SHQIPERI: DREJTESIA E VESHTIRE

Gjykatat dhe sistemi i drejtesise i korruptuar nuk po e luftojne si duhet krimin e organizuar.

SHQIPERI: DREJTESIA E VESHTIRE

Gjykatat dhe sistemi i drejtesise i korruptuar nuk po e luftojne si duhet krimin e organizuar.

Tuesday, 6 September, 2005

Gjykatesit dhe oficeret e policise te korruptuar jane gjithnje e me teper nen presion per te ndryshuar qendrimet e tyre.


Dy ngjarje te koheve te fundit te cilat kane treguar deshtime te drejtesise kane treguar qarte se deklarimet e qeverise per nje lufte te ashper ndaj krimit te organizuar dhe per paanesine e sistemit gjyqesor - nje kerkese kjo e domosdoshme per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian - jane vertete larg realitetit.


Aleksander Kuqo, nje kriminel 28 vjecar nga qyteti i Beratit, eshte denuar vitin e kaluar me burgim te perjeteshem nga nje gjykate Italiane me akuza per vrasje dhe trafikim te qenieve njerezore dhe te droges.


Ai eshte larguar nga Italia dhe ka mberritur ne Shqiperi, ku eshte ndaluar nga policia pas nje informacioni te marre nga Interpol. Megjithate, kur rasti i tij eshte cuar ne gjykaten e qytetit te Fier, nje grup ekspertesh mjeksore kane deshmuar se Kuqo ishte i paafte menderisht - dhe e liroi ate.


Vrasesi i denuar eshte liruar dhe me pas nuk eshte pare me - megjithese disa zera thone se ai mund te kete shkuar ne Kosove ose edhe ne Greqi.


Nje rast tjeter eshte ai i Gazmend Tahirllarit, nje qytetar nga qyteti i Korces ne jug lindje te vendit, i cili ka vdekur ndersa ishte i ndaluar nga policia disa muaj me pare.


Tahirllari eshte marre nga policia per tu pyetur pas disa njoftimeve nga nje shofer taksie se ai e kishte kercenuar. Te nesermen, ai ka vdekur. Ne ate kohe, nje ekspert mjeksor nga qyteti i Korces ka deshmuar se Tahirllari kishte vdekur si pasoje e nje sasie te madhe alkooli, nje ide kjo e mbeshtetur edhe prokurori i qytetit.


Megjithate, pas ankesave te vazhdueshme te familjes se tij, eshte kerkuar kryerja e autopsies dhe ri ekzaminimi i trupit nga ana e eksperteve mjeko ligjore nga Tirana. Ata kane percaktuar se vdekja kishte ardhur si pasoje e demtimeve te marra ne kohen kur ka qene i ndaluar nga policia.


Shtate polic jane denuar me denime te ndryshme javen e kaluar per perfshirjen e tyre ne vdekjen e Tahirllarit - por i dyshuari kryesor, nje inspektor i policise, i cili eshte gjykuar dhe denuar ne mungese eshte ende i lire.


Te dyja keto raste jane njoftuar gjeresisht nga shtypi i skandalizuar, duke bere qe qeveria te mundohet te mbrohet nga akuzat e drejtuara ndaj saj.


Pas lirimit te kriminelit Kuqo, ngjarje e cila shkaktoi nje zhurme te madhe ne media, Keshilli i Larte i Drejtesise - organizmi me i larte i drejtesise ne Shqiperi - ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e rrethit te Fierit dhe i ka dhene verejtje prokurorit te rastit, Aleksander Tanku.


Analistet te cilet kane mirepritur keto masa megjithate mendojne se ato jane nje pergjigje e pamenduar dhe e dhene me nxitim, kryesisht per te kenaqur zyrtaret e huaj dhe opoziten.


Ata thone se korrupsioni ne gjykata eshte simptome e nje te keqeje me te madhe ne shoqerine Shqiptare - mungesen e besimit tek ligji - dhe siguria e dhene nga qeveria se ajo po lufton krimin do te jete pa ndonje efekt nese ajo nuk arrin te binde qytetaret per vertetesine e ketyre deklarimeve.


Pergjigja e familjes se Tahirllarit per denimin e shtate policeve tregon shume per mungesen e besimit qe ekziston ne rradhet e shoqerise Shqiptare ndaj sistemit te drejtesise. Sipas gazetes Korrieri, ata kane kercenuar nje prej oficereve te denuar se "Ne do te vrasim djalin tend ashtu sic vrave djalin tone".


Shumica e Shqiptareve vazhdojne te besojne se menyre me e mire per te siguruar drejtesi eshte nepermjet pageses. Dhe ne rastet kur njerezit zhgenjehen nga drejtesia, dhuna behet mjeti i preferuar i larjes se hesapeve.


Shqiptaret mendojne se pagesat nen dore ndikojne drejtesine, dhe cdo gje - duke filluar nga nje certifikate lindje deri tek fitimi i pafajesise ne nje rast vrasjeje - mund te blihet. Prova me e mire per kete eshte shume e dukeshme - zyrtare te sistemit te drejtesise kane ne pronesi vila dhe makina te shtrenjta te cilat veshtire se mund te sigurohen me pagat e tyre te ulta shteterore.


E gjithe kjo duhet te ndryshoje nese Shqiperia vertet deshiron te plotesoje kerkesat e BE per te luftuar krimin. Megjithese qeveria ka pasur disa suksese ne luften ndaj trafikut te qenieve njerezore, prodhimi dhe kontrabanda e droges dhe ajo e armeve vazhdojne te furnizojne boten e krimit. Por nuk mjafton vetem ti kapesh keta kriminele, nese ata duke paguar sigurojne lehtesisht lirine nga sistemi gjyqesor.


Ekspertet thone se kontrolle me te ashpra dhe me afat gjata ndaj sistemit gjyqesor kerkohen per te crrenjosur plagen e korrupsionit dhe per te ndryshuar qendrimin e njerezve ndaj ligjit.


Zedhenesja e prokurorit te pergjitheshem, Eva Londo, ka thene per IWPR se "Ka ardhur koha qe prokuroret te jene me agresive ndaj krimineleve".


Zedhenesi i ministrise se drejtesise Kristo Mertiri e mbeshtet kete ide, duke shtuar se eshte e nevojeshme te kete me teper kontroll mbi kredencialet e gjykatesve. Ai gjithashtu pranon se lirimi i kriminelit Kuqo nuk do te kishte shkaktuar kaq shume zhurme nese kjo ngjarje nuk do te ishte publikuar nga media.


Veprimet e ndermarra nga autoritetet ndaj zyrtareve te implikuar ne skandalin Kuqo jane mirepritur nga ambasadori Amerikan ne Tirane, James Jeffrey, i cili e ka quajtur kete mase nje "zhvillim te mire".


Megjithate, gjykatesi i cili ka liruar Kuqon, Ilir Dushi, eshte pergjigjur me zemerim ndaj shkarkimit te tij per aresye disiplinore, duke hedhur dyshime se pergjigja e shpejte e qeverise ndaj korrupsionit - duke shkarkuar dhe kritikuar zyrtaret - do te kete sukses ne te ardhmen.


"Perse me shkarkuan per shkelje disiplinore dhe jo per korrupsion? Une jam gjykates, une e mbeshtes vendimin e marre ne dokumentat dhe provat qe me paraqiten, dhe raporti mjeksor thoshte se ai person ishte i semure psiqik," ka thene Dushi per gazetaret.


Ilir Alijaj eshte nje gazetar i pavarur ne Tirane.


Frontline Updates
Support local journalists