Serbia: Rivleresimi i Cosiq

B-92 ka shkaktuar habi duke botuar nje liber te Dobrica Cosiq i cili mesa duket perpiqet te shfajesoje ate nga ndihma dhe mbeshtetja qe i ka dhene Millosheviqit.

Serbia: Rivleresimi i Cosiq

B-92 ka shkaktuar habi duke botuar nje liber te Dobrica Cosiq i cili mesa duket perpiqet te shfajesoje ate nga ndihma dhe mbeshtetja qe i ka dhene Millosheviqit.

Thursday, 27 September, 2001

Pas vitesh lufte ndaj rregjimit te Millosheviqit dhe ideologjise nacionaliste e cila ushqente ate, B-92, radio stacioni i pavarur i Beogradit i vleresuar larte - sapo ka botuar nje liber me intervista me babain e nacionalizmit Serb, Dobrica Cosiq.


Dalja ne treg e kesaj permbledhjeje, me titullin "Ne Kerkim te Eres", e botuar nga shtepia botuese e B-92, Samizdat, eshte nje ironi e madhe, per shkak te pikpamjeve ekstremiste te Cosiq. Redaktori i Samizdat, Dejan Iliq, megjithate ka mbrojtur vendimin per te botuar volumin, duke thene se ai ishte thjesht "nje nga librat e shumte…qellimi i te cilave eshte te japin nje pamje me te mire dhe me te kuptueshme te asaj qe coi ne shperberjen e Jugosllavise".


Cosiq, i cili tani eshte 80 vjec, konsiderohet mendimtari nacionalist me i rendesishem Serb ne ish Jugosllavi. Ndersa ai konsiderohet nga disa si "babai i kombit Serb", shume te tjere e konsiderojne ate si shkaktarin e pare te shperberjes se Jugosllavise. Ne nje fare menyre, Cosiq ka luajtur pjesen e Frankeshtainit, duke krijuar nje monster si Millosheviqi ndaj te cilit ai humbi kontrollin, por qe me ne fund e shkaterroi.


Por pas kaq vjetesh represioni dhe censure perse duhet te vendose B-92 te botoje nje koleksion i cili mund te botohej edhe nga botues te tjere me te afert me pikpamjet e Cosiq?


Vete libri nuk ka shkaktuar ndonje recense serioze, dhe as analize kritike. Disa media te krahut te djathte kane komentuar ne menyre te favorshme, ndersa Vreme me qender ne Beograd dhe Feral Tribune ne Kroaci kane ngacmuar B-92.


Reagimi i heshtur i shkon per shtat gjendjes se sotme ne Serbi. Kompromisi eshte bere ceshtja e dites ne Serbi, dhe nuk ekziston praktikisht debati per ekseset e nacionalizmit, dhe as ndonje diskutim rreth faktit qe shume prej atyre qe kane kryer krime ne emrin e tij tani jane ne pushtet. Nje eksplorim i tille eshte shume i dhimshem.


Kjo, pavaresisht se ai nuk pelqehet nga shume liberale ne Beograd. Shume njerez jane tronditur kur kane pare ate te qendronte prane Vojisllav Koshtunices gjate ceremonise se marrjes se pushtetit ne Tetorin e kaluar - ceremoni e cila ka konfirmuar renien perfundimtare te Millosheviqit nga pushteti.


Ata e kuptuan se Cosiq po gezonte momentin e hakmarrjes se tij ndaj Millosheviqit - i cili e kishte ngritur ate deri ne majat me te larta te politikes dhe pastaj e rrezoi pa ceremoni ne vitin 1993. Por kritiket e konsideruan ate edhe si nje shenje tronditese se Serbia mund te ishte e gateshme te largonte drejtuesit e saj nacionaliste por jo ideologjine qe qendron pas tyre.


Cosiq dhe Koshtunica kane njohje te vjeter. Presidenti i Jugosllavise ka qene dikur nje anetar i rendesishem i qarkut disident te Cosiqit ne vitet tetedhjete dhe shihet nga disa si pasuesi i tij ne pozicionin e patriarkut te se djathtes nacionaliste.


Cosiq ka qene larg qendres se vemendjes se mediave prej kohesh, i rrethuar nga zera per shendet te keq, dhe libri mund te jete apologjia e tij, vetepastrimi i tij, duke e cliruar ate nga pergjegjesia per krijimin dhe mbeshtetjen e Millosheviqit.


Libri perpiqet te paraqese Cosiq si "intelektualin me te madh Serb" dhe si njeriun e vetem "te afte te konfrontohej me Millosheviqin", sipas nje fraze qe Slavoljub Gjukiq, intervistuesi i tij gjate gjithe librit, e perserit shpesh.


Ne intervista, Cosiq e paraqet veten si nje intelektual gjithnje kurioz, i cili kerkon instinktivisht te verteten, dhe ne te njejten kohe, perpiqet per progresin e kombit te tij. Ai pranon menjehere gabimet e tij, megjithese thote se ato jane bere per shkak te shpirtit te tij kerkues dhe si pasoje e deshires se tij per ideale me te larta nacionaliste.


Qendrimet e tij rreth rolit te Republikes Srpska, RS, ne luften e Bosnjes te japin padyshim idene e nje njeriu me ide partizane. "Gabimi me i rende i RS ka qene lufta per Sarajevon. Me teper pjese Serbe se Muslimane te qytetit jane shkaterruar gjate luftes, per te mos folur me pas per faktin se si u perdor rrethimi i Sarajevos nga media kunder Serbeve". Dhe drejtuesi i RS Radovan Karaxhiq gjykohet vetem nga perspektiva e deshtimit te synimeve te Serbeve. "Nga eksperienca ime personale, ai eshte nje njeri i talentuar, inteligjent, dhe i afte; nje njeri qe di te flase mire, i komunikueshem dhe inventiv". Ai edhe sipas Cosiq ka qene "kokeforte dhe shume i padegjueshem".


Sic edhe mund te pritet, Cosiq mbetet i vendosur kunder akuzes se ngritur ndaj Karaxhiq nga Gjykata e Hages. "Vetem ne nje epoke cnderimi, te hipokrizise triumfante Amerikane dhe Europiane, vetem ne nje bote ne te cilen dhuna eshte ligj, padrejtesia eshte ligj, dhe genjeshtra eshte e vertete, mund te shpallet dhe te akuzohet si 'kriminel lufte' nje njeri si Radovan Karaxhiq".


Si shume nacionaliste te linjes se ashper ne Serbi, e kaluara e Coviq ka qene e ngulur thelle ne Partine Komuniste, nepermjet rradheve te se ciles ai doli si shkrimtar pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Romanet e tij te gjata rreth dilemave te fshatareve Serbe gjate konfliktit jane bere lexime te detyruara ne shkolla.


Ne fillim te viteve Gjashtedhjete ai ka qene shkrimtar i "oborrit" te Titos dhe shoqeronte ish presidentin Jugosllav ne bordin e anijes se tij Galeb ne vizitat e tij ne vendet e Botes se Trete.


Ndarja e tij nga Tito erdhi ne fund te asaj dekade, kur ai mbeshteti publikisht shefin e policise sekrete dhe zevendes presidentin Jugosllav Aleksander Rankoviq, i cili ishte nje Serb. Cosiq eshte perjashtuar nga partia ne vitin 1968 sepse kundershtoi politiken e qeverise ne Kosove, e cila i dha me teper kontroll mbi provincen Shqiptareve etnik qe banon atje.


Kariera e tij letrare u nderpre, por ai ridoli ne skene ne fund te viteve Shtatedhjete, me romanin Koha e Vdekjes, rreth Serbise gjate Luftes se Pare Boterore (nje version i shkurtuar i ketij libri eshte botuar ne Anglisht nga Brace Jovanoviq).


Koha e Vdekjes eshte shkruar me nje kuader politik te ndryshem nga veprat e tij te mepareshme, i tjerrur rreth temave te heroizmit dhe vuajtjeve kombetare Serbe. Romanet qe pasuan, Besimtari, dhe pastaj Tradhetari, kane treguar haptazi nje pikpamje anti komuniste. Keto pikpamje jane treguar haptazi ne romanin Koha e Autoritetit, i cili tregonte se si komunizmi po shkaterronte jetet e Serbeve te cilet kishin mbijetuar pas dy lufterave boterore.


Cosiq gjeti nje vend ne rradhet e intelektualeve dhe artisteve te Akademise Serbe te Arteve dhe Shkencave, ku ai kishte sallonin e tij. Ne rrethin e tij benin pjese piktoret Mica Popoviq, Borislav Mihaljoviq-Mihiz, nje mendimtar me influence, dhe Matija Beckoviq, poeti me i njohur nacionalist.


Debatet ne qarqet e Cosiqit kane qene te pafundme rreth temave te kolapsit te familjes tradicionale patriarkale Serbe, te shkaterruar nga idete komuniste, dhe per humbjen e Kosoves. Tema kryesore e Cosiqit ka qene se Serbet kane humbur zakonisht ne kohe paqeje ate qe kane fituar ne kohe lufte.


Pas teorise se Serbit si viktime qendron ideja e gjere e kombit qe abuzohet nga te tjeret. Serbet, ka thene Coviq, jane sakrifikuar ndersa "te tjeret" ne Jugosllavi prisnin rastin per ti futur nje thike pas shpine.


Ne fund te viteve Tetedhjete, Cosiq kerkoi ndihmen e elites politike ne Serbi. Ai dhe nacionalistet e tjere te afert me te mendonin se shteti, pavaresisht ideologjise se tij, ishte i domosdoshem ne luften ndaj Shqiptareve te Kosoves dhe te tjereve te cilet konsideroheshin si nje kercenim per Serbet. Ata po kerkonin nje figure te rendesishme ne hierarkine komuniste per te promovuar kauzen e tyre.


Edhe kur Ivan Stamboliq ishte ne pushtet, Sllobodan Millosheviq eshte perzgjedhur si njeriu me i pershtatshem per ta. Disa nga pjesemarresit e qarkut te Cosiqit filluan te ndertonin nje ikone nacionaliste rreth aparatcikut te vogel te partise i cili nuk kishte shprehur asnjehere ndonje mendim serioz per nacionalizmin deri ne ate kohe. Brenda nates, Millosheviq u be "shpetimtari i kombit Serb".


Pas shperberjes se Jugosllavise dhe shperthimit te luftes ne vitin 1992, Cosiq u be president i federates se cunguar Jugosllave, qe perbehej nga Serbia dhe Mali i Zi. Ne nje nga intervistat e librit te ri, ai pershkruan Millosheviqin qe i ulej ne gjune, dhe i lutej te ndihmonte Serbine.


Ky imazh mund te jete sajuar nga imagjinata e Cosiqit, sepse pas nje viti ne kete post, Cosiq u rrezua gjate nje krize parlamentare te shkaktuar nga Millosheviq dhe te zbatuar nga ish aleati i tij i atehershem, drejtuesi ultra nacionalist paraushtarak dhe i dyshuari per krime lufte, Vojisllav Sheshelj. Cosiq pesoi keshtu nje turperim te cilin nuk mund ta harronte.


Vendi i Cosiq ne politiken Serbe te sotme nuk eshte ende i percaktuar. Ka njoftime per mosmarreveshje serioze ndermjet tij dhe Koshtunices, jo mbi programin e tyre nacionalist, por per strategjine. Ne Beograd, disa mendojne se Cosiq ka qene pas vendimit per te dorezuar Millosheviqin ne Hage. Ndoshta ajo ka qene hakmarrja me e mire per rrezimin e tij nga pozita e larte e dikurshme.


Svetlana Slapsak eshte nje profesoreshe e shkencave humanitare ne shkollen ISH ne Ljubljane.


Balkans, Serbia, Kosovo
Support our journalists