Shpresa te permbajtura ne Kosove

Prishtina shpreson per nje zgjidhje. Por skepticizmi rreth mungeses se vendosmerise se Perendimit dhe frika nga qendrimet arrogante te Serbeve bejne qe asnje njeri ne Kosove te mos habitet ne se bisedimet perfundojne me nje deshtim.

Shpresa te permbajtura ne Kosove

Prishtina shpreson per nje zgjidhje. Por skepticizmi rreth mungeses se vendosmerise se Perendimit dhe frika nga qendrimet arrogante te Serbeve bejne qe asnje njeri ne Kosove te mos habitet ne se bisedimet perfundojne me nje deshtim.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Friday, 19 February, 1999

Shqiptaret e shohin konferencen e Rambouillet si nje shans historik per arritjen e nje zgjidhjeje paqesore per Kosoven. Angazhimi i Grupit te Kontaktit per te organizuar konferencen eshte mirepritur si nje qendrim i vendosur per te zgjidhur me ne fund krizen. Por megjithate, keto shpresa pakesohen prej zhgenjimeve te mepareshme nga pergjigjet e vonuara ose joadekuate te Perendimit, duke ushqyer skepticizem rreth shkalles se vendosmerise se komunitetit nderkombetar.

Venia ne krye te iniciatives nga ana e Europianeve--dhe jo amerikaneve--ka shkaktuar shqetesim te vecante, duke u kujtuar Shqiptareve konfuzionin qe ka treguar Europa gjate ngjarjeve ne Bosnje. Perfshirja e Rusise padyshim shihet si nje pengese drejt nje zgjidhjeje pozitive.

Per sa i perket propozimeve specifike te perfshira ne paketen e Grupit te Kontaktit, opinioni publik ne Kosove--me aq sa mund te shihet--duket se e pranon idene e nje zgjidhjeje me nje periudhe tre vjecare tranzicioni. Shqiptaret insistojne se kjo zgjidhje e perkoheshme duhet te perfshije edhe nje garanci per nje referendum demokratik te qytetareve te Kosoves ne perfundim te kesaj periudhe per te vendosur mbi statusin e ardhshem. Por nderkohe, eshte e nje rendesie te vecante per Shqiptaret qe marreveshja duhet te siguroje nje autonomi thelbesore e cila do ta nxirrte Kosoven prej juridiksionit Serb. Pas tragjedive te shumta qe ata kane kaluar nen regjimin e Beogradit, Shqiptaret e ndjejne se cdo zgjidhje tjeter, e cila ne nje menyre ose tjeter do ta linte qofte edhe simbolikisht Kosoven nen kontrollin Serb, do te ishte e papranueshme.

Kjo bindje nuk bazohet thjesht ne emocionet e momentit por edhe ne bindjen praktike qe Shqiptaret ne Kosove nuk mund te presin as edhe te drejtat njerezore me minimale nen kontrollin Serb. Ngjarjet e pergjakeshme gjate vitit te fundit vetem sa kane perforcuar ate bindje, qe rrjedh prej nje periudhe te gjate shtypjeje te vazhdueshme, qe Shqiptaret nuk mund te presin nje te ardhme te vertete brenda kuadrit te Jugosllavise. Si rezultat, Shqiptaret e Kosoves besojne se propozimet e perfshira ne dokumentat e Grupit te Kontaktit, sipas te cilave disa kompetenca te rendesishme si politikat fiskale dhe ato monetare, dhe kontrolli mbi doganat t`u mbeten autoriteteve jugosllave, jane zgjidhje jo realiste. Pra, periudha e tranzicionit ne pikpamjen Shqiptare, duhet te jete nje forme e protektoratit nderkombetar, perfshire edhe prezencen e nje force te madhe ushtarake nderkombetare (NATO) ne terren e cila do te garantonte zbatimin e marrveshjes. Cdo gje tjeter me pak, as qe nuk vlen te permendet.

Statusi i ardhshem i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) eshte nje tjeter ceshtje kyce. Natyrisht, brenda Kosoves ka disa rryma te ndryshme politike, dhe pikpamje te ndryshme mbi strategjite dhe kryesisht mbi UCK-ne. Pavaresisht pre tyre, Shqiptaret e Kosoves e konsiderojne UCK-ne si nje ushtri clirimtare, dhe i quajne absurde propozimet per carmatosjen dhe shperndarjen e UCK-se dhe lenien e nje force policore Serbe dhe Ushtrise Jugosllave ne terren. Nderkaq, Shqiptaret kane mirepritur gjeresisht lajmet se delegacioni Shqiptar ne Rambouillet--ne perberje te te cilit ka perfaqesues prej te gjitha rrymave politike kryesore ne Kosove, perfshire edhe Lidhjen Demokratike te Kosoves te drejtuar nga Ibrahim Rugova dhe UCK-ne--kane gjetur gjuhen e perbashket dhe duket se po i permbahen nje qendrimi te unifikuar.

Mirepo, kryesisht ne mes te qarqeve politike dhe intelektuale ne Kosove, Shqiptaret nuk kane iluzione se kuadrit te propozimeve te paraqitura nga Grupi i Kontaktit mund ti behen permiresime te rendesishme. Skepticizmi rreth mungeses se vendosmerise se Perendimit dhe frika nga qendrimet arrogante te Serbeve bejne qe asnje njeri te mos deshiroje te beje parashikime te sakta per rezultatin e bisedimeve ne Rambouillet. Shqiptaret shpresojne ne nje marreveshje te aresyeshme por, asnje njeri ne Kosove nuk do te habitet ne se bisedimet perfundojne me nje deshtim.

Isuf Berisha eshte nje publicist ne Prishtine.

Frontline Updates
Support local journalists