Shtrengimi Prej Krizes

Lufta ne Kosove po i bashkon Shqiptaret. Te perzene, te hypur neper autobuza dhe te lodhur ata po shkojne nga nje vend ne nje tjeter--duke sjelle me vete edhe tregimet e tyre te tmerrshme .

Shtrengimi Prej Krizes

Lufta ne Kosove po i bashkon Shqiptaret. Te perzene, te hypur neper autobuza dhe te lodhur ata po shkojne nga nje vend ne nje tjeter--duke sjelle me vete edhe tregimet e tyre te tmerrshme .

Tuesday, 27 April, 1999

Neper qytete dhe fshatra ne te gjithe rajonin, bashkohen vuajtjet e Shqiptareve. Ne kufi me Maqedonine dhe Greqine, qyteti i vogel shqiptar i Korces perfshin te gjithe elementet e tragjedise me te fundit.


Haxhi Qerreti nga fshati Landareic i Kosoves, tregon sesi forcat Serbe i kane vrare djalin dhe vajzen. Nje familje nga fshati Lismir flet per rikthimin ne Kosove per te luftuar ne krah te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK). Servet Feka, nje tregtar lokal, ka strehuar 55 refugjate. Te bashkuar nga lufta, ata kane nje gje te perbashket--nuk dine se cfare do t’u sjelle e ardhmja.


Perpara shperthimit te anarkise ne Shqiperi ne pranveren e 1997, 80,000 banoret e Korces benin shetitjen e tyre te zakonshme neper bulevardin kryesor, nje piknik ne park, dhe koncerte ne mbremje nga orkestra e shkolles se mesme te qytetit. Gjate dy viteve te kaluara, pas renies se skemave piramidale, dy banda lokale, banda e Barinjve dhe ajo e Pese-Dyqaneve, kane terrorizuar banoret. Ne perendim te diellit rruget e ketij qyteti qe dikur kane qene me shume jete, te vendosur ne mes majave te malit prane liqenit te Ohrit, boshatisen.


Me 8 prill, ne oren 6 te mengjesit, 12,000 Shqiptare te Kosoves arriten ne Korce nepermjet pikes kufitare te Blace. Ata ishin disa prej refugjateve " te humbur", te cilet ishin perzene nga Kosova dhe pastaj edhe nga Maqedonia.


Sipas deshmive te refugjateve, forcat Serbe kane rrethuar fshatin Lismir me 4 prill. Ata kane mbledhur fshataret ne sheshin kryesor dhe i kane urdheruar te hedhin te gjitha dokumentat e identifikimit mbi nje batanije qe ishte hedhur ne toke. Serbet u thane se ata qe nuk pranonin do te vriteshin.


Forcat Serbe dogjen dokumentat e identifikimit dhe u vune zjarrin shtepive. I gjithe fshati prej disa mije banoresh u detyrua te eci ne kembe per ne kryeqytetin Prishtine, ku se bashku me 50,000 te tjere, u ngarkuan neper trena per ne Maqedoni.


Meqenese Maqedonia refuzoi te hapte kufirin e saj me Kosoven, te ardhurit e rinj u detyruan te kalonin tre dite pa ushqime dhe uje ne token e askujt prane pikes kufitare te Blace.


"Po te mos ishin Shqiptaret e Maqedonise te cilet hyne me zor ne kampet tona per te na dhene ushqime dhe uje do te kishim vdekur nga uria" tha me i vjetri i familjes nga fshati Lismir, i cili kerkoi qe te mos i permendej emri.


Me 7 prill, me oren 5:30 ne mbremje autoritet maqedonase i detyruan rreth 12,000 Shqiptare te Kosoves, kryesisht gra, femije dhe pleqe, te hypnin ne 50 autobuze. Zyrtaret e thane atyre se po i transferonin ne nje kamp 7 kilometra me larg.


Pas nje udhetimi prej 12 oresh pa ushqime, uje, dhe pa mundesi per te perdorur tualetet, Kosovaret mberriten ne Korce.


Duke qendruar ne kompleksin sportiv ne Korce, ne te cilin strehohen rreth 800 Kosovare, me i riu i kater burrave te familjes nga fshati Lismir, nje 30-vjecar tha: " Nuk e dinim qe kishim kaluar ne Shqiperi. Shoferet maqedonas te autobuzeve hapen dyert dhe na thane qe te zbrisnim. Qe atehere jemi ketu."


Qe prej 4 Prillit familja e madhe e perbere prej 125 anetaresh eshte e ndare: 14 pleq kane mbetur ne Kosove; 35 jane ne Korce; dhe pjesa tjeter nuk dihet se ku jane. " Sapo te sistemojme femijet dhe grate do te kthehemi te luftojme perkrah UCK," tha me i vjetri.


Haxhi Qerreti eshte nga fshati i vogel i Landarec prane qytetit te Prizrenit. Ndermjet 26 Marsit dhe 1 Prillit Qerreti ka qendruar i fshehur ne pyll. Me 1 Prill ai kaloi me kembe kufirin verior te Shqiperise per ne Kukes.


Te nesermen ai dhe rreth 300 te ardhur te tjere u transportuan me autobuza per ne Korce. Ata ishin nje nga grupet e para te Kosovareve qe mberriten ne qytet.


Pushteti lokal ka shnderruar nje kamp pushimesh per te rinj te ndertuar qe gjate komunizmit ne nje pike te perkohshme strehimi per 355 vete. I ulur ne nje dhome me gruan e tij, 2 vajzat , njera 9 dhe tjetra 7 vjece, dhe djalin e tij 5-vjecar, Klishak, ai tregon se si ishte i detyruar te largohej pa pasur mundesi te varroste djalin e tij 10-vjecar dhe vajzen 15-vjecare , te cilet ishin vrare nga bombardimet Serbe.


"Serbet po bombardonin fshatin tone. Ata nuk na lejuan te varrosnim te vdekurit tane. Trupat e femijeve te mij mbeten atje," thote ai.


Te premten, me 26 Mars ne oren 11:30 ne mengjes, gruaja e Qerretit po shtonte tavolinen per dreke. Djali i tij kishte dale jashte per te marre uje. Kur po pergatiteshin per t’u ulur ne tavoline per te ngrene, djali i tij hyri me shpejtesi ne shtepi duke bertitur: " Serbet po na qellojne."


Qerreti menjehere e coi familjen e tij ne shtepine e fqinjit. Serbet fillimisht bombarduan fshatin. Pas bombardimeve, ushtare Serbe me uniforma te Ushtrise Jugosllave hyne ne fshat dhe filluan te qellojne. Ata vrane fqinjin e Qerretit nje avokat 45-vjecar, nenen e tij dhe djalin e tij 16-vjecar.


Nje fqinj tjeter dhe vajza e saj 15-vjecare u qelluan per vdekje ashtu si edhe dy kushurira te Qerretit, 33 dhe 29-vjecare.


"Une po mbaja djalin tim Klishak ndersa po vraponim per t’i shpetuar Serbeve. Ata qellonin drejt nesh," thote ai.


"Ata qelluan djalin tim Klishak ne kembe dhe pastaj edhe djalin tjeter. Ne fillim mendova se ai ishte plagosur. Ai therriti "baba,baba," dhe vdiq. Kur ngrita koken pashe vajzen time te shtrire ne toke. Une shpetova me pjesen tjeter te familjes dhe u fshehem ne pyll.


Ndersa fliste ai uli pantallonat e Klishakut per te treguar plagen e plumbit.


Ne mbremje, ishte planifikuar nje takim i familjeve qe kishin marre Kosovare ne ndertesen e Bashkise. Rreth 200 vete u mblodhen per te marre numrat e tyre te cilet tregojne se kur mund te terheqin racionet javore humanitare.


Per 16 njerez per dhjete dite, pushteti lokal jep 10 kg makarona, 10 litra vaj, dhe 6 furca dhembesh. Familja qe i ka strehuar dhe Kosovaret duhet te shkojne se bashku ne magazine per te nenshkruar per terheqjen e ketyre ndihmave.


Servet Feka 49 vjec, bashkepronar i distilerise se veres dhe konjakut ne Korce thote: "Eshte e pamundur te mbash nje familje me 16 veta me ato racione."


Serveti ka marre 55 vete. Pjesa me e madhe gra dhe femije. Ai e ka kthyer nje pjese te magazines se tij ne nje ndertese me kater dhoma gjumi, nje kuzhine dhe nje banjo.


Keta 55 jane me mire se pjesa me e madhe e te tjereve jo vetem sepse kane nje fare intimiteti por edhe sepse Serveti ka vendosur nje buxhet prej 100 dollare ne dite per ushqime per ata.


"Une kam nje biznes dhe eshte pak me lehte. Por pjesa me e madhe e njerezve duhet te mbijetojne me nje rroge 200 usd ne muaj," thote ai.


Serveti dhe disa Korcare te tjere kane krijuar Fondacionin Korca per Kosoven per te ndihmuar 12,000 Kosovaret. "E si mund te ankohet ndonjeri prej nesh kur degjon se cfare kane hequr keta njerez?"


Fron Nazi eshte redaktor i vjeter i IWPR ne Tirane.


Macedonia, Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists