Shkolla Nuk Eshte Prioritet Ne Kosove

Ne gjendjen e tanishme ne Kosove eshte praktikisht e pamundur te mesohet: mungojne librat, ka pak nxenes dhe akoma me pak mesues. Si kane rene kaq poshte standartet e larta te vendosura nga "sistemi paralel" i paraluftes?

Shkolla Nuk Eshte Prioritet Ne Kosove

Ne gjendjen e tanishme ne Kosove eshte praktikisht e pamundur te mesohet: mungojne librat, ka pak nxenes dhe akoma me pak mesues. Si kane rene kaq poshte standartet e larta te vendosura nga "sistemi paralel" i paraluftes?

Thursday, 10 November, 2005

Me 70 perqind te popullsise se pergjitheshme te Kosoves nen 30 vjec, arsimimi duhet te jete prioriteti i cdo administrate ne province.


Megjithate, rivendosja e sistemit arsimor nuk eshte gje e lehte kete vit te pare ne Kosoven e lire. Kur 90 perqind e shkollave u hapen per vitin e ri shkollor kete vit me 25 Tetor, jo vetem qe mungonin tekstet shkollore, mesuesit e Anglishtes dhe pagat per mesuesit, por edhe nuk kishte shume nxenes qe deshironin te vazhdonin mesimet.


Nje konsorcium donatoresh eshte krijuar si pjese e perpjekjeve nderkombetare per te rivendosur sistemin arsimor ne Kosove, nen patronazhin e Misionit te OKB ne Kosove (UNMIK). Ky konsorcium ka marre fonde per te shtypur 3.2 milione kopje te mbi 200 tekste shkollore ne Shqip, si edhe tekste shkollore ne Serbisht, Turqisht dhe gjuhen Boshnjake.


Sipas UNMIK, librat tashme po shtypen, dhe se shpejti do tu shperndahen studenteve pa pagese. Ky projekt eshte teper i rendesishem: pothuajse te gjitha bibliotekat e Kosoves u shkaterruan gjate luftes dhe mbi 263,322 libra u dogjen.


Megjithate, kur te mberrijne librat ndoshta nuk do te kete me mesues. Nje jave me pare u organizua nje greve e pergjitheshme e mesuesve, e organizuar nga Sindikatat e Arsimit, Shkences dhe Kultures. Greva u nxit nga ceshtja e pagave te mesuesve te pa paguara - stafi nuk eshte paguar prej shume kohesh, dhe askush nuk e di se kush do te paguaje per punen e tyre.


A do te paguaje qeveria e Bukoshit ne mergim e cila ishte e mire njohur per zotesine e saj ne grumbullimin e fondeve nga diaspora? Apo kane fonde qeveria e perkoheshme e Kosoves, Keshilli Provizor i Kosoves apo UNMIK?


Greva e mesuesve nuk eshte dicka e re. Disa greva lokale jane organizuar edhe ne Podujevo, Gjilan, dhe Malisheve. Mark Richmond, zyrtari pergjegjes per arsimin ne UNMIK dhe Halim Hyseni, drejtor i drejtorise se arsimit fillor, kane vizituar Komunen e Malishevo.


Ata thane se UNMIK dhe ministria e arsimit e qeverise se perkoheshme te Kosoves e drejtuar nga Thaci i kuptojne aresyet e ketyre protestave, por nuk mund te justifikojne greven sepse ajo demton procesin mesimor.


Mesuesit kerkojne pagimin e rrogave te tyre ne kohe. Ata gjithashtu kerkojne tu paguhen pagesat e vonuara nga qeveria e Bukoshit te cilat kane kohe qe nuk jane bere dhe ata kerkojne rroga te verteta dhe jo keto pagesa minimale (te cilat i konsiderojne si pagesa te asistences sociale).


Hyseni ka deklaruar se parate do te paguhen, duke filluar nga 1 Janar, 2000. Ai ka deklaruar per IWPR se "ne duhet te ndryshojme metodat e mesimdhenies. Cilesia e mesimdhenies dhe mundesi me te mira per te rinjte e talentuar duhet te jene prioritare."


Problem nuk jane vetem pagat e papaguara. Me pak se nje vit me pare, te gjeje nje pune si mesues i gjuhes Angleze ne nje shkolle fillore apo te mesme ne Prishtine ka qene me te vertete e veshtire. Tani ka shume vende bosh, por askush nuk aplikon per to.


Mesuesit e gjuheve te huaja po punojne per organizatat nderkombetare, dhe administraten nderkombetare ne Kosove. Departamenti i Anglishtes ne Fakultetin Filologjik nuk mund te jape as edhe diploma per studentet e tyre, sepse vete profesoret po bejne pune te tjera, ndonjehere si perkthyes me organizatat nderkombetare.


Cdo pune tjeter ofron nje jetese me te mire se mesimdhenia. Ata mesues te cilet vazhdojne te shkojne ne shkollat e tyre punojne ne kushte te paimagjinueshme per koleget e tyre ne Perendim. Gjendja eshte edhe me e rende te fshatrat e zonave kodrinore dhe malore.


Hyseni, i cili ka punuar per shume vite ne arsim, shpreh keqardhje qe te rinjte Kosovare nuk mund te marrin arsim cilesor as edhe ne shkollat e mesme.


Ata bien viktime e ambjentit mbytes: te lesh shkollen dhe talentin eshte nje gje e zakoneshme ne Kosove. Edhe studentet e universitetit nuk deshirojne te kthehen ne auditoret e tyre.


Akoma me keq, eshte financiarisht e veshtire per femijet te kthehen ne shkolla ne Kosove. Familjet Kosovare ne keto kushte kane me teper nevoje per te ardhura dhe kane nevoje edhe per punen e femijeve te tyre. Ish luftetaret e UCK jane kthyer ne shtepite e tyre te shkaterruara, por shume prej tyre nuk kane ne mend te kthehen ne shkollat e tyre.


Nje OJQ Austriake Sherbimi Boteror Universitar (WUS) dhe Organizata Nderkombetare per Migrim kane planifikuar nje mbeshtetje per 300 studente te cilet u bashkuan me UCK dhe te cilet deshirojne te rifillojne studimet e tyre.


Ata shpresonin te jepnin per studentet 200 marka ne muaj per nje periudhe gjashte mujore, por "deri me tani fondet jane siguruar vetem per muajin e pare", thote Reinhard Sterlicka, drejtori i zyres se WUS ne Prishtine. Megjithese ky projekt mendohej te ofronte 360,000 marka, deri tani jane siguruar vetem 60,000.


Sistemi arsimor paralel ka qene krenaria e rezistences paqesore te Shqiptareve te Kosoves. Aktiviste te te drejtave te njeriut nga e gjithe bota kane vizituar shtepite-shkolla dhe kane ndare filozofite e tyre dhe eksperiencat e rezistences paqesore me studentet dhe mesuesit.


Sot, mesuesit nga Kosova kane nevoje te shkembejne eksperience me koleget e tyre perendimore. Hapi i pare ne reformen ne arsim, thote Hyseni, duhet te jete "organizimi i kurseve te trajnimit nga koleget tane nga Europa perendimore".


Lulzim Mjeku eshte redaktor i Radio Qielli Blu ne Prishtine.


Frontline Updates
Support local journalists