SHQIPTARET E PRESHEVES SYNOJNE AUTONOMINE

Drejtuesit lokale mendojne se bisedimet e pashmangeshme per kufirin mund tu japin atyre shansin per tu shkeputur nga Serbia.

SHQIPTARET E PRESHEVES SYNOJNE AUTONOMINE

Drejtuesit lokale mendojne se bisedimet e pashmangeshme per kufirin mund tu japin atyre shansin per tu shkeputur nga Serbia.

Shqiptaret etnik ne Serbine e jugut shpresojne qe referendumi i zhvilluar dhjete vjet me pare do ti ndihmoje ata te realizojne enderren e tyre per autonomi dhe bashkim me Kosoven.


Me krijimin e bashkimit te ri te Serbise dhe Malit te Zi javen e kaluar dhe shtimin e debateve ne lidhje me te ardhmen e Kosoves, Shqiptaret te cilet jetojne ne rajonin e Presheves mendohet se do te perpiqen te mbrojne interesat e tyre ne rast te ndonje ndryshimi te ardheshem te kufinjve.


Shqiptaret e Presheves tani shpresojne se nje referendum jo zyrtar i zhvilluar ne vitin 1992 - ku 95 perqind e rreth 47,000 pjesemarresve kane mbeshtetur autonomine e plote per rajonin dhe kane njohur te drejten e tij per tu bashkuar me Kosoven - do te binde opinionin lokal dhe ate nderkombetar dhe do te shtoje shanset ne perpjekjet e tyre per shkeputje nga Serbia.


Politikanet lokale shpresojne se lugina e Presheves - te cilen ata e quajne Kosova Lindore - do te transferohet ne shkembim te enklavave Serbe te Kosoves ne rast te ndonje diskutimi te ardheshem per ceshjen e kufinjve.


Analistet mendojne se megjithese referendumi nuk eshte njohur asnje here zyrtarisht nga Beogradi dhe as nga komuniteti nderkombetar, ai perseri mund te perbeje karten me te forte per drejtuesit e Shqiptareve te Presheves ne perpjekjet e tyre.


Rajoni, i perbere nga bashkite e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, ne te cilin banojne rreth 70,000 Shqiptare dhe rreth 40,000 Serbe, ka qene skene e nje konflikti te armatosur ndermjet ushtrise Jugosllave dhe luftetareve Shqiptare deri ne mesin e vitit 2001.


Luftimet kane perfunduar pasi komuniteti nderkombetar dhe zevendes kryeministri i Serbise Nebojsha Coviq kane arritur nje marreveshje sipas se ciles Shqiptaret kane pranuar te carmatosen ne shkembim te garancive per permiresimin e te drejtave te tyre njerezore dhe humanitare te cilat u ishin mohuar nga ish drejtuesi i Jugosllavise Sllobodan Millosheviq.


Referendumi i organizuar nje decade me pare eshte lene me nje ane gjate bisedimeve te paqes. "Komuniteti nderkombetar e beri te qarte se ne duhet te hiqnim dore nga planet per ndryshimin e kufinjve, dhe ne kete menyre ne nuk e permendem me referendumin," thote Naser Haziri, zevendes kryetar i Partise Demokratike te Bashkuar te Shqiptareve, i cili ka qene anetar i ekipit qe ka negociuar marreveshjen e paqes.


Ne perputhje me marreveshjen e paqes, Korrikun e kaluar jane organizuar edhe zgjedhjet lokale. Ne keto zgjedhje, partia kryesore e Shqiptareve, Partia per Veprim Demokratik, PVD, e drejtuar nga kryetari i bashkise se Presheves, ka siguruar kontrollin e bashkive te Bujanovcit dhe Presheves, ndersa nje koalicion i partive Serbe ka fituar ne Medvegje.


Megjithate, ndersa ata kane qene te gatshem te merrnin pjese ne zgjedhjet lokale dhe te votojne per ceshtje qe u perkasin atyre ne nivel lokal, Shqiptaret ne Serbine e jugut kane bojkotuar zgjedhjet presidenciale ne Tetor dhe Dhjetor te vitit te kaluar. Kjo eshte konsideruar si nje sinjal tjeter qe ata nuk jane te interesuar te qendrojne ne perberje te Serbise.


Drejtuesi lokal duket se mendojne se referendumi i vitit 1992 mund te luaje ende nje rol ne ndryshimin e mundeshem te kufinjve brenda ish Jugosllavise - dhe se mund te arrihet bashkimi me Kosoven nepermjet nje marreveshjeje ndermjet Prishtines dhe Beogradit, e cila do te siguronte shkembimin e zonave te banuara nga nje shumice Serbe ne veri te Kosoves me zonen e Presheves.


"Une nuk mendoj se kjo eshte vetem nje enderr jona nacionaliste, por eshte nje menyre legjitime dhe demokratike e shprehjes se mendimit te njerezve," ka thene Haziri per IWPR.


Ndersa Kosova eshte formalisht pjese e Serbise dhe Malit te Zi, ajo drejtohet tani si nje protektorat i Kombeve te Bashkuara qe prej perfundimit te konfliktit ne vitin 1999, dhe bisedimet per statusin e saj perfundimtar ende nuk kane filluar.


Megjithate, ceshtja e statusit perfundimtar te Kosoves eshte nje nder temat kryesore te axhendave politike te shume vendeve dhe institucioneve. Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq ka njoftuar kohet e fundit se ai deshiron qe bisedimet ne lidhje me statusin perfundimtar te Kosoves te fillojne ne Qershor te ketij viti, ne nje kohe qe ceshtja e pavaresise eshte ne qender te nje debati te zjarrte ne Kosove.


Serbet qe jetojne ne Kosoven e veriut kane krijuar nje shoqate te bashkive te tyre ne muajin Janar, e cila - ne rast se Kosova siguron pavaresine - mund te organizoje nje referendum per bashkimin e kesaj zone me Serbine.


Gjendja e tanishme politike ne protektorat mund tu lejoje Shqiptareve ne Serbine e jugut te perdorin referendumin e vitit 1992 si nje mall shkembimi dhe te kerkojne njohjen e rezultatit te ketij referendumi nga komuniteti nderkombetar.


"Une mendoj se kjo padrejtesi historike ndaj Shqiptareve te Presheves mund te ndryshohet nepermjet nje marreveshjeje ndermjet Shqiptareve te Kosoves dhe Serbeve," ka thene Sevdail Hyseni, nje zedhenes i Levizjes Shqiptare per Progres Demokratik.


"Referendumi eshte i perjetshem dhe askush nuk ka mandatin te rrezoje vullnetin e popullsise Shqiptare te ketij rajoni".


Megjithate, popullsia lokale mund te mos mendoje keshtu. Kur kane kaluar dhjete vjet, pjesa me e madhe e Shqiptareve kane humbur shpresen se enderra e tyre do te behet realitet. "Rezultati i referendumit nuk eshte asgje me teper se nje cope leter, e cila po perdoret nga drejtuesit tane per nevojat e tyre politike," thote nje banor i Presheves, i cili nuk deshiron te identifikohet.


Belgzim Kamberi eshte nje gazetar i pavarur ne Presheve.


Balkans, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists