Siguria E Shtetit Policor Serb

Forcat policore ne Serbi jane shtuar shume, dhe duket se kjo gje i ben shume njerez te ndjehen me mire. Qytetareve u kerkohet te mbikqyrin fqinjet e tyre dhe te jene vigjilente per aktivitete te "dyshimta". Shume njerez jane te gatshem ta bejne kete.

Siguria E Shtetit Policor Serb

Forcat policore ne Serbi jane shtuar shume, dhe duket se kjo gje i ben shume njerez te ndjehen me mire. Qytetareve u kerkohet te mbikqyrin fqinjet e tyre dhe te jene vigjilente per aktivitete te "dyshimta". Shume njerez jane te gatshem ta bejne kete.

Thursday, 10 November, 2005

Banoret e Bllokut 70 kane nje detyre te re. Ata duhet te vezhgojne fqinjet e tyre, te kene kujdes per makina te dyshimta te parkuara ne parkimin e tyre, te mbikqyrin hyrjen dhe daljen e njerezve te panjohur dhe mbi te gjitha - nese shohin nje Shqiptar etnik qe sillet ne menyre te dyshimte - duhet te therrasin menjehere policine.


Autoritetet bashkiake qe drejtojne Bllokun 70, dhe shume blloqe apartamentesh me ngjyre gri te njashem me te ne lagjet e jashteme te Beogradit te Ri, kerkojne nga banoret qe ata te njoftojne gjitheshka per fqinjet e tyre Shqiptare etnik te rinj apo edhe ata ekzistues ne kuadrin e nje lufte te re kunder "terrorizmit". Ata kerkojne kontrollimin e listave te banoreve, kerkojne ndalimin e njerezve qe nuk banojne aty dhe raportimin e cdo grumbullimi te dyshimte ne lagjen e tyre.


Duke cituar mbi 300 viktimat qe humben jeten ne shperthimet e bombave ne disa blloqe apartamentesh ne Rusi muajin e kaluar, autoritetet e Beogradit te Ri i kane bere thirrje banoreve te kene kujdes nese shohin ndonje targe veture fallco, te kontrollojne vizitoret, bile edhe te mbajne nen kontroll kazanet e mbeturinave, "ne rast se dicka eshte vendosur ne to" nga "terroriste Shqiptare".


Njoftimi i shperndare nga bashkia, me daten 29 Shtator, synon ti shnderroje banoret ne police, vigjilent 24 ore ne dite per te siguruar "parandalimin e akteve terroriste si ato qe ndodhen ne Rusi".


Thirrja e kombinuar per te synuar kryesisht minoritetet etnike gjate kontrollit te fqinjeve mund te duket si perzierja me e keqe e mentaliteteve komuniste dhe post komuniste te shtetit Jugosllav. Por sic deklaron nje nga zyrtaret pjesemarres ne perpilimin e dokumentit, "Ne jetojme ne kohe te keqija." Zyrtaret nuk e kane te veshtire te gjejne spiune qe deshirojne ta bejne kete pune ne cdo lagje.


E gjithe zona vazhdon te mbaje emrin e vjeter te kohes se komunizmit, "Vellazerim dhe Bashkim", dhe ka nje popullsi te madhe ushtarakesh ne pension dhe zyrtaresh shteteror te cilet perkrahin rregjimin e presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic.


Kjo eshte lagja e cila, sipas TV shteteror, ka derguar telegrame mbeshtetese duke vleresuar "politiken e zgjuar dhe konsistente te Presidentit Miloshevic" - tre here - gjate luftes ajrore te NATO-s. Keta banore kane derguar nje telegram te perbashket ku denonin opoziten, per shkak te organizimit te programit te tyre kombetar te protestave paqesore ne rruge, per "rremujen ne rruget e Beogradit".


Njerez te panjohur te armatosur me shkopinj dhe pistoleta sulmuan nje grup prej rreth 100 protestuesish paqesor te opozites ne Beogradin e Ri te Marten ne mbremje. Nje demonstrues u shtrua ne spital per shkak te plageve te marra.


Por kur aktivistet anetare te partise Social Demokrate te opozites te kryesuar nga ish gjenerali Vuk Obradovic kerkuan te gjenin banden qe sulmoi demonstruesit, doli se ata ishin police me veshje civile. Duke vepruar ne grupe prej dy deri kater veta, ata u zbuluan, nga zhurmat qe bejne radiot e policise - te firmes Motorola - kur ulet zeri i tyre.


Policia ka jave qe ka shtrenguar kontrollet. Ne fund te Shtatorit ata njoftuan plane per te shkuar dhe kontrolluar shtepi me shtepi vlefshmerine e dokumentave te identifikimit dhe nese adresat e shenuara ne dokumentat e tyre pershtaten me adresat e banesave te njerezve.


Sipas nje ndihmesi te Ministrit te Brendeshem, Gjeneral kolonel Obrad Stevanovic, qellimi eshte te "permiresohet siguria e njerezve" dhe te lejohen qytetaret te "permbushin te drejtat e tyre ne menyre me efikase." Ai tha se qellimi eshte gjithashtu qe policia dhe banoret te "shkembejne te dhena te rendesishme per sigurine e pergjitheshme". Nje oficer i larte e pershkroi planin si "nje mundesi te shkelqyeshme per qytetaret te njohin policet e lagjes se tyre."


Qindra banore u dynden ne zyrat e bashkise, gjykata dhe stacione policie per te rinovuar dokumentet e tyre. Nje zyrtar ne stacionin e policise ne bashkine e Palilula ne Beograd tha se turma ishte me e madhja qe ai kishte pare gjate 23 vjeteve te punes se tij atje.


"Keta njerez jane cmendur," thote ai. "Ata jane gati te presin edhe per tre ore e gjysem, vetem per te shenuar adresen e re ne dokumentin e tyre te identifikimit." Policia akoma nuk duket se ka filluar kete program. Asnje rast i vajtjes se policise ne ndonje shtepi nuk eshte njoftuar ne media qe prej dates se fillimit te programit me 27 Shtator.


Megjithate, policia i ka thene se perditeshmes se Beogradit Vecernje Novosti me 29 Shtator se aksioni po kryhej pa asnje problem.


Por disa dhjetra mijera burra ne moshen e sherbimit ushtarak ne Serbi, vecanerisht ne Beograd, kane marre thirrje nga zyrtaret lokale ushtarake per tu paraqitur ne zyrat e tyre per te kontrolluar adresat.


Nje burim nga ministria e Mbrojtjes i tha Balkan Crisis Report se ministria e brendeshme e Serbise (MUP) i ka kaluar listat e saj te qytetareve ministrise se mbrojtjes ne menyre qe ajo te shpejtoje regjistrimin e saj te qytetareve te afte per sherbim ushtarak. "Eshte e veshtire te thuash se cili eshte qellimi i ketij veprimi, por e di qe i eshte dhene prioritet," thote burimi. Per rrjedhim rradha perpara zyres ushtarake ne lagjen gjashte te Beogradit zgjatet cdo dite.


Nderkohe policia ka shtuar kontrollet neper rruge gjate dy muajve te fundit, ndersa policia rrugore kontrollon vazhdimisht vendet ku shiten makina, gjendjen e dritave dhe te gomave. Ata levizin menjehere makinat e parkuara ne vende te ndaluara dhe vene gjoba per kalimtaret te cilet kalojne rrugen larg vendeve te caktuara.


Nje shofer gjate udhetimit prej 185 kilometra ne Autostraden Ibar ndermjet Beogradit dhe Serbise qendrore--nje udhetim qe zakonisht zgjat dy ore e gjysem--ju deshen kater ore per te bere udhetimin. Ai u ndalua nga policia 12 here ne vende te ndryshme gjate rruges.


Skuadrat speciale policore te MUP jane derguar ne perforcim te policise lokale te autostrades. Me veshje te tipit ushtarak dhe me pushke automatike ne duar, ata patrullojne rruget kryesore me makina tip Jeep te prodhimit Japonez. Nje vezhgues ka pare nje makine patrulle te tille qe ne harkun e 30 minutave ka bere nente kontrolle dhe ka arrestuar nje person.


Shume njerez e mirepresin rritjen e kujdesit. "Eshte mire qe dikush kujdeset per ne," tha nje burre. "Ku i dihet se cfare mund te hyje nga Kosova," tha nje tjeter. "Kur shoh qe ata punojne, fle me i qete," tha nje i trete, pothuajse te njejten gje qe thone shume njerez.


Edhe kriminelet duket se nuk kane probleme. Njerezit te cilet drejtojne rrjetin kombetar te kontrabandes qe ka marre perpjestime te medha ne pergjigje te vendosjes se sanksioneve te OKB mbi Jugosllavine jane - sipas oficerit te larte te policise se Beogradit - duke "njohur me mire policet e tyre lokale." Dhe fenomeni duket se eshte fitimprures per te dyja palet.


"Fillimisht i fshihesha patrullave te policise," tha nje kontrabandist i ri. "Me vone nje inspektor policie me fshihej mua. Me sa duket u bera i tyre. Une zbulova rruge te reja te kontrabandes dhe ata nuk me prekin. E cfare te bej? Me mire ti kesh miq se sa armiq."


Srdjan Staletovic eshte nje korrespondent i rregullt i IWPR ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists