Serbia Rrezikohet Nga Epidemite

Sistemi shendetesor ne Serbi eshte ne prag te shkaterrimit, dhe me mungesen e madhe te medikamenteve, infrastrukturen e shkaterruar nga lufta, dhe nje fluks te madh refugjatesh nga Kosova, semundjet ngjitese po shtohen se tepermi.

Serbia Rrezikohet Nga Epidemite

Sistemi shendetesor ne Serbi eshte ne prag te shkaterrimit, dhe me mungesen e madhe te medikamenteve, infrastrukturen e shkaterruar nga lufta, dhe nje fluks te madh refugjatesh nga Kosova, semundjet ngjitese po shtohen se tepermi.

Ne Smederevo, nje qytet rreth 40 kilometra larg Beogradit ne brigjet e lumit Danub, departamenti i semundjeve infektive ne kliniken mjekesore Shen Luka ka njoftuar per perhapjen e nje epidemie te hepatitit A. Mbi 50 raste jane regjistruar vetem gjate muajve Nentor dhe Dhjetor. Rreth 100 raste te tjera jane regjistruar qe nga 1 Janari. Sipas Dr. Jasna Avramovic shifra e zakoneshme e kesaj semundje eshte rreth 80 raste ne vit.


Instituti Serb i Mbrojtjes Shendetesore i Ministrise se Shendetit Publik ka regjistruar 1,767 raste te konfirmuara ne periudhen Janar - Tetor 1999. Kjo shifer perben nje rritje prej 2.5 here krahasuar me te njejten periudhe te vitit 1998. Rritja me e madhe e ketij numri eshte regjistruar ne Vojvodine dhe Serbine jugore.


Kushtet e keqia higjenike, uji i papaster dhe kushtet e veshtira te jeteses ofrojne kushtet ideale per zhvillimin e semundjes se hepatitit. Mendohet se aresyeja kryesore e rritjes se numrit te te semureve ne Vojvodine, e cila eshte nje zone relativisht e pasur ne Serbi, eshte furnizimi me uje te papaster.


Megjithate standarti i jeteses ne Serbi eshte teper i ulet. Nje numer i madh i refugjateve Serbe qe vijne nga Kosova jetojne ne qendra kolektive, ne kushte teper te veshtira, ne kete rajon. Ne Lebane, nje qytet ne Serbine jugore dhe nje nga me te varferit ne Serbi, 55 njerez jane infektuar me hepatitin A deri ne fund te Nentorit. Keto shifra jane publikuar nga gazeta e perditeshme pro-qeveritare Politika. Autoritetet shendetesore kane deklaruar nje epidemi ne qytet qe ne 30 Gusht.


E Majta e Bashkuar Jugosllave (JUL) kontrollon pushtetin lokal ne Lebane dhe ne vend qe ti kushtoje vemendje luftes ndaj perhapjes se semundjes, zyrtaret lokale po humbin kohe dhe para duke u perpjekur te bejne pershtypje te mire tek regjimi i Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic ne Beograd. Nderkohe, te ardhurat mesatare ne Lebane jane 204 dinare (10 marka Gjermane), te cilat mjaftojne per te blere vetem 10 kallep sapun te lire.


Qe prej vitit 1994, edhe tuberkulozi (TB) ka qene gjithnje ne rritje ne Serbi. Mungesa e fondeve ka bere qe te mbyllen disa klinika per kurimin e tuberkulozit dhe qe ne vitin 1994 te nderpritet programi i kontrollit te detyrueshem. Per nje periudhe eshte menduar se kjo semundje tashme ishe zhdukur nga Serbia megjithate gjate vitit te kaluar jane regjistruar 450 raste te reja vetem ne Beograd.


Doktor Miodrag Djordjevic nje epidemiolog ne Beograd ka thene se ai parashikon nje rritje ne numrin e te infektuarve gjate vitit te ardhshem per shkak te luftes ne Kosove, sulmeve ajrore te NATO-s mbi Jugosllavi dhe fluksin e refugjateve serbe nga Kosova.


Sipas te dhenave zyrtare, 389,122 njerez jane semurur nga semundje infektive ne Republiken Federale te Jugosllavise gjate vitit 1998. Doktor Svetislav Ristic, drejtor i epidemiologjise ne Institutin Federal per Mbrojtjen Shendetesore fajson krizen e tanishme ekonomike per shumicen e ketyre rasteve. Medikamentet shiten me cmime te lira ne RFJ. Cmimet e vendosura nga shteti ne prill 1996 qendrojne akoma ne fuqi, pavaresisht se kursi i shkembimit ndermjet dinarit dhe markes gjermane ka rene nga 1.3 ne 20 dinare per nje marke.


Per shkak te ketyre cmimeve te uleta pjesa me e madhe e medikamenteve te Serbise perfundojne me rruge legale dhe ilegale ne farmacite e Republika Srpska (RS) dhe Maqedonise. Medikamenti Dilkoran kushton 6 dinare ne RFJ dhe 6 here me shume ne RS. Keshtu qe farmacistet nga RS vijne ne Jugoslavi dhe blejne te tere sasine qe mund te gjejne.


Po keshtu disa firma serbe shesin prodhime farmaceutike jashte shtetit pasi kane arritur te sigurojne ne rruge te dyshimta licensat e eksportit. E perditeshmja e Beogradit Blic ka botuar nje raport ku thuhet se nje nenshtetas sirian me pasaporte irakene eksporton " legalisht" prodhime farmaceutike nga Serbia. Gjithashtu medikamentet serbe shiten haptasi ne farmacite e Kosooves me monedhe te forte. Duke qene se regjimi i Beogradit refuzon te bashkepunoje ne cfaredo menyre me administraten ne Kosove atehere mendohet se keto medikamente mberrijne ne province ilegalisht.


Mungesa e burimeve financiare per te blere lendet e para ka demtuar prodhimin e medikamenteve ne Jugosllavi. Qeveria e Beogradit i shmangu disi keto veshtiresi kur konfiskoi kompanine me te madhe farmaceutike ne vend, ICN, nga pronari i saj Milan Panic, nje kundershtar i vendosur i Miloshevicit.


E perballur me nevojen per te paguar rreth 180 milion dollare per medikamente, qeveria e Beogradit vendosi qe ta konfiskoje fabriken, me arsyetimin se Panic nuk kishte permbushur detyrimet e tij si pronar. Rezultati i ketij veprimi eshte se shume medikamente te prodhuara nga ICN nuk prodhohen me ne Serbi. Per me teper ICN dhuronte sasi te medha medikamentesh per njerezit me nevojtar ne shoqerine serbe, si per shembull pensionistet.


Furnizimet me ndihma humaniare ne medikamente dhe pajisje nuk jane te mjaftueshme per te permbushur kerkesat e nje sistemi shendetesor te organizizuar keq i cili po perballet me kerkesat gjithnje e ne rritje per sherbime si rrjedhim i fluksit te refugjateve.


Ne Serbi, ka sasi te mjaftueshme te nje lloj medikamenti, qetesuesi Bensedin. Ky eshte medikamenti me i shitur ne Serbi. Llogaritet se rreth 50,000 pako Bensedin shiten cdo muaj vetem ne Beograd.


"Nje e katerta e popullsise vuan momentalisht nga probleme serioze mendore," ka konkluduar nje konference e koheve te fundit e psikologeve Serbe. Psikologu Dr Jovan Maric, nje komentues i shpeshte i ceshtjeve te shendetit mendor, thote se " depresioni eshte gjendja mendore dominuese ne kete vend". Kjo eshte arsyeja e kerkeses se madhe per qetesues ne kete vend.


Partia e JUL pjesemarrese e koalicionit qeveritar kontrollon pozicionet me te larta ne sherbimin shendetesor ne Serbi. Leposava Milisevic eshte ministre e shendetesise; Milovan Bojic, nje zevendeskryeminister eshte gjithashtu edhe drejtor i klinikes Dedinje; Jovan Hadzi djokic este drejtor i Klinikes Qendrore Serbe; Tomislav Jankovic eshte drejtor i fondit te kujdesit shendetesor te Serbise. Gjithashtu pjesa me e madhe e drejtoreve te spitaleve jane anetare te JUL ose Partise Socialiste te Serbise te drejtuar nga Miloshevic. Shume doktore ankohen se keta drejtore spitalesh shkelin etiken mjeksore dhe jane bashkefajtore ne kushtet e keqija te punes.


"Gjendja e sistemit shendetesor ne Serbi eshte tragjike. Ne jemi te semure si komb dhe nuk kemi me cfare te kurohemi. Kemi profesioniste te mire por spitalet tona jane ne gjendje te mjerueshme ," tha Dr Milena Jaukovic per IWPR. " Pajisjet jane te vjetra dhe mungojne medikamentet. Edhe nese do te kete ndryshime politike ne do te na nevojiten ndihma humkanitare per shume kohe."


Milenko Vasovic eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists