Shqiperia me Kryeministrin me te ri ne Europe

Ilir Meta, kryeministri i ri, ka nje pozicion te paanshem mbi Kosoven dhe premton rezultate te shpejta ne betejen per te vendosur rregull dhe per te crrenjosur korrupsionin.

Shqiperia me Kryeministrin me te ri ne Europe

Ilir Meta, kryeministri i ri, ka nje pozicion te paanshem mbi Kosoven dhe premton rezultate te shpejta ne betejen per te vendosur rregull dhe per te crrenjosur korrupsionin.

Thursday, 10 November, 2005

Ilir Meta, kryeministri i ri Socialist i Shqiperise, ne moshen 30 vjecare eshte kryeministri me i ri ne Europe. Ai ka premtuar te ndjeke gjurmet e pararendesit te tij, Pandeli Majko dhe te vazhdoje programin e qeverise se kaluar per te krijuar kushtet per nje integrim ne Bashkimin Europian dhe NATO.


Meta, nje nga krijuesit e grupit rinor Socialist FRESH, doli si kryeminister i ri pas nje kompromisi ndermjet gardes se vjeter dhe brezit te ri ne gjirin e partise, te cilet kane kerkuar me shume kontroll dhe pushtet gjate ketyre dy vjeteve te fundit.


Majko dha doreheqjen si kryeminister ne Tetor ne vijim te humbjes se tij ne fazor te Fatos Nanos per postin drejtues te partise Socialiste ne pushtet. Majko e kishte zevendesuar Nanon ne postin e kryeministrit vitin e kaluar pas nje perpjekjeje te deshtuar per grushti shteti nga Partia Demokratike ne opozite.


Marredheniet ndermjet Nano dhe Majkos u acaruan kur ky i fundit takoi Berishen per te dikutuar nje greve studentore dhe krizen ne Kosove. Nano ka kaluar kater vjet ne burg gjate presidences se Berishes dhe marredheniet ndermjet te dyve kane qene teper te ashpra qe prej asaj kohe duke bere akoma me te veshtire gjendjen e nje vendi i cili po perpiqet me te gjitha forcat te largohet nga e shkuara e tij komuniste.


Nje ekonomist i lauruar dhe nje ngrites peshash amator, Meta ka ruajtur pothuajse te paprekur kabinetin e trasheguar nga Majko. Vetem kater ministra jane zevendesuar por e reja historike eshte emerimi i nje gruaje, Makbule Ceco, ne postin e zevendes kryeministres.


"Kjo qeveri nuk eshte produkti i nje krize, por nje vazhdim i qeverise Majko," ka thene Meta. Ai shtoi se qeveria do te mbaje kontakte me Partine Demokratike ne opozites te ish Presidentit Sali Berisha, i cili eshte rizgjedhur kryetar i partise se tij ne fund te muajit Shtator.


Meta, i cili ne kundershtim me Nanon dhe Berishen nuk ka asnje lidhje me periudhen e vjeter Komuniste, ka ngulur kembe se ai do te "mbetet i hapur per dialog" me Demokratet e opozites, "jo per shkak te ndonje bindjeje personale por per shkak te detyrimeve kushtetuese".


Lufta e ashper politike, krimi i organizuar gjithnje ne rritje dhe pothuajse nje mungese totale e investimeve kane ndjekur Shqiperine qe prer rrezimit te regjimit te vjeter ne 1990. Nje kryengritje anti qeveritare ne 1997 rezultoi ne shkaterrimin e policise dhe ushtrise dhe ne plackitjen e depove ushtarake ku u morren mbi nje milione arme. Ne 1998 vrasja e politikanit kryesor te Partise Demokratike, Azem Hajdari, provokoi nje perpjekje per grusht shteti.


Kur shpertheu lufta ne Kosoven fqinje - nje rajon me nje popullsi ne mbi 90 perqind Shqiptare etnik - Majko zgjodhi nje linje te ndermjetme dhe te kujdeseshme midis kerkesave nacionaliste per perfshirjen e Shqiperise dhe kerkesave te Perendimit per qendrimin e Shqiperise larg nga konflikti. Me ardhjen e rreth 500,000 refugjateve Shqiptare te Kosoves, Meta u ngarkua me detyren e administrimit te pergjigjes se qeverie ndaj kesaj krize ne Shqiperi. Ne ndryshim me pararendesit e tij, Meta nuk ka favorizuar ndonje grup politik te vecante ne Kosove dhe per kete aresye eshte i vendosur mire per te vepruar si nje lidhje ndermjet udheheqesve ne Shqiperi dhe atyre Shqiptare te Kosoves.


Meta ka thene se ai ka nder mend te zhvilloje lidhje te forta me te gjithe grupet politike ne Kosove por qe "i takon popullit te Kosoves te vendose me ane te zgjedhjeve se kush do ti drejtoje ata". Meta thote se qeveria e tij do te mbeshtese perpjekjet per te siguruar te drejten e Shqiptareve te Kosoves per vetevendosje.


Shqiperia ka shume nevoje per investime te huaja por politika e ndare e vendit, shkalla e larte e kriminalitetit dhe korrupsioni galopant vazhdojne ta bejne Shqiperine te pastabilizuar dhe jo terheqese per kapitalin e huaj. Qeverite Perendimore e kane bere te qarte se Shqiperia ka nevoje per stabilitet dhe ata jane te deshiruar te shikojne vazhdimin e politikave te nisura prej Majkos.


Nje mision i FMN ka bere thirrje per privatizim me te shpejte te sektorit bankar dhe sektoreve te tjere strategjik dhe zbatimin e masave per te permiresuar eficiencen ne sherbimin civil, perfshire ketu edhe paga me te larta.


Majko, i cili e ka pershkruar Meten si "nje nga ata politikane qe e kapin demin nga briret ... dhe nuk e leshojne kurre", deshtoi ne luftimin e korrupsionit dhe kontrabandes se organizuar, duke u ankuar se lufta e brendeshme politike brenda partise se tij nuk e ka lejuar ta beje nje gje te tille.


Ilir Meta ka shume te perbashketa me pararendesin e tij - ata jane qe te dy te rinj dhe me orientim Perendimor. Por vezhguesit e huaj kane mirepritur mberrtijen e nje njeriu i cili shihet si me gjakftohte dhe me pragmatik. Megjithate, Meta, eshte me shume nen influencen e Fatos Nanos, udheheqesit ish-komunist te Partise Socialiste ish komuniste.


Qeverite Perendimore mbeten te shqetesuara per ndarjen e thelle qe ekziston ndermjet dy udheheqesve kryesore te partive, Nano dhe Berisha, dhe frikesohen per te ardhmen e zhvillimeve demokratike ne vend.


Kryeministri i ri i Shqiperise ka shume per te bere per te ngushtuar kete ndarje te thelle dhe per te bashkuar shoqerine civile. Megjithate, Meta duket i vendosur dhe ka premtuar se do te vazhdoje procesin e reformave te nisura nga Majko dhe do te nxjerre Shqiperine nga kriza qe e ka perfshire qe me renien e Komunizmit.


Llazar Semini eshte nje gazetar i pavarur ne Tirane.


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists