gjthe aleances.


Igor Juriq eshte nje gazetar i RTV te Sllovenise.


Balkans
Frontline Updates
Support local journalists