SHQIPERI: SHKATERRIMI I RRJETIT TE PROSTITUCIONIT

Disa individe te guximshem po luftojne trafikun e vajzave i cili po shkaterron komunitetet rurale.

SHQIPERI: SHKATERRIMI I RRJETIT TE PROSTITUCIONIT

Disa individe te guximshem po luftojne trafikun e vajzave i cili po shkaterron komunitetet rurale.

Ne sallen e mberritjeve ne Aeroportin Nderkombetar te Rinasit, disa vajza te reja Shqiptare nxitojne te kalojne duke treguar edhe disa shenja te rrahjeve nga tutoret e tyre. Ato jane gjendur ne rrjeten e prostitucionit nderkombetar. Ato sapo kthehen ne vendin e tyre, nisen perseri per ne lagjet e prostitucionit ne Europen Perendimore.


Keto vajza nuk kane shume deshire te flasin, dhe aq me pak te shpjegojne shenjat e rrahjeve. "Kam bere nje aksident me makine," thote njera prej tyre e cila nuk ka dy dhembe dhe ka nje shenje ne faqe. Nje tjeter, e quajtur Silvana, nuk shpjegon rreth nje shenje ne buze dhe nje te nxire ne nofull. Nje tjeter vajze me demtime te ngjashme thote: "U pengova dhe u rrezova ne banjo".


Agjensite e ndihmave llogarisin se rreth 30,000 Shqiptare punojne si prostituta ne te gjithe Europen. Ato perbejne pothuajse nje perqind te popullsise se Shqiperise. Te pakten 60 perqind e tyre jane femije, pjesa me e madhe te rrembyera apo te mashtruara per te prostituar, ne nje nder rrjetet me te medha te prostitucionit ne kontinent.


"Mos prit te te thone te verteten," thote nje polic i aeroportit. "te gjitha ato qe kthehen duan te shkojne perseri ne Itali. Kjo jo vetem per shkak te kercenimeve te tutoreve te tyre, por sepse shume nga familjet nuk i pranojne me. Njera prej tyre me ka thene ' Nuk dua te kthehem ne shtepi sepse babai do te me rrahe'".


Keto vajza kane pak mundesi reintegrimi ne Shqiperi. Ne pjesen e caktuar per Shqiperine ne raportin vjetor te Departamentit Amerikan te Shtetit thuhet se ato perballen me "nje stigmatizim te madh nga familjet dhe shoqeria". Raporti vazhdon: "Per shkak te problemit te madh te trafikimit dhe burimeve te pakta per reintegrimin e tyre, pjesa me e madhe e viktimave nuk perfitojne asnje lloj ndihme".


Shume police te kontrollit kufitar nuk kane asnje lloj keqardhje per keto vajza, duke i konsideruar ato si kriminele dhe jo si viktima. Sapo ato zbresin nga avionet, shumica pergatiten pert'u kthyer ne Itali me ane te skafeve klandestine. Kushdo mund te siguroje nje vend ne to nese ka shumen e nevojeshme te parave, sepse vetem nga qyteti port i Vlores nisen cdo nate 10 deri 15 syresh.


Por tani kane filluar te hapen disa qendra per te ndihmuar ato vajza qe deshirojne te dalin nga rrjeti i prostitucionit dhe te reintegrohen ne komunitetin e tyre. Qendra te tilla sekrete jane hapur ne Tirane dhe Vlore. Ne Fier, ne qender te Shqiperise, shefi i policise lokale, Xhavit Shala, ka ndertuar nje qender te thjeshte per strehimin e ketyre viktimave te trafikut brenda territorit te policise.


"Shqiptaret duhet te mesojne te trajtojne keto vajza si viktima dhe jo si prostituta," thote Shala, i cili eshte i vendosur te luftoje pushtetin e trafikanteve. Ai organizon takime me mesues, drejtues te bizneseve dhe banore per te shpjeguar se si trafiku i vajzave po shkaterron jeten ne fshatra.


Rezultatet kane qene te habiteshme. Ankimet kunder tutoreve dhe trafikanteve jane rritur me pothuajse 400 perqind. Shala ka ngritur qendren e strehimit te viktimave Brenda territorit te komisariatit, ndersa policia kryen hetimet e nevojeshme rret tutoreve.


Kur qeveria nuk pranoi te financonte kete strehez, ai arriti te mbledhe 18,000 dollare Amerikan nga komuniteti local i biznesit. Brenda tre konteinereve metalik gjenden disa krevate marinar dhe disa tavolina shkolle. Por dhomat jane te pastra dhe rrjeta e telit rrethon nje oborr te vogel.


Shala perballet me nje problem te madh. Disa prej vajzave per te cilat ai kujdeset largohen sepse gjykatat vonojne shume ne gjykimin e tutoreve te tyre. Ai i ka kerkuar ministries se drejtesise te shpejtoje procedurat por nuk ka marre ende asnje pergjigje.


Autoritetet nuk kane pranuar gjithashtu te paguajne per ushqimin e vajzave ne kete qender. "Une nuk u kerkoj me ndihme zyrtareve," thote Shala. "Une u kerkoj atyre vetem te mos na pengojne ne rrugen tone".


Qendra e tij perpiqet te binde familjet e vajzave ti pranojne ato perseri ne gjrin e tyre. "Ne u themi atyre qe nuk eshte vetem faji i vajzave qe kane rene ne rrjeten e prostitucionit por edhe i tyre," shpjegon Shala. "Statistikat tregojne se vajzat e tyre jane mashtruar per ti hyre prostitucionit. Ne i pyesim familjet se perse kane lejuar qe vajzat e tyre te bien viktime".


Qe prej hapjes se tij, projekti i Vlores ka ndihmuar 40 vajza dhe ka bashkuar shumicen e tyre me familjet.


Por drejtuesja e qendres, e cila kerkon te mos permended me emer, thote se influenca e tutoreve nuk duhet nenvleftesuar asnje here dhe se ajo vete eshte kercenuar. "Kjo pune me ka tmerruar," thote ajo.


Edhe kur familjet i pranojne vajzat e tyre, kjo nuk eshte zakonisht nje zgjidhje afatgjate. "Disa here une shkoj per ti pare vajzat dhe nuk i gjej me ne shtepi," vazhdon ajo. "Vajzat e trafikuara ne kete menyre kane pak shpresa per te rifilluar nje jete normale".


Agim Kanani eshte nje gazetar i pavarur ne Tirane.


Albania
Frontline Updates
Support local journalists