SERBIA PO THITH INVESTIMET E HUAJA

Investitorët e huaj nuk duken të shqetësuar nga problemet e shumta ekonomike dhe politike të Serbisë.

SERBIA PO THITH INVESTIMET E HUAJA

Investitorët e huaj nuk duken të shqetësuar nga problemet e shumta ekonomike dhe politike të Serbisë.

Monday, 21 February, 2005

IWPR mund të thotë se shumë banka dhe kompani perëndimore duket se do të vazhdojnë të investojnë në Serbi, pavarësisht mungesës së stabilitetit politik, vazhdimit të krimit të organizuar dhe ritmit të ngadaltë të reformës.


Fitorja e ngushtë e kandidatit të Partisë Demokratike Boris Tadiq ndaj rivalit të tij Tomislav Nikoliq nga Partia Radikale Serbe në zgjedhjet presidenciale të 27 qershorit do të ketë qenë një lehtësim i madh për shumë liberal serb të shqetësuar se triumfi i SRS, përvec shumë problemeve të tjera në republikë, do të trembte investimet e huaja.


Fitoret e së djathtës ekstreme mendohet se janë nxitur nga pakënaqësia e popullsisë me reformat ekonomike të viteve të fundit dhe vështirësitë të cilat kanë shoqëruar reformat.


Megjithatë, një numër investitorësh perëndimorë të intervistuar nga IWPR kanë thënë se ata do të vazhdonin të konsideronin Serbinë si një vend të mirë për të investuar, edhe nëse do të kishte fituar Nikoliq – dhe do të trembeshin vetëm nëse Bashkimi Evropian apo Amerika do të vendoste sanksione mbi Beogradin.


Investitorët perëndimor kanë thënë se kanë besim se Serbia me kalimin e kohës do të zhvillohet duke u bërë një vend demokratik. Ata kanë thënë se janë vecanërisht të tërhequr nga pozicioni gjeografik i republikës – në zemër të Evropës jug lindore – dhe rrjeti i transportit; forca punëtore e arsimuar dhe e trajnuar; dhe dëshira e një pjese të madhe të popullsisë për të përkrahur reformën.


Analistët parashikojnë se Serbia do të tërheqë 600 milion dollarë amerikan investime të huaja deri në fund të vitit 2004 – rreth 50 përqind më pak se vitin e kaluar, por kjo vetëm për shkak të valës së madhe të privatizimeve në vitin 2003, kryesisht shitjen e kompanive të duhanit dhe cigareve Philip Morris dhe British American Tobacco.


Fluksi i investimeve perëndimore ka ardhur pavarësisht vrasjes së kryeministrit pro perëndimor Zoran Gjingjiq, kërcënimit të demokracisë së re në republikë nga bandat kriminale, forcimin e së djathtës ekstreme dhe suksesit të pakët të programit të reformës ekonomike të qeverisë.


Qëndrimi i investitorëve perëndimor ndaj Serbisë është vënë në provë me vrasjen e Gjingjiq në marsin e kaluar, por Richard Eames, analist për Evropën qendrore dhe lindore në Economist Intelligence Unit në Londër ka thënë për IWPR se investitorët nuk janë shqetësuar: “Megjithëse vrasja e kryeministrit ka shkaktuar një rëndim të situatës në Serbi, në muajt pas vrasjes, investimet e huaja kanë qenë të larta dhe Serbia ka vazhduar të tërheqë më tepër investitorë”.


Në një prej investimeve më të mëdha deri më sot, dega evropiane e kompanisë së madhe amerikane Ball Packaging ka nisur ndërtimin e një fabrike prej 75 milionë euro në Beograd, duke krijuar 120 vende pune. Beogradi shpreson se kjo do të nxisë edhe kompani të tjera të mëdha të bëjnë të njëjtën gjë.


Kompania ka thënë se vendimi i saj për të investuar në Serbi është nxitur nga dy prej arësyeve kryesore të cilat nxisin firmat perëndimore. “Ne kemi nevojë për një forcë pune të arsimuar në një rajon gjeografikisht të mirë – dhe Serbia i përmbush këto kërkesa,” ka thënë Sylvia Bloemaker, zëdhënëse e Ball Packaging në Evropë.


Oliver Roegl, zëvendës president i Raiffeisen Bank AD në Beograd, një degë e bankës austriake e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në tranzicion në vendet e tjera të Evropës lindore në fillim të viteve nëntëdhjetë, ka thënë se faktorët e mësipërm janë tepër të rëndësishëm për veprimtarinë e kompanisë së tij.


“Krahu i punës në Serbi është një prej vlerave më të mëdha, nëse nuk do të kishte qenë qëndrimi i mrekullueshëm, vendosmëria dhe eksperienca e 630 punonjësve tanë në të gjithë Serbinë, ne nuk do të kishim qenë në pozicionin që jemi sot, banka më e madhe e huaj dhe në përpjekje për të qenë banka e parë në vend,” ka thënë ai.


Për sa i përket pozicionit gjeografik, ai ka thënë se “Serbia tani është në kufi me BE, dhe vetëm katër orë larg me makinë nga cdo qytet i madh në rajon. Dhe falë pozicionit që ka pasur vendi gjatë viteve shtatëdhjetë e tetëdhjetë, ajo ka një rrjet të mirë infrastructure i cili shtrihet në të gjithë vendin – gjë e cila nuk ekziston për shembull në Poloni dhe Rumani”.


Ball Packaging Europe ka ndjekur me vëmendje gjendjen politike në Serbi, por ashtu sic kanë thënë edhe shumë investitorë të tjerë për IWPR, një fitore e Nikoliq në zgjedhjet e fundjavës nuk do ti kishte trembur. “Dikush duhet të fillojë të investojë në Serbi. Ne jemi në pozicionin për të qenë një ndër të parat që kemi investuar këtu,” ka thënë Bloemaker.


Ajo mendon se Serbia ka arritur suksese të dukëshme që prej rrëzimit të regjimit të Millosheviq në vitin 2000, duke sugjeruar se kompania e saj do të mund të ndryshojë mendimin e saj për të investuar në republikë në rast se komuniteti ndërkombëtar do të vendoste ndonjë sanksion mbi Beogradin: “Vetëm në atë rast ne do të rishqyrtonim pozicionin tonë në Serbi”.


Shefi i departamentit të financës i degës së bankës austriake HVB në Beograd, Aleksandar Kovaceviq, ka thënë se megjithëse partitë e djathta mund të shfrytëzojnë vështirësitë që shumë serb po kalojnë për momentin si rezultat i politikave të ashpra ekonomike, këto probleme janë vënë re edhe në vendet e tjera komuniste gjatë tranzicionit në ekonominë e tregut në vitet nëntëdhjetë.


“Politikanët mund të shfrytëzojnë këtë gjendje për qëllimet e tyre, por kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera në rajon si në Hungari. Serbia ka treguar këtë fundjavë se ajo do të pasojë këto vende drejt Evropës,” ka thënë ai.


Alex Ëeynants, zëvendës presidenti i Tenovis, një kompani gjermane e cila po investon në sektorin e telekomunikacionit në Serbi, ka thënë se ai ka besim se republika po shkon në drejtimin e duhur, “Serbia ka vuajtur për shkak të konflikteve politike dhe luftës por ne besojmë se nuk do të ketë rikthim të konflikteve të vjetra. Njerëzit kanë nxjerrë mësime”.


Alan Parsons, nënsekretari amerikan i shtetit për cështjet ekonomike, biznesin dhe ato të bujqësisë, ka pranuar gjatë një vizite në Beograd më herët këtë vit se disa investitorë ende kanë dyshime mbi të ardhmen e Serbisë.


“Konkurrenca për investime globale, dhe në këtë rajon është e madhe,” ka thënë ai. Për fat të keq, e kaluara e afërt e Serbisë ju lë shije të keqe shumë njerëzve të cilët nuk kanë dijeni për ndryshimet e kohëve të fundit. Kjo do të thotë se edhe Serbia duhet të jetë shumë më tërheqëse, dhe të punojë më tepër, për të thithur investime”.


Parsons në të njëjtën kohë ka theksuar se drejtuesit e republikës po përpiqen të kenë sukses në këtë sfidë dhe të thithin investitorët amerikan: “Duke pasur parasysh sfidat e mëdha, reformatorët e ekonomisë në Serbi duhet të vlerësohen për arritjet e mëdha. Unë jam shumë i kënaqur të shoh që interesat tregtare amerikane në Serbi po shtohen, sic ka treguar edhe fakti që SHBA është bërë burimi më i madh i investimeve direkte në Serbi”.


John Simpson është një bashkëpunëtor i IWPR me qendër në Londër.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists