SERBIA RREZIKON BASHKËPUNIMIN ME IMF RRETH PRIVATIZIMIN TË NAFTËS
Vonesat rreth shitjes së rafinerisë rrezikojnë marrëveshjen kreditore të Beogradit me IMF si dhe ardhmërinë e bisedimeve me BE-në.
SERBIA RREZIKON BASHKËPUNIMIN ME IMF RRETH PRIVATIZIMIN TË NAFTËS
Vonesat rreth shitjes së rafinerisë rrezikojnë marrëveshjen kreditore të Beogradit me IMF si dhe ardhmërinë e bisedimeve me BE-në.
Serbia rrezikon ballafaqimin me pasoja të vështira financiare nëse vazhdon të zvarrisë punët rreth beneficioneve të reformave dhe shitjen e dy rafinerive të mëdha të naftës, kanë paralajmëruar ekonomistët dhe politikanët reformist në vend.
Në një sinjal të çartë se ishte duke humbur durimin me Beogradin, me 11 gusht IMF paralajmëroj kryeministrin serb Vojisllav Koshtunicën se fondi mund të suspendoj marrëveshjen e kredisë, në vlerë prej 900 milion euro, nëse shitja e dy rafinerive nuk kryhet deri në fund te tetorit .
Përkundër premtimeve për të vepruar, Beogradi ka zvarritur punët rreth përmbushjes së kushteve, duke rrezikuar kështu ratën e fundit të fondit të IMF.
Pasojat e prishjes së marrëdhënieve me IMF do të përfshinin refuzimin e Klubit të Parisit të shlyej një pjesë të boxhit të Beogradit prej 700 milion dollarësh dhe një rënie në investimet e huaja shumë të nevojitura.
Vëzhguesit në Beograd thonë se kjo gjithashtu do ti jap një sinjal të keq botës para bisedave rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociimit Stabilizimit, SAA, me Brukselin në tetor, i cili është hap i marrë drejtë anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian.
“Përmbushja e obligimeve të mëparshme ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe implementimi konsistent i reformave janë të nevojshme për çdo vend të përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie demokratike, ekonomi të tregut dhe anëtarësim në familjen evropiane,” një diplomat perëndimor komentoj.
Privatizimi i kompanisë shtetërore të naftës NIS do të duhej të shënoj vetëm fillimin e privatizimit të një liste të gjatë të kompanive publike, duke filluar një proces të cilin shumica e shteteve të Evropës Linore vetëm e kanë përfunduar.
Ekonomistët thonë se një numër i kompanive të mëdha shtetërore, përfshirë NIS, Hekurudhën e Serbisë, Kompaninë Energjetike të Serbisë dhe kompaninë kombëtare ajrore JAT janë kompani monopoliste të kohës së komunizmit .
Ato konsiderohen si barrë e rëndë financiare për shtetin, pasi secila prej tyre punëson mijëra punëtor, shumë prej të cilëve efektivisht, edhe pse jo zyrtarisht, janë të tepricë.
Firmat gjithashtu simbolizojnë ekzistimin e lidhjeve të ngushta në mes të industrisë dhe politikës në Serbi, të cilat kryesisht janë menjanua rnë ekonomitë e tregut të lirë.
Sikur në kohën e komunizmit, bosët e këtyre firmave janë të emëruar nga partitë qeveritare. Këto pozita mjaft të kërkuara i ofrojnë shumë privilegje partive të cilat i kontrollojnë ato, përfshirë kontrollin e shumave të mëdha të të hollave.
IMF e ka bërë të çartë se dëshiron që kjo praktikë të mbetet në histori.
Qeveria e Koshtunicës nënshkroj marrëveshjen e fundit me IMF në maj. Marrëveshja e obligoj Serbinë të ndërmarrë reforma të tregut, me theksim në pensione, dhe privatizimin e dy rafinerive të naftës në pronë të NIS.
Beogradi ka zvarritur punët rreth implementimit të premtimeve të dhëna IMF që nga fillimi. Në ndërkohë, drejtuesit e NIS kanë kritikuar ashpër modelin e privatizimit të IMF, bazuar në shitjen e dy rafinerive.
Zyrtarët reformist i janë përgjigjur këtyre kritikave duke paralajmëruar se zvarritjet e mëtutjeshme do të shkaktojnë pasoja afatgjate jo vetëm për bashkëpunimin e Serbisë me IFM por gjithashtu edhe për aspiratat e vendit për anëtarësim në BE.
“Është befasuese të vërejmë shenja të dobësisë së qeverisë ndaj intereseve të disa individëve dhe grupeve të caktuara nga sektori i energjisë mu në prag të bisedave të stabilizimit dhe asociimit dhe me BE-në,” tha Miroljub Labus, zëvendës kryeministri i Serbisë dhe lideri i partisë reformuese G-17.
Mendimet e Labus u shfaqën në një letër të hapur në media, të lëshuar me 11 gusht, që përfshinte ankesat rreth vonesës.
Qeveria e Koshtunicës u përgjigj duke insistuar se të gjitha kërkesat e IMF do të përmbushen.
Një vendim mbi emërimin e një këshilltari zyrtar mbi privatizim për NIS do të arrihet në fund të javës. Dhe parlamenti i Serbisë javën e ardhshme pritet të vazhdoj diskutimet rreth ligjit ekzistues mbi kompaninë e naftës dhe aprovimin e një ligji të ri i cili do të pregadis kompaninë për privatizim.
Ministria serbe e energjisë, e cila drejton NIS, avokon për një privatizim të plotë të kokmpanisë – dhe jo vetëm të dy rafinerive të mëdha, të propozuar nga IMF.
Në ndërkohë, ministria ka thënë se dëshiron që NIS të mbetet ndërmarrje shtetërore e naftës në një mënyrë.
Ministria mbështet modelin e privatizimit i cili do të kufizonte investorët e huaj në kontrollimin e vetëm pakicës së aksioneve të kompanisë.
Ata dëshirojnë që shteti të mbetet pronari kryesor në ndërmarrjen e re, fakt që do të siguronte pozitat e tanishme të drejtësisë së ndërmarrjes.
“Neve na nevojitet privatizimi në mënyrë që të rrisim efikasitetin e veprimeve të NIS,” tha një zëdhënës i ministrisë.
“Por ne do të dëshironim që NIS të mbetet kompani shtetërore e naftës në të ardhmën, pasi vendi ka nevojë për këtë.”
Ministria pohoj se vendimi i fundit rreth ardhmërisë së kompanisë mbetet tek qeveria.
Megjithate, ekspertët në Serbi kanë paralajmëruar se ky vizion i NIS si një kompani “shtetërore” e privatizuar nuk është reale.
“Kjo nuk është asgjë tjetër përpos marrëzi,” tha Sijka Pistolova, redaktorja e energyobserver.com, një faqe e specializuar e internetit e cila monitoron sektorin e energjisë në Evropën juglindore.
“Të mbahet NIS si kompani shtetërore mund të jetë veprim i mirë në një shoqëri të pjekur politike dhe ekonomike por Serbia është larg këtij ideali,” ajo tha.
“Shteti rallë herë është udhëheqës i mirë dhe në Serbi drejtorët e kompanive publike ende emërohen në bazë të preferencave politike.
“Këto kompani i shërbejnë nevojave të zyrtarëve shtetëror dhe partive qeveritare, kurdo që atyre i nevojitet diçka.”
Pistolova gjithashtu pohoj se grupet e fuqishme në Serbi po kundërshtonin privatizimin transparent në përputhje me standardet perëndimore.
Shumë prej tyre janë biznismenë të kohës së Sllobodan Millosheviqit si dhe politikanë me interese të caktuara.
“Në praktikë, çdo ministër dhe ministri në Serbi ka të preferuarit e tyre dhe ata mund të minojnë emërimin e këshilltarit për privatizimin e NIS vetëm për të zvarritur procesin,” ai tha.
Miroslav Prokopijevic, udhëheqsi i Qendres për një Treg të Lirë, paralajmëron se pasojat e humbjes së besimit të IMF mund të jenë të rrepta.
Këto pasoja përfshijnë një buxhet të zvogëluar shtetëror dhe devaluim të mundshëm të dinarit, valutës shtetërore, ai tha.
Para lëshimit të letrës paralajmëruese për Beogradin në gusht, IMF vetëm kishte ofruar sinjale të pakënaqësië me çështjet ekonomike të Serbisë.
Në një raport mbi Serbinë të publikuar me 5 korrik, IMF pohoj se “reformat e ngadalshme strukturore në Serbi janë arsyeja kryesore për mosbalancimin dhe problemet makroekonomike në vend.”
Raporti gjithashtu pohoj, “Disiplina e dobët financiare në shumë ndërmarrje publike ka zvogëluar kursimet publike dhe ka minuar politikën e fiskale në nivelin qendror të qeverisë. Duke marur parasysh ngurimet nga jashtë për investime, ristrukturimi i ndërmarrjeve është shumë i rëndësishëm për zhvillim dhe për rialokim efikas të resurseve brenda ekonomisë.”
Derisa qeveria zvarrit punët pjesërisht nga frika e trazirave sociale, reformistët insistojnë se ajo duhet të distancoj vetëveten nga një kulturë e konsiderimit të kompanive publike si pjesë e një sistemi shpërblyes politik.
“Konsiderimi i ndërmarrjeve publike si fitime të partive politike pas zgjedhjeve të suksesshme është një kërcënim i madh për ardhmërinë e Serbisë,” tha Labus, në një letër të hapur drejtuar qeverisë.
Pritet të shihet se a do të jetë Beogradi në gjendje të ballafaqohet me këtë problem, megjithëse koha që Serbia të përmbush premtimet ndaj IMF po kalon.
Daniel Sunter është bashkëpunëtor i rregullt i IWPR/BIRN