SHQIPERI: SHBLLOKOHET POLITIKA NE VEND
Politikanet e percare Shqiptare kane lene me nje ane mosmarreveshjet e tyre per te zgjedhur nje president i cili shume njerez shpresojne se do ta coje Shqiperine drejt integrimit Europian.
SHQIPERI: SHBLLOKOHET POLITIKA NE VEND
Politikanet e percare Shqiptare kane lene me nje ane mosmarreveshjet e tyre per te zgjedhur nje president i cili shume njerez shpresojne se do ta coje Shqiperine drejt integrimit Europian.
Parlamenti Shqiptar kete jave i eshte nenshtruar presionit nderkombetar dhe ka zgjedhur Alfred Moisiun ne postin e presidentit, me shpresen se emerimi i tij do te pakesoje disi mosmarreveshjet e medha ne gjirin e politikes Shqiptare.
Parlamenti Europian kishte kerkuar nepermjet anetares se tij Doris Pack, qe parlamenti Shqiptar te zgjidhte nje president te paanshem i cili te perqendrohej ne pajtimin e paleve.
Ne kete menyre, perjashtoheshin kandidaturat e Fatos Nanos dhe Sali Berishes, drejtuesit e Parstise Socialiste ne pushtet dhe asaj Demokratike ne opozite. Javen e kaluar, te dy kryetaret e partive kane rene dakort te mbeshtesnin kandidaturen e Moisiut - nje i pavarur i cili ka qene i vetmi kandidat per postin - ne interes te bashkimit kombetar.
Moisiu eshte zgjedhur president me votim te fshehte te transmetuar drejtpersedrejti nga shume stacione televizive. Ai ka marre 97 vota, ndersa 19 vota kane qene kunder, 14 deputete kane abstenuar dhe kater vota kane qene te pavlefshme.
Nje dekade mosmarreveshjesh ndermjet koalicionit te majte qeveritar te drejtuar nga Partia Socialiste dhe opozites, se drejtuar nga Partia Demokratike, kane vonuar tranzicionin e Shqiperise ne nje ekonomi tregu dhe kane shtyre anetaresimin e vendit ne disa institucionet te rendesishme Europiane.
Bisedimet per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian jane shtyre se fundi nga Qershori per ne Shtator. Fondi Monetar Nderkombetar ka shtyre gjithashtu nenshkrimin e nje marreveshjeje tre vjecare dhe disa financime te Bankes Boterore jane ndaluar.
Zgjedhja e Moisiut eshte pershendetur nga i gjithe spektri politik. "Kjo eshte nje dite historike per politiken Shqiptare, nje dite kur te dyja palet kane kanalizuar forcat e tyre ne nje proces i cili do te jete thelbesor per zhvillimin e vendit," ka thene Berisha pasi ka hedhur voten e tij. Ai ka siguruar se opozita do te respektoje plotesisht mandatin e presidentit.
Zgjedhja e presidentit ka zgjidhur nje mosmarreveshje te madhe politike ne lidhje me emerimin e tij. Pas zgjedhjeve parlamentare te Qershorit 2001, asnje parti nuk arriti te siguronte 60 perqind te vendeve ne parlament te cilat lejojne zgjedhjen e nje kandidati te tyre si president.
Nano, me pas u perpoq te siguronte nivelin e duhur te mbeshtetjes per t'u bere kryetar i shtetit, por ka pare se ai nuk ka pasur nje mbeshtetje te madhe edhe ne rradhet e partise se tij dhe ish kryeministri i atehershem Ilir Meta ka kundershtuar gjithashtu kandidaturen e tij.
Ai me pas u perpoq te rrezonte qeverine, e cila sipas tij ishte e paafte per te drejtuar vendin. Administrata e Metes me pas dha doreheqjen ne fund te Janarit, dhe u zevendesua nga Pandeli Majko, i cili nga zgjedhjet e bera ne kabinetin qeveritar u duk se mbeshteste Nanon. Por Nano, megjithate kishte nevojen e disa votave nga opozita per t'u zgjedhur president.
Opozita ka qene e vendosur te mos votonte per ate, dhe as te mos mbeshteste presidentin e tanishem, Rexhep Mejdani. Duke permendur parregullsi ne zgjedhjet e vitit te kaluar, Berisha kishte kercenuar se mund te bojkotonte votimin presidencial te se Henes.
Pas arritjes se nje konsensusi, Moisiu do te betohet ne postin e presidentit me 24 Korrik. I ve me kater femije, ai tani eshte kryetar i Shoqates Shqiptare te Atlantikut, por ka eksperience te mepareshme politike si zevendes minister i mbrojtjes nga 1994-1997.
Zgjedhja e Moisiut mund te jete lehtesuar nga Berisha dhe Nano, por thuhet se ai e ka bere te qarte se ata nuk duhet te perpiqen te nderhyjne me mandatin e tij. "Une e kam pranuar detyren e presidentit... ne pergjigje te shpirtit te bashkepunimit qe eshte krijuar me qellim qe te afrohet integrimi i metejshem i Shqiperise ne strukturat Europiane dhe Atlantike," ka thene ai pas votimit.
Procesi i arritjes se konsensusit nuk ka qene shume i lehte. Moisiu eshte propozuar nga opozita pasi kandidati i paraqitur nga socialistet, Ambasadori i Shqiperise ne Bruksel, Artur Kuko, nuk ka pranuar te kandidoje.
Per me teper, disa politikane sin e Partine Socialiste ashtu edhe ne ate Demokratike kane qene kunder kandidatit te kompromisit.
Megjithate, zgjedhja e Moisiut si president shenon nje fillim te ri per Shqiperine, per te cilin te dyja blloqet e medha politike shpresojne qe do te hape rrugen per anetaresim ne institucionet e rendesishme Europiane.
Llazar Semini eshte redaktor i IWPR-se ne Shqiperi.