Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Serbia i Jep Lamtumiren Frances Me Nje Sere Akuzash Te Cuditeshme

Arrestimi i pese mercenareve te cilet thuhet te jene rekrutuar nga Franca per te vrare Slobodan Miloshevicin ka shkaktuar nje sere akuzash te cuditeshme te planifikuara per te shkarkuar fajet dhe krimet e Beogradit mbi te akuzuarit si “vrases”.
By Gordana Igric

Slobodan Miloshevic, i cili perballet me akuza per krime lufte dhe qe nuk i ka mbetur pothuajse asnje mik ne komunitetin nderkombetar, po pret marredheniet me ndoshta vendin e fundit ne Europe i cili eshte i gatshem ti ofroje dicka Serbise. Francen.


Me 26 Nentor, Ministri Jugosllav i Informacionit Goran Matic ka akuzuar ne menyre sensacionale sherbimet sekrete Franceze se kane rekrutuar nje skuader mercenaresh te perbere nga pese njerez, te quajtur me emrin e koduar “Merimanga”, per te vrare presidentin Jugosllav.


Franca zyrtarisht ose nuk ka pranuar te komentoje apo thjesht i ka hedhur poshte keto akuza. Por ne Beograd keto akuza publike interpretohen si nje ndryshim i madh ne marredheniet Serbo-Franceze. Serbia e ka konsideruar Francen gjithnone si vendin Perendimor me te afert – apo te pakten, me pak armiqesor – ndaj saj.


Por marredheniet kane pasur nje perkeqesim te papritur ne sektorin verior te Kosoves, i cili kontrollohet nga forcat Franceze. Bernard Kouchner, Francezi i cili kryeson misionin e OKB ne Kosove (UNMIK) eshte vene gjithnje e me teper ne shenjestren e medias dhe te regjimit Jugosllav.


Prapa skenave duket se keto zhvillime tregojne fundin e marredhenieve ndermjet sherbimeve sekrete Franceze dhe atyre Serbe – te cilat per nje fare kohe kane qene shume te thella.


Ndermjet pese njerezve te arrestuar ne Beograd eshte edhe i dyshuari si kryetar i skuadres se Merimangave, nje Serb i Kosoves me nenshtetesi Franceze i quajtur Jugosllav Petrusic, nje ish Legjionar i Huaj Francez i njohur gjithashtu me emrat “Yugo Dominik”, “Baladin”, apo thjesht “Dominik’.


Ka te dhena se Petrusic ka punuar me te vertete per sherbimet sekrete Franceze dhe Serbe, dhe ndonjehere edhe ne te njejten kohe. Ai ka fituar nj reputacion te keq ne te gjithe boten si nje vrases gjakftohte ne Zaire, ne 1997, kur ai ishte thirru per te stervitur forcat e aleatit te vjeter te Frances, diktatorit te Zairese Mobutu Sese Seko.


Tani Miloshevic do te tregoje se deri perpara sulmeve te NATO-s dhe luftes ne Kosove gjate vitit te fundit agjentet e sherbimeve sekrete te te dy vendeve kane bashkepunuar shume me nga afer se sa do te pranoje Parisi. Kjo eshte vecanerisht e vertete ne Bosnje, ku forcat Franceze ne kuader te forces paqeruajtese te SFOR e kthyen sektorin e tyre ne ate qe Kryeprokurorja e Gjykates Louise Arbour e ka quajtur nje lloj “zone te sigurte” per kriminelet e akuzuar per krime lufte, te cilet mund te shetisnin lirisht perpara syve te ushtareve Franceze.


Kjo deklarate e fundit eshte krejt e vertete. Une kam qene prezente si gazetare ne Foca, ne zonen Franceze te Bosnjes, ku Serbet e njohur se ishin akuzuar per krime lufte nga Gjykata dhe ushtaret Franceze pinin kafe vetem me pak se njeqind metra larg nga njeri tjetri. Dy Serbet e Bosnjes me te kerkuar – Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic – vazhdojne te qendrojne edhe sot e kesaj dite ne sektorin Francez, me sa duket pa patur frike se mund te arrestohen.


Marredheniet e tyre kane arritur piken me te larte disa muaj perpara renies se zones se mbrojtur nga OKB ne Srebrenica, ne pranvere-vere 1995, gjate bisedimeve per te liruar pilotet Franceze te kapur rob nga Serbet e Bosnjes.


Eshte folur shume per faktin se Francezet kane rene dakort te bllokojne sulmet ajrore ndaj Serbeve te Bosnjes ne shkembim te lirimit te piloteve, nje piste e hetuar por qe nuk eshte dhene asnje konkluzion nga OKB ne kuadrin e masakres se Srebrenica.


Ne ate kohe, komandanti i OKB ne terren, gjenerali Francez Bernard Janvier, ka refuzuar kerkesat e trupave Holandeze te OKB per sulme ajrore per te ndaluar marshimin e forcave Serbe ne Srebrenica. Trupat e udhehequra nga Mladic – i cili sipas OKB eshte takuar me Janvier tre here perpara masakres – kane vrare mbi 7,000 Boshnjake.


Dhe per cudi, Matic ka deklaruar se njerezit e arrestuar kane qene te gjithe pjestare te Njesise se 10 Komando, e akuzuar per kryerjen e masakres.


Sipas Jane’s Intelligence Review te botuar ne Qershor 1997, Petrusic ka marre pjese ne ushtrine Serbe te Bosnjes te vendosur ne kazermat e Lukavica, prane Sarajevos, dhe ka marre pjese ne rrethimin e qytetit. E perditeshmja e Beogradit Glas ka shkuar edhe me tej duke thene ne njwe artikull te botuar me 27 Nentor, se ish Legjionari Francez ka sherbyer me vone perkrah paqeruajtesve Franceze ne Bosnje.


E njejta gazete thote gjithashtu se ai eshte pare pas luftimeve te udhetoje me nje zyrtar te larte te ministrise se mbrojtjes se Frances gjate bisedimeve te pasukseseshme per kushtet e dorezimit te Radovan Karadzic tek ushtaraket Franceze.


Vemendje e madhe i eshte kushtuar aktivitetit te dokumentuar mire te Petrusic si nje mercenar vecanerisht brutal ne Zaire. Kompania Franceze Geolink, e cila eshte e perfshire ne dergimin e armeve dhe njerezve ne Zaire, pranon se perfaqesuesi kryesor i tyre ne ate kohe, Phillipe Pierrete, ka qene gjithashtu anetar i sherbimeve sekrete Franceze.


Petrusic ka punuar me Pierrete per marreveshjen, dhe agjenti Francez Pierrete ka bere disa telefonata ne shtabin e pergjithshem te Ushtrise Jugosllave ne Beograd gjate asaj kohe.


Qekur Matic ka bere publike versionin e Beogradit me 26 Nentor, deklaratat e tij jane perseritur dhe u eshte bere jehone nga media shteterore. Levizja per Riperteritje Serbe e opozites, e kryesuar nga Vuk Draskovic, mendon se rregjimi synon te fajesoje per krimet e luftes ne Kosove dhe Bosnje mercenaret e arrestuar dhe koleget e tyre te presupozuar te sherbimeve sekrete Franceze.


Matic ka deklaruar se njerezit e arrestuar “kishin infiltruar” ne Ushtrine Jugosllave (VJ) duke dashur te hedhe idene se kane qene keta njerez te cilet jane fajtore per krimet e kryera ne Kosove, dhe jo vete VJ.


Petrusic dhe anetaret e tjere te grupit te arrestuar kane luftuar ne Kosove – vecanerisht Milorad Pelemis, ish komandant i Njesise Komando te 10, i cili vjen nga nje fshat prane Vlasenica ne Kosove.


“Kur filluan sulmet e NATO-s, ai mblodhi rreth 50 Serb, ish ushtare ne Bosnje nga Zvornik, Srebrenica, dhe Bratunac,” ka thene per Raportin e krizes ne Ballkan, D.T., nje deshmitar okular. “Kjo nuk eshte sekret per ne qe jetonim ne ate zone.” Dhe nuk mund te jete as edhe per sherbimet sekrete Serbe.


Megjithate Matic sugjeron gjithashtu se te arrestuarit kane vazhduar te punojne per sherbimet sekrete Franceze edhe ne Kosove – duke i lidhur ata me nje perpjekje per te vrare komandantin e larte te guerriles Kosovare, Mustafa “Remi” Rustemi, i cili, sipas Matic, Francezet mendonin “se u kishte dale nga kontrolli”.


Rustemi eshte plagosur rende nga nje makine qe e ka goditur dhe me pas eshte larguar me shpejtesi ne Prishtine me 26 Nentor. Per cudi, agjensia shteterore e lajmeve Serbe, Tanjug e ka dhene e para lajmin e incidentit, megjithese ajo nuk ka korrepondent ne Kosove. Ne njoftim gabimisht thuhej se Remi ishte vrare.


Ne qytetin Bijeljina, ne kufirin ndermjet Serbise dhe pjese Serbe te Bosnjes, ku nje nga vellezerit e njerit prej te arestuarve punon akoma si polic, miqte e tyre dhe familja mendojne se e gjithe historia e “Lidhjes Franceze” eshte e sajuar.


Ata mendojne se qellimi eshte te perdoren njerezit e arrestuar si “koka Turku” per krimet qe ne fakt duhet t’u faturohen figurave te rendesishme te regjimit nga Gjykata e Hages.


Natyrisht Matic dhe te tjeret ne median shteterore po perpiqen te hedhin fajet dhe krimet e shtetit Serb ne kurrizin e te arrestuarve. Edhe nje atentat kunder udheheqesit te SPO Draskovic eshte lidhur me arrestimin e ketyre njerezve.


Makinat e Draskovic jane goditur nga nje kamion i ngarkuar me rere me 3 Tetor, duke vrare te gjithe njerezit qe udhetonin ne keto makina pervec Draskovic. Shoferi i kamionit nuk eshte zbuluar akoma, por Matic ka theksuar se nje nga te arrestuarit eshte “specialist i vrasjeve me kamione te ngarkuar me rere”.


Sipas Matic dhe kolegeve te tij, pese te arrestuarit kane dore gjithkund, edhe ne qeverine e Malit te Zi. Qeveria ne Podgorica po pergatit sfiden e saj ndaj autoritetit te Miloshevicit, dhe eshte kjo aresyeja e perfshirjes se saj ne akuzat e Matic.


Keto deklarata jane me absurde, por potencialisht me te rendesishme. Matic deklaron se disa anetare te bandes se vrasesve te cilet munden te shpetonin kane kaluar ne Mal te Zi dhe jane vendosur ne kampe te drejtuara nga ministria e brendeshme e Malit te Zi (MUP) – ku ata po vazhdojne te sterviten gjoja per te vrare Miloshevicin.


Qeveria ne Podgorica ka denoncuar theniet e Matic dhe i ka hedhur poshte keto thenie, duke pasur frike se regjimi Serb do te perdore kete si nje pretekst per te ndermarre nje sulm te armatosur ndaj Malit te Zi, i cili po pergatitet te largohet nga federata Jugosllave, e cila akoma e mban te lidhur me Serbine. MUP e Malit te Zi dyshon se regjimi i Beogradit po krijon privatisht ne menyre sekrete formacione paraushtarake te cilat mendojne ti perdorin kunder republikes.


Deklaratat e Matic kane arritur piken me te larte kur ka permendur se Steve Henke, keshilltari ekonomik i presidentit Malazez dhe rival i Miloshevicit, Milo Djukanovic, eshte gjithashtu i lidhur me banden e vrasesve.


Per te diskredituar levizjen drejt tregut te lire dhe vendimin per te futur ne perdorim marken Gjermane si monedhe paralele, Matic ka thene se Henke, nje profesor ne Universitetin John Hopkins ne Baltimore ne SHBA, ka qene gjithashtu keshilltar i punedhenesit te vjeter te Petrusic, Mobutu Sese Seko.


Henke ka thene se ai nuk deshiron te shtoje asgje deklarates qe ka bere per agjensine e lajmeve SENSA ne Podgorica: “Une nuk kam qene kurre keshilltar i Mobutu Sese Seko,” ka thene ai. “Per me teper, nuk kam pasur kurre nje marredhenie biznesi me qeverine e Zairese (Kongos), dhe as edhe me ndonje qytetar apo biznesmen nga Zaire.


“Ne fakt, une nuk njoh asnje Zairian, dhe as kam udhetuar ndonjehere ne Zaire.”


Gordana Igric, nje gazetare qe ka fituar cmim per mbulimin e Bosnjes dhe Kosoves, eshte bashkeredaktore e IWPR