SHQIPERI: SHQETESIMI MBI TREGTINE E LIRE

Drejtuesit e biznesit ne Shqiperi jane te shqetesuar nga hapat e ndermarre per liberalizimin e tregtise ne rajon.

SHQIPERI: SHQETESIMI MBI TREGTINE E LIRE

Drejtuesit e biznesit ne Shqiperi jane te shqetesuar nga hapat e ndermarre per liberalizimin e tregtise ne rajon.

Tuesday, 6 September, 2005

Qeveria do te perballet se shpejti me reagimin e zemeruar te drejtuesve te biznesit ne Shqiperi, te cilet kane frike se mund te perballen me falimentimin si rezultat i nje marreveshje per tregtine e lire me vendet fqinje, te mbeshtetur edhe nga BE. Ata kerkojne qe qeveria te ofroje disa garanci per kompanite e tyre perpara se te lejoje hyrjen e produkteve me te lira ne tregun e vendit pa taksa.


Tregtaret dhe pronaret vendas jane vecanerisht te shqetesuar nga importimi i grurit dhe birres, te cilat perfitojne subvencionime te fuqishme nga vendet fqinje, dhe i kane kerkuar qeverise te konsultohet me ta ne lidhje me cilat produkte mund te perfshihen ne kete marreveshje.


Kundershtimi i tyre duket se ka bere qe Shqiperia te shtyje nenshkrimin e nje marreveshjeje per tregtine e lire me Serbine, nje prodhues i madh i grurit. Marreveshja me Beogradin duhej te ishte firmosur ne Dhjetor 2002.


Luan Bregasi kryetar i Dhomes se Tregtise se Shqiperise, thote per IWPR se qeveria Serbe subvencionon ne nje shkalle te madhe fermeret vendas, gje e cila ben qe prodhimi i tyre te shitet me cmime te ulta. "Nese mielli nga Serbia lejohet te hyje ne Shqiperi pa asnje takes doganore, kjo do te ishte falimentimi per ne dhe do te krijonte probleme serioze per shoqerine. Kjo eshte aresyeja qe ne nuk jemi te kenaqur me kete marreveshje".


Krijimi i nje zone te tregtise se lire me perfshirjen e shtate vendeve - Kroacia, Bosnje Herzegovina, Jugosllavia, Maqedonia, Shqiperia, Bullgaria dhe Rumania - eshte vendosur ne Janar 2001, ne kuadrin e Paktit te Stabilitetit te BE-se. Heqja e barrierave doganore ndermjet ketyre vendeve per nje sere produktesh konsiderohet si nje hap i pare teper i rendesishem drejt perpjekjeve te tyre per anetaresim ne BE.


Vendet e Ballkanit duhet te kishin perfunduar marreveshjet dy paleshe per tregtine e lire Brenda vitit 2002. Deri me tani, Shqiperia ka arritur kete marreveshje vetem me Maqedonine. Shqiperia ka kerkuar nga zyrtaret e Paktit te Stabilitetit me teper kohe per perfundimin e marreveshjeve te tjera dypaleshe.


Adriana Civici, zyrtarja e qeverise Shqiptare e cila drejton bisedimet per tregtine, ka thene per IWPR se vendimi per mos nenshkrimin e marreveshjes me Serbine ne muajin Dhjetor ka qene nje shenje se Shqiperia ka veshtiresi ne menaxhimin e tranzicionit nga "nje ekonomi e mbyllur drejt asaj te tregut te lire".


Shqiperia ende nuk ka arritur te rimekembe ekonomine e saj pas nje periudhe te gjate keqadministrimi nen komunizem dhe gjate tranzicionit per ne ekonomine e tregut. Sipas ministrise se ekonomise, deficiti tregtar ne vitin 2002 ka arritur shifren alarmante prej 1.1 miliard dollare Amerikan. Humbjet nga tregtia me vendet anetare te BE dhe fqinjet e Ballkanit perbejne respektivisht rreth 80 dhe 7 perqind te kesaj shume.


Megjithese liberalizimi i tregtise behet me qellim per te permiresuar shanset e Shqiperise per hyrje ne Europe, Civici pranon se qeveria ende nuk ka bere nje analize te sakte se si ekonomia e dobet e vendit do te mund te perballonte kete sfide ne planin afat shkurter.


Megjithate, Civici, insiston se procesi i liberalizimit eshte i paevitueshem dhe ndermarrjet vendase nuk mund te fshihen dhe te shmangin konkurencen nga jashte. Sipas saj, drejtuesit e biznesit te cilet kane kundershtuar marreveshjen me Serbine e kane bere kete nga frika e humbjes se monopolit qe gezojne tani.


Bregasi e kundershton kete argument, duke thene se monopolet jane nje gje e se kaluares. Ne fakt, disa kompani te medha ne Shqiperi kane filluar te mendojne per te perballur sfiden e tregut te lire. Ato kane investuar shuma te medha ne vitet e fundit - rreth 17 milion dollare vetem ne sektorin e grurit - ne menyre qe prodhimet e tyre te mund te plotesojne standartet Europiane, dhe jane pikerisht keto investime per te cilat ato shqetesohen tani.


Ali Kazai, nje drejtues i larte i fabrikes se birres, Birra Tirana, thote se mundesia e tregtise se lire dhe konkurrenca Europiane e kishin detyruar kompanine e tij te bente nje investim prej gjashte million euro me qellim qe te modernizonte teknologjine dhe ule koston.


"Perndryshe, ne nuk do te jemi ne gjendje te perballojme konkurencen e importeve nga jashte. Per me teper, pesha e ketij veprimi do te bjere mbi punetoret, sepse teknologjia me e mire dhe me moderne do te na detyroje te shkurtojme numrin e vendeve te punes," shton ai.


Bregasi thote se ai i ka kerkuar qeverise te mbroje sektoret e rendesishem te bujqesise nga importet e lira nga Serbia. "Pas nje fare kohe, ne do te jemi ne gjendje te hyjme ne konkurencen e tregut te lire," thote ai.


Bizneset Shqiptare nuk jane kunder liberalizimit te tregut ne parim - por ato kerkojne te sigurohen qe do te hyjne ne nje loje me kushte te barabarta.


Agim Rrapaj, president i Keshillit Shqiptar te Agro-biznesit, thote se Serbia mund te penalizohet per subvencionimin e industrise se grurit, sepse nje gje e tille eshte ne kundershtim me parimet e Organizates se Boterore te Tregtise, OBT, ne te cilen Shqiperia eshte anetaresuar vitin e kaluar. Ai ka shtuar gjithashtu se ka dyshime ne lidhje me cilesine e miellit te eksportuar nga Serbia.


Shqetesimet e komunitetit te biznesit jane shtuar edhe nga fakti se drejtuesit Shqiptare do te takohen me zyrtare te BE ne Shkurt te 2003 per te diskutuar pjesemarrjen e vendit ne nje Marreveshje Stabilizim Asocimi, nje test tjeter i rendesishem per perpjekjet per anetaresim ne bllokun tregtar. Perfaqesuesit e biznesit kane frike se qeveria e tyre nuk do te jete ne gjendje ti mbroje ata perballe presioneve te Brukselit per liberalizimin e tregut.


Irfan Hysenbelliu, nje zedhenes i industrise se birres, thote se "te gjitha vendet ne rajon, me perjashtim te Shqiperise, mbrojne prodhimet e tyre te brendeshme".


Ilir Aliaj eshte nje gazetar i pavarur ne Tirane.


Frontline Updates
Support local journalists