SHPERBERJA E MALIT TE ZI

Ne nje krize te thelle kushtetuese, partite politike kundershtare jane ne prag te zgjedhjeve por ende nuk kane rene dakort se cfare ligjesh do te perdoren per keto zgjedhje.

SHPERBERJA E MALIT TE ZI

Ne nje krize te thelle kushtetuese, partite politike kundershtare jane ne prag te zgjedhjeve por ende nuk kane rene dakort se cfare ligjesh do te perdoren per keto zgjedhje.

Zgjedhjet parlametare dhe presidenciale ne Malin e Zi po vihen ne dyshim pas konflikteve te thella ndermjet blloqeve rivale politike, dhe tanime kriza ka perfshire edhe gjykaten kushtetuese.


Partia Demokratike e Socialisteve, DPS, e drejtuar nga Presidenti Millo Gjukanoviq, po insiston qe zgjedhjet e jashtezakoneshme parlamentare te caktuara per me 6 Tetor te zhvillohen sipas ligjit ekzistues elektoral, ndersa opozita kerkon qe zgjedhjet te zhvillohen sipas rregullave te reja te miratuara para disa javesh.


Ne mesin e muajit Korrik, grupimi opozitar i perbere nga Aleanca Liberale dhe koalicioni Se Bashku per Jugosllavine kane perdorur shumicen e tyre me vetem nje vote ne parlamentin Malazez per te miratuar nje numer ligjes te kontestuara ne lidhje me zgjedhjet dhe mediat, pavaresisht kundershtimit te perfaqesuesve te DPS ne pushtet, Partise Social Demokrate, SDP, dhe dy partive Shqiptare.


Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, eshte perpjekur - pa sukses deri me tani - te ndermjetesoje nje afrim ndermjet dy paleve qendrimet e te cilave duken te papajtueshme, ndersa Bashkimi Europian ka paralajmeruar te dyja palet se Mali i Zi mund te vuaje pasoja te renda si pasoje e veprimeve te tyre.


Ne baze te kushtetutes, Gjukanoviq eshte detyruar te nenshkruaje nje pakete te re ligjesh per median dhe zgjedhjet pasi parlamenti Malazez i miratoi ato per here te dyte.


Megjithate, presidenti ka insistuar qe zgjedhjet do te mbahen sipas ligjit te vjeter, duke thene se "ligjet e reja jane miratuar pas caktimit te dates se zgjedhjeve, dhe sipas ligjit kushtetues ligji nuk mund te ndryshohet ne menyre retroaktive".


Presidenti me vone ka akuzuar shumicen parlamentare se po perpiqet te rregulloje ligjet sipas deshires se saj me qellim qe te arrije nje fitore "mashtruese" ne zgjedhjet e Tetorit.


Kjo deklarate ka shkaktuar kritika te ashpra nga opozita. Drejtuesi Liberal Miodrag Zivkoviq ka reaguar i pari, duke thene se "i pelqen apo jo Gjukanoviqit, zgjedhjet e 6 Tetor do te mbahen sipas ligjit te ri".


Srdjan Darmanoviq, drejtor i Qendres per Demokraci dhe te Drejta te Njeriut, vlereson se nga momenti i thirrjes se zgjedhjeve "as qeveria dhe as parlamenti nuk mund te kryejne asnje ndryshim sistematik".


Ai parashikon konflikt dhe kaos nese koalicioni pro Jugosllav dhe Liberalet vazhdojne te insistojne per rrugen e tyre.


Vete zgjedhjet tani mund te quhen te rrezikuara, ndersa presidenti i Partise Popullore pro Jugosllave Dragan Soc ka deklaruar se kjo gjendje mund te coje ne anullimin e zgjedhjeve parlamentare por edhe atyre presidenciale te cilat duhet te mbahen deri ne muajin Nentor.


Kjo eshte nje mundesi teper reale, sepse konflikti nuk po zhvillohet vetem rreth legjislacionit elektoral. Mali i Zi mbetet ende pa nje element te rendesishem ne sistemin e saj elektoral: gjykaten kushtetuese.


Gjykata kushtetuese eshte i vetmi organizem i cili ka fuqine te vendose per apelet e kandidateve para komisionit zgjedhor te republikes. Kjo gjykate eshte e bllokuar qe prej fillimit te muajit Gusht, pas skadimit te mandatit te gjykatesve dhe refuzimit te shumices parlamentare per te votuar per anetaret e rinj te gjykates te emeruar nga presidenti. Soc thote se zgjedhjet nuk do te kene legjitimitet pa nje gjykate kushtetuese funksionale.


Nese nuk caktohen anetaret e rinj te gjykates, ka thene Soc, anetarja e Aleances Liberale dhe kryetarja e parlamentit te Malit te Zi Vesna Peroviq do te marre ne dore funksionet e presidentit republican pas perfundimit te mandatit te Gjukanoviq me 15 Janar 2003.


Soc i ka bere thirrje Gjukanoviq dhe partise se tij te pranojne nje kompromis si per ceshtjen e legjislacionit te zgjedhjeve ashtu edhe per caktimin e anetareve te rinj te gjykates kushtetuese, dhe i ka kerkuar atij te emeroje gjykates te pranueshem per shumicen parlamentare.


Megjithate, mbeshtetesit e presidentit kane ngritur pikpyetje mbi sinqeritetin e Soc. Zevendes presidenti i SDP-se Miodrag Ilickoviq ka thene per IWPR se "Koalicioni se Bashku per Jugosllavine dhe Aleanca Liberale kane kerkuar publikisht arritjen e nje kompromisi, por ne fakt po punojne kunder arritjes se ketij kompromisi".


"Ata kane ne plan te krijojne nje kaos ligjor, duke shkaterruar gjykaten kushtetuese dhe sistemin elektoral me qellim qe te anullojne zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, sepse ata nuk mund te fitojne asnjeren prej tyre. Ata duan te qendrojne ne pushtet pa nje mandate popullor sepse tani e kane shumicen ne parlament".


Konflikti ka nisur kur Gjukanoviq pro pavaresise, nen presionin e BE-se, ka nenshkruar ne muajin Mars te ketij viti te ashtuquajturen marreveshje te Beogradit, e cila garanton mbijetesen e shtetit Serbi-Mali i Zi. Ky veprim ka percare thellesisht koalicionin e tij qeveritar, programi i te cilit ishte i bazuar ne pavaresine e vendit.


Balanca e pushtetit ne parlamentme pas eshte kthyer ne favor te opozites. Aleanca Liberale, ish partnerja e dikurshme e Gjukanoviq, ka terhequr mbeshtetjen e saj per qeverine dhe ka hyre ne nje aleance jo zyrtare me opoziten pro Jugosllave.


Ne kete menyre kjo aleance e dyshimte tani gezon nje shumice parlamentare prej nje vote, te cilen e ka perdorur per te miratuar nje pakete ligjesh elektorale dhe per median me pretekstin se legjislacioni ekzistues favorizonte DPS dhe ishte i njeanshem ne favor te DPS, vecanerisht ne periudha zgjedhore.


DPS, SPD dhe partite Shqiptare e kane quajtur paketen e re ligjore - te miratuar pa konsultime ndermjet te gjitha partive parlametare apo me OSBE-ne - si anti jo demokratike.


Gjate nje takimi te gjate me anetare te parlamentit Malazez kete jave, eksperte te Zyres per Demokraci dhe te Drejta te Njeriut te OSBE-se, kane paralajmeruar se zgjedhjet duhet te mbahen sipas ligjit te tanishem me disa ndryshime teknike, dhe kane theksuar se legjislacioni i ri per median eshte i papranueshem sepse ai nuk prashikon ruajtjen e lirise se informacionit dhe shprehjes.


OSBE ka kerkuar prej te gjitha partive parlamentare arritjen e nje kompromisi dhe ka ofruar rekomandime konkrete, si mbajtja ne fuqi dhe permiresimi i ligjit elektoral ekzistues nepermjet disa ndryshimeve.


Pasi ka vleresuar gjate dy zgjedhjeve te kaluara se media shteterore ka qene ne favor te partise ne pushtet, OSBE ka rekomanduar zevendesimin e kryeredaktoreve te tyre me profesioniste te pranueshem per te gjitha partite politike.


Serioziteti i situates se tanishme nuk i ka shpetuar vemendjes se BE-se, e cila u ka kerkuar te gjitha partive te pranojne rekomandimet e OSBE-se dhe te organizojne zgjedhjet e jashtezakoneshme parlamentare ne baze te ligjeve te tanishme. "Nese nuk arrihet nje marreveshje Mali i Zi do te vuaje pasoja te renda," ka paralajmeruar BE me ane te nje letre.


Milka Tadic-Mijovic eshte redaktore e se perjaveshmes Monitor ne Podgorica.


Serbia
Support our journalists