Shqiperia Perfshihet Nga Kriza Energjitike

Kriza me e rende energjitike e cila ka mberthyer Shqiperine prej vitesh ka shkaktuar nje kaos ekonomik dhe rrezikon te nxise trazira sociale.

Shqiperia Perfshihet Nga Kriza Energjitike

Kriza me e rende energjitike e cila ka mberthyer Shqiperine prej vitesh ka shkaktuar nje kaos ekonomik dhe rrezikon te nxise trazira sociale.

Ekonomia Shqiptare po shkon drejt kolapsit ndersa vendi perballet me krizen me te rende energjitike te ketyre dekadave te fundit. Njerezit jane njoftuar me tone gati katastrofike me 10 Janar, kur qeveria njoftoi nderprerjen e furnizimit me energji elektrike per deri 18 ore ne dite.


Ministri i pare i energjitikes ne historine e vendit, Dritan Prifti, ka shtuar panikun nje dite me pas kur ka deklaruar se rezervat energjitike jane te mjaftueshme vetem edhe per nje jave tjeter.


Megjithese ai eshte munduar te qetesoje opinionin dy dite me pas, duke njoftuar per arritjen e marreveshjeve te reja per importimin e energjise nga Rumania, Jugosllavia dhe Greqia, te cilat do te zgjidhin emergjencen edhe per nje muaj tjeter, njerezit jane te shqetesuar dhe presin kolapsin total te sistemit energjitik.


Shqetesimi dhe ankthi shtohet edhe me teper per aresye se tanime nuk ka nje orar te sakte per furnizimin apo nderprerjen e energjise dhe ndermarrjet prodhuese e kane te pamundur te planifikojne punen e tyre. Disa fabrika kane nderprere krejtesisht punen. Te tjera, perfshire prodhuesit e vajit ushqimor dhe te tullave, si edhe furrat e prodhimit te bukes kane paralajmeruar per rritje cmimesh.


Burime te qeverise kane thene se autoritetet kane keshilluar firmat e medha te nderpresin prodhimin deri ne fund te muajit Janar. Uzina e celikut Kurum, nje uzine Turke e cila prodhon ferro krom ne Elbasan, dhe korporata e naftes Albpetrol kane nderprere aktivitetin.


Ne mesin e muajit Janar, fabrika te tjera te industrise se lehte kane paralajmeruar korporaten shteterore energjitke, KESH, se ato jane ne prag te mbulljes. "Te gjitha prodhimet e fabrikes time po prishen per shkak te mungeses se energjise elektrike. Ne nuk mund te perballojme prodhimin vetem me gjeneratore," thote drejtuesi i nje fabrike e cila prodhon sallamra.


"Kriza energjitike mund te kete pasoja te renda per te gjithe ekonomine e vendit," ka paralajmeruar ne nje televizion perfaqesuesi i FMN-se Volker Treichel, duke fajesuar per kete krize pjeserisht menaxhimin e keq te furnizimit me energji.


Drejtori i KESH, Petrit Ahmeti, deshiron nje kompromis ne menyre qe rezervat energjitike te mos arrijne nivele te rrezikeshme dhe bizneset te vazhdojne punen e tyre. Ai synon te arrije nje gje te tille duke bindur firmat te ulin prodhimin. "Kjo do te thoshte qe ne te prodhojme me pak por te mos i mbyllim fabrikat," shpjegon Luan Bregasi, drejtuesi i dhomes se tregtise dhe industrise.


Nderkohe, nderprerjet e energjise po largojne edhe investitoret e huaj, te cilet edhe keshtu jane te pakte ne Shqiperi qe pas periudhes se anarkise totale ne vitin 1997.


Edhe sindikatat jane shume te pakenaqura. Nje sindikate ka organizuar nje miting proteste ne Sheshin qendror te Tiranes, duke kerkuar doreheqjen e qeverise, duke hedhur parrullen: "Duam drita" dhe duke perplasur kapake tenxheresh.


Kriza e tanishme i ka rrenjet shume vite me pare ne fillim te viteve 1990 por asnjehere nuk eshte marre seriozisht per shkak te mosmarreveshjeve te politikaneve. Disa muaj me pare, Kryeministri Ilir Meta ka thene se kriza do te zgjidhet deri ne vitin 2003. Disa dite me pare, ministri Prifti ka thene se kriza mund te zgjase deri ne vitin 2004.


Ekspertet e energjitikes dyshojne se mund te arrihet ndonje gje deri ne ate kohe. Ata jane skeptik rreth strategjise se qeverise, bazuar ne shtimin e importeve te energjise dhe ndertimin e nje hidrocentrali te ri ne Bushat, mbi lumin Drin.


Nderkohe, autoritetet i kane kerkuar Maqedonise fqinje te leshoje me teper uje nga Liqeni i Ohrit per ne lumin Drin per te shtuar nivelin e prodhimit te energjise elektrike ne vend.


Ekspertet thone se varferia e Shqiperise ben qe ajo te mos kete mundesi te shtoje importet e energjise. Tirana edhe tani ble sasi te medha energjie nga Kroacia, Bullgaria dhe Greqia, me cmimin e larte prej 3 deri 4.3 cent per kilovat ore.


Edhe ekologjistet jane te shqetesuar nga planet e qeverise per energjitiken. Ata kane frike se hidrocentrali i Bushatit do te shkaktoje nje dem afatgjate per ambjentin.


Ne total, kostoja e parashikuar prej 160 milion dollare per ndertimin e hidrocentralit konsiderohet si nje investim me rrezik te larte.


Asnje nga planet e qeverise nuk zgjidh perfundimisht problemet me te medha te sistemit energjitik Shqiptar. Dy problemet me te medha jane difektet dhe humbjet ne transmetim dhe shperndarje te cilat shkojne deri ne 40 perqind te prodhimit dhe mos pagesa kronike nga ana e konsumatoreve.


Qeveria thote se ajo ka shtuar perqindjen e mbledhjes se pagesave nga 50 perqind nje vit me pare ne 80 perqind tani. Megjithate, shefi i Bankes Boterore per Europen jug lindore, Kristian Portman, ka paralajmeruar se qeveria duhet te beje nje lufte te panderprere per te shtuar mbledhjen e pagesave nga konsumatoret.


Portman ka thene se mbledhja e pagesave, si edhe nje kredi prej 60 milion dollare e premtuar nga Banka, do te lehtesonin punen e qeverise per te paguar per ndertimin e nje hidrocentrali tjeter te madh.


Ai ka nxitur qeverine te vazhdoje politiken e liberalizimit te cmimeve, te cilen qeveria e ka ndermarre disa muaj me pare nen presionin e FMN-se. "Cmimi i energjise duhet te jete gjithnje ne proporcion me koston e prodhimit te saj," ka thene Portman.


Familjet te cilat shpenzojne deri 300 kilovat ore ne muaj do te vazhdojne te paguajne ne baze te cmimit te vjeter prej 4 leke per kilovat, per konsum me te madh se kjo kuote, cmimi eshte dy fishi.


Aplikimi i cmimit te ri ka zemeruar shume Shqiptare. "Me gjithe keto nderprerje te energjise, si ka mundesi qe une duhet te paguaj tre here me teper se me pare," eshte nje reagim i zakonshem i shume Shqiptareve.


Nderkohe, ndersa ka ende edhe disa jave dimer perpara, popullata po pergatitet per nderprerje teper te gjata te energjise elektrike.


Mariana Çano eshte gazetare e revistes Albanian Observer ne Tirane.


Frontline Updates
Support local journalists