Shqiperia dhe Kosova Festojne Diten e Pavaresise

Shqiperia nuk perkrah ne menyre te hapur kerkesat e Shqiptareve te Kosoves per pavaresi por Shqiptaret ne te dyja anet e kufirit kane festuar diten e Pavaresise zyrtare me 28 Nentor.

Shqiperia dhe Kosova Festojne Diten e Pavaresise

Shqiperia nuk perkrah ne menyre te hapur kerkesat e Shqiptareve te Kosoves per pavaresi por Shqiptaret ne te dyja anet e kufirit kane festuar diten e Pavaresise zyrtare me 28 Nentor.

Te Djelen (me 28 Nentor) Shqiperia ka festuar Diten e Pavaresise dhe Shqiptaret e Kosoves kane marre pjese per here te pare ne keto festime.


Per here te pare qe nga renia e regjimit Komunist ne Shqiperi u organizua nje parade ushtarake ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane. Ne Kosove flamuri kombetar Shqiptar u shfaq lirshem neper makina qe parakalonin ne nje sere ceremonish te organizuara ne te gjithe provincen.


Pas 450 vjetesh nen sundimin Otoman, Shqiperia shpalli pavaresine me 28 Nentor, 1912. Nen udheheqjen e Ismail Qemalit patriotet Shqiptare ngriten flamurin kombetar ne qytetin port ne jugperendim te vendit, Vlore.


Shqiperia ishte vendi i fundit qe kishte mbetur akoma nen Perandorine e madhe Otomane dhe Lufta Ballkanike (1912-1913) u dha Shqiptareve mundesine ideale per te fituar pavaresine nga Turqit. Patriot Shqiptare te Kosoves kane luajtur nje rol te rendesishem ne fitoren ndaj Perandorise Otomane qe po copetohej.


Por ne konferencen e paqes ne Londer ne vitin 1913, fuqite e medha Europiane vendosen te lidhnin Kosoven (me popullsi ne shumice derrmuese Shqiptare) me Serbine. Ky vendim u rikonfirmua edhe ne Traktatin e Versajes pas Luftes se Pare Boterore.


Pas humbjes se Gjermanise Naziste dhe aleateve te saj fashiste ne 1945, udheheqesi komuniste te Ballkanit diskutuan idene e bashkimit te te dyja tokave Shqiptare. Por me fillimin e luftes se ftohte marredheniet Shqiptaro - Jugosllave u ftohen dhe propozimi u la pas dore.


Udheheqesi Jugosllav, Josip Broz Tito, u detyrua ti jepte autonomine Kosoves ne 1974 pas protestave ne shkalle te gjere. Por udheheqesi i tanishem i Jugosllavise, Presidenti Slobodan Miloshevic, e revokoi kete pavaresi ne vitin 1989.


Nderkohe Shqiperia pothuajse kurre nuk e ka shprehur idene e perfshirjes se Kosoves ne kufinjte e saj, edhe gjate procesit te shkaterrimit te Jugosllavise gjate dhjete vjeteve te fundit.


Shpresat kane qene te medha gjate luftes Serbo-Kroate dhe vecanerisht gjate konfliktit ne Bosnje. Por udheheqesi i Shqiptareve te Kosoves Ibrahim Rugova zgjodhi nje politike te ngjashme me ate te Gandit duke perdorur protestat paqesore per te fituar autonomine nga regjimi mizor i Beogradit dhe i Slobodan Miloshevicit.


Fillimi i luftes guerrilase nga luftetaret e rinj te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) ne fillim te vitit 1998 shkaktoi shperthimin e spastrimit etnik, nje politike te cilen Perendimi refuzoi te pranonte, vecanerisht pas vrasjeve te mijera civileve ne Bosnje.


Vetem nje vit me pare Shqiperia ishte perfshire ne pothuajse nje lufte civile pas renies se skemave te investimit piramidale. Popullsia me e varfer ne Europe humbi te gjitha kursimet e saj, me teper se nje miliard dollare Amerikan. Ne Mars te 1997 vendi u perfshi nga nje anarki dhe mbi nje milion arme te lehta dhe disa mijera ton eksploziv u grabiten nga depot e ushtrise ne te gjithe vendin.


Shume shpejt shpertheu trafiku i armeve ne zonen veriore te Shqiperise, e cila eshte ne kufi me Kosoven. Qeveria Shqiptare natyrisht nuk mund te toleronte furnizimin e kryengritesve ne Kosove me arme, por nga ana tjeter ajo edhe nuk mund te ndalonte dergimin ilegal te armeve ne anen tjeter te kufirit.


Dhe Perendimi zgjodhi te “mbylli nje sy dhe nje vesh” per ate qe po ndodhte. Megjithate forcat e UCK ishin te pakta per ti bere balle ushtrise me eksperience Serbe dhe policise. Pa fushaten e bombardimeve te NATO-s kunder Serbise, luftetaret e UCK-se veshtire se mund te kishte sjelle ndonje rezultat te dukshem.


Gjate konfliktit ne Kosove qeveria ne Shqiperi ndryshoi. Pandeli Majko zevendesoi udheheqesin Socialist Fatos Nano, qeveria e te cilit kishte favorizuar Hashim Thacin (nje udheheqes i UCK dhe tani Kryeministri i perkoheshem i Kosoves) ne kurriz te te moderuarit Rugova.


Majko adoptoi nje strategji me te balancuar, duke pasur gjithnje kujdes per te mos harruar qendrimin e Perendimit per nje Kosove autonome ne Serbi. Ilir Meta, i zgjedhur si kryeminister ne Tetor 1999, mund te konsiderohet nje personalitet me i pershtatshem per te mbajtur lidhje me te gjitha krahet politik ne Kosove.


Fushata e spastrimit etnik te Beogradit detyroi afersisht nje milion njerez te largoheshin nga kosova. Gjysma e ketyre refugjateve kerkuan strehim ne Shqiperine fqinje, nje fakt qe permiresoi imazhin e keq post-komunist te Shqiperise ne Perendim.


Tani qe Kosova drejtohet nga Kombet e Bashkuara dhe NATO, synimi per pavaresi akoma duket i larget por ndoshta jo nje enderr si me pare. Institucionet e ndryshme te OKB dhe qeverite e huaja kane thene se Kosova do te kete nje autonomi te gjere. Por ngjarjet kane treguar se Kosova nuk mund ti kthehet perseri Serbise.


“Beogradi duhet te mos mendoje me se Kosoven e ka humbur vetem perkohesisht. Ata e kane humbur Kosoven nje here e pergjithnje,” tha Thaci, kryeministri i qeverise se veteshpallur te Shqiptareve etnik ne Kosove, gjate nje ceremonie te mbajtur te Djelen ne Prishtine.


“Ky vit …ka dhene nje shtytje kolosale ceshtjes kombetare duke e vendosur Kosoven ne rrugen e pavaresise, paqes dhe prosperitetit ne gjirin e Europes,” tha Presidenti Shqiptar Rexhep Mejdani te Djelen. Ai tha se e konsideronte 28 Nentorin “nje pervjetor special te 87 per pavaresine e kombit Shqiptar”.


“Per te gjithe Shqiptaret ky eshte viti i clirimit te Kosoves nga dhuna shoviniste Serbe, viti i hapjes se kufirit dhe i vellazerimit te madh, viti i perfshirjes se te gjithe Shqiptareve dhe Shqiperise ne familjen Euro-Atlantike,” tha Meidani.


Por Shqiperia ka problemet e saj pas nje dekade tranzicioni post komunist drejt ekonomise se tregut. Shqiperia duhet te lehtesoje konfliktet e brendeshme politike, te rivendose rendin, luftoje korrupsionin dhe ndertoje institucionet e saj demokratike me qellim qe te perfitoje me teper asistence nga jashte. Tani Shqiperia ka edhe nje kushtetute te re te miratuar me nje referendum me 28 Nentor te vitit 1998.


Te gjithe grupet politike te Shqiptareve ne Kosove kane pershendetur festimet e pavaresise. “Ne do te fitojme betejat e paqes per te lehtesuar punen e komunitetit nderkombetar ne respektimin dhe njohjen e deshirave te qytetareve te Kosoves per liri dhe pavaresi,” tha Thaci.


“Per here te pare ne festojme 28 Nentorin ne nje Kosove te lire,” tha Rugova. “Pershendetje 28 Nentorit, dites se pavaresise,” shkruante e perditeshmja Koha Ditore, ndersa gazeta Kosova Sot shkruante: “Festoni flamurin tuaj. Ai do te valevitet pergjithnje ne Kosoven e lire”.


Udheheqesit Shqiptare te Kosoves po perballen me nje sfide teper te madhe per te bindur popullsine lokale te jetoje ne paqe me minoritetet e tjera, perfshire Serbet, ne Kosove.


Gjate festimeve ne nje nga rruget kryesore te Prushtines nje grup Shqiptaresh etnik kane sulmuar tre Serbe makinat e te cileve u gjenden ne mes te turmes qe festonte. Te tre u nxorren nga makina dhe nje njeri i armatosur nga turma vrau burrin dhe plagosi gruan e tij dhe vjehrren e moshuar. Ushtaret Britanike te OKB nderhyne per te shpetuar dy grate nga duart e turmes.


Makina u kthye se prapthi dhe u dogj. Gjenerali Klaus Reinhardt, Komandant i paqeruajtesve te KFOR, tha, “Une jam i shokuar nga ajo qe ndodhi. Askush ketu nuk guxoi te nderhynte. Kjo tregon nje mungese te madhe humaniteti nga njerezit dhe nje shkalle te larte te intolerances nga ana e sulmuesve dhe atyre qe shikoni se cfare ndodhte.”


Partia per Progres Demokratik e Hashim Thacit ka denuar vrasjen e fundit dhe sulmet e tjera kunder Serbeve. Partia ka bere nje deklarate ku thuhej se kjo dhune ishte nje kercenim serioz per “luften e drejte te clirimit” dhe hedh nje hije te erretmbi festimet e Dites se Pavaresise.


Llazar Semini eshte nje gazetar ne Tirane.


Frontline Updates
Support local journalists