Shqiperi: Lufta E Brendeshme Politike Kercenon Ekonomine
Lufta e brendeshme politike ndermjet rivaleve politik Ilir Meta dhe Fatos Nano po demton gjendjen ekonomike te vendit.
Shqiperi: Lufta E Brendeshme Politike Kercenon Ekonomine
Lufta e brendeshme politike ndermjet rivaleve politik Ilir Meta dhe Fatos Nano po demton gjendjen ekonomike te vendit.
Doreheqja e Kryeministrit Meta javen e kaluar eshte shkaktuar nga nje lufte e brendeshme per pushtet ne Partine Socialiste e cila po kercenon seriozisht te largoje investimet e huaja aq te nevojeshme per Shqiperine.
Meta njoftoi doreheqjen e tij me 29 Janar, duke deklaruar se kryetari i partise Fatos Nano kishte ushtruar nje presion "destruktiv" ndaj tij per te siguruar mbeshtetje per zgjedhjen e tij ne postin e presidentit te Shqiperise.
"Prej disa muajsh, qeveria qe une drejtoj dhe une personalisht jemi gjendur perballe nje fushate sulmesh, fyerjesh, dhe sharjesh imorale te iniciuar nga kryetari i Partise Socialiste," ka thene Meta. Ai i ka pershkruar keto sulme si "te paprecedent ne boten demokratike".
Socialistet kane fituar zgjedhjet e fundit te pergjitheshme me 24 Qershor, 2001. Perplasja ndermjet dy drejtuesve, e cila ka thelluar edhe percarjen ne parti, ka filluar Tetorin e kaluar, nje muaj pasi parlamenti miratoi kandidaturen e Metes per kryeminister.
Shume shpejt u be e qarte se Nano deshironte te zgjidhej president - por nuk kishte perkrahjen e plote te anetaresise se partise se tij. Perkrahesit e Metes nuk ishin te gatshem te mbeshtesnin kandidaturen e kryetarit Socialist, duke bere qe Nano te niste nje fushate te eger kunder tyre.
Ai akuzoi disa prej ministrave per korrupsion dhe arriti te pershkruante metoden e qeverisjes se kryeministrit si "metode fashiste". Nano ka thene gjithashtu se Meta po emeronte perkrahesit e tij ne poste te rendesishme ne qeveri per te forcuar kontrollin e tij mbi pushtetin. Keto sulme kulminuan javen e kaluar me doreheqjen e Metes.
Presidenti, i cili zgjidhet nga parlamenti, do te votohet ne muajin Qershor. Socialistet qeverisin ne nje koalicion se bashku me kater parti te tjera te vogla, mbeshtetja e se cilave eshte e domosdoshme per te arritur numrin 84 te votave per te zgjedhur kryetarin e shtetit. Ndersa mendohet se rreth 27 deputete Socialist mbeshtesin Nanon dhe 42 mbeshtesin Meten, votat e partive te vogla mund te behen determinante.
Tensionet ndermjet Nanos dhe Metes jane pershkallezuar javen e fundit. Rivaliteti ne mes tyre ka bere qe komiteti i pergjithshem drejtues i partise, i perbere nga 110 antare, te mos arrinte nje marrveshje per gjetjen e zevendesuesit te Metes.
Perkrahesit e Metes kerkojne qe vendin e tij ta zere ministri i mbrojtjes, Pandeli Majko, ndersa fraksioni i Nanos preferon ministren e ekonomise Ermelinda Meksi. Nderkohe, nje emer i trete ka dale ne skene; ai i Kastriot Islamit, nje zyrtar i rendesishem i partise i afert me Nanon. Komiteti drejtues do te marre vendim sot, te Merkuren, se cili prej kandidateve do te jete kryeministri i ri.
Pritet qe Majko te zgjidhet sepse Meta ka me teper perkrahes se sa Nano ne keshillin e pergjitheshem drejtues.
Kjo krize politike vjen ne nje moment teper delikat per vendin. Qershorin e kaluar, Bashkimi Europian, BE, kishte deklaruar se negociatat per nje Marreveshje Stabilizim Asocimi, do te fillonin ne gjysmen e pare te ketij viti, ndoshta ne Mars.
Por javen e kaluar Brukseli ka paralajmeruar se nuk mund te percaktohej nje date deri sa Shqiperia te zgjidhe problemet e brendeshme politike.
Ne nje sesion te fundit te parlamentit Europian per Shqiperine, deputete te tij kane shprehur pakenaqesi me politikanet Shqiptare. Nje deputet Austriak ka thene se ata jane "nje klase politike e vjeteruar" dhe se "ndihet nevoja per nje klase te re politike".
Nje koleg Belg ka thene se ai nuk do te pranonte fillimin e negociatave me Shqiperine "sepse une do te ndjehesha i turperuar para elektoratit tim nese do te votoja ne kete menyre".
Anetari Austriak i parlamentit Europian, Johan Svoboda ka deklaruar se "Ne kemi bere nje gabim me Maqedonine dhe une nuk kam nder mend te nxitohem dhe te bej nje gabim te dyte me Shqiperine". Keshilli i Ministrave te BE-se nuk ka percaktuar ende nje date per fillimin e negociatave me Shqiperine.
Si per te renduar edhe me teper problemet e vendit, FMN ka shtyre nje takim te planifikuar te bordit te saj kete jave per te aprovuar nje kredi prej 30 milion dollare Amerikan per tre vjetet e ardheshem. Edhe ky hap eshte ndermarre ne pritje qe politikanet Shqiptare te zgjidhin mosmarreveshjet e tyre.
Banka Boterore nga ana e saj po kercenon se do te bllokoje nje pakete ndihmash prej 70 milion dollare te planifikuar per sektorin energjitik, skemat e lehtesismit te varferise dhe reformen financiare. Perfaqesuesi i Bankes ne Tirane, Eugene Scanteie, ka thene: "Nese do te kete ndonje vonese ne pergatitjen e ketyre projekteve per shkak te krizes qeveritare, fondet do te rrezikohen".
Pavaresisht ketyre kercenimeve, vezhguesit vendas nuk jane shume optimist per nje perfundim te shpejte te luftes se brendeshme politike ne Shqiperi. Genc Ruli, i Institutit per Studime Bashkekohore dhe nje ish minister i financave, fajeson "dobesine institucionale" te Shqiperise per faktin qe "kriza ne parti do te vazhdoje".
Ai shton se kriza, tashme ka goditur ekonomine e vendit. Prodhimi i pergjitheshem bruto i vendit ne gjysmen e dyte te vitit te kaluar eshte rritur vetem me shtate perqind - gjysem perqind me pak se rritja e planifikuar - dhe kjo tendence pritet te vazhdoje. "Shenjat e para te inflacionit dhe destabilizimit monetar kane filluar te duken," ka thene Ruli. Edhe perpara krizes politike, vendi eshte perballuar me nje krize te thelle energjitike. "Kriza energjitike mbetet nje problem i hapur dhe do te kete nje impakt te konsiderueshem mbi zhvillimin ekonomik ne vitin 2002," ka thene Shkelqim Cani, guvernator i Bankes Kombetare te Shqiperise, javen e kaluar.
Shkrimtari me i njohur ne vend, Ismail Kadare, ka pershendetur faktin se politikanet po fillojne te merren me problemin e korrupsionit por ka shtuar se "korrupsioni, trafiku i droges dhe shkeljet e demokracise nuk kane filluar vetem kater jave me pare".
Te Henen, Presidenti Rexhep Meidani i ka kerkuar Partise Socialiste te emeroje nje kryeminister te ri pa humbur me teper kohe.
Meta ka pranuar, megjithese se sulmi qe ai ka bere ndaj rivalit te tij nuk le shume shprese per perfundimin e mosmarreveshjeve te brendeshme ne Shqiperi. "Ka tashme nje jave qe vendi eshte pa qeveri dhe vendi ka nevoje per reformat," ka thene ai. "Fatos Nano e krijoi kete krize, keshtu qe ai duhet te lere me nje ane interesat e tij personale".
Llazar Semini eshte redaktor i IWPR-se ne Shqiperi.