SHQIPERI: TE PAPUNET DREJT RIVIERES

Industria ende e dobet e turizmit ne vend po perforcohet nga influksi i njerezve te varfer nga zonat e veriut te vendit.

SHQIPERI: TE PAPUNET DREJT RIVIERES

Industria ende e dobet e turizmit ne vend po perforcohet nga influksi i njerezve te varfer nga zonat e veriut te vendit.

Tuesday, 6 September, 2005

Familjet te cilat perpiqen te shpetojne nga varferia ne zonat e largeta veriore po i japin nje shtyse industrise se turizmit ne Rivieren jugore te vendit.


Gjate dekades se fundit, rreth 200 familje jane larguar nga rrethet e largeta veriore, si Kukes, Has, Diber, Mirdite dhe Lezhe, ne kerkim te punesimit ne Rivieren Shqiptare me nje gjatesi prej 150 kilometra.


Fjalet per ekzistencen e nje rivaliteti ndermjet jugut dhe veriut jane pergenjeshtruar nga mikpritja e ngrohte qe kane gjetur te sapo ardhurit - ku ne shume raste ata lejohen te perdorin shtepite e njerezve te cilet kane emigruar per ne Greqi.


"Mjafton qe ata te kujdesen per shtepine time sepse dikush duhet te kujdeset per te," thote Koço Dhimitri, nje emigrant i cili kthehet cdo vere per te hapur barin e tij ne qytetin bregdetar te Himares.


Nuk ka asnje shenje te perplasjeve te cilat ndonjehere shoqerojne migracionin e brendeshem. "Nese ka ndonje zenke, ajo nuk ndodh me te sapo ardhurit nga veriu por me njerez qe vijne nga Vlora per pushime ketu," thote nje qytetar i Vlores, i cili ka ndertuar nje hotel ne Himare.


Pas renies se komunizmit, nje numer i madh Shqiptaresh jane larguar nga vendi, ne menyre te ligjeshme ose jo, shume prej tyre nga zonat e bregdetit.


Rreth gjysem milion Shqiptare jetojne si emigrante ne Greqi - destinacioni me popullor - dhe te ardhurat e tyre i japin nje shtytje investimeve ne zonat e Rivieres.


"Po ndertohet shume pergjate bregdetit te Jonit, bare, restorante, motele, rruge," thote kryetari i bashkise se Himares, Viktor Mato. "Per rrjedhim ka nevoje ne rritje per krahe pune".


Ne fakt, te sapo ardhurit punojne kryesisht ne ndertim dhe kane ndertuar pothuajse te gjitha baret e reja te cilat kane mbire nga Saranda ne Butrint.


Me origjine nga Peshkopia ne rrethin veri lindor te Dibres, Bekimi, i cili nuk pranon te jape emrin e tij te plote, ka punuar gjate viteve te fundit duke riparuar frigorifere ne kete zone. "Muajt e veres jane te mire. Njerezit duan te japin shtepite me qera dhe kjo me sjell shume pune," thote ai per IWPR.


Qendrimi i banoreve vendas ndaj te sapo ardhurve duket shume i qete. Agim Shorti, i cili punon ne muzeumin lokal te Butrintit, thote se "Ka pune per te gjithe," duke shtuar se punen e merr ai qe eshte me i zoti ne zanat, pavaresisht se eshte vendas apo i ardhur.


Drejtori i muzeumit Auron Tare ka punesuar 35 prej te sapo ardhurve ne zonen arkeologjike te mbrojtur nga UNESCO, si roje, pastrues dhe ndihmes ne punimet per restaurimin dhe mirembajtjen e kalase dhe amfiteatrit te saj.


Tare i pershkruan verioret si njerez te mire dhe punetore. "Ata duhet te ndjehen si ne shtepine e tyre sepse ata po kujdesen per Butrintin. Ketu ka vizitore vetem ne vere ndersa ne dimer ata jane rojet e ketij muzeumi," thote ai.


Nje grup familjet Katolike nga veriu ka krijuar edhe nje fshat te ri te quajtur Shendelli, pergjate Liqenit te Butrintit te gjate 28 kilometra.


Tare shton se me ndihmen e nje granti Japonez, ata kane ndertuar nje shkolle fillore e cila eshte nje nder me te mirat ne kete zone.


Jeta per te ardhurit e rinj mund te mos jete gjithnje e lehte, por ata po e kthejne me shpejtesi enderren e tyre per nje jete me te mire ne realitet.


Denisa Xhoga eshte redaktore e gazetes Shekulli ne Shqiperi.


Albania
Frontline Updates
Support local journalists