SERBIA NE DILEME PER TE DJATHTEN

Qeveria Serbe ka frike se goditja e aktiviteteve te ekstremisteve te djathte ne Beograd mund te rezultoje ne humbjen e votave nga nacionalistet.

SERBIA NE DILEME PER TE DJATHTEN

Qeveria Serbe ka frike se goditja e aktiviteteve te ekstremisteve te djathte ne Beograd mund te rezultoje ne humbjen e votave nga nacionalistet.

Tuesday, 6 September, 2005

Autoritetet Serbe po gjenden nen presion te vazhdueshem per te ndermarre veprime me te ashpra ndaj grupimeve ekstremiste te djathta, pas nje shtimi te dhunes nacionaliste te koheve te fundit.


Organizatat jo qeveritare, OJQ, dhe grupime nderkombetare po mbajne nje konference ne Beograd me 2 Shkurt per te diskutuar rreth kercenimit te ekstremizmit.


Analistet mendojne se qeveria eshte teper e frikesuar se mund te humbase votat e nacionalisteve dhe nuk po godet si duhet grupime te tilla si Obraz (Fytyra) dhe Shoqata e Filozofeve te Shen Justin - te cilat jane krijuar qe nga koha e Sllobodan Millosheviq dhe jane lidhur se fundi me nje numer sulmesh qe kane ndodhur kohet e fundit.


Vesna Rakiq Vodineliq, profesoreshe ne fakultetin e drejtesise ne Universitetin e Beogradit, thote per IWPR se duhet te ndermerren hapa ne kete drejtim. "Autoritetet duhet te tregojne shenja se ato jane te vendosura te perballen me te djathten ekstreme," thote ajo


Prokuroret ende nuk kane ngritur akuza per nxitje te urrejtjes kombetare ose fetare - megjithese legjislacioni i nevojshem ekziston. "Eshte detyra e tyre sipas ligjit per te bere nje gje te tille," thote Rakic Vodineliq.


Ne incidentin me te fundit, te rinj nacionaliste kane prishur nje sherbese fetare te Kishes Anglikane ne Beograd me 24 Dhjetor, duke thene se pjesemarresit - perfshire edhe ambasadorin Britanik, Charles Crawford ishin "anti Ortodoks".


Rreth 30 njerez, me ikona Serbe, kane ndaluar priftin Anglikan te Beogradit, Philip Warner dhe nuk e kane lejuar ate te mbante meshen tradicionale ne kishen e Patriarkanes Ortodokse Serbe. Gazetare te cilet ishin present ne ate ngjarje kane njohur aty anetare te Obraz dhe Shen Justin ne mesin e grupit te njerezve, si edhe studente te departamentit te teologjise ne universitet.


Megjithese policia ka qene e pranishme, ajo nuk ka ndermarre asnje veprim duke thene se siguria e pjesemarresve dhe e ambasadorit nuk eshte kercenuar ne asnje moment dhe se perdorimi i forces mund te kishte renduar me teper situaten.


Ndersa incidenti ka shkaktuar nje sere komentesh ne media dhe ne pergjithesi ne kryeqytet, autoritetet nuk kane reaguar pothuajse fare.


Kryetari i parlamentit te Jugosllavise, Dragoljub Micunoviq, i kerkoi falje Ambasadorit Crawford per nderprerjen e sherbeses fetare, por nuk denoi pergjegjesit per kete veprim. Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq nuk ka folur fare publikisht.


Ndersa presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica e pershkroi protesten si "nje fyerje ndaj Kishes dhe besimtareve te saj, si edhe ndaj shtetit dhe kombit," ai eshte kritikuar nga liberalet se nuk ka perdorur pushtetin e tij kushtetues per te vepruar ndaj fajtoreve per keto ngjarje.


"Presidenti vepron sikur ai te ishte nje anetar i ndonje OJQ-je, duke bere deklarime ne vend qe te perdore pushtetin dhe kompetencat e tij si kryetar i shtetit," ka thene Dusan Janjiq, drejtues i Forumit per Marredhenie Nder Etnike.


Ngacmimi ndaj besimtareve te kishe Anglikane pason nje vale veprimesh shqetesuese te dhuneshma ndaj te huajve dhe jo te bardheve ne Beograd dhe qytete te tjera.


Ne fund te Dhjetorit, nje punonjes i sigurise ka ndaluar Jenny Grant, nje mesuese gjuhe, Kubanez me ngjyre ne fakultetin e gjuheve te huaja, dhe nuk e ka lejuar ate te hyje ne nje hipermarket Grek ne kryeqytet. Duke treguar me dore nga nje treg i mallrave te perdorura diku aty prane, ai i ka thene asaj: "Ciganet blejne atje".


Po ne Dhjetor, nje grup ekstremistesh ne Beograd ka sulmuar bashkeshortin e nje nenshtetese Kanadeze me ngjyre, ndersa ai eshte perpjekur te ndaloje ata te mos ngacmonin gruan e tij. Policia ka nderhyre ne kete rast por askush prej fajtoreve nuk eshte akuzuar.


Ne Kragujevac, ne muajin Dhjetor, persona te panjohur i kane vene zjarrin dy bizneseve ne pronesi te qytetareve Kineze.


Disa kilometra me larg ne Cacak, shtepia e nje doktorri te njohur Hebre eshte mbushur me sllogane qe i referoheshin "Nates se Xhamave te Thyer" - sic njihet ndryshe nate kur disa mijera shtepi dhe biznese te Hebrenjve jane shkaterruar ne vitin 1938 ne Berlin. Parrulla te ngjashme anti Semite jane shkruajtur neper qytet - shumica e te cilave mbanin edhe simbolet e Obraz.


Obraz eshte grupimi me famekeq ekstremist ne Serbi, dhe mendohet se ka rreth 35,000 anetare - megjithese ky numer eshte i diskutueshem - ndersa Shoqata e Shen Justin eshte krijuar ne vitin 200 nga fakultetet e filozofise dhe teologjise.


Milanka Saponja Hadziq eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists